{"id":73177,"date":"2021-06-25T18:03:02","date_gmt":"2021-06-25T16:03:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kreu-i-prokurorise-se-elbasanit-kreshnik-ajazi-perballet-me-vetingun\/2021\/06\/25\/"},"modified":"2023-04-06T21:24:11","modified_gmt":"2023-04-06T19:24:11","slug":"kreu-i-prokurorise-se-elbasanit-kreshnik-ajazi-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kreu-i-prokurorise-se-elbasanit-kreshnik-ajazi-perballet-me-vetingun\/2021\/06\/25\/","title":{"rendered":"Kreu i Prokuroris\u00eb s\u00eb Elbasanit, Kreshnik Ajazi p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Ajazi dha shpjegime p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara prej tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb KPK nuk relatoi probleme dometh\u00ebn\u00ebse me pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79413\" aria-describedby=\"caption-attachment-79413\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Kreshnik-Ajazi-pas-seances-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79413\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Kreshnik-Ajazi-pas-seances--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"79413\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79413\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Kreshnik Ajazi (djathtas) pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Elbasanit, Kreshnik Ajazi u p\u00ebrball t\u00eb premten me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u evidentuan gjetjet e hetimit administrativ n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebr prokurorin Ajazi kryesohet nga Roland Ilia, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtare Genta Tafa Bungon. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Francesco Ciardi.<\/p>\n<p>Kreshnik Ajazi p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2010 dhe pas nj\u00eb periudhe stazhi n\u00eb prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, u em\u00ebrua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs. M\u00eb von\u00eb ai u transferua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe n\u00eb vitin 2019 u komandua si drejtues n\u00eb Elbasan. M\u00eb 26 mars 2021, Ajazi u caktua nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Pokuroris\u00eb si drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Elbasanit me nj\u00eb mandat 3 vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb premten nuk u evidentuan probleme dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr pasurin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prokurori Ajazi u pyet dhe dha shpjegime p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara prej tij.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb disa llogari rrjedh\u00ebse t\u00eb deklaruara prej Ajazit, si dhe p\u00ebr dy depozita &#8211; nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 50 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb hapur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij nga e \u00ebma n\u00eb vitin 1997 si dhe nj\u00eb depozit\u00eb tjet\u00ebr pa afat n\u00eb shum\u00ebn 17 500 euro. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, Ajazi ka deklaruar si burime krijimi kursimet n\u00eb cash nga viti 2007 e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Relatorja Bekteshi tha se p\u00ebr shkak se Ajazi figuron n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn certifikat\u00eb familjare me prind\u00ebrit dhe v\u00ebllan\u00eb, n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2009-2016 jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e p\u00ebrbashk\u00ebta, prej nga ka rezultuar se subjekti ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursej\u00eb shum\u00ebn e depozituar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, prind\u00ebrit e subjektit kan\u00eb rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr dhurimin e vler\u00ebs 200 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2009, pasi kan\u00eb rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 549 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas Bekteshit, subjekti ka shpjeguar se prind\u00ebrit kan\u00eb pasur n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb edhe t\u00eb ardhura t\u00eb siguruara nga pun\u00ebsimi i v\u00ebllait n\u00eb emigrim, n\u00eb Greqi dhe n\u00eb Kanada.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe n\u00eb pasurit\u00eb e familjar\u00ebve. Sipas Bekteshit, v\u00ebllai i subjektit ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb blej\u00eb nj\u00eb autovetur\u00eb tip \u201cBenz\u201d n\u00eb shum\u00ebn 850 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2014, si burim krijimi t\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb e marr\u00eb nga n\u00ebna e tyre. Komisionit i ka rezultuar se v\u00ebllai i subjektit ka pasur burime t\u00eb ligjshme edhe p\u00ebr krijimin kursimeve cash n\u00eb shum\u00ebn 5000 euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 293 m2 dhe nj\u00eb sht\u00ebpi nj\u00ebkat\u00ebshe n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb e zot\u00ebron familja Ajazi, subjekti ka deklaruar se punimet p\u00ebr banes\u00ebn kan\u00eb nisur n\u00eb vitin 1996 dhe kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb 1999-\u00ebn, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2005 ishte aplikuar p\u00ebr legalizimin e objektit.<\/p>\n<p>Bekteshi tha se kjo pasuri ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb krijuar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs nga prokurori Ajazi dhe se n\u00eb veprimet e t\u00eb atit p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe legalizimin nuk jan\u00eb gjetur probleme.<\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK i ka vendosur Komisionit n\u00eb dispozicion t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb reja p\u00ebr Ajazin dhe ka k\u00ebrkuar vler\u00ebsimin e tyre. Vet\u00eb DSIK e ka vler\u00ebsuar Ajazin t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs n\u00eb t\u00eb dy raportet.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto informacione, Bekteshi tha se prokuori Ajazi \u00ebsht\u00eb pyetur lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr leht\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb nga \u201carrest n\u00eb burg\u201d n\u00eb \u201cdetyrim paraqitje\u201d p\u00ebr shtetasit S.M. dhe A.M., t\u00eb ndaluar pasi n\u00eb pron\u00ebn e tyre \u00ebsht\u00eb gjetur nj\u00eb arm\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ishte kryer nj\u00eb vrasje. Relatorja v\u00ebrejti se vet\u00eb Prokuroria i cil\u00ebsonte k\u00ebta persona me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore dhe nj\u00ebri kishte rezultuar me precedent\u00eb penal\u00eb t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka th\u00ebn\u00eb se ndryshimi \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar pas kryerjes s\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes,\u201d pohoi Bekteshi.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, prokurori Kreshnik Ajazi deklaroi dakord\u00ebsin\u00eb me rezultatet e hetimit administrativ. N\u00eb shpjegimet e tij ai u ndal fillimisht n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen lidhur me ndryshimin e masave t\u00eb siguris\u00eb ndaj S.M. dhe A.M..<\/p>\n<p>Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb hetim dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, nuk mund t\u00eb jepte shpjegime t\u00eb holl\u00ebsishme. Ajazi deklaroi se k\u00ebrkesa p\u00ebr ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb kishte ardhur pasi ishte kryer nj\u00eb analiz\u00eb e rrethanave t\u00eb ngjarjes.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, arma e zjarrit me t\u00eb cil\u00ebn ishte kryer nj\u00eb vrasje dyshohej se ishte vendosur n\u00eb ambjentet q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb S.M. dhe A.M. me q\u00ebllim devijimin e hetimeve.<\/p>\n<p>I pyetur nga Bekteshi lidhur me situat\u00ebn e vendimarrjes p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr leht\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr k\u00ebta dy persona, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb prokuroria i konsideronte me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore, Ajazi deklaroi se ishin t\u00eb detyruar q\u00eb t\u00eb bazoheshin tek provat, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin subjektet n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p>Ai shtoi se vendimarrja p\u00ebr leht\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ishte kryer pasi ishin verifikuar pamjet filmike si dhe tabulatet telefonike t\u00eb dy t\u00eb ndaluarve. \u201cSendi u gjend 7 dit\u00eb pas ngjarjes, 50 kilometra larg vendit t\u00eb ngjarjes. Se si policia shkoi tek ky send, \u00ebsht\u00eb ende edhe sot objekt hetimi,\u201d pohoi Ajazi dhe shtoi se arma ishte pastruar, pasi nuk gjendej asnj\u00eb gjurm\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ i kryer prej Komisionit p\u00ebr profesionalizmin \u00ebsht\u00eb konstatuar se vendimet e marra nga prokurori Ajazi jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga verifikimi i ankesave ndaj prokurorit Ajazit, Komisioni ka evidentuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vitit 2012 lidhur me nj\u00eb hetim ndaj tij p\u00ebr shkelje t\u00eb rregullave t\u00eb qarkullimit rrugor. Bekteshi sqaroi se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, Ajazi \u00ebsht\u00eb pezulluar nga detyra, por pas pushimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes nga Prokuroria e Fierit, Ajazi ishte kthyer n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Bekteshit, nj\u00eb tjet\u00ebr kall\u00ebzim ndaj prokurorit p\u00ebr \u201cfalsifikim\u201d dhe \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d \u00ebsht\u00eb kryer nga ish-prokurori Dritan Gina, por \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb pushuar nga Prokuroria e Tiran\u00ebs. N\u00eb seanc\u00eb u tha se nga verifikimi i akteve t\u00eb k\u00ebsaj dosje nuk jan\u00eb gjetur probleme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u evidentuan 13 denoncime nga publiku, p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb s\u00eb cilave nuk jan\u00eb gjetur indicie.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Ajazi k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 30 qershor, ora 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Ajazi dha shpjegime p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara prej tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb KPK nuk relatoi probleme dometh\u00ebn\u00ebse me pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73178,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,131],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Kreshnik-Ajazi-pas-seances-.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Kreshnik Ajazi (djathtas) pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73177"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73177"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73177\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73179,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73177\/revisions\/73179"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73178"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73177"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73177"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73177"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}