{"id":73168,"date":"2021-06-28T13:26:42","date_gmt":"2021-06-28T11:26:42","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-atalanta-zeqiraj-jep-shpjegime-per-apartamentet-e-babait\/2021\/06\/28\/"},"modified":"2023-04-06T21:23:39","modified_gmt":"2023-04-06T19:23:39","slug":"gjyqtarja-atalanta-zeqiraj-jep-shpjegime-per-apartamentet-e-babait","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-atalanta-zeqiraj-jep-shpjegime-per-apartamentet-e-babait\/2021\/06\/28\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj jep shpjegime p\u00ebr apartamentet e babait"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs, Atlanta Zeqiraj dha shpjegime t\u00eb p\u00ebrmbledhura n\u00eb KPK lidhur me dy apartamente t\u00eb blera nga i ati nd\u00ebrtues, q\u00eb ajo i ka p\u00ebrdorur pa pages\u00eb. Zeqiraj mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79440\" aria-describedby=\"caption-attachment-79440\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Atalanta-Zeqiraj-KPK-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79440\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Atalanta-Zeqiraj-KPK--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"79440\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79440\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj (djathtas) pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs, Atalanta Zeqiraj u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 28 qershor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjmore paraqiti q\u00ebndrimin e saj p\u00ebr gjetjet n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit. Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Zeqiraj po kryhet nga trupi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftjan. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Atalanta Zeqiraj p\u00ebrfundoi Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2014 dhe pas nj\u00eb periudhe stazhi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, e ushtron funksionin prej 7 vitesh n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u relatuan m\u00eb s\u00eb shumti konstatime lidhur me pasurin\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim dhe zot\u00ebrim, q\u00eb kan\u00eb si burim t\u00eb ardhurat e siguruara nga babai i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, prej aktivitetit t\u00eb tij privat &#8211; gjetje p\u00ebr t\u00eb cilat Zeqiraj foli shkurtimisht.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin. Relatori Ilia tha se nuk jan\u00eb gjetur probleme edhe n\u00eb 6 denoncimet e kryera nga publiku p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Zeqiraj ka deklaruar p\u00ebrdorimin pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 74 m2 n\u00eb Vlor\u00eb, t\u00eb bler\u00eb nga babai i saj n\u00eb vitin 2015 kundrejt \u00e7mimit 3.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ilia tha se pagesa e vler\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri rezulton t\u00eb jet\u00eb kryer nga babai i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Ai shtoi se babai i gjyqtares rezultonte t\u00eb ishte ortak i vet\u00ebm i nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb regjistruar prej tij n\u00eb vitin 1996, q\u00eb operon n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Sipas relatorit Ilia, subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2015 burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie dhe se dokumentet e dor\u00ebzuara prej saj deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment procedural t\u00eb rivler\u00ebsimit, nuk sqarojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteruese burimin e ligjsh\u00ebm q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se gjyqtarja Zeqiraj ka p\u00ebrdorur pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim edhe nj\u00eb apartament tjet\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nga i ati n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2014. Sipas Ilias, subjekti ka pretenduar se babai nuk mund t\u00eb jet\u00eb person i lidhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, pasi nuk \u00ebsht\u00eb pasuri e dhuruar prej tij. Ajo ka dor\u00ebzuar edhe dokumentacionin e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb zot\u00ebruar nga i ati lidhur me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cApartamenti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2014, kur subjekti i rivler\u00ebsimit po kryente stazhin. Nuk \u00ebsht\u00eb povuar legjitimiteti i vler\u00ebs 50 mij\u00eb euro q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie nga babai\u201d, tha relatori Ilia.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar edhe pasurin\u00eb q\u00eb zot\u00ebron bashk\u00ebjetuesi i gjyqtares, Sh.Xh., nj\u00eb autovetur\u00eb tip Benz i bler\u00eb n\u00eb vitin 2014 n\u00eb shum\u00ebn 5000 euro, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Zeqiraj ka shpjeguar se e ka dh\u00ebn\u00eb babai i saj n\u00eb form\u00eb ndihme.<\/p>\n<p>Ilia pohoi se dokumentacioni i dor\u00ebzuar prej subjektit p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat e t\u00eb atit nga shoq\u00ebria q\u00eb ai administron, nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar burimin e ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ai shtoi se subjekti nuk ka provuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteruese edhe burimin e krijimit t\u00eb nj\u00eb vlere 200 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb dhuruar nga babai n\u00eb vitin 2014. Sipas KPK, subjekti nuk e ka pasqyruar dhurimin e k\u00ebsaj shume n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2014, por vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb t\u00eb vitit 2015. Ilia sqaroi se subjekti kishte shpjeguar se mosdeklarimi kishte qen\u00eb nj\u00eb harres\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj, gjyqtarja Atalanta Zeqiraj fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr hetimin administrativ t\u00eb kryer p\u00ebr procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb saj. \u201cJam dakord me procesin dhe u q\u00ebndroj t\u00eb gjitha shpjegimeve me shkrim. Nga momenti q\u00eb kam nisur detyr\u00ebn, jam p\u00ebrpjekur t\u00eb jem e ndershme dhe profesioniste, edhe pse n\u00eb Vlor\u00eb ku e kam ushtruar detyr\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb aq e leht\u00eb,\u201d pohoi Zeqiraj.<\/p>\n<p>Ajo evidentoi se gjetjet jan\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb nga babai. \u201cAi ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte \u00e7do prind\u201d, tha Zeqiraj dhe shpjegoi se ishte ndar\u00eb nga prind\u00ebrit q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 10 vje\u00e7e, pasi ishte arsimuar n\u00eb kolegj.<\/p>\n<p>Zeqiraj theksoi se babai e kishte bler\u00eb apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb kur ajo kishte qen\u00eb n\u00eb stazh, nd\u00ebrsa apartamentin n\u00eb Vlor\u00eb, e kishte bler\u00eb para se ajo t\u00eb kishte gjykuar ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb gjykat\u00ebn e rrethit t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKam qen\u00eb shtatz\u00ebn\u00eb kur u dekretova. Nuk kam dashur t\u00eb ma dhuroj\u00eb dhe do e blej vet\u00eb apartamentin tim. Kam dashur t\u00eb bazohem tek shpatullat e mia. Un\u00eb kam marr\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb makin\u00eb dhe 200 mij\u00eb lek\u00eb nga babai,\u201d pohoi Zeqiraj dhe shpjegoi se deri tani nuk kishte mundur t\u00eb blinte sht\u00ebpin\u00eb e saj, pasi kursimet i kishte shpenzuar p\u00ebr sh\u00ebndetin e f\u00ebmij\u00ebs.<\/p>\n<p>Zeqiraj theksoi se n\u00eb shpjegimet e dh\u00ebna n\u00eb Komision e kishte provuar pozicionin e saj real me k\u00ebto dy pasuri.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton gjendjen e subjektit n\u00eb situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit, pasi deri n\u00eb vitin 2016 ajo ka figuruar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn certifikat\u00eb familjare me familjen e origjin\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i ati ka p\u00ebrfituar fonde publike.<\/p>\n<p>Duke iu referuar ndryshimeve ligjore t\u00eb vitit 2014 t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr parandalimin e konfliktit t\u00eb interesave n\u00eb ushtrimin e funksioneve publike\u201d, relatori Ilia tha se subjekti i rivler\u00ebsimit duket se ka qen\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb k\u00ebtij ligji gjat\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb fondeve publike nga shoq\u00ebria e t\u00eb atit. Ai tha se Zeqiraj ka dor\u00ebzuar dokumente dhe shpjegime q\u00eb do t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb vendimarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin p\u00ebr konliktin e interesit, Zeqiraj shpjegoi se ishte njoftuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb n\u00eb vitin 2015 nga Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI. Ajo shtoi se kishte njoftuar menj\u00ebher\u00eb t\u00eb atin dhe ai kishte dhuruar kuotat.<\/p>\n<p>\u201cNga viti 2015 e n\u00eb vijim, babai nuk ka fituar asnj\u00eb pun\u00eb publike n\u00eb Vlor\u00eb. Nuk kam gjykuar asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr institucionet n\u00eb t\u00eb cilat shoq\u00ebria e zot\u00ebruar prej babait ka p\u00ebrfituar pun\u00eb publike\u201d, theksoi gjyqtarja Zeqiraj.<\/p>\n<p>Subjekti iu p\u00ebrgjigj edhe interesit t\u00eb an\u00ebtares s\u00eb trupit gjykues, Etleda \u00c7iftja lidhur me situat\u00ebn e saj kur ishin bler\u00eb dy apartamentet. Zeqiraj shpjegoi se nga tetori i vitit 2014 deri n\u00eb shtator t\u00eb 2015-\u00ebs, s\u00eb bashku me magjistrat\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb brezit t\u00eb saj, kishin pritur dekretimin.<\/p>\n<p>Ajo sqaroi se apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb e kishte p\u00ebrdorur vet\u00ebm p\u00ebr disa muaj dhe se gjat\u00eb koh\u00ebs tjet\u00ebr ishte n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb v\u00ebllait. P\u00ebr apartamentin n\u00eb Vlor\u00eb, Zeqiraj pohoi se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur prej saj n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs, ve\u00e7 rastit t\u00eb t\u00ebrmetit t\u00eb dy viteve m\u00eb par\u00eb dhe gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb plazhit, kur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur edhe nga familjar\u00ebt.<\/p>\n<p>Zeqiraj k\u00ebmb\u00ebnguli se babai nuk mund t\u00eb konsiderohej person i lidhur, pasi nuk ia kishte dhuruar k\u00ebto pasuri.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme paraprake e kryer nga KPK, ka rezultuar nj\u00eb blanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 314 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Ilia pohoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb vlera 3.8 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 2014. Ai vijoi se, n\u00ebse nuk t\u00eb arrihet t\u00eb provohet burimi i ligjsh\u00ebm q\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe vlera 200 mij\u00eb lek\u00eb e dhuruar n\u00eb vitin 2014, pasi deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb hetimit administrativ nuk \u00ebsht\u00eb provuar ligjshm\u00ebria e burimit. Relatori Ilia pohoi se gjith\u00eb provat dhe shpjegimet e dor\u00ebzuara nga subjekti t\u00eb vler\u00ebsohen para vendimarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtarja Atalanta Zeqiraj deklaroi se k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb e kishte par\u00eb si nj\u00eb sakrific\u00eb dhe jo si privilegj. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 30 qershor, ora 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs, Atlanta Zeqiraj dha shpjegime t\u00eb p\u00ebrmbledhura n\u00eb KPK lidhur me dy apartamente t\u00eb blera nga i ati nd\u00ebrtues, q\u00eb ajo i ka p\u00ebrdorur pa pages\u00eb. Zeqiraj mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73169,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[148,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Atalanta-Zeqiraj-KPK-.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj (djathtas) pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73168"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73168"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73168\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73170,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73168\/revisions\/73170"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73169"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73168"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73168"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73168"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}