{"id":73144,"date":"2021-07-01T20:05:15","date_gmt":"2021-07-01T18:05:15","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-zegjine-sollaku-perballet-me-probleme-per-justifikimin-e-pasurise\/2021\/07\/01\/"},"modified":"2023-04-06T21:22:16","modified_gmt":"2023-04-06T19:22:16","slug":"gjyqtarja-zegjine-sollaku-perballet-me-probleme-per-justifikimin-e-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-zegjine-sollaku-perballet-me-probleme-per-justifikimin-e-pasurise\/2021\/07\/01\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Zegjine Sollaku p\u00ebrballet me probleme p\u00ebr justifikimin e pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Zegjine Sollaku u mbrojt nga bashk\u00ebshorti i saj, Theodhori Sollaku, i cili pretendoi se t\u00eb gjitha transaksionet ishin kryer prej tij dhe se kishin burime t\u00eb ligjshme \u2013nd\u00ebrsa Komisioni i nxorri me 7 milion\u00eb lek\u00eb minus p\u00ebr t\u00eb justifikuar investimet n\u00eb pasurit\u00eb e paluajtshme.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79511\" aria-describedby=\"caption-attachment-79511\" style=\"width: 479px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sollaku-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79511\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sollaku-KPK-479x400.jpg\" alt=\"\" width=\"479\" height=\"400\" data-id=\"79511\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79511\" class=\"wp-caption-text\">Bashk\u00ebshort\u00ebt Zegjine dhe Theodhori Sollaku para fillimit t\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Zegjine Sollaku u p\u00ebrball t\u00eb enjten me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u evidentuan mungesa financiare p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja u mbrojt n\u00eb seanc\u00eb nga bashk\u00ebshorti i saj avokat, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, i cili i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Zegjine Sollaku ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe ka punuar si gjyqtare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb vitet 1992-2003. Prej vitit 2003, ajo e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e drejtuar nga Xhensila Pine, me relator Lulzim Hamitaj dhe an\u00ebtar\u00eb Suela Zhegun. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Francesco Ciardi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit u konstatuan pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime dhe mungesa t\u00eb burimeve financiare n\u00eb vler\u00ebn e 7 milion\u00eb lek\u00ebve. Sollaku u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs si dhe nuk u konstatuan probleme domth\u00ebn\u00ebse n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>Avokati Theodhori Sollaku deklaroi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se do ta p\u00ebrfaq\u00ebsonte ai bashk\u00ebshoten e tij, gjyqtaren Zegjine Sollaku.<\/p>\n<p>\u201cAshtu si ka rezultuar edhe nga hetimi administrativ, t\u00eb gjitha transaksionet financiare jan\u00eb kryer nga ana ime,\u201d tha ai, nd\u00ebrsa shtoi se bashk\u00ebshortja kishte qen\u00eb e fokusuar tek detyra e saj.<\/p>\n<p><strong>Mungesat financiare<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u relatuan pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb justifikuar investimet e kryera n\u00eb blerjen e gjasht\u00eb apartamenteve dhe t\u00eb nj\u00eb autoveture. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb apartament dhe nj\u00eb sh\u00ebpi private n\u00eb Fier t\u00eb trash\u00ebguar nga vjehrri i subjektit dhe nj\u00eb makin\u00eb tjet\u00ebr ka rezultuar se bashk\u00ebshort\u00ebt Sollaku kan\u00eb pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare.<\/p>\n<p>Avokati Sollaku i kund\u00ebrshtoi balancat negative t\u00eb Komisionit. Ai paraqiti nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb bilanceve t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve t\u00eb tij q\u00eb nga viti 1991 e n\u00eb vijim, duke pretenduar se kishte pasur burime t\u00eb mjaftueshme dhe t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsideroheshin dietat e p\u00ebrfituara nga udh\u00ebtimet jasht\u00eb shtetit n\u00eb vitet 1991-1992 e n\u00eb vazhdim, duke argumentuar se ato kishin qen\u00eb dhjet\u00ebra her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se pagat mujore q\u00eb p\u00ebrfitonte at\u00ebher\u00eb si k\u00ebshilltar i Presidentit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkak t\u00eb pozicioneve q\u00eb kam pasur n\u00eb periudh\u00ebn 1992-1997, kemi pasur udh\u00ebtime t\u00eb shpeshta jasht\u00eb shtetit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ekspertit dhe jemi paguar,\u201d pretendoi Sollaku.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshiheshin t\u00eb ardhurat p\u00ebr periudh\u00ebn 1990-1992, kur tha se kishte punuar si pedagog dhe si avokat. Ai pohoi se kishte gjetur si prova nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb dhe procesverbalin p\u00ebr marjen n\u00eb provim t\u00eb 1000 student\u00ebve.<\/p>\n<p>Sollaku k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte v\u00ebrtetuar edhe pun\u00ebsimin si k\u00ebshilltar i jasht\u00ebm n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb, duke pretenduar se p\u00ebr periudh\u00ebn 1996-2001 ishte paguar me 200 mij\u00eb dhrahmi n\u00eb muaj. Lidhur me pamund\u00ebsin\u00eb e gjetjes s\u00eb dokumentacionit p\u00ebr periudh\u00ebn 1996-1999, Sollaku k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb merrej n\u00eb konsiderat pamund\u00ebsia objektive p\u00ebr t\u2019i siguruar ato dokumente.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb merreshin n\u00eb konsiderat\u00eb edhe pagesat n\u00eb tre universitete private. Sollaku deklaroi se me t\u00eb padrejt\u00eb nuk ishin konsideruar t\u00eb ardhurat nga puna si pedagog dhe k\u00ebshilltar n\u00eb ish-Universitetin Kristal, duke argumentuar se kishte v\u00ebrtetuar se pagat ishin dor\u00ebzuar n\u00eb llogari bankare, megjith\u00ebse nuk kishte pasur kontrat\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruar p\u00ebr pun\u00ebsimin.<\/p>\n<p>P\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e burimeve financiare n\u00eb shum\u00ebn 950 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 84 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1995 nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave, Sollaku k\u00ebmb\u00ebnguli se p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie kishin sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Fier n\u00eb vitin 1995.<\/p>\n<p>Edhe pse Komisioni konstatoi se kontrata e shit-blerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Fier \u00ebsht\u00eb e vitit 1998 dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb tre vite m\u00eb par\u00eb, Sollaku pretendoi se shitja de facto ishte kryer n\u00eb \u201995-\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 195 m2 + garazh 22 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2003 \u00ebsht\u00eb deklaruar pagesa e shum\u00ebs 60 mij\u00eb euro. Si burim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pages\u00eb jan\u00eb deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 25 mij\u00eb USD dhe 35 mij\u00eb euro kursime. Sollaku ka shpjeguar se kursimet ishin krijuar nga pagat e bashk\u00ebshortit, kryesisht ato t\u00eb p\u00ebrfituara si k\u00ebshilltar n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1996-2001.<\/p>\n<p>Hamitaj tha se nj\u00eb prej pagesave ishte kryer nga babai i subjektit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb konsideruar si person tjet\u00ebr i lidhur. Nga hetimi ka rezultuar se babai i subjektit nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb 30 mij\u00eb euro, pasi ka rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 2.2 milion\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu, kan\u00eb rezultuar pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr pagesat e k\u00ebstit t\u00eb tret\u00eb dhe t\u00eb kat\u00ebrt, respektivisisht n\u00eb shumat 1.1 milion lek\u00eb dhe 1.6 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati Sollaku tha se vjehrri ishte konsideruar me t\u00eb padejt\u00eb si person tjet\u00ebr i lidhur, pasi ata i kishin dh\u00ebn\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ku rrinin vet\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb apartamentit q\u00eb ai kishte prenotuar dhe kishte kryer pages\u00ebn.<\/p>\n<p>Sollaku e kund\u00ebrshtoi edhe gjetjen tjet\u00ebr t\u00eb Komisionit se vlera e shitjes s\u00eb nj\u00eb trualli n\u00eb Golem n\u00eb vitin 2007 kundrejt \u00e7mimit 127 mij\u00eb euro, i deklaruar si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 140 m2 + nj\u00eb garazh, ishte disa her\u00eb m\u00eb i madh se \u00e7mimi i blerjes prej 10 mij\u00eb USD n\u00eb vitin 2000.<\/p>\n<p>Sollaku tha se kur ishte bler\u00eb, trualli kishte qen\u00eb tok\u00eb ar\u00eb dhe se kishte vendosur ta zhvillonte dhe ishte dakord\u00ebsuar me nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtimi. Ai tha se \u00e7mimi i shitjes p\u00ebrfaq\u00ebsonte pjes\u00ebn takuese n\u00eb objektin e nd\u00ebrtuar nga shoq\u00ebria dhe se ishin dakord\u00ebsuar t\u00eb shlyhej n\u00eb vler\u00eb monetare.<\/p>\n<p>Hamitaj tha se munges\u00eb burimesh \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr blerjen e dy apartamenteve dhe tre garazheve n\u00eb vitin 2010 kundrejt shum\u00ebs 300 mij\u00eb euro. Sipas relatorit, subjekti ka deklaruar si burime dy kredi, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 200 mij\u00eb euro dhe tjetr\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn 139 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti nuk ka specifikuar n\u00eb deklarime nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 100 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2010, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb pjese t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre pasurive. Hamitaj tha se duket se huadh\u00ebn\u00ebsi nuk ka pasur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr kursimin e vler\u00ebs 100 mij\u00eb euro n\u00eb momentin e transaksionit, megjith\u00ebse Sollaku ia ka kthyer k\u00ebt\u00eb vler\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb disbursuar kredia.<\/p>\n<p>Sollaku deklaroi se kishte arritur t\u00eb siguronte deklarimin DIVA t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb administruar nga huadhn\u00ebsi, prej nga rezultonte se kishte pasur 30 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. Ai shtoi se huadh\u00ebnia nuk ishte deklaruar, pasi ishte marr\u00eb dhe shlyer brenda vitit.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 70 m2 n\u00eb Kavaj\u00eb t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2009 me vler\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati Sollaku tha se t\u00eb ardhurat p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb t\u00eb ligjshme dhe se duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Ai shtoi se n\u00ebse do t\u00eb konsiderohej gjendja cash, balanca negative do t\u00eb mbetej n\u00eb shum\u00ebn 349 mij\u00eb lek\u00eb<\/p>\n<p>Po ashtu \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 2.6 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e vler\u00ebs 30 mij\u00eb euro p\u00ebr nj\u00eb apartament + verand\u00eb n\u00eb vitin 2013. Sollaku shpjegoi se kishte pasur njohje me nd\u00ebrtuesin, por pasi kishte shkuar p\u00ebr t\u00eb par\u00eb apartamentin, kishte konstatuar se nuk ishte ai q\u00eb pasqyrohej n\u00eb kontrat\u00eb dhe kishte k\u00ebrkuar revokimin.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshort\u00ebt Sollaku kan\u00eb rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip Citroen n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro. Si burim krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri \u00ebsht\u00eb deklaruar shuma e p\u00ebrfituar nga shitja e truallit n\u00eb Golem.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka shitur nj\u00eb apartament n\u00eb vitin 2005 n\u00eb Fier kundrejt shum\u00ebs 45 mij\u00eb USD, q\u00eb e kishte bler\u00eb dy vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.9 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka konsideruar si burim vler\u00ebn 45 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit n\u00eb 2005-\u00ebn, p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2007 n\u00eb Golem, pasi ka rezultuar se nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar gjendje cash n\u00eb vitet 2005 dhe 2006.<\/p>\n<p>Hamitaj shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb se nisur nga ky konstatim, nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare shuma e p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit n\u00eb Golem n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Komisioni nuk evidentoi mungesa burimesh p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb dhe nj\u00eb sht\u00ebpi + truall n\u00eb Fier t\u00eb dhuruar nga vjehrri i gjyqtares.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, relatori Hamitaj pohoi se subjekti i rivler\u00ebsimit kishte dor\u00ebzuar prova dhe shpjegime voluminoze, t\u00eb cilat do t\u00eb vler\u00ebsoheshin p\u00ebrpara vendimarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatua p\u00ebr 58 denoncime nga publike p\u00ebr gjyqtaren Zegjine Sollaku, nj\u00ebzet prej t\u00eb cilave ishin depozituar nga i nj\u00ebjti person. Sipas Hamitajt, mes denoncimeve nuk ishin gjetur indicie q\u00eb mund t\u00eb sjellin pasoja n\u00eb vler\u00ebsimin profesional \u2013p\u00ebr t\u00eb cilin u konstatuan vonesa n\u00eb fillimin e seancave apo dor\u00ebzimin e vendimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, avokati Theodhori Sollaku deklaroi se provat dhe shpjegimet e dor\u00ebzuara krijonin bindjen se pasurit\u00eb ishin krijuar me burime t\u00eb ligjshme dhe se subjekti i rivler\u00ebsimit duhet t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb mbahej m\u00eb 8 korrik, ora 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Zegjine Sollaku u mbrojt nga bashk\u00ebshorti i saj, Theodhori Sollaku, i cili pretendoi se t\u00eb gjitha transaksionet ishin kryer prej tij dhe se kishin burime t\u00eb ligjshme \u2013nd\u00ebrsa Komisioni i nxorri me 7 milion\u00eb lek\u00eb minus p\u00ebr t\u00eb justifikuar investimet n\u00eb pasurit\u00eb e paluajtshme.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73145,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[125,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sollaku-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Bashk\u00ebshort\u00ebt Zegjine dhe Theodhori Sollaku para fillimit t\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: LSA  ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73144"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73144"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73144\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73146,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73144\/revisions\/73146"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73145"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73144"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73144"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73144"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}