{"id":73075,"date":"2021-07-07T19:57:11","date_gmt":"2021-07-07T17:57:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-sokol-ngresi-perballet-me-nje-denoncim-per-apartament-te-fshehur-ne-kpa\/2021\/07\/07\/"},"modified":"2023-04-06T19:03:14","modified_gmt":"2023-04-06T17:03:14","slug":"gjyqtari-sokol-ngresi-perballet-me-nje-denoncim-per-apartament-te-fshehur-ne-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-sokol-ngresi-perballet-me-nje-denoncim-per-apartament-te-fshehur-ne-kpa\/2021\/07\/07\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Sokol Ngresi p\u00ebrballet me nj\u00eb denoncim p\u00ebr apartament t\u00eb fshehur n\u00eb KPA"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit \u00e7eli hetimin p\u00ebr pasurin\u00eb e gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Sokol Ngresi, nd\u00ebrsa ky i fundit i cil\u00ebsoi denoncimet t\u00eb fabrikuara dhe pretendoi se kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<figure id=\"attachment_79600\" aria-describedby=\"caption-attachment-79600\" style=\"width: 534px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sokol-Ngresi-ne-KPA-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79600\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sokol-Ngresi-ne-KPA--534x400.jpg\" alt=\"\" width=\"534\" height=\"400\" data-id=\"79600\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79600\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Sokol Ngresi n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb n\u00eb KPA. Foto kortezi nga KPA.<\/figcaption><\/figure>\n<p><!--more-->N\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb p\u00ebrball\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, gjyqtari i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Sokol Ngresi u ballafaqua me nj\u00eb denoncim t\u00eb ri, p\u00ebrmes s\u00eb cilit ngrihen dyshime p\u00ebr fshehjen e nj\u00eb apartamenti t\u00eb prenotuar n\u00eb vitin 2014 n\u00eb vler\u00ebn e 68 mij\u00eb eurove.<\/p>\n<p>Denoncimi iu bashkua ankimit t\u00eb Komisionerit Publik p\u00ebr Ngresin, i cili kund\u00ebrshton vendimin e konfirmimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sokol Ngresi e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000 dhe punon prej vitit 2005 n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs. Ai u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb dhjetor 2020, me argumentin se bilancet negative ishin t\u00eb vogla dhe t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb vendosur mas\u00eb disiplinore.<\/p>\n<p>Vendimi i Komisionit u ankimua nga komisioneri Florian Ballhysa, i cili argumenton se Ngresi ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr gjendjen e kursimeve cash n\u00eb vitin 2003 dhe p\u00ebr blerjen e dy automjeteve.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA q\u00eb po shqyrton ankimin e Komisionerit ndaj konfirmimit t\u00eb Ngresit kryesohet nga Albana Shtylla, me relatore Ina Ram\u00ebn dhe an\u00ebtar\u00eb Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Sokol \u00c7omo.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb paraprake t\u00eb Ngresit p\u00ebr mospranimin e ankimit p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljes s\u00eb afatit me nj\u00eb dit\u00eb, Kolegji vendosi t\u00eb mbaj\u00eb q\u00ebndrim n\u00eb vendimarrjen p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p><strong>Denoncimet e reja<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Florian Ballhysa deklaroi n\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs se pas ankimit t\u00eb vendimit, n\u00eb institucionin e tij kishin mb\u00ebrritur 4 denoncime t\u00eb reja p\u00ebr Ngresin. Ai u ndal m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb nj\u00ebrin prej tyre, ku ngrihen pretendime se gjyqtari Ngresi ka fshehur nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 113.4 m2 n\u00eb Ujin e Ftoht\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, t\u00eb porositur n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese \u201cAFA Konstruksion\u201d sh.p.k., kundrejt \u00e7mimit 68 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Komisioneri konstatoi se denoncimit i jan\u00eb bashk\u00ebgjitur edhe dokumente shoq\u00ebruese, si kontrata e porosis\u00eb dhe tre mandate ark\u00ebtimi. Ballhysa tha se preferonte t\u00eb shprehej p\u00ebr denoncimin pasi Ngresi t\u00eb paraqiste q\u00ebndrimin e tij.<\/p>\n<p>Ngresi i cil\u00ebsoi denoncimet t\u00eb pav\u00ebrteta dhe t\u00eb fabrikuara. Lidhur me denoncimin p\u00ebr fshehjen e prenotimit t\u00eb apartamentit, Ngresi petendoi se dokumentet e dor\u00ebzuara prej denoncuesit jan\u00eb t\u00eb falsifikuara dhe t\u00eb fabrikuara me q\u00ebllim d\u00ebmtimin e figur\u00ebs t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se dokumentet jan\u00eb fotokopje dhe se n\u00ebnshkrimi nuk \u00ebsht\u00eb i tij.<\/p>\n<p>\u201cKjo kontrat\u00eb paraprake dhe mandate-ark\u00ebtimet duksh\u00ebm tregojn\u00eb se sa i p\u00ebrshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb ky lloj denoncimi,\u201d tha Ngresi.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb provuar pretendimin e tij, ai tha se kishte sjell\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb vitit 2014, ku dukej qart\u00eb se n\u00ebnshkrimi n\u00eb dokumentacionin e paraqitur si kontrat\u00eb porosie nuk ishte i tij.<\/p>\n<p>\u201cKjo kontrat\u00eb ka vet\u00ebm firm\u00ebn dhe jo em\u00ebr, mbiem\u00ebr dhe firm\u00eb ashtu si duhet t\u00eb jet\u00eb e n\u00ebnshkruar,\u201d tha gjyqtari.\u00a0 Ai shtoi se n\u00eb dokumentet e dor\u00ebzuara prej denoncuesve rezulton se kontrata \u00ebsht\u00eb lidhur vet\u00ebm me nj\u00eb prej investitor\u00ebve dhe jo me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Ngresi evidentoi se n\u00eb denoncim nj\u00ebher\u00eb thuhej se kjo pasuri gjendet n\u00eb katin e 10-t\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shkruhet se pallati \u00ebsht\u00eb me 9 kate. \u201cN\u00ebse do b\u00ebja prenotim n\u00eb vitin 2014, p\u00ebrse do ta fshihja k\u00ebt\u00eb fakt?\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cDje jam njohur me k\u00ebto dokumente nga media dhe nuk e di se si i kan\u00eb marr\u00eb portalet, pasi jan\u00eb konfidenciale\u201d, tha gjyqtari Ngresi dhe shtoi se nuk po kryente kall\u00ebzim penal p\u00ebr momentin, pasi nuk donte t\u00eb interferonte n\u00eb gjykimin e pavarur t\u00eb Kolegjit.<\/p>\n<p>Ai sqaroi se n\u00eb nj\u00eb denoncim tjet\u00ebr pretendohej se n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK nuk ishte p\u00ebrfshir\u00eb vlera 20 mij\u00eb euro e or\u00ebs \u201cRolex\u201c t\u00eb bashk\u00ebshortes, me t\u00eb cil\u00ebn ajo b\u00ebnte sfilat\u00eb n\u00eb bank\u00eb. Ngresi sqaroi se n\u00eb denoncimin anonim thuhet se ai n\u00eb nj\u00eb fest\u00eb kishte konsumuar aq shum\u00eb pije alkoolike, sa kishte th\u00ebn\u00eb se kishte marr\u00eb lek\u00eb p\u00ebr \u00e7do gjyq dhe se kishte bredhur bot\u00ebn, deri n\u00eb Honolulu.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse fakti \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebrse denoncuesi duhet t\u00eb jet\u00eb anonim? Udh\u00ebtimet e mia jan\u00eb t\u00eb verifikueshme n\u00eb sistemin TIMS si dhe q\u00ebllimet e k\u00ebtyre udh\u00ebtimeve,\u201d shtoi Ngresi, duke i konsideruar ato t\u00eb stisura.<\/p>\n<p>Pasi KPA u t\u00ebrhoq, vendosi t\u00eb administroj\u00eb si prov\u00eb dokumentet e dor\u00ebzuara nga denoncuesit p\u00ebr apartamentin n\u00eb Ujin e Ftoht\u00eb si dhe t\u00eb \u00e7el\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor. Komisioneri Publik k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb kryhej hetim i plot\u00eb lidhur me v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e dokumenteve t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb denoncimin p\u00ebr fshehjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Ballhysa i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb t\u2019i drejtohen k\u00ebrkesa shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese dhe ASHK-s\u00eb lidhur me kontrat\u00ebn e porosis\u00eb, mandate-pagesat dhe lejen e nd\u00ebrtimit. Edhe gjyqtari Ngresi u shpreh se ishte shum\u00eb dakord q\u00eb t\u00eb hetohej mbi k\u00ebt\u00eb denoncim.<\/p>\n<p>Para shpalljes s\u00eb vendimit t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm p\u00ebr vazhdimin e procedur\u00ebs s\u00eb gjykimit, relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Ina Rama e pyeti gjyqtarin Ngresi n\u00ebse kishte pasur apo ka marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore me administratorin e shoq\u00ebris\u00eb \u201cAFA Konstruksion\u201d sh.p.k. dhe n\u00ebse kishte gjykuar ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb k\u00ebto subjekte.<\/p>\n<p>Ngresi deklaroi se e njihte adminsitratorin e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie thjesht si qytetar t\u00eb Vlor\u00ebs dhe se vet\u00ebm dy-tre vitet e fundit p\u00ebrsh\u00ebndeteshin kur shk\u00ebmbeheshin. Por Ngresi mohoi t\u00eb kishte miq\u00ebsi me k\u00ebt\u00eb person.<\/p>\n<p>Ai tha se edhe bashk\u00ebshortja ka pasur kontakte p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb bank\u00eb dhe se dinte q\u00eb nj\u00eb ish-kolege e shkarkuar nga vetingu kishte lidhje t\u00eb ngushta me administratorin e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Ngresi tha se nuk i kujtohej sakt\u00ebsisht n\u00ebse kishte gjykuar ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e nd\u00ebrtimit apo administratorin e saj, por shtoi se edhe n\u00ebse kishte ndodhur \u201cnuk ka pasur situat\u00eb t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA vendosi t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Komisionerit p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese AFA Konstruksion sh.p.k. n\u00ebse kontratat e depozituara nga denoncuesit jan\u00eb t\u00eb hartuara realisht prej saj dhe n\u00ebse ka l\u00ebshuar mandate-pagesat n\u00eb fjal\u00eb. Gjithashtu, u vendos q\u00eb t\u2019i k\u00ebrkohet ASHK-s\u00eb Vlor\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb informacion dhe dokumente lidhur me lejen e nd\u00ebrtimit p\u00ebr pallatin ku pretendohet prej denoncuesve se gjendet apartamenti i Ngresit.<\/p>\n<p><strong>Parashtrimet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ballhysa i q\u00ebndroi ankimit lidhur me pasurin\u00eb, bazuar mbi pamund\u00ebsin\u00eb financiare p\u00ebr t\u00eb paguar t\u00eb gjith\u00eb vler\u00ebn e blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2012 dhe t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, ka mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimet e burimeve t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb deklaratat periodike me ato veting. Duke iu referuar deklaratave periodike, Ballhysa evidentoi se subjekti nuk ka deklaruar gjendje cash n\u00eb vitin 2009, kur \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb detyr\u00eb, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ballhysa tha se n\u00eb vitin 2004 subjekti ka deklaruar shum\u00ebn 18 mij\u00eb euro si gjendje cash, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb 2007-\u00ebn ka sqaruar se n\u00eb kursimet 18 mij\u00eb euro p\u00ebrfshihet edhe vlera 6000 mij\u00eb euro, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb kthyer pas revokimit t\u00eb nj\u00eb kontrate porosie p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar se ka pasur 18 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2007, nd\u00ebrsa gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit ka shpjeguar se gjysmat kan\u00eb qen\u00eb kursime t\u00eb prind\u00ebrve,\u201d pohoi Ballhysa.<\/p>\n<p>P\u00ebr revokimin e kontrat\u00ebs dhe kthimin e vler\u00ebs 6 mij\u00eb euro, Ballhysa tha se nuk ekziston dokumentacion p\u00ebr transaksionin.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, \u00ebsht\u00eb i pamundur kontrolli i burimeve p\u00ebr gjendjen cash dhe si pasoj\u00eb, subjekti rezulton n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2004.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioneri evidentoi mosdeklarimin e nj\u00eb shume 16 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2007 pas revokimit t\u00eb nj\u00eb kontrate porosie p\u00ebr nj\u00eb apartament tjet\u00ebr, vler\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshortja e subjektit e ka marr\u00eb kredi.<\/p>\n<p>Ballhysa u q\u00ebndroi edhe konstatimeve p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare t\u00eb subjektit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip \u201cSkoda\u201d n\u00eb shum\u00ebn 14, 500 euro dhe nj\u00eb automjeti tip \u201cFiat\u201d p\u00ebr \u00e7mimin 8800 euro.<\/p>\n<p>Ballhysa deklaroi se Ngresi ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr burimet e pasurive dhe se k\u00ebto gjetje jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ndryshimin e vendimint t\u00eb Komisionit dhe shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Sokol Ngresi e kund\u00ebrshtoi ankimin e Komisionerit p\u00ebr pasurin\u00eb dhe shtoi se e kishte deklaruar n\u00eb vitin 2003 vler\u00ebn 6 mij\u00eb euro t\u00eb t\u00ebrhequr pas revokimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb. Ai shtoi gjithashtu se e kishte deklaruar edhe gjendjen e kursimeve prej 18 mij\u00eb euro dhe kishte sqaruar n\u00eb KPK se gjysma u p\u00ebrkiste prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>Sipas Ngresit, edhe pse KPK nuk ka hetur p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 9000 euro, ai pretendoi se ata kishin shitur nj\u00eb apartament dhe se n\u00eb vitin 2004, bler\u00ebsi kishte paguar kaparin.<\/p>\n<p>Ai vijoi se n\u00eb vitin 2007 kishte pasur vet\u00eb 18 mij\u00eb euro t\u00eb kursyera, pasi kishte pasur shtesa n\u00eb vitet 2005, 2006 dhe 2007, n\u00eb total n\u00eb shum\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb. Ngresi shpjegoi se n\u00eb vitin 2007 kishte dashur t\u00eb blinte s\u00ebrish nj\u00eb apartament dhe se n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, bashk\u00ebshortja, e cila punonte n\u00eb bank\u00eb kishte marr\u00eb nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 16 mij\u00eb euro. Ai shtoi se e kishin zgjidhur edhe ket\u00eb kontrat\u00eb porosie dhe se u ishte kthyer vlera e paguar n\u00eb shum\u00ebn 16 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas Ngresit, n\u00eb vitin 2011 ishte pyetur nga ILDKPKI ku kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr zgjidhjen e kontrat\u00ebs. &#8220;Nuk e di pse po i m\u00ebshohet k\u00ebtij fakti,&#8221; shprehu habin\u00eb ai.<\/p>\n<p>Gjyqtari Ngresi theksoi se kur ishte thirrur nga ILDKPKI kishte sqaruar se shuma 34 mij\u00eb euro e kursyer ishte e paprekur dhe kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit 20 mij\u00eb euro p\u00ebr apartamentin n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>\u201cApartamenti i bler\u00eb n\u00eb vitin 2012 dhe dy makinat jan\u00eb t\u00eb vetmet pasuri q\u00eb jan\u00eb bler\u00eb me djers\u00ebn time dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes,\u201d tha Ngresi. Ai pretendoi se kishte pasur burime t\u00eb mjaftueshme edhe p\u00ebr dy k\u00ebstet e tjera dhe se ligji nuk parashikonte se duhej t\u00eb paguante tatim p\u00ebr t\u00eb ardhurat e siguruara nga shitja e nj\u00eb mjeti, q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr blerjen e autovetur\u00ebs tip \u201cSkoda\u201d.<\/p>\n<p>Ngresi pretendoi se deklarimet i kishte kryer bazuar n\u00eb formatin e deklarimit. N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, trupi gjykues vendosi t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb ILDKPKI-s\u00eb q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzonte format\u00ebt q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr deklarimet periodike, ato para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, si dhe t\u00eb largimit nga puna.<\/p>\n<p>Gjithashtu, u vendos q\u00eb t\u2019i k\u00ebrkohet kontrata e revokimit shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, ku subjekti ka porositur apartamentin n\u00eb vitin 2007. Kolegji njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 26 korrik, ora 09:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit \u00e7eli hetimin p\u00ebr pasurin\u00eb e gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Sokol Ngresi, nd\u00ebrsa ky i fundit i cil\u00ebsoi denoncimet t\u00eb fabrikuara dhe pretendoi se kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurin\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73076,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,114,2,362],"tags":[191,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sokol-Ngresi-ne-KPA-.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Sokol Ngresi n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb n\u00eb KPA. Foto kortezi nga KPA. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73075"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73075"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73075\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73077,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73075\/revisions\/73077"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73076"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73075"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73075"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73075"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}