{"id":73123,"date":"2021-07-04T13:04:18","date_gmt":"2021-07-04T11:04:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-rrezoi-kerkesen-e-onm-per-shkarkimin-e-gjyqtarit-gerd-hoxha\/2021\/07\/04\/"},"modified":"2023-04-06T19:04:55","modified_gmt":"2023-04-06T17:04:55","slug":"kpk-rrezoi-kerkesen-e-onm-per-shkarkimin-e-gjyqtarit-gerd-hoxha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-rrezoi-kerkesen-e-onm-per-shkarkimin-e-gjyqtarit-gerd-hoxha\/2021\/07\/04\/","title":{"rendered":"KPK rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e ONM p\u00ebr shkarkimin e gjyqtarit Gerd Hoxha"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, KPK arsyeton se gjetjet e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr cenim t\u00eb besimit t\u00eb publikut n\u00eb vendimarrjen si an\u00ebtar i KLD nuk e b\u00ebjn\u00eb subjektin t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm \u2013por ia transferoi ato Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Trupa u nda n\u00eb q\u00ebndrime p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79544\" aria-describedby=\"caption-attachment-79544\" style=\"width: 532px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gerd-Hoxha-2.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79544\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gerd-Hoxha-2-532x400.jpg\" alt=\"\" width=\"532\" height=\"400\" data-id=\"79544\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79544\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Tiran\u00ebs, Gerd Hoxha pas vendimit t\u00eb KPK. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari Gerd Hoxha i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs u konfirmua me shumic\u00eb votash n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 3 qershor 2021, nd\u00ebrsa dy gjetjet e ONM-s\u00eb mbi vendimarrjet e subjektit si an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb iu deleguan Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi i arsyetuar tregon se trupi gjykues \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar p\u00ebr past\u00ebrin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin, por \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb q\u00ebndrime sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Kryesuesi Olsi Komici dhe relatorja Genta Tafa Bungo vler\u00ebsojn\u00eb se Hoxha ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa an\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, Brunilda Bekteshi \u00e7mon se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb burimin e nj\u00eb huaje t\u00eb marr\u00eb nga ish-bashk\u00ebshortja, e cila ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb kredie 25 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr rikonstuksionin e nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, hetimi pasuror p\u00ebr gjyqtarin Hoxha \u00ebsht\u00eb thuajse i nj\u00ebjt\u00eb me \u00e7\u00ebshtjen e ish-bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, gjyqtares s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Elbana Lluri \u2013e konfirmuar nga KPK dhe e apeluar me rekomandim t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Hoxha ka pasur n\u00eb disfavor rekomandimin e ONM p\u00ebr cenimin e besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia \u2013 gjetje t\u00eb cilat KPK ia transferoi p\u00ebr vler\u00ebsim Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet e ONM p\u00ebr cenim t\u00eb besimit <\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dy \u00e7\u00ebshtjet e ngritura nga ONM kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me vendimarrje t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD, n\u00eb koh\u00ebn kur gjyqtari Gerd Hoxha ishte an\u00ebtar i saj.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra prej vendimeve lidhet me lejen e posa\u00e7me me afat 2-vje\u00e7ar q\u00eb KLD i dha gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Gjin Gjoni \u2013tashm\u00eb i dor\u00ebhequr nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas ONM-s\u00eb, mbledhja e KLD-s\u00eb dhe vendimi i marr\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e lejes gjyqtarit Gjoni jan\u00eb kryer n\u00eb shkelje t\u00eb dispozitave ligjore dhe se Komisioni duhet t\u2019i vler\u00ebsoj\u00eb negativisht. V\u00ebzhguesi e p\u00ebrmbyll gjetjen me arsyetimin se n\u00eb rastin konkret, me mosveprimet e tij, subjekti Gerd Hoxha ka kontribuuar n\u00eb cenimin e besimit t\u00eb publikut te institucionet e gjyq\u00ebsorit dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb duhet t\u00eb aplikohet shkarkimi.<\/p>\n<p>Rasti tjet\u00ebr tjet\u00ebr ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vendimin e KLD-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr mas\u00eb disiplinore ndaj gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Petrit Aliaj.<\/p>\n<p>\u201cAi jo vet\u00ebm ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb vendimin q\u00eb ka rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, por ka argumentuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive me arsye t\u00eb pabazuara ato p\u00ebrfundime,\u201d argumentoi v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb nj\u00eb kontribut aktiv p\u00ebr cenimin e besimit t\u00eb publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e saj, KPK ka rr\u00ebzuar rekomandimin p\u00ebr shkarkim t\u00eb ONM-s\u00eb, duke arsyetuar se shkeljet n\u00eb fjal\u00eb nuk e b\u00ebjn\u00eb magjistratin t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksionin e tij si magjistrat.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, trupi gjykues shprehet se subjekti nuk arsyetoi bindsh\u00ebm lidhur me gjetjet e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe ka vendosur t\u2019i transferoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb Inspektorin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr vler\u00ebsim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimet ndryshe p\u00ebr huan\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar detyrimin e vler\u00ebs 25 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb hua pa interes dhe pa afat n\u00eb vitin 2011 prej ish-bashk\u00ebshortes nga prind\u00ebrit e saj, si dhe ka shpjeguar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb kredie n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shum\u00eb n\u00eb vitin 2009, po nga bashk\u00ebshortja.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se p\u00ebr marrjen e kredis\u00eb ka qen\u00eb dor\u00ebzan\u00ebs subjekti i rivler\u00ebsimit dhe nj\u00eb familjare e ish-bashk\u00ebshortes s\u00eb tij. Po ashtu, p\u00ebr kredin\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur si garanci edhe apartamenti q\u00eb zot\u00ebron gjyqtari Hoxha.<\/p>\n<p>Lidhur me burimin, subjekti ka deklaruar se huaja 25 mij\u00eb euro p\u00ebrfaq\u00ebson kursimet e familjes s\u00eb ish-bashk\u00ebshortes, q\u00eb nga momenti i hyrjes s\u00eb tyre n\u00eb pun\u00eb, deri n\u00eb momentin e dh\u00ebnies s\u00eb k\u00ebsaj shume. Ai ka shpjeguar se k\u00ebto kursime p\u00ebrb\u00ebhen nga pagat dhe pensionet e prind\u00ebrve t\u00eb ish-bashk\u00ebshortes dhe shuma prej 40 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj e dh\u00ebn\u00eb q\u00eb prej vitit 1995 e n\u00eb vazhdim nga vajza tjet\u00ebr e tyre, me q\u00ebllim p\u00ebrmbushjen e nevojave t\u00eb tyre p\u00ebr jetes\u00eb mesatare dhe p\u00ebr \u00e7do shpenzim tjet\u00ebr. Sipas subjektit, aktualisht ata disponojn\u00eb n\u00eb bank\u00eb shumat 1.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe 9000 euro.<\/p>\n<p>Pasi ka analizuar edhe shpjegimet e gjyqtarit Hoxha, komisioni ka konstatuar se ish-bashk\u00ebshortja e ka marr\u00eb huan\u00eb para martes\u00ebs dhe se deri n\u00eb momentin e dh\u00ebnies s\u00eb vendimit nga KPK p\u00ebr at\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi, ka qen\u00eb ende e pashlyer.<\/p>\n<p>\u201c\u2026nga hetimi nuk rezultoi q\u00eb kjo hua ose nj\u00eb pjes\u00eb e saj t\u00eb jet\u00eb shlyer me t\u00eb ardhurat e subjektit ose gjat\u00eb koh\u00eb q\u00eb ai ka qen\u00eb i martuar me znj. Ll\u201d, konstaton shumica dhe shton se huaja \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb kushtet e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb posa\u00e7me prind \u2013 f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, prind\u00ebrit e ish-bashk\u00ebshortes s\u00eb Hoxh\u00ebs nuk jan\u00eb subjekte deklarimi dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk kishin detyrimin ligjor p\u00ebr t\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga vajza tjet\u00ebr, q\u00eb ka rezultuar se ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme t\u00eb ligjshme p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 40 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>\u201cE vetmja pik\u00ebpyetje q\u00eb ngrihet n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie \u00ebsht\u00eb fakti se a duhet t\u2019i kishin shpenzuar krejt\u00ebsisht k\u00ebto t\u00eb ardhura zot\u00ebrinjt\u00eb p\u00ebr rritjen e nivelit t\u00eb tyre t\u00eb jetes\u00ebs apo mund t\u2019i p\u00ebrdornin edhe p\u00ebr kursime?\u201d v\u00ebren shumica \u2013 por vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb tagrit t\u00eb Komisionit t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb arsyet se p\u00ebrse nuk jan\u00eb shpenzuar k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Dy komisioner\u00ebt n\u00eb shumic\u00eb e kan\u00eb konsideruar bind\u00ebs shpjegimin e Hoxh\u00ebs se sikur ish-vjehrrit t\u00eb kishin kursyer vet\u00ebm 10 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, do t\u00eb kishin mund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb preh 25 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Shumica vler\u00ebson se detyrimin p\u00ebr t\u00eb provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb huas n\u00eb shum\u00ebn 25 mij\u00eb euro e ka pasur ish-bashk\u00ebshortja e subjektit, e cila \u00ebsht\u00eb gjykuar nga nj\u00eb trup\u00eb tjet\u00ebr e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Komisionerja Brulida Bekteshi ka dal\u00eb kund\u00ebr koleg\u00ebve t\u00eb saj p\u00ebr pasurin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bashkohet me mendimin e shumic\u00ebs p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se Hoxha ka qen\u00eb dor\u00ebzan\u00ebs n\u00eb kredin\u00eb e marr\u00eb n\u00eb vitin 2009, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shlyer me huan\u00eb nga prind\u00ebrit e ish-bashk\u00ebshortes dhe se kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr mobilimin e apartamentit q\u00eb ai zot\u00ebron aktualisht, Bekteshi vler\u00ebson se subjekti mban statusin e personit t\u00eb lidhur dhe se ka detyrim ligjor t\u00eb provoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb \u00e7do pasurie.<\/p>\n<p>Bekteshi v\u00ebren se shuma 40 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj e pretenduar si e dh\u00ebn\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb ish-bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit, nga vajza e tyre A. \u00c7. \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burim i ri i shtuar gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Ajo argumenton se, tjet\u00ebrsimi i t\u00eb ardhur\u00ebs mujore 40 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb krijimin e gjendjes cash n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2004 nga ish-bashk\u00ebshortja e Hoxh\u00ebs apo n\u00eb huan\u00eb 25 mij\u00eb euro nuk mund t\u00eb jet\u00eb i besuesh\u00ebm, pasi prind\u00ebrit kan\u00eb deklaruar se p\u00ebrdorej p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e nevojave t\u00eb tyre p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb mesatare.<\/p>\n<p>Nisur nga deklarimi i ish-bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit, se si burim krijimi p\u00ebr gjendjen cash n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb n\u00eb vitin 2004 kan\u00eb sh\u00ebrbyer edhe kursimet e prind\u00ebrve, Bekteshi vler\u00ebson se analiza p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb shum\u00ebs 25 mij\u00eb euro t\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua duhet t\u00eb kryhet prej vitit 2005 e deri n\u00eb momentin e dh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas an\u00ebtares n\u00eb pakic\u00eb, nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2005 \u2013 2011, duke mos marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb ndihm\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn 40 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj dh\u00ebn\u00eb nga vajza A. \u00c7. p\u00ebr prind\u00ebrit, ka rezultuar se k\u00ebta t\u00eb fundit jan\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vler\u00ebn e huas\u00eb prej 25 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Bekteshi arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjyqtari Gerd Hoxha nuk ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb rivler\u00ebsimin e pasuris\u00eb dhe ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb lidhje me burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb huas\u00eb prej 25 mij\u00eb euro.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, KPK arsyeton se gjetjet e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr cenim t\u00eb besimit t\u00eb publikut n\u00eb vendimarrjen si an\u00ebtar i KLD nuk e b\u00ebjn\u00eb subjektin t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm \u2013por ia transferoi ato Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Trupa u nda n\u00eb q\u00ebndrime p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73124,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,362],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gerd-Hoxha-2.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Tiran\u00ebs, Gerd Hoxha pas vendimit t\u00eb KPK. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73123"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73123"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73123\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73125,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73123\/revisions\/73125"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73124"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73123"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73123"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73123"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}