{"id":73111,"date":"2021-07-05T21:05:57","date_gmt":"2021-07-05T19:05:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-i-vlores-pyetet-mbi-akuzat-per-korrupsion\/2021\/07\/05\/"},"modified":"2023-04-06T19:04:28","modified_gmt":"2023-04-06T17:04:28","slug":"prokurori-i-vlores-pyetet-mbi-akuzat-per-korrupsion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-i-vlores-pyetet-mbi-akuzat-per-korrupsion\/2021\/07\/05\/","title":{"rendered":"Prokurori i Vlor\u00ebs pyetet mbi \u2018akuzat\u2019 p\u00ebr korrupsion"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Vlor\u00ebs, Saimir Smaka u pyet gjat\u00eb dhe dha shpjegime lidhur me akuzat p\u00ebr \u201ckorrupsion pasiv\u201d, q\u00ebndrimin e tij n\u00eb hetimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve dhe zvarritjet e hetimeve pa dh\u00ebn\u00eb argumente.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79561\" aria-describedby=\"caption-attachment-79561\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Saimir-Smaka.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-79561 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Saimir-Smaka-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"79561\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79561\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Saimir Smaka<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Vlor\u00ebs, Saimir Smaka u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 5 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet p\u00ebr gjetjet e hetimit administrativ p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Smaka \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb tre kritert e vetingut, p\u00ebrfshir\u00eb pasurin\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit, komisioneri Olsi Komici, njoftoi se prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb ishte hetuar nga prokuroria p\u00ebr akuz\u00ebn e korrupsionit pasiv.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Smaka po kryhet nga trupa e gjykuese e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Suela Zhegun. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Tom\u00e7i Petkovi\u00e7.<\/p>\n<p>Saimir Smaka p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2014 dhe prej 7 vitesh, ai e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Vlor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr profesionalizmin\u00a0\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka dor\u00ebzuar raport pozitiv p\u00ebr prokurorin Saimir Smaka, por n\u00eb seanc\u00eb u evidentuan informacione t\u00eb dh\u00ebna nga institucionet e verifikimit q\u00eb ngjallin dyshime p\u00ebr veprime t\u00eb paligjshme, q\u00eb sipas Komisionit duket se p\u00ebrputhen me provat.<\/p>\n<p>Komici pohoi se ish-Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda kishte informuar se ndaj prokurorit Smaka kishte nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb mundshme n\u00eb \u201ckorrupsion pasiv\u201d, por se hetimi ishte n\u00eb vazhdim dhe se nuk mund t\u00eb jepnin detaje m\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Bungo i kujtoi se ai nuk kishte dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shpjegim lidhur me pyetjet q\u00eb i kishin drejtuar p\u00ebr kall\u00ebzimin e kryer ndaj tij.<\/p>\n<p>Smaka theksoi se raportet e institucioneve verifikuese kan\u00eb qen\u00eb pozitive p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Lidhur me k\u00ebt\u00eb kall\u00ebzim, ai u mbrojt se kall\u00ebzuesin e kishte d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim dhe se ishte d\u00ebnuar me 9 muaj burgim p\u00ebr pushtim prone. Ai tha se denoncuesi kishte kryer kall\u00ebzim edhe p\u00ebr dy prokuror\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Pasi u pyet nga komisioner\u00ebt n\u00ebse kishte dor\u00ebzuar parashtrime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb kryer ndaj tij, Smaka tha se kishte dor\u00ebzuar si prov\u00eb dosjen n\u00eb fjal\u00eb<\/p>\n<p>Kryesuesja e trupit gjykues Genta Tafa Bungo, relatori Olsi Komici dhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Tom\u00e7i Petkovi\u00e7 u ndal\u00ebn gjat\u00eb tek kjo \u00e7\u00ebshtje dhe i k\u00ebrkuan subjektit t\u00eb sqaronte n\u00ebse kishte takuar ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e dy t\u00eb pandehurve F.D dhe F.K. q\u00eb kishte hetuar.<\/p>\n<p>Smaka fillimisht tha se nuk mbante mend t\u2019i kishte takuar, por pasi u pyet n\u00ebse takimi ishte zhvilluar n\u00eb zyr\u00eb, ndryshoi q\u00ebndrim duke u shprehur se i kujtohej se i kishte pritur n\u00eb zyr\u00eb prind\u00ebrit e t\u00eb pandehurve dy her\u00eb.<\/p>\n<p>Ai iu shmang disa her\u00eb pyetjes s\u00eb Bungos, Komicit dhe Petkovi\u00e7 n\u00ebse kishte pasur ose jo t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb ato takime ndonj\u00eb pal\u00eb t\u00eb tret\u00eb, si dhe n\u00ebse ishte mbajtur dokumentuar me akt shkresor at\u00eb \u00e7far\u00eb ishte diskutuar mes tyre.<\/p>\n<p>Pasi komisioner\u00ebt dhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar insistuan t\u00eb kishin nj\u00eb p\u00ebrgjigje, ai tha se nuk kishte pasur pal\u00eb t\u00eb tret\u00eb dhe se nuk ishte mbajtur procesverbal p\u00ebr takimin. Smaka u justifikua se kjo ishte procedura q\u00eb ndiqej n\u00eb Prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs, ku personat q\u00eb takonin prokuror\u00ebt regjistronin t\u00eb dh\u00ebnat tek sporteli dhe zhvillonin takimin.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ata prind\u00ebr do t\u00eb vinin me zarf me \u2018x\u2019 lek\u00eb, si dot\u00eb mbroheshit?\u2019, e pyti Bungo prokurorin Smaka, i cili tha se do t\u00eb njoftonte prokurorin e gatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u diskutua gjat\u00eb edhe lidhur me hetimin e kryer ndaj dy t\u00eb t\u00eb pandehurve p\u00ebr shitje dhe prodhim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, prind\u00ebrit e t\u00eb cil\u00ebve i kishte takuar prokurori Smaka. Sipas Komicit subjekti ka k\u00ebrkuar dy her\u00eb caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb burg\u201d ndaj dy t\u00eb pandehurve &#8211; nd\u00ebrsa her\u00ebn e tret\u00eb, p\u00ebr nj\u00ebrin ka k\u00ebrkuar t\u00eb lihet n\u00eb burg dhe p\u00ebr tjetrin \u201cdetyrim paraqitje\u201d, por pa e arugmentuar ndryshimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Komici shtoi se subjekti e ka ndryshuar cil\u00ebsimin e vepr\u00ebs penale p\u00ebr dy t\u00eb pandehurit kur e ka d\u00ebrguar dosjen p\u00ebr gjykim, n\u00eb kund\u00ebrshtim me provat e faktet e administruara gjat\u00eb hetimit penal. Ai vijoi se Smaka ka k\u00ebrkuar pezullimin e d\u00ebnimit p\u00ebr nj\u00eb prej t\u00eb pandehurve pa parashtruar ndonj\u00eb argument.<\/p>\n<p>Smaka deklaroi se personat e ndaluar me l\u00ebnd\u00eb narkoitike kishin rezultuar p\u00ebrdorues. Ai tha se ata nuk ishin arrestuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend, se nuk provohej bashk\u00ebpunimi dhe se sasia e drog\u00ebs s\u00eb gjetur s\u00eb bashku me l\u00ebnd\u00ebn e p\u00ebrzier q\u00eb sipas tij ishte paracetamol, ishte 2 gram\u00eb n\u00eb total. Ai tha se dy t\u00eb ndaluarve u ishte sekuestruar 1.2 gr hashash, 0.2 gr heroin\u00eb dhe rrreth 0.6 gr paracetamol.<\/p>\n<p>Prokuori Smaka vijoi se n\u00eb Prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs procedohej me mosfillim hetimi, p\u00ebr rastet kur personat q\u00eb rezultonin t\u00eb ishin p\u00ebrdorues l\u00ebnde narkotike, kapeshin me sasi deri n\u00eb 3 gram\u00eb. Bungo e pyeti n\u00ebse kishte ndonj\u00eb parashikim ligjor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb pretendonte, por Smaka u justifikua se ishte thjesht nj\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pyetje p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse raporti i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb ka qen\u00eb pozitiv p\u00ebr prokurorin Smaka gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ai u pyet dhe dha shpjegime edhe p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cilat nuk u ishte p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb d\u00ebrguara m\u00eb par\u00eb nga trupi gjykues.<\/p>\n<p>Nj\u00eb denoncues ka pretenduar se Smaka e ka d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb ngarkim t\u00eb tij p\u00ebr dhunim t\u00eb nj\u00eb zyrtari, vet\u00ebm me deklarimet e nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb dhe se gjykata i ka dh\u00ebn\u00eb pafaj\u00ebsi. Pyetjes s\u00eb Komicit se p\u00ebrse nuk kishte marr\u00eb deklarimet e d\u00ebshimtar\u00ebve q\u00eb kishte vendosur gjykata, Smaka iu p\u00ebrgjigj se ata persona nuk kishin qen\u00eb n\u00eb vendngjarje dhe se ai nuk kishte qen\u00eb dakord.<\/p>\n<p>Komici evidentoi se ishin konstatuar disa \u00e7\u00ebshtje n\u00eb t\u00eb cilat p\u00ebr muaj me radh\u00eb dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me afatet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb udh\u00ebzimin e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, nuk ishte kryer asnj\u00eb veprim hetimor &#8211; si dhe nuk ishte marr\u00eb vendim p\u00ebr ecurin\u00eb e c\u00ebshtjes, pa pasur ndonj\u00eb motiv.<\/p>\n<p>Gjithashtu, u evidentuan vendime t\u00eb paarsyetuara qart\u00eb, mos njoftim i pal\u00ebve p\u00ebr vendimarrjet dhe mosankime t\u00eb vendimeve kur gjykata ka rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e konkluzioneve p\u00ebrfundimtare q\u00eb Smaka ka paraqitur.<\/p>\n<p>Komici theksoi se prokurori Smaka nuk kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr zvarritjet e hetimeve.<\/p>\n<p>Sipas KPK, ndaj Smak\u00ebs jan\u00eb depozituar 6 kall\u00ebzime n\u00eb prokurorin\u00eb e Fierit, 5 p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe nj\u00eb p\u00ebr gjob\u00ebv\u00ebnie, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillimi.<\/p>\n<p>Prokurori Smaka i kund\u00ebrshtoi gjetjet e Komisionit p\u00ebr vonesat dhe mosnjoftimet. Ai tha se se nuk i\u00ebshte p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tij mosnjohja e pal\u00ebve me vendimet e marra, por e sekretaris\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me vonesat e hetimeve Smaka u shfaqj\u00ebsua me ngarkes\u00ebn e madhe n\u00eb pun\u00eb. \u201cNe nuk mund t\u00eb jemi makina kompjuterike, jemi q\u00ebnie njer\u00ebzore dhe punojm\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira\u201d, theksoi Smaka.<\/p>\n<p><strong>Mungesat financiare<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 143 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 719 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2015. Relatori Komici tha se prokurori Smaka kishte deklaruar si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie p\u00ebrfitimet nga qiraja e tok\u00ebs bujq\u00ebsore t\u00eb p\u00ebrfituar nga \u201cLigji p\u00ebr Tok\u00ebn\u201d. Por, nga hetimi administrativ ka reuzltuar se t\u00eb ardhurat e dokumentuara nga qiraja kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb total 80 mij\u00eb lek\u00eb, 30 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2014-\u00ebn dhe 50 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Sipas Komicit, gjat\u00eb hetimit administrativ subjekti ka shpjeguar se burime kan\u00eb qen\u00eb edhe t\u00eb ardhurat nga pagat e tij dhe t\u00eb familjar\u00ebve dhe i konsideroi ato kontradiktore me deklarimet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Relatori Komici shtoi se Smaka ka rezultuar me pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 943 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kursimet e deklauara nga t\u00eb ardhurat e tij.<\/p>\n<p>Po ashtu u konstatua pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Benz n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2015 kundrejt \u00e7mimit 4500 euro. Sipas Komisionit, nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 382 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb momentin e blerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, u evidentua mosdeklarimi i nj\u00eb llogarije rrjedh\u00ebse me gjendje 365 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2013 dhe n\u00eb 2014, si dhe shtesat dhe mosdeklarimi i pjes\u00ebs takuese n\u00eb tokat bujq\u00ebsore t\u00eb p\u00ebrfituara p\u00ebr shkak t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr tok\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb hetimin administrativ t\u00eb Komisionit jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe pasurit\u00eb dhe transaksionet e krijuara prej prind\u00ebrve dhe v\u00ebllait t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Komici tha se subjekti nuk ka deklaruar nj\u00eb sht\u00ebpi private t\u00eb diponuar nga prind\u00ebrit e tij n\u00eb fshatin Afrim i Ri n\u00eb Bashkin\u00eb Fier.<\/p>\n<p>Sipas relatorit, subjekti ka shpjeguar se nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb periudh\u00ebn 1994-1995 dhe se ka qen\u00eb shtes\u00eb e nj\u00eb objekti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm. Komici vijoi se subjekti nuk e ka pasqyruar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe se nuk ka provuar egzistenc\u00ebn e objektit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm. Edhe p\u00ebr transaksionet e kryera prej n\u00ebn\u00ebs dhe v\u00ebllait t\u00eb subjektit u v\u00ebrejt\u00ebn mosdeklarime t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nga analiza e p\u00ebrgjithshme financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2013-2016 \u00ebsht\u00eb gjetur balanc\u00eb negative totale n\u00eb shum\u00ebn 172 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Smaka tha se kishte qen\u00eb vet\u00ebm 6 vje\u00e7 kur prind\u00ebrit kishin p\u00ebrfituar tok\u00ebn bujq\u00ebsore sipas ligjit dhe se nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktohej pjesa takuese.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme, pasi prind\u00ebrit kishin qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb pun\u00eb dhe se s\u00eb fundmi i ti p\u00ebrfitonte pension invaliditeti. Smaka tha se kishin gjeneruar t\u00eb ardhura edhe ai dhe v\u00ebllai si inxhinier pasi kishin filluar pun\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, Smaka tha se nisur nga fakti se vet\u00eb KPK e kishte vler\u00ebsuar pozitivisht n\u00eb t\u00eb tri kriteret, k\u00ebrkonte konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. Komisioni njoftoi se seanca p\u00ebr shpalljen e vendimit do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 7 korrik, n\u00eb or\u00ebn 09:50.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Vlor\u00ebs, Saimir Smaka u pyet gjat\u00eb dhe dha shpjegime lidhur me akuzat p\u00ebr \u201ckorrupsion pasiv\u201d, q\u00ebndrimin e tij n\u00eb hetimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve dhe zvarritjet e hetimeve pa dh\u00ebn\u00eb argumente.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73112,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[118,149,275,552],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Saimir-Smaka.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Vlor\u00ebs, Saimir Smaka u shkarkua p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivleresimit. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73111"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73111"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73111\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73113,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73111\/revisions\/73113"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73112"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73111"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73111"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73111"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}