{"id":73099,"date":"2021-07-06T16:24:01","date_gmt":"2021-07-06T14:24:01","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ngre-dyshime-per-kontrata-fiktive-dhe-minuse-te-medha-ne-pasurine-e-lindita-sinanajt\/2021\/07\/06\/"},"modified":"2023-04-06T19:04:04","modified_gmt":"2023-04-06T17:04:04","slug":"kpk-ngre-dyshime-per-kontrata-fiktive-dhe-minuse-te-medha-ne-pasurine-e-lindita-sinanajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ngre-dyshime-per-kontrata-fiktive-dhe-minuse-te-medha-ne-pasurine-e-lindita-sinanajt\/2021\/07\/06\/","title":{"rendered":"KPK ngre dyshime p\u00ebr kontrata fiktive dhe minuse t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb pasurin\u00eb e Lindita Sinanajt"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ndaj gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Administrativ, Lindita Sinanaj e vuri theksin n\u00eb problemet e pasuris\u00eb dhe nj\u00eb bilanc negativ prej rreth 10.7 milion lek\u00ebsh. Sinanaj i kund\u00ebrshtoi gjetjet dhe pretendoi se provat e saj i p\u00ebrmbysnin ato.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79580\" aria-describedby=\"caption-attachment-79580\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lindita-Sinanaj-ne-KPK-111.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79580\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lindita-Sinanaj-ne-KPK-111-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"79580\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79580\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Lindita Sinanaj e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit para seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb relatimit jo shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb mbi pasurin\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me gjyqtaren e Apelit Administrativ, Lindita Sinanaj t\u00eb mart\u00ebn, Komisioni i Pavarur i Kualfikimit ve\u00e7oi si gjetje se gjyqtarja rezultonte me nj\u00eb bilanc negativ prej rreth 10.7 milion lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nga relatimi i trup\u00ebs s\u00eb kryesuar nga Pamela Qirko, me an\u00ebtare Lulzim Hamitaj dhe relatore Suela Zhegu, u kuptua se bilanci ishte kryesisht mbi munges\u00ebn e burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm p\u00ebr 2 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb ishin p\u00ebrdorur n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2000 n\u00eb Fier dhe rreth 80 mij\u00eb euro n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb vitin 2012 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sinanaj i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb. Ajo tha n\u00eb fjal\u00ebn e saj se kishte dor\u00ebzuar me shkrim t\u00eb detajuara kund\u00ebrshtimet, nd\u00ebrsa n\u00eb seanc\u00eb theksoi se personat q\u00eb i kishin dh\u00ebn\u00eb huat\u00eb, prind\u00ebrit e saj e t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe nj\u00eb kush\u00ebri, kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme. Sinanaj pretendoi edhe se kishte sjell\u00eb prova p\u00ebr t\u00eb shpjeguar dyshimet mbi fiktivitet t\u00eb dy kontratave, nj\u00eb p\u00ebr shitje sht\u00ebpie dhe nj\u00eb p\u00ebr blerje t\u00eb nj\u00eb makine.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb nuk u relatuan probleme me figur\u00ebn dhe profesionalizmin, nd\u00ebrsa u tha pa u specifikuar se Sinanaj ishte pyetur p\u00ebr 3 nga 22 denoncimet e dor\u00ebzuara n\u00eb adres\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Lindita Sinanaj e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993 dhe ka punuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Fierit. Prej vitit 2013, Sinanaj e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Apartamenti n\u00eb Fier<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri n\u00eb dukje se ndaj Sinanajt kishte pasur nj\u00eb raport negativ nga ILDKPKI. Nga vet\u00eb hetimi i KPK-s\u00eb kishte rezultuar se gjyqtarja kishte bler\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb vitin 2000, q\u00eb ishte deklaruar prej saj i financuar nga kursimet p\u00ebr 3.9 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se kur u k\u00ebrkua shpjegim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament dhe kursimet e familjes p\u00ebr periudh\u00ebn para blerjes, gjyqtarja e ndau shum\u00ebn n\u00eb tre pjes\u00eb; nga t\u00eb cilat 1.5 milion\u00eb ishin kursime,\u00a0 1.9 milion\u00eb ishin marr\u00eb prej prind\u00ebrve t\u00eb saj dhe 600 mij\u00eb nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>KPK tha se ky apartament ishte shitur n\u00eb vitin 2012, por duke qen\u00eb se t\u00eb ardhurat e fituara prej shitjes dhe mobiljeve t\u00eb tij ishin burim kryesor i blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, Komisioni hetoi burimin e ligjsh\u00ebm n\u00eb blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se ndryshe nga sa pretendonte gjyqtarja, prind\u00ebrit e saj e kishin shitur apartamentin dy muaj pasi ajo kishte p\u00ebrfunduar blerjen. Sipas relatimit t\u00eb p\u00ebrgatitur nga Zhegu, kjo shum\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohej burim i ligjsh\u00ebm . Nd\u00ebrsa prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit ishin gjetur nga hetimi n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr krjimin e t\u00eb ardhurave. Analiza financiare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb blerje rezultoi me minus 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sinanaj pretendoi se prind\u00ebrit kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme. Ajo parashtroi situat\u00ebn e saj familjare n\u00eb vitet 93-2000 dhe vuri n\u00eb dukje se apartamenti 1+1 i shitur prej prind\u00ebrve t\u00eb saj\u00a0 ishte p\u00ebrdorur prej saj dhe solli si prov\u00eb kontrat\u00ebn p\u00ebr numrin fiks.<\/p>\n<p>Sinanaj tha se kontrata e shitjes, dy muaj m\u00eb von\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me koh\u00ebn kur ata e kishin liruar apartamentin, por se shuma e parave ishte paguar m\u00eb her\u00ebt prej bler\u00ebsit. Ajo pretendoi se kishte pasur nj\u00eb kontrat\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim, por q\u00eb ishte humbur p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo po ashtu pretendoi se vjehrri dhe vjehrra kishin t\u00eb ardhura nga toka bujq\u00ebsore, q\u00eb ajo i kishte deklaruar n\u00eb vitin 2003 n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit. Ajo tha se shuma e marr\u00eb prej tyre duhej t\u00eb konsiderohej si e ligjshme, pasi KPK sipas saj i kishte konsideruar t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia edhe n\u00eb raste t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Dyshimet p\u00ebr shitje fiktive<\/strong><\/p>\n<p>Apartamenti i m\u00ebsip\u00ebrm rezultonte i shitur n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr 73 mij\u00eb euro, por si\u00e7 gjeti KPK faturat e energjis\u00eb elektrike, Sinanaj i kishte paguar ato p\u00ebrmes llogaris\u00eb s\u00eb saj bankare deri n\u00eb gusht 2016.<\/p>\n<p>Duke iu referuar k\u00ebtij fakti dhe \u00e7mimit t\u00eb shitjes t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb; 55 mij\u00eb euro p\u00ebr banes\u00ebn dhe 18 mij\u00eb euro p\u00ebr mobiljet, Komisioni tha se i kishin lindur dyshime p\u00ebr fiktivitet.<\/p>\n<p>Sipas relatimit, apartamenti ishte bler\u00eb nga kunata e Sinanajt, motra e bashk\u00ebshortit, por pas pyetjeve rezultoi se k\u00ebta e kishin bler\u00eb at\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi t\u00eb tyre q\u00eb ishte n\u00eb Greqi. KPK vuri n\u00eb\u00a0 dyshim t\u00eb gjith\u00eb transaksionin dhe tha se bler\u00ebsit nuk kishin burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar k\u00ebt\u00eb transaksion. Komisioni po ashtu tha se hetoi shitjen e mobiljeve p\u00ebr 18 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa p\u00ebr to ishin shpenzuar 23 mij\u00eb euro nga viti 2006 deri n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>E pyetur n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs mbi shitjen e mobiljeve, Sinanaj pretendoi se kishte sjell\u00eb si prov\u00eb \u00e7mimet e mobilieris\u00eb ku ato ishin bler\u00eb. Ajo tha se k\u00ebto ishin mobilje t\u00eb shtrenjta dhe se kjo kishte t\u00eb b\u00ebnte me periudh\u00ebn kur ajo dhe i shoqi kishin mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ato shpenzime me kursimet.<\/p>\n<p>Kryesuesja e pyeti gjyqtaren mbi mosdeklarimin n\u00eb vite t\u00eb vlerave t\u00eb shpenzuara p\u00ebr mobilim, por ajo pretendoi se ky nuk kishte qen\u00eb detyrim ligjor dhe se ajo kishte deklaruar shpenzimet p\u00ebr mobilim t\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, kur ky detyrim kishte lindur. Ajo pretendoi vlera e mobilimit p\u00ebrtej amortizimit kishte qen\u00eb e till\u00eb dhe tha se kishte sjell\u00eb nj\u00eb ekspertiz\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>E pyetur nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe p\u00ebr vijimin e pages\u00ebs prej saj t\u00eb faturave t\u00eb energjis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament edhe disa koh\u00eb pas shitjes, Sinanaj pretendoi se ishte nj\u00eb harres\u00eb. Ajo tha se kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb autorizim p\u00ebr bank\u00ebn prej t\u00eb cil\u00ebs paguante nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faturash direkt pa qen\u00eb nevoja t\u00eb ishte n\u00eb sportel dhe se kjo fatur\u00eb kishte qen\u00eb e lidhur me llogarin\u00eb dhe kishte vijuar t\u00eb mbahej prej saj, por pa u kuptuar edhe pas koh\u00ebs q\u00eb ata ishin larguar nga apartamenti. Ajo tha se ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pages\u00eb nga pronar\u00ebt e rinj t\u00eb apartamentit n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Ajo pretendoi se as shitja e apartamentit dhe as \u00e7mimi i mobiljeve nuk ishin fiktiv\u00eb dhe i k\u00ebrkoi KPK-s\u00eb q\u00eb t\u00eb konsideronte provat e sjella prej saj.<\/p>\n<p><strong>Huaja p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Hetimi i KPK gjeti se p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, para se t\u00eb paguhej plot\u00ebsisht nga bler\u00ebsi i apartamentit n\u00eb Fier, bashk\u00ebshorti i gjyqtares kishte deklaruar nj\u00eb hua nga daja i k\u00ebsaj t\u00eb fundit prej 80 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Por parat\u00eb cash, si\u00e7 doli nga relatimi, ishin marr\u00eb nga nipi i huadh\u00ebn\u00ebsit &#8211; nj\u00eb person ortak n\u00eb nj\u00eb biznes n\u00eb Fier me 80 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve. Ky i fundit kishte pretenduar se i kishte marr\u00eb ato direkt nga arka e kompanis\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e drejtonte vet\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk kishte ark\u00ebtare.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit dhe pyetjeve u theksua se nuk kishte asnj\u00eb gjurm\u00eb q\u00eb k\u00ebto para kishin ardhur nga SHBA, ku jetonte daja i gjyqtares dhe as q\u00eb kishin dal\u00eb prej ark\u00ebs s\u00eb kompanis\u00eb. Komisioni vuri n\u00eb dukje se k\u00ebto para nuk ishin pasqyruar n\u00eb librat e hyrje-daljeve nga kompania dhe as n\u00eb bilancin e vitit pasardh\u00ebs.<\/p>\n<p>Sinanaj u mbrojt mbi kompleksitetin e huas\u00eb, duke sqaruar se kush\u00ebriri i saj ishte personi q\u00eb kishte tagrin t\u00eb jepte huan\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb daj\u00ebs. Ajo tha se kishte sjell\u00eb prova p\u00ebr t\u00eb treguar t\u00eb ardhurat e daj\u00ebs, por tha se ishte n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb provonte transferimin e tyre.<\/p>\n<p>Sinanaj po ashtu pretendoi se kush\u00ebriri kishte menaxhuar vet\u00eb ark\u00ebn e kompanis\u00eb dhe se n\u00eb t\u00eb kishte pasur gjendje cash t\u00eb mjaftueshme. Ajo e shpjegoi mospasqyrimin e k\u00ebsaj gjendje dhe l\u00ebvizjeve si problem t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit dhe menaxhimin e biznesit t\u00eb tij, nd\u00ebrsa tha se huaja ishte kthyer brenda vitit e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk rezultonte n\u00eb bilancin e kompanis\u00eb n\u00eb vitin pasardh\u00ebs. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se burimi ishte i ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Duke iu referuar pretendimeve t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr kontrat\u00eb fiktive n\u00eb shitjen e apartamentit n\u00eb Fier, Sinanaj tha se huaja e marr\u00eb ishte me afat 10 vjet dhe ishte shlyer brenda vitit. Ajo tha se n\u00eb rast se nuk do ta kishte shitur sht\u00ebpin\u00eb, nuk do kishte pasur nevoj\u00eb p\u00ebr kontrat\u00eb fiktive, pasi k\u00ebto para mund t\u2019i kthente n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb dyt\u00eb brenda 10 viteve, pa qen\u00eb nevoja t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb veprime fiktive.<\/p>\n<p>Nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie tjet\u00ebr financiare mes Sinanajt dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit kush\u00ebri ishte po ashtu e dyshimt\u00eb. Sipas KPK-s\u00eb, gjyqtarja kishte bler\u00eb p\u00ebr 5 mij\u00eb euro nj\u00eb makin\u00eb n\u00eb vitin 2017. Parat\u00eb p\u00ebr blerjen ishin marr\u00eb nga k\u00ebsti i fundit i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb shitur n\u00eb Fier.<\/p>\n<p>Por sipas KPK-s\u00eb, makina n\u00eb fjal\u00eb ishte bler\u00eb nga shit\u00ebsi nj\u00eb vit m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr shum\u00ebn 23 mij\u00eb euro dhe se shitja e saj me \u00e7mim t\u00eb ul\u00ebt ishte e dyshimt\u00eb.<\/p>\n<p>Sinanaj pretendoi se bashk\u00ebshortja e kush\u00ebririt kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb aksident me makin\u00ebn dhe se pas k\u00ebsaj kishte vendosur ta shiste. Sipas saj, makina pas aksidentit nuk kishte pasur m\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb. Ajo tha se nj\u00eb ekspert, i cili kishte par\u00eb edhe fatur\u00ebn e riparimit, kishte dal\u00eb me nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb ngjash\u00ebm p\u00ebr makin\u00ebn.<\/p>\n<p>Por KPK k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte gjetur asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb tregonte se aksidenti kishte ndodhur. An\u00ebtari i trup\u00ebs, Lulzim Hamitaj pyeti specifikisht Sinanaj se kush e kishte paguar fatur\u00ebn p\u00ebr riparimin. Sinanaj pranoi se shit\u00ebsit kishin shpenzuar edhe 140 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb riparimit t\u00eb mjetit.\u00a0 Hamitaj ngriti dyshime p\u00ebr \u00e7mimin, pasi vet\u00eb shit\u00ebsi kishte riparuar makin\u00ebn, por Sinanaj ritheksoi ekspertiz\u00ebn q\u00eb ajo kishte marr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi p\u00ebr gjyqtaren Sinanaj do t\u00eb shpallet t\u00eb enjten n\u00eb or\u00ebn 9:40.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ndaj gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Administrativ, Lindita Sinanaj e vuri theksin n\u00eb problemet e pasuris\u00eb dhe nj\u00eb bilanc negativ prej rreth 10.7 milion lek\u00ebsh. Sinanaj i kund\u00ebrshtoi gjetjet dhe pretendoi se provat e saj i p\u00ebrmbysnin ato.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":73100,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[145,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lindita-Sinanaj-ne-KPK-111.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Lindita Sinanaj e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit para seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73099"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73099"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73099\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73101,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73099\/revisions\/73101"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73100"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73099"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73099"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73099"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}