{"id":73069,"date":"2021-07-07T20:18:05","date_gmt":"2021-07-07T18:18:05","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/problemet-e-pasurise-vene-ne-pikepyetje-karrieren-e-gjyqtarit-albert-spiro\/2021\/07\/07\/"},"modified":"2023-04-06T19:03:02","modified_gmt":"2023-04-06T17:03:02","slug":"problemet-e-pasurise-vene-ne-pikepyetje-karrieren-e-gjyqtarit-albert-spiro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/problemet-e-pasurise-vene-ne-pikepyetje-karrieren-e-gjyqtarit-albert-spiro\/2021\/07\/07\/","title":{"rendered":"Problemet e pasuris\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje karrier\u00ebn e gjyqtarit Albert Spiro"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs u p\u00ebrball me pyetje mbi shitjen e nj\u00eb apartamenti dhe blerjen e dy t\u00eb tjer\u00ebve, nd\u00ebrsa Komisioni vuri n\u00eb dukje munges\u00eb burimesh, q\u00eb lidheshin me nj\u00eb hua, dy kontrata kontradiktore shitjeje dhe mosdeklarimin e pak\u00ebsimeve n\u00eb gjendjen cash n\u00eb vite \u2013gjetje t\u00eb cilat u kund\u00ebrshtuan nga subjekti.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79608\" aria-describedby=\"caption-attachment-79608\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Albert-Spiro-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79608\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Albert-Spiro--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"79608\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79608\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Albert Spiro pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs, Albert Spiro u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me barr\u00eb prove n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa iu k\u00ebrkuan edhe shpjegime mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb lidhura me profesionalizmin.<\/p>\n<p>Nga relatimi i Etleda \u00c7iftjes, pjes\u00eb e trup\u00ebs s\u00eb kryesuar nga Brunilda Bekteshi dhe me an\u00ebtare Pamela Qirko, u la t\u00eb kuptohej se problemet kryesore t\u00eb Spiros ishin n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Sipas relatimit, pasja e dy kontratave me vlera t\u00eb ndryshme p\u00ebr shitjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Gjirokast\u00ebr krijonte dyshime p\u00ebr shmangie t\u00eb tatimit, nd\u00ebrsa linte pa burime t\u00eb ligjshme subjektin p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK tha se nuk kishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb financiare edhe nj\u00eb hua prej 50 mij\u00eb euro e p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb bashk\u00eb me mungesa t\u00eb tjera krijonin nj\u00eb bilanc negativ t\u00eb madh p\u00ebr Spiron.<\/p>\n<p>Gjyqtari i kund\u00ebrshtoi gjetjet e Komisionit. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se kontrata e kaparit 6.2 milion\u00eb lek\u00eb duhej marr\u00eb parasysh p\u00ebr shitjen e apartamentit n\u00eb Gjirokast\u00ebr dhe se sipas llogaritjeve t\u00eb tij, ai kishte paguar tatim p\u00ebr 5.7 milion\u00eb lek\u00eb vler\u00eb, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr ishte vler\u00eb mobiljesh. Ai po ashtu k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb huaja t\u00eb konsiderohej si burim dhe t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb analiz\u00eb financiare. Mungesat e tjera n\u00eb disa vite Spiro i justifikoi me vler\u00ebsimin sipas tij t\u00eb gabuar t\u00eb shpenzimeve. Gjyqtari tha me shaka se \u201cishte nga Gjirokastra\u201d, duke iu referuar nj\u00eb klisheje p\u00ebr kursimin dhe k\u00ebrkoi q\u00eb shpenzimet t\u00eb rishikoheshin.<\/p>\n<p>Albert Spiro e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tepelen\u00ebs. Prej vitit 2006, Spiro e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, Spiro u akuzua publikisht nga ministri i Brendsh\u00ebm, Bledi \u00c7u\u00e7i p\u00ebr lirimin nga qelia t\u00eb Edison Begajt \u2013nj\u00eb person me precedent\u00eb t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm penale. Gjykata e Vlor\u00ebs u p\u00ebrgjigj se masa e \u201carrestit sht\u00ebpiak\u201d ishte k\u00ebrkuar nga prokurori.<\/p>\n<p><strong>Problemet e apartametit t\u00eb shitur<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja vuri n\u00eb dukje gjat\u00eb relatimit se KPK e cil\u00ebsonte problem faktin q\u00eb kontratat e lidhura p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Gjirokast\u00ebr ishin me \u00e7mime t\u00eb ndryshme. Relatorja tha se \u00e7mimi n\u00eb kontrat\u00ebn e kaparit, q\u00eb n\u00eb fakt justifikonte blerjen e nj\u00eb apartamenti me nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb ngjash\u00ebm n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ishte ulur me gati 2 milion\u00eb n\u00eb kontrat\u00ebn e shit-blerjes.<\/p>\n<p>Relatorja po ashtu ngriti dyshime edhe mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si ishte p\u00ebrfituar apartamenti n\u00eb Gjirokast\u00ebr n\u00eb vitin 1998 dhe burimet e ligjshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tij n\u00eb shum\u00ebn 26 mij\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Duke iu referuar si \u00e7mim atij n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes, \u00c7iftja vuri n\u00eb dukje se kjo e nxirrte gjyqtarin me diferenc\u00eb negative prej gati 1.9 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebr 6.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Gjyqtari pranoi ekzistenc\u00ebn e dy kontratave, por mohoi se ato ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb shmangur tatimet. Ai tha se n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes ishte p\u00ebrdorur \u00e7mimi i referenc\u00ebs, sipas k\u00ebshill\u00ebs s\u00eb noteres, nd\u00ebrsa vuri n\u00eb dukje se apartamenti ishte shitur me mobiljet q\u00eb nuk mund t\u00eb tatoheshin. Ai tha se kishte paguar detyrimet dhe bazuar n\u00eb ligjin dhe normat e koh\u00ebs i rezultonte se kishte paguar tatime sikur apartamenti t\u00eb ishte shitur n\u00eb shum\u00ebn 5.7 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas tij, pjesa q\u00eb nuk mbulohej ishte minimale dhe se KPK duhej t\u00eb mbante n\u00eb konsiderat\u00eb se n\u00eb \u00e7mim p\u00ebrfshiheshin edhe mobiljet, shitja e t\u00eb cilave nuk tatohej.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr dyshimet e ngritura nga KPK mbi mospagimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb k\u00ebsteve dhe mosdeklarimin e disa transaksioneve, Spiro tha se mungesa e korrektes\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishte qen\u00eb e dykahshme. \u201cEdhe ne, edhe kompania nuk kemi qen\u00eb korrekt\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte pasur shum\u00ebn 26 mij\u00eb dollar\u00eb t\u00eb fituara n\u00eb Greqi si emigrant me viz\u00eb turistike. Ai vuri n\u00eb dukje se nuk kishte pasur dokumente pune dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk kishte pasur as interes p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb tilla n\u00eb Greqi. Ai tha se d\u00ebshmit\u00eb e transfertave dhe vendosjes s\u00eb parave n\u00eb banka ishin humbur dhe se ishte n\u00eb pamund\u00ebsi objektive.<\/p>\n<p><strong>Huaja 50 mij\u00eb euro<\/strong><\/p>\n<p>Nga relatimi doli se ve\u00e7 apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb, Spiro kishte bler\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb si\u00e7 tha ai, ishte p\u00ebrdorur nga f\u00ebmij\u00ebt gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb studimeve. \u00c7iftja tha se si burim p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb kryeqytet ishte nj\u00eb hua nga nj\u00eb i af\u00ebrm, kumbara e vajz\u00ebs, n\u00eb shum\u00ebn 50 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se nga hetimi rezultonte q\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsi kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme, por se n\u00eb momentin e dh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit nuk kishte asnj\u00eb gjurm\u00eb transaksioni dhe arka e kompanis\u00eb s\u00eb tij mbante vet\u00ebm sasi t\u00eb vogla cash. Po ashtu sipas KPK-s\u00eb nuk kishte gjurm\u00eb dokumentare t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb dhe as t\u00eb kthimit t\u00eb saj. Hetimi administrativ po ashtu tha se huadh\u00ebn\u00ebsi kishte b\u00ebr\u00eb investime n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb ngrinin dyshime p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb e dh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb n\u00eb at\u00eb moment.<\/p>\n<p>Spiro k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb fjal\u00ebn e tij se burimi i huas\u00eb ishte i ligjsh\u00ebm, duke referuar t\u00eb ardhurat e huadh\u00ebn\u00ebsit. Por n\u00eb pyetje, trupa i b\u00ebri me dije se n\u00eb rastin konkret vihej n\u00eb dyshim mjaftueshm\u00ebria dhe l\u00ebvizja e parave n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur ishte dh\u00ebn\u00eb huaja dhe jo burimi i tyre.<\/p>\n<p>Gjyqtari k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e posa\u00e7me dhe citoi nevoj\u00ebn q\u00eb kishte pasur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Ai tha se huadh\u00ebn\u00ebsi mund t\u00eb kishte p\u00ebrdorur burime t\u00eb tjera, por ai nuk qe n\u00eb gjendje t\u00eb thoshte cilat ishin ato. Ai tha se sht\u00ebpia n\u00eb Tiran\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb kushte minimaliste dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se mobilimi i saj, q\u00eb e nxirrte me minus financiar n\u00eb disa vite ishte i shp\u00ebrndar\u00eb ndryshe nga sa ishte llogaritur n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Spiro k\u00ebrkoi nga KPK me k\u00ebmb\u00ebngulje t\u00eb rishiheshin shpenzimet jetike, duke iu referuar faktit se ishte n\u00eb nj\u00eb rajon t\u00eb ndrysh\u00ebm nga Tirana dhe se atje shpenzimet ishin m\u00eb t\u00eb vogla. Ironis\u00eb s\u00eb \u00c7iftjes se n\u00eb fakt shpenzimet q\u00eb llogariteshin ishin minimumi i mbijetes\u00ebs, Spiro iu p\u00ebrgjigj se k\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorej minimumi p\u00ebr zon\u00ebn e Vlor\u00ebs dhe jo at\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Dh\u00ebnia e 10,500 eurove p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb, q\u00eb m\u00eb pas ishte deklaruar e bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 4500 euro bashk\u00eb me shpenzime udh\u00ebtimi nga Gjermania, u cil\u00ebsua po ashtu e dyshimt\u00eb nga KPK. Komisioni tha se deklarimet e subjektit se makina kishte pasur defekte b\u00ebnin t\u00eb dyshimt\u00eb udh\u00ebtimin e saj nga Gjermania n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Spiro k\u00ebmb\u00ebnguli se kjo ishte ajo q\u00eb kishte ndodhur.<\/p>\n<p>Disa pyetje mbi profesionalizmin, t\u00eb cilat KPK i relatoi vet\u00ebm p\u00ebrciptazi po ashtu mor\u00ebn p\u00ebrgjigje t\u00eb shkurtra nga Spiro, q\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte zbatuar ligjin si\u00e7 duhej. Po ashtu ai tha se nuk gjykonte q\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me nj\u00eb avokat, edhe pse pranoi se q\u00ebndrimi ndaj k\u00ebtyre situatave kishte ndryshuar dhe si drejtues i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs s\u00eb fundmi, ai i pranonte k\u00ebrkesat p\u00ebr dor\u00ebheqje p\u00ebr t\u00eb mos komplikuar situat\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai tha se vite m\u00eb her\u00ebt k\u00ebto k\u00ebrkesa rr\u00ebzoheshin. Nd\u00ebrkoh\u00eb, i pyetur nga trupa ai tha se kishte p\u00ebrfunduar studimet me korrespondenc\u00eb. \u00a0Gjyqtari u vler\u00ebsua pozitivisht n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs u p\u00ebrball me pyetje mbi shitjen e nj\u00eb apartamenti dhe blerjen e dy t\u00eb tjer\u00ebve, nd\u00ebrsa Komisioni vuri n\u00eb dukje munges\u00eb burimesh, q\u00eb lidheshin me nj\u00eb hua, dy kontrata kontradiktore shitjeje dhe mosdeklarimin e pak\u00ebsimeve n\u00eb gjendjen cash n\u00eb vite \u2013gjetje t\u00eb cilat u kund\u00ebrshtuan nga subjekti.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":73070,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[148,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Albert-Spiro-.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Albert Spiro pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73069"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73069"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73069\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73071,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73069\/revisions\/73071"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73070"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73069"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73069"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73069"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}