{"id":73171,"date":"2021-06-28T11:00:23","date_gmt":"2021-06-28T09:00:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjyqtari-tomorr-kullolli-deshtoi-te-provonte-burimet-e-pasurise\/2021\/06\/28\/"},"modified":"2023-04-06T21:23:49","modified_gmt":"2023-04-06T19:23:49","slug":"kpk-gjyqtari-tomorr-kullolli-deshtoi-te-provonte-burimet-e-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjyqtari-tomorr-kullolli-deshtoi-te-provonte-burimet-e-pasurise\/2021\/06\/28\/","title":{"rendered":"KPK: Gjyqtari Tomorr Kullolli d\u00ebshtoi t\u00eb provonte burimet e pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e zbardhur, KPK arsyeton se gjyqtari i Elbasanit, Tomorr Kullolli nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave nga dy shoq\u00ebri ku ishte aksioner, si dhe u konstatua gjendja n\u00eb konflikt interesi me detyr\u00ebn e tij n\u00eb k\u00ebto marrdh\u00ebnie financiare.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79181\" aria-describedby=\"caption-attachment-79181\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Tomorr-Kullolli.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-79181 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Tomorr-Kullolli-600x396.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"396\" data-id=\"79181\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79181\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Tomorr Kullolli n\u00eb KPK.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi m\u00eb 9 qershor 2021 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Elbasan, Tomorr Kullolli, pasi u gjet\u00ebn mungesa financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve gjat\u00eb viteve.<\/p>\n<p>Gjithashtu, konstatohet gjendja n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, pasi gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb gjyqtarit, Kullolli ka qen\u00eb zot\u00ebrues aktiv i aksioneve n\u00eb dy shoq\u00ebri. Edhe pse vitet e fundit, subjekti kishte caktuar nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues dhe vet\u00eb ishte aksioner pasiv, Komisioni arsyeton se nj\u00ebra prej shoq\u00ebrive ishte p\u00ebrfituese e tenderave publik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Lulzim Hamitajn dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen, vler\u00ebsojn\u00eb se Kullolli ka mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim pjes\u00ebrisht bashk\u00ebpunues me Komisionin, duke dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje jo t\u00eb plota dhe nuk ka paraqitur n\u00eb afatet e caktuara, as shpjegime dhe as dokumentacion ligjor mb\u00ebshtet\u00ebs n\u00eb lidhje me burimet financiare t\u00eb pasurive t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Tomorr Kullolli e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe punoi prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Elbasan. N\u00eb vitin 2019, Policia e Shtetit e denoncoi publikisht Kullollin p\u00ebr vendimin e pushimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes penale dhe t\u00eb lirimit nga burgu t\u00eb Florenc \u00c7apjes, nj\u00eb person me precedent\u00eb penal\u00eb q\u00eb akuzohej nga Prokuroria p\u00ebr vrasje t\u00eb mbetur n\u00eb tentativ\u00eb dhe arm\u00ebmbajtje pa leje.<\/p>\n<p>Trupi gjykues thekson se subjekti i rivler\u00ebsimit, p\u00ebrpos shpjegimeve jo bind\u00ebse dhe pretendimeve q\u00eb mbeten n\u00eb nivel deklarativ, ka d\u00ebshtuar t\u00eb provoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive q\u00eb zot\u00ebron.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 pagave, gjyqtari Kullolli ka deklaruar si burime p\u00ebr krijimin e pasurive edhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga ndarja e dividentit dhe shitja e aksioneve nga shoq\u00ebrit\u00eb ku ishte aksioner; dhurimin e shum\u00ebs 9.3 milion\u00eb lek\u00eb nga babai si dhe disa hua.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse subjekti ka p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 2000 t\u00eb ardhura n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 721 mij\u00eb lek\u00eb nga ndarja e dividentit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ku ishte aksioner &#8211; Komisioni konstaton se ai nuk ka deklaruar ndonj\u00eb gjendje t\u00eb disponuar cash n\u00eb banes\u00eb apo likuiditete t\u00eb tjera, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb kishin sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 67.4 m2 n\u00eb Elbasan n\u00eb vitin 2004, p\u00ebr \u00e7mimin 1 milion e 950 mij\u00eb lek\u00eb, ashtu si ai ka pretenduar.<\/p>\n<p>KPK evidenton se Kullolli ka d\u00ebshtuar t\u00eb provoj\u00eb edhe burimin financiar q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e aksioneve n\u00eb dy shoq\u00ebrit\u00eb n\u00eb vitin 1996.\u00a0 Sipas trupit gjykues, ai nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb sasin\u00eb valutore t\u00eb letrave me vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat ka pretenduar se jan\u00eb poseduar fillimisht nga gjyshi, babai dhe xhaxhai i tij, q\u00eb i kishin p\u00ebrfituar si t\u00eb persekutuar politik\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;[&#8230;]edhe n\u00ebse do t\u00eb konsiderohej i mir\u00ebqen\u00eb burimi i ligjsh\u00ebm i blerjes s\u00eb aksioneve n\u00eb fjal\u00eb, s\u00ebrish do t\u00eb gjendeshim p\u00ebrball\u00eb munges\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs mbi zot\u00ebrimin faktik dhe mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve financiare t\u00eb p\u00ebrfituara nga dividend\u00ebt e shoq\u00ebrive aksionare t\u00eb lartp\u00ebrmendura, pasi nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar kursimi n\u00eb gjendje cash dhe as nuk \u00ebsht\u00eb provuar pagesa e tatimit mbi shumat e p\u00ebrfituara nga dividend\u00ebt,&#8221; v\u00ebren trupi gjykues.<\/p>\n<p>Trupi gjykues konstaton se nuk \u00ebsht\u00eb provuar edhe pretendimi tjet\u00ebr i subjektit se k\u00ebto tatime jan\u00eb paguar nga vet\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb kan\u00eb gjeneruar dividend.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, KPK ka analizuar mund\u00ebsin\u00eb e kursimit t\u00eb Kullollit dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, duke filluar nga janari i vitit 2004 dhe deri n\u00eb dat\u00ebn e kryerjes s\u00eb transaksionit n\u00eb muajin shtator, prej nga ka rezultuar munges\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb mas\u00ebn 1 milion e 572 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e ngjashme \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 134 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2014, kundrejt \u00e7mimit 69 mij\u00eb e 371 euro.<\/p>\n<p>Duke filluar nga viti 2008, Kullolli ka deklaruar \u00e7do vit t\u00eb ardhura nga dh\u00ebnia me qira e apartamentit n\u00eb Elbasan, t\u00eb kthyer n\u00eb ambient sh\u00ebrbimi. N\u00eb deklarat\u00ebn veting ai ka sh\u00ebnuar t\u00eb ardhura n\u00eb total n\u00eb shum\u00ebn 4,8 milion\u00eb lek\u00eb nga qiradh\u00ebnia e k\u00ebsaj prone, por n\u00eb vendim thuhet se, bazuar n\u00eb kontratat e qiras\u00eb t\u00eb disponuara nga Komisioni, jan\u00eb p\u00ebrllogaritur t\u00eb ardhura n\u00eb shum\u00ebn totale prej 990 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga shqyrtimi i deklaratave periodike t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti, \u00ebsht\u00eb konstatuar se, duke filluar nga viti 2003 dhe deri n\u00eb 2013-\u00ebn, ai nuk ka deklaruar disponimin n\u00eb banes\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb gjendje monetare cash, likuiditete apo kursime q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Nisur nga moskonsiderimi i t\u00eb ardhurave t\u00eb pretenduara prej subjektit, ka rezultuar pamjaftueshm\u00ebri n\u00eb vler\u00ebn 7.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 59 mij\u00eb euro t\u00eb kryer n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi ka rezultuar edhe p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb prill t\u00eb vitit 2014 n\u00eb shum\u00ebn 10,371 euro.<\/p>\n<p>Kullolli ka deklaruar n\u00eb vitin 2014 shitjen e gjysm\u00ebs s\u00eb aksioneve t\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb shumat p\u00ebrkat\u00ebsisht 2 milion\u00eb 755 mij\u00eb lek\u00eb dhe 1 milion lek\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat arsye si ato p\u00ebr vler\u00ebn e p\u00ebrfituar nga ndarja e dividentit n\u00eb vitin 2000, Komisioni nuk i ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Po ashtu, trupi gjykues nuk e quan t\u00eb bazuar pretendimin tjet\u00ebr t\u00eb subjektit, se babai i ka dhuruar shum\u00ebn 9.3 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2011, pavar\u00ebsisht se ky transaksion \u00ebsht\u00eb formalizuar n\u00eb 2012-\u00ebn. Komisioni evidenton se n\u00eb deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb l\u00ebshuar nga babai i Kullollit mbi dhurimin e shum\u00ebs prej 9,3 milion\u00eb lek\u00ebsh, konstatohet se ai shprehet qart\u00eb t\u00eb ket\u00eb dor\u00ebzuar shum\u00ebn monetare n\u00eb duart e subjektit pas dat\u00ebs 9 dhjetor 2012, kur jan\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb.<\/p>\n<p>Kullolli ka sqaruar se babai e ka p\u00ebrfituar vler\u00ebn 9.3 milion\u00eb lek\u00eb nga dh\u00ebnia me qira e tokave p\u00ebr kullota. Ai \u00ebsht\u00eb shprehur se, p\u00ebr shkak se babai ka qen\u00eb n\u00eb proces gjyq\u00ebsor p\u00ebr marrjen e tokave dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb dokumenteve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, nuk ka mundur t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb kontrata qiraje dhe t\u00eb paguaj\u00eb tatimet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Pasi Komisioni ka kryer p\u00ebrllogaritjet bazuar n\u00eb dokumentet q\u00eb \u00ebsht\u00eb mundur t\u00eb administrohen gjat\u00eb hetimit, ka konkluduar se babai i subjektit ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 6.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb kursyer vler\u00ebn 9.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare edhe t\u00eb ardhurat nga shitja e tok\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit n\u00eb vitin 2013, pasi nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar apo provuar kursimi i tyre dhe disponimi n\u00eb gjendje cash deri n\u00eb vitin 2014, kur \u00ebsht\u00eb kryer pagesa e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb Kullollit \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi me dy kate n\u00eb Elbasan n\u00eb vitin 2006, me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimore 89 m2 dhe truall 255 m2, p\u00ebr \u00e7mimin 6.8 milion\u00eb lek\u00eb. Si burime p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie Kullolli ka deklaruar pes\u00eb huamarrje; dy nga 2 milion\u00eb lek\u00eb; dy nga 1 milion lek\u00eb dhe nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 5000 euro.<\/p>\n<p>Trupi gjykues v\u00ebren se subjekti nuk ka paraqitur dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat e huadh\u00ebn\u00ebsve, duke d\u00ebshtuar t\u00eb provoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteruese burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin e Kullollit se, n\u00ebse nuk do t\u00eb konsideroheshin huat\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare, at\u00ebher\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfshiheshin edhe shpenzimet p\u00ebr kthimin e tyre &#8211; komisioni veren se nuk jan\u00eb ngritur dyshime p\u00ebr fiktivitet n\u00eb deklarimin e huave, pasi marrja dhe shlyerja e tyre jan\u00eb pasqyruar nd\u00ebr vite. &#8220;\u2026por \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb provohet burimi i ligjsh\u00ebm i shumave t\u00eb p\u00ebrfituara nga subjekti n\u00ebp\u00ebrmjet huazimeve n\u00eb fjal\u00eb&#8221;, konstaton trupi gjykues.<\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se Kullolli ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr shpenzimet p\u00ebr shkollimin e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb vitet 2015 dhe 2016 n\u00eb Franc\u00eb dhe n\u00eb Itali, kur ka deklaruar se ka shpenzuar respektivisht p\u00ebr secilin vit 19,250 euro dhe 25 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konkluduar se Kullolli dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn totale 37.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve.<\/p>\n<p>Trupi gjykues thekson se edhe n\u00ebse do t\u00eb pranoheshin pretendimet e subjektit p\u00ebr shumat e p\u00ebrfituara nga djali n\u00eb form\u00ebn e bursave t\u00eb studimit, si dhe n\u00ebse nuk do t\u00eb konsideroheshin shpenzimet p\u00ebr kthimet e huave, rezultati i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i analiz\u00ebs financiare do t\u00eb ndryshonte nga 37,5 milion\u00eb lek\u00eb minus n\u00eb 31,3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e zbardhur, KPK arsyeton se gjyqtari i Elbasanit, Tomorr Kullolli nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave nga dy shoq\u00ebri ku ishte aksioner, si dhe u konstatua gjendja n\u00eb konflikt interesi me detyr\u00ebn e tij n\u00eb k\u00ebto marrdh\u00ebnie financiare.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73172,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,362],"tags":[200,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Tomorr-Kullolli.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Tomorr Kullolli n\u00eb KPK. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73171"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73171"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73171\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73173,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73171\/revisions\/73173"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73172"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73171"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73171"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73171"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}