{"id":73150,"date":"2021-06-30T20:17:27","date_gmt":"2021-06-30T18:17:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjen-mungese-te-burimeve-financiare-per-prokurorin-ervin-karanxha\/2021\/06\/30\/"},"modified":"2023-04-06T21:22:29","modified_gmt":"2023-04-06T19:22:29","slug":"kpk-gjen-mungese-te-burimeve-financiare-per-prokurorin-ervin-karanxha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjen-mungese-te-burimeve-financiare-per-prokurorin-ervin-karanxha\/2021\/06\/30\/","title":{"rendered":"KPK gjen munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare p\u00ebr prokurorin Ervin Karanxha"},"content":{"rendered":"<p>Pas nj\u00eb serie k\u00ebrkesash p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e dy komisionereve dhe t\u00eb gjith\u00eb trupit gjykues, KPK relatoi gjetjet p\u00ebr prokurorin e Tiran\u00ebs, Ervin Karanxha, t\u00eb cilat lidheshin kryesisht me munges\u00ebn e 3.4 milion\u00eb lek\u00ebve n\u00eb analiz\u00ebn financiare si dhe \u2018hetime t\u00eb kufizuara\u2019.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79504\" aria-describedby=\"caption-attachment-79504\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/avokatet-e-Karanxhes-ne-KPK-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79504\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/avokatet-e-Karanxhes-ne-KPK--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"79504\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79504\" class=\"wp-caption-text\">P\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor\u00eb t\u00eb prokurorit Ervin Karanxha, Ndue Pjetra dhe Klodian Re\u00e7i n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Seanca e dyt\u00eb d\u00ebgjimore p\u00ebr prokurorin e Tiran\u00ebs, Ervin Karanxha zgjati rreth pes\u00eb or\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, ku p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tij ligjor\u00eb, Ndue Pjetra dhe Klodian Re\u00e7i paraqit\u00ebn nj\u00eb seri k\u00ebrkesash p\u00ebr p\u00ebrjashtime t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trupit gjykues.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, kryesuesja Etleda \u00c7iftja b\u00ebri me dije se k\u00ebrkesa e dor\u00ebzuar n\u00eb seanc\u00ebn parardh\u00ebse p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e komisioneres Valbona Sanxhaktari p\u00ebr konflikt interesi ishte rr\u00ebzuar nga nj\u00eb trup\u00eb tjet\u00ebr gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u00c7iftja b\u00ebri me dije gjithashtu se dy avokat\u00ebt kishin prokur\u00eb nga subjekti vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb paraqitur k\u00ebrkesa. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e prokurorit Karanxha deklaruan se kishin t\u00eb tjera k\u00ebrkesa paraprake p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs u debatua mes trup\u00ebs gjykuese dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve ligjor\u00eb lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e paraqitjes s\u00eb k\u00ebrkesave. \u00c7iftja k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb depozitoheshin nj\u00ebherazi, nd\u00ebrsa avokat\u00ebt Pjetra dhe Re\u00e7i pretenduan se sipas procedures, duhej t\u00eb dor\u00ebzoheshin nj\u00eb e nga nj\u00eb. Gjithashtu, ajo k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebrkesat t\u00eb dor\u00ebzoheshin n\u00eb sekretari, por avokat\u00ebt k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn q\u00eb t\u2019i relatonin t\u00eb gjitha shkaqet e ngritura n\u00eb to.<\/p>\n<p>Kur \u00c7iftja i tha avokatit Re\u00e7i se e urdh\u00ebronte ta dor\u00ebzonte k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb sekretari, ai i k\u00ebrkoi q\u00eb t\u2019i paraqiste nj\u00eb dispozit\u00eb ligjore lidhur me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, kryesuesja Etleda \u00c7iftja u t\u00ebrhoqi disa her\u00eb v\u00ebmendjen avokat\u00ebve Pjetra dhe Re\u00e7i p\u00ebr sjellje joetike, si dhe u b\u00ebri me dije se q\u00ebndrimi i tyre, ashtu si dhe i subjektit do t\u00eb konsiderohej gjat\u00eb vendimarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb 4 or\u00ebve, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Karanxh\u00ebs depozituan gjasht\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb tjera, nga t\u00eb cilat kat\u00ebr ishin p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e an\u00ebtares Valbona Sanxhaktari, me pretendimin se ata e kishin kall\u00ebzuar n\u00eb SPAK p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre.<\/p>\n<p>Sipas avokat\u00ebve, Karanxha konsideronte se Sanxhaktari nuk mund t\u00eb ishte e paanshme n\u00eb gjykim. Bashk\u00ebngjitur k\u00ebrkesave p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Sanxhaktarit, ata dor\u00ebzuan edhe nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr pezullim t\u00eb procesit deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e hetimeve nga SPAK.<\/p>\n<p>Po ashtu, ata depozituan k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e kryesueses Etleda \u00c7iftja, me pretendimin se kishin dor\u00ebzuar edhe ndaj saj nj\u00eb kall\u00ebzim penal n\u00eb SPAK me pretendimin se nuk kishte deklaruar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb aplikimin p\u00ebr pozicionin e komisioneres n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>\u201cKa fshehur t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbenin p\u00ebr moskualifikimin e saj. Mendojm\u00eb se mungon legjitimiteti i k\u00ebtij an\u00ebtari p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb gjykim,\u201d tha avokati Re\u00e7i nd\u00ebrsa vuri n\u00eb pik\u00ebpyetje edhe paanshm\u00ebrin\u00eb e saj n\u00eb proces.<\/p>\n<p>Trupi gjykues u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendim dhe deklaroi m\u00eb pas se gjasht\u00eb k\u00ebrkesat do t\u00eb shqyrtoheshin nga nj\u00eb trup\u00eb tjet\u00ebr gjykuese, nd\u00ebrsa u rr\u00ebzuan k\u00ebrkesat p\u00ebr pezullim t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cDerisa trupa tjet\u00ebr gjykuese t\u00eb shprehet mbi k\u00ebrkesat p\u00ebr p\u00ebrjashtim, kjo trup\u00eb gjykuese nuk do t\u00eb marr\u00eb vendim,\u201d tha \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Avokati Pjetra b\u00ebri nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e trup\u00ebs p\u00ebr nj\u00ebanshm\u00ebri, e cila do t\u00eb shqyrtohet s\u00ebrish nga nj\u00eb trup\u00eb tjet\u00ebr e KPK.<\/p>\n<p>\u00c7iftja u kujtoi avokat\u00ebve se nuk kishin tagrin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar Karanxh\u00ebn lidhur me gjetjet e hetimit administrativ dhe u k\u00ebrkoi atyre q\u00eb t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb zon\u00ebn e rezervuar p\u00ebr publikun. Avokat\u00ebt Pjetra dhe Re\u00e7i u larguan nga salla, duke i hapur rrug\u00ebn relatimit p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p><strong>Mungesat financiare<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstatoi se prokurori Ervin Karanxha dhe bashk\u00ebshortja e tij tashm\u00eb e shkarkuar nga KPK, Bernina Kondi nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 90.12 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2011 kundrejt \u00a0\u00e7mimit 8.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Pamela Qirko tha se n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019, prokurori Karanxha ka pasqyruar si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb me afat 25 vjet dhe kursime familjare.\u00a0 Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2011 ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga revokimi i nj\u00eb kontrate sip\u00ebrmarrje dhe kursimet.<\/p>\n<p>Sipas KPK, bashk\u00ebshortja e subjektit ka porositur nj\u00eb apartament n\u00eb Berat p\u00ebr vler\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb kur ajo punonte si gjyqtare n\u00eb at\u00eb qytet dhe ka p\u00ebrfituar kredi t\u00eb but\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsimin e strehimit n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMegjith\u00ebse bashk\u00ebshortja e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit ka vazhduar t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb qytetin e Beratit, e ka revokuar kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes dhe vler\u00ebn e marr\u00eb e ka p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb. Ka ndryshuar destinacioni i p\u00ebrdorimit t\u00eb kredis\u00eb s\u00eb p\u00ebrfituar me kushte leht\u00ebsuese, n\u00eb kund\u00ebrshtim me legjislacionin,\u201d tha Qirko.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar edhe mund\u00ebsin\u00eb e prokurorit Karanxha dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij tij p\u00ebr krijimin e kursimeve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit t\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2011-\u00ebn.<\/p>\n<p>Relatorja shtoi se nga hetimi ka rezultuar se subjekti nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e likujditeteve gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003-2008, kur ai ka \u00e7elur disa depozita; konkretisht n\u00eb shumat 10 mij\u00eb USD n\u00eb vitin 2006 dhe 3000 USD t\u00eb tjera n\u00eb gjendje cash si dhe nj\u00eb depozit\u00eb 10 mij\u00eb USD n\u00eb 2008-\u00ebn, nga e cila ka t\u00ebrhequr po at\u00eb vit 8000 USD.<\/p>\n<p>Qirko tha se subjekti nuk i ka deklaruar \u00e7eljet e depozitave, por n\u00eb shpjegimet p\u00ebr KPK, ai ka sqaruar se ka deklaruar t\u00eb gjitha gjendjet cash q\u00eb ka disponuar dhe m\u00eb pas i ka depozituar n\u00eb bank\u00eb, duke mos pasur asnj\u00eb q\u00ebllim p\u00ebr fshehje.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u tha se Karanxha ka deklaruar se ka disponzuar ve\u00e7mas nj\u00eb shum\u00eb 2.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2009, e cila ishte shtuar me nga 500 mij\u00eb lek\u00eb secili n\u00eb vitin 2010. Qirko tha n\u00eb seanc\u00eb se Karanxha dhe bashk\u00ebshortja e tij nuk kan\u00eb deklaruar pak\u00ebsime, ndaj n\u00eb vitin 2010 kan\u00eb disponuar 3.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Qirko solli n\u00eb v\u00ebmendje edhe nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb Karanxh\u00ebs n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2012, ku ai pohonte se dispononte n\u00eb gjendje cash n\u00eb sht\u00ebpi shum\u00ebn 20 mij\u00eb USD nga mbyllja e depozitave.<\/p>\n<p>Relatorja Qirko tha se duket se subjekti i rivler\u00ebsimit dhe bashk\u00ebshortja e tij nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb tret\u00eb n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>Si problem p\u00ebr pasurin\u00eb u relatua edhe nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion lek\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshortja e Karanxh\u00ebs ka deklaruar se e ka marr\u00eb n\u00eb vitin 2010 nga vajza e tezes s\u00eb saj, me q\u00ebllim likujdimin e nj\u00eb kredie t\u00eb 2005-\u00ebs. Edhe pse kredia \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga bashk\u00ebshortja e subjektit para se ata t\u00eb lidhnin martes\u00eb n\u00eb vitin 2009, Komisioni ka hetuar mbi mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebses p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj vlere me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Qirko tha se Karanxha dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb ndryshuar deklarimet lidhur me burimet\u00a0 e k\u00ebsaj huaje, pasi fillimisht \u00ebsht\u00eb pretenduar se vlera 1.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte kursimet e familjes s\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb tezes, nd\u00ebrsa gjat\u00eb hetimit administrativ \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar deklarat\u00eb noteriale e huadh\u00ebnses, ku ajo sqaron se ka marr\u00eb vet\u00eb hua nj\u00eb shum\u00eb 10 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb hapur nj\u00eb aktivitet privat, por q\u00eb nuk\u00a0 ka realizuar dot.<\/p>\n<p>Qirko tha n\u00eb seanc\u00eb se nga verifikimi i sistemit TIMS ka rezultuar se personi p\u00ebr t\u00eb cilin pretendohet se i ka dh\u00ebn\u00eb hua kush\u00ebrir\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes, nuk ka qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb momentin q\u00eb pretendohet transaksioni n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk u provua mund\u00ebsia e vajz\u00ebs s\u00eb tezes s\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb dhe p\u00ebr pasoj\u00eb rezultojn\u00eb se nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb,\u201d pohoi Qirko.<\/p>\n<p>Lidhur me pasurit\u00eb e trash\u00ebguara nga bashk\u00ebshortja e Karanxh\u00ebs si dhe t\u00eb nj\u00eb apartamenti t\u00eb bler\u00eb prej saj para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs, Qirko tha se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka kontribut dhe se hetimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri \u00ebsht\u00eb kryer gjat\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb gjyqtares Kondi.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, KPK gjeti pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn e 3.4 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK dhe Komisioni nuk kan\u00eb gjetur probleme p\u00ebr kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. Gjithashtu, Karanxha mori vler\u00ebsim pozitiv edhe p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Ndaj tij jan\u00eb depozituar gjithsej 26 denoncime nga publiku, ku p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje, Komisioni evidentoi se subjekti ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e heqjes dor\u00eb, pasi duket sikur ka shkaqe p\u00ebr an\u00ebsi n\u00eb hetim. Gjithashtu, Qirko tha se jan\u00eb v\u00ebrejtur raste kur n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e pushuara ose p\u00ebr ato q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillim, duket se nuk jan\u00eb kryer t\u00eb gjitha veprimet hetimore.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb verifikuar nga denoncimet e publikut, Qirko ngriti dyshime p\u00ebr favorizimin e t\u00eb pandehurve, pasi prokurori nuk ka kryer ankim.<\/p>\n<p>Ajo relatoi edhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera midis t\u00eb cilave evidentoi nj\u00eb rast t\u00eb hetimeve t\u00eb kufizuara. Qirko vijoi se Karanxha kishte k\u00ebrkuar d\u00ebnim n\u00ebn minimumin e parashikuar n\u00eb ligj, duke argumentuar se t\u00eb pandehurit kishin shfaqur pendim t\u00eb thell\u00eb, por pa e dokumentuar. Gjithashtu, ai kishte sjell\u00eb si arsye edhe mosh\u00ebn e vog\u00ebl t\u00eb t\u00eb pandehurve, por nga verifikimi kishte rezultuar se ai me mosh\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl ishte 27 vje\u00e7, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt ishin nga 33 deri 47 vje\u00e7.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, kryesuesja Etleda \u00c7iftja theksoi se subjekti ishte njoftuar rregullisht p\u00ebr gjith\u00eb rezultetet e hetimit administrative si dhe p\u00ebr seancat d\u00ebgjimore. KPK njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohej m\u00eb 7 korrik, ora 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas nj\u00eb serie k\u00ebrkesash p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e dy komisionereve dhe t\u00eb gjith\u00eb trupit gjykues, KPK relatoi gjetjet p\u00ebr prokurorin e Tiran\u00ebs, Ervin Karanxha, t\u00eb cilat lidheshin kryesisht me munges\u00ebn e 3.4 milion\u00eb lek\u00ebve n\u00eb analiz\u00ebn financiare si dhe \u2018hetime t\u00eb kufizuara\u2019.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73151,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/avokatet-e-Karanxhes-ne-KPK-.jpg","fifu_image_alt":"P\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor\u00eb t\u00eb prokurorit Ervin Karanxha, Ndue Pjetra dhe Klodian Re\u00e7i n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73150"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73150"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73150\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73152,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73150\/revisions\/73152"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73151"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73150"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73150"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73150"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}