{"id":73210,"date":"2021-06-22T16:18:59","date_gmt":"2021-06-22T14:18:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vetingu-i-munguar-i-elisabeta-imerajt-kthehet-ne-ceshtje-nderkombetare\/2021\/06\/22\/"},"modified":"2023-04-06T21:25:24","modified_gmt":"2023-04-06T19:25:24","slug":"vetingu-i-munguar-i-elisabeta-imerajt-kthehet-ne-ceshtje-nderkombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vetingu-i-munguar-i-elisabeta-imerajt-kthehet-ne-ceshtje-nderkombetare\/2021\/06\/22\/","title":{"rendered":"Vetingu i munguar i Elisabeta Imerajt kthehet n\u00eb \u00e7\u00ebshtje nd\u00ebrkomb\u00ebtare"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb reagime t\u00eb paprecedenta, ambasador\u00ebt e SHBA dhe BE si dhe bordi i ONM mb\u00ebshtet\u00ebn publikisht rekomandimin e v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb Elisabeta Imerajt dhe e konsideruan k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje si test p\u00ebr integritetin e procesit t\u00eb vetingut.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79370\" aria-describedby=\"caption-attachment-79370\" style=\"width: 512px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Imeraj-Jacobs-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79370\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Imeraj-Jacobs-KPK-512x400.jpg\" alt=\"\" width=\"512\" height=\"400\" data-id=\"79370\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79370\" class=\"wp-caption-text\">Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Elisabeta Imeraj dhe v\u00ebzhguesi i ONM, Theo Jacobs n\u00eb seanc\u00ebn e KPK. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Konfirmimi i debatuesh\u00ebm i shefes s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Elisabeta Imeraj u kthye n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb mart\u00ebn, kur ambasador\u00ebt e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Bashkimit Europian si dhe Bordi i Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit me seli n\u00eb Bruksel mb\u00ebshtet\u00ebn nj\u00ebri pas tjetrit rekomandimin e v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb Imerajt.<\/p>\n<p>Sipas ONM, Imeraj duhet t\u00eb p\u00ebrballet s\u00ebrish me vetingun p\u00ebr mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, shqet\u00ebsimet mbi figur\u00ebn, \u00e7\u00ebshtjet e aft\u00ebsis\u00eb profesionale dhe mbi t\u00eb gjitha \u2013se ajo vler\u00ebsohet q\u00eb ka rrezikuar ndjesh\u00ebm besimin e publikut mbi sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Elisabeta Imeraj u shortua p\u00ebr rivler\u00ebsim n\u00eb vitin 2018, por doli para KPK vet\u00ebm n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti. T\u00eb pakt\u00ebn dy prej relator\u00ebve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhan\u00eb dor\u00ebheqjen, nd\u00ebrsa Imeraj pati nj\u00eb debat t\u00eb ashp\u00ebr me v\u00ebzhguesin e ONM-s\u00eb, Theo Jacobs gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>Jacobs paraqiti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb gjetjesh n\u00eb fjal\u00ebn e tij, p\u00ebrfshi dyshimet se Imeraj kishte tentuar t\u00eb ndikonte n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebrmes shantazhimit t\u00eb nj\u00eb v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm te nj\u00ebra prej komisionereve t\u00eb trup\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjetjet serioze t\u00eb Jacobs u injoruan nga trupa e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, e cila vendosi ta konfirmoj\u00eb unanimisht Imerajn.<\/p>\n<p>Vetingu i kryeprokurores s\u00eb Tiran\u00ebs duket se ka sh\u00ebnuar nj\u00eb fraktur\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe institucioneve shqiptare. N\u00eb deklaratat mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb mart\u00ebn, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe Bordi i ONM e konsideruan rastin \u201cImeraj\u201d nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr integritetin e procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb ndjekim nga af\u00ebr se \u00e7far\u00eb do ndodh\u00eb m\u00eb pas. P\u00ebrgjigjja do t\u00eb jet\u00eb shfaqje guximi &amp; integriteti n\u00eb dh\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb apo, si\u00e7 kemi par\u00eb shum\u00eb shpesh n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, shmangie e p\u00ebrpjekjeve, duke sulmuar procesin e vetingut dhe p\u00ebrfolur v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb?,\u201d tha ambasadorja Kim.<\/p>\n<p>Nj\u00eblloj, edhe Soreca tha se mb\u00ebshteti plot\u00ebsisht \u201crekomandimin e v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr apelim\u201d dhe se priste q\u00eb Kolegji t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb shqyrtim t\u00eb pavarur dhe me integritet t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Bordi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit foli n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb SHBA dhe Komisionit Europian, nd\u00ebrsa ngriti pik\u00ebpyetje p\u00ebr integritetin e procesit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrputhje me rolin kushtetues, ONM ka b\u00ebr\u00eb 18 rekomandime p\u00ebr apel.. Komisioneri Publik ka ankimuar t\u00eb gjitha rastet e rekomanduara,\u201d thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e Bordit t\u00eb ONM.<\/p>\n<p>\u201cONM mbetet e p\u00ebrkushtuar n\u00eb rolin e vet kushtetues p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dhe mb\u00ebshtetur integritetin e procesit t\u00eb vetingut p\u00ebrmes mjeteve ligjore n\u00eb dispozicion dhe bashk\u00ebpunimit t\u00eb mir\u00eb me organet e vetingut,\u201d thuhet n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Rekomandimi i ONM <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rekomandimin prej 26 faqesh, Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit nuk i kursen kritikat n\u00eb rreshta p\u00ebr mang\u00ebsit\u00eb e hetimit t\u00eb KPK p\u00ebr pasurin\u00eb e Imerajt dhe ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>ONM thot\u00eb se hetimi i Imerajt duhet t\u00eb filloj\u00eb nga nj\u00eb kredi prej 2 milion\u00eb lek\u00ebsh marr\u00eb para martese, por p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn si garantues kishte sh\u00ebrbyer ish-bashk\u00ebshorti. KPK n\u00eb vendim ka pranuar arsyetimin e Imerajt mbi kredin\u00eb dhe i ka cil\u00ebsuar ato bind\u00ebse.<\/p>\n<p>Por v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb pretendojn\u00eb se ndryshe nga p\u00ebrfundimi i KPK-s\u00eb, kjo kredi tregon nd\u00ebr t\u00eb tjera se kontrata paramartesore q\u00eb pretendohet se ndan pasurit\u00eb e Imerajt dhe ish-bashk\u00ebshortit nuk q\u00ebndronte. ONM shprehet se kishte dyshime q\u00eb kredia ishte p\u00ebrdorur n\u00eb fakt nga bashk\u00ebshorti.<\/p>\n<p>Sipas ONM, kredia p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ish-bashk\u00ebshorti kishte qen\u00eb garant tregon se financat e Imerajt dhe ish-bashk\u00ebshortit ishin t\u00eb lidhura \u201cn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pandashme\u201d.\u00a0 V\u00ebzhguesit p\u00ebrmes k\u00ebtij pretendimi k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb vendimin e Komisionit, i cili edhe pse gjeti probleme n\u00eb pasurit\u00eb e ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb Imerajt, arsyetoi se ato ishin t\u00eb ndara dhe se prokurorja nuk mund t\u00eb mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr to.<\/p>\n<p>ONM po ashtu nuk bindet nga arsyetimi i Komisionit se kjo kredi u pagua me t\u00eb nj\u00ebjtat para q\u00eb nuk u p\u00ebrdor\u00ebn. Sipas ONM-s\u00eb, ky pretendim \u00ebsht\u00eb i pabaz\u00eb dhe se KPK duhej t\u2019i kishte q\u00ebndruar arsyetimit fillestar p\u00ebr nj\u00eb munges\u00eb prej 1.2 milion lek\u00ebsh n\u00eb burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb ngjashme v\u00ebzhguesit cil\u00ebsojn\u00eb edhe nj\u00eb situat\u00eb kur Imeraj sh\u00ebrben si bashk\u00ebn\u00ebshkruese dhe garantuese e nj\u00eb kredie prej 100 mij\u00eb eurosh t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti. Blerja q\u00eb ka kaluar p\u00ebrmes disa transaksioneve dhe personave t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe ku p\u00ebrfshihen n\u00ebnshkrimet e disa kontrata, \u00ebsht\u00eb sipas ONM-s\u00eb e pahetuar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Sipas v\u00ebzhguesve, pretendimi i Imerajt se nuk kishte asnj\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pron\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kontrat\u00ebs paramartesore rr\u00ebzohej nga fakti q\u00eb ajo kishte n\u00ebnshkruar p\u00ebr kredin\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb noteriale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00e7mimi i apartamentit cil\u00ebsohej 150 mij\u00eb euro. ONM ngre dyshime mbi \u00e7mimin e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb bler\u00eb, m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb kredis\u00eb dhe mos deklarimin e nj\u00eb huaje 55 mij\u00eb euro nga ish-bashk\u00ebshorti.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj ONM trajton blerjen e nj\u00eb nj\u00ebsie nga ish-bashk\u00ebshorti te ish-kunati. Sipas ONM-s\u00eb \u00e7mimet ndryshojn\u00eb dhe prona kishte nj\u00eb vler\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb blerja.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit k\u00ebmb\u00ebngulin se pasurit\u00eb e ish-bashk\u00ebshortit dhe mund\u00ebsit\u00eb e tij t\u00eb ligjshme duhej t\u00eb hetohen s\u00ebrish. Kjo duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb blerjen e tre pronave jasht\u00eb Tiran\u00ebs dhe shk\u00ebmbimin e tyre me nj\u00eb parcel\u00eb me vler\u00eb mjaft m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb kryeqytet. ONM ngre dyshime mbi shpjegimet e dh\u00ebna p\u00ebr dy kontrata noteriale, n\u00eb t\u00eb cilat p\u00ebrmendej nj\u00eb detyrim 80 mij\u00eb euro dhe shlyerja e tij.<\/p>\n<p>Imeraj pretendon se diferenca n\u00eb c \u00e7mim mes pronave ishte mbuluar n\u00eb fakt nga detyrimet e papaguara t\u00eb sh\u00ebrbimeve q\u00eb ish-bashk\u00ebshorti i kishte b\u00ebr\u00eb si avokat personit me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb kryer transaksioni. Imeraj pretendon se kontrata noteriale n\u00eb fakt ishin njohje e k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve dhe q\u00eb realisht shuma nuk ishte marr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb cash, por vet\u00ebm si pron\u00eb.<\/p>\n<p>Por ONM thot\u00eb se k\u00ebto sh\u00ebrbime nuk p\u00ebrmenden n\u00eb kontrata noteriale dhe se ish-bashk\u00ebshorti nuk ka faturuar pun\u00eb prej avokati p\u00ebr personin me t\u00eb cilin kryhet shk\u00ebmbimi dhe as ka paguar taksa p\u00ebr p\u00ebrfitimin e k\u00ebsaj pagese.<\/p>\n<p>KPK i gjeti disa probleme te k\u00ebto kontrata e pasuri, por i vler\u00ebsoi ato n\u00eb t\u00eb nj\u00ebt\u00ebn drit\u00eb si gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e pasuris\u00eb. Duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb kontrat\u00ebn paramartesore KPK shprehet se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi mbi veprimet \u00a0e ish-bashk\u00ebshortit p\u00ebr shkak t\u00eb kontrat\u00ebs paramartesore. \u201cP\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre pasurive nuk rezultoi t\u00eb jet\u00eb shprehur ndonj\u00eb vullnet i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, nuk rezultoi ndonj\u00eb akt n\u00eb t\u00eb cilin subjekti t\u00eb ket\u00eb disponuar n\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj forme ndonj\u00eb nga k\u00ebto pasuri\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>ONM n\u00eb rekomandim i k\u00ebrkon Komisionerit Publik q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb n\u00eb Kolegj hetimin e dyshimeve p\u00ebr nj\u00eb lidhje mes Imerajt dhe dy personave t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Itali n\u00eb vitin 2002 p\u00ebr trafik dhe shfryt\u00ebzim prostitucioni.<\/p>\n<p>Sipas v\u00ebzhguesve, dy t\u00eb d\u00ebnuarit kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat gjeneralitete si ish-bashk\u00ebshorti dhe ish-kunati i prokurores. Personi q\u00eb dyshohet si ish-kunati ka po ashtu t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb dhe vit lindje n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs italiane, nd\u00ebrsa p\u00ebr personin tjet\u00ebr ndryshon viti i lindjes.<\/p>\n<p>ONM thot\u00eb se KPK nuk hetoi mbi k\u00ebt\u00eb gjetje. Vet\u00eb Imeraj kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb pretendim. Ajo thot\u00eb n\u00eb shpjegimet e saj se ish-bashk\u00ebshorti dhe ish-kunati kishin d\u00ebshmi t\u00eb pastra penaliteti dhe asnj\u00eb institucion n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kishte informacion p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb tyre n\u00eb vepra penale.<\/p>\n<p>KPK vet\u00eb shprehet se nga hetimi \u201cedhe pas verifikimit t\u00eb dosjes s\u00eb subjektit n\u00eb SHISH n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur\u201d, nuk u gjet\u00ebn probleme t\u00eb figur\u00ebs. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht mbi gjetjen e ONM-s\u00eb, KPK thot\u00eb se p\u00ebr sa koh\u00eb informacioni nuk disponohej nga asnj\u00eb institucion n\u00eb Shqip\u00ebri nuk mund t\u00eb konstatohej \u201cse ish-bashk\u00ebshorti i subjektit dhe ish-kunati kan\u00eb qen\u00eb apo jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar\u201d.<\/p>\n<p>Sipas ONM-s\u00eb, arsyetimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i Imerajt se ajo nuk kishte pasur lidhje me ish-kunatin edhe pse kishin jetuar n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi, ngre dyshime mbi pohimet e saj. ONM k\u00ebrkon q\u00eb KPA t\u00eb hetoj\u00eb rastin dhe shprehet se ai lidhet edhe me pasurit\u00eb e ish-bashk\u00ebshortit q\u00eb jan\u00eb bashk\u00ebfinancuar nga v\u00ebllai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ONM ngre dyshime edhe mbi profesionalizmin dhe etik\u00ebn e Imerajt. V\u00ebzhguesit paraqesin si gjetje nj\u00eb hetim ndaj disa t\u00eb akuzuarve p\u00ebr trafik droge dhe k\u00ebrkojn\u00eb nga Kolegji t\u00eb shikoj\u00eb n\u00ebse hetimet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb plota.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ONM ngre dyshime mbi divorcin e Imerajt n\u00eb vitin 2019. ONM shprehet se kishte dyshime q\u00eb ndarja ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb procesit t\u00eb vetingut. Sipas v\u00ebzhguesve q\u00eb kan\u00eb firmosur rekomandimin, Imeraj vijonte t\u00eb jetonte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sht\u00ebpi me bashk\u00ebshortin dhe t\u00eb af\u00ebrmit e tij edhe pse kishte pretenduar n\u00eb vendim gjykate se po ndahej pasi nuk mund t\u00eb jetonte me t\u00eb.<\/p>\n<p>ONM kritikon gjithashtu si t\u00eb fabrikuar nj\u00eb dokument t\u00eb l\u00ebshuar nga nj\u00eb nj\u00ebsi administrative t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb favor t\u00eb Imerajt, ku thuhej se vendimi i gjykat\u00ebs kishte p\u00ebrcaktuar q\u00eb subjekti t\u00eb jetonte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sht\u00ebpi me ish-bashk\u00ebshortin. Sipas ONM, vendimi i gjykat\u00ebs nuk referonte asgj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Imeraj n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb k\u00ebtij q\u00ebndrimi e cil\u00ebson at\u00eb t\u00eb bazuar n\u00eb nj\u00eb denoncim anonim q\u00eb ajo thot\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga persona dashakeq\u00ebs. Imeraj thot\u00eb se divorci i saj ishte i ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cZgjidhja e martes\u00ebs ka rregulluar vet\u00ebm pasoja q\u00eb lidhen ngusht\u00ebsisht me jetes\u00ebn time personale si individ, jetes\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi dhe asnj\u00eb lloj pasoje q\u00eb mundet t\u00eb ket\u00eb ndikim n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit\u201d, citohet Imeraj n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb. Komisioni po ashtu cil\u00ebsoi se nuk kishte probleme mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Gjetja tjet\u00ebr e v\u00ebzhguesve ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sjelljen e Imerajt gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe dyshimet e ngritura nga d\u00ebshmia e ish-v\u00ebzhguesit Hans Kjilistra p\u00ebrmes nj\u00eb letre dhe procesverbali i mbajtur n\u00eb seanc\u00ebn e heqjes dor\u00eb prej ish-relatores s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Etleda \u00c7iftja.<\/p>\n<p>ONM k\u00ebmb\u00ebngul se t\u00eb shikuara bashk\u00ebrisht k\u00ebto dy q\u00ebndrime dhe sjellja e Imerajt gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore tregojn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit dhe p\u00ebr ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm pran\u00eb v\u00ebzhguesit dhe pran\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Imeraj i ka mohuar k\u00ebto gjetje. Ajo ka cil\u00ebsuar nj\u00eb let\u00ebr ndaj ish-v\u00ebzhguesit si formale dhe ka mohuar akuza p\u00ebr p\u00ebrgjime apo ndjekje. Imeraj ka pretenduar padijeni mbi motivet e dor\u00ebheqjes s\u00eb \u00c7iftjes.<\/p>\n<p>Arsyetimet e saj jan\u00eb pranuar nga Komisioni, por ONM k\u00ebrkon hetim t\u00eb k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve dhe nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb tyre n\u00eb lidhje me \u201cc\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb reagime t\u00eb paprecedenta, ambasador\u00ebt e SHBA dhe BE si dhe bordi i ONM mb\u00ebshtet\u00ebn publikisht rekomandimin e v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb Elisabeta Imerajt dhe e konsideruan k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje si test p\u00ebr integritetin e procesit t\u00eb vetingut.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":73211,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,121,473],"tags":[101,133,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Imeraj-Jacobs-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Elisabeta Imeraj dhe v\u00ebzhguesi i ONM, Theo Jacobs n\u00eb seanc\u00ebn e KPK. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73210"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73210"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73210\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73212,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73210\/revisions\/73212"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73211"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73210"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73210"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73210"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}