{"id":73213,"date":"2021-06-22T14:44:11","date_gmt":"2021-06-22T12:44:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-mbyll-hetimin-gjyqesor-per-gjyqtarin-ramiz-lala\/2021\/06\/22\/"},"modified":"2023-04-06T21:25:28","modified_gmt":"2023-04-06T19:25:28","slug":"kpa-mbyll-hetimin-gjyqesor-per-gjyqtarin-ramiz-lala","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-mbyll-hetimin-gjyqesor-per-gjyqtarin-ramiz-lala\/2021\/06\/22\/","title":{"rendered":"KPA mbyll hetimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr gjyqtarin Ramiz Lala"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa dhe gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Ramiz Lala i cil\u00ebsuan t\u00eb plota hetimet e kryera n\u00eb Kolegj n\u00eb funksion t\u00eb ankimit ndaj vendimit t\u00eb Komisionit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79100\" aria-describedby=\"caption-attachment-79100\" style=\"width: 529px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Ramiz-Lala-duke-dal\u00eb-nga-seanca-n\u00eb-Kolegjin-e-Posa\u00e7\u00ebm-t\u00eb-Apelimit.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-79100 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Ramiz-Lala-duke-dal\u00eb-nga-seanca-n\u00eb-Kolegjin-e-Posa\u00e7\u00ebm-t\u00eb-Apelimit-529x400.jpg\" alt=\"\" width=\"529\" height=\"400\" data-id=\"79100\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79100\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Ramiz Lala duke dal\u00eb nga seanca n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi t\u00eb mart\u00ebn t\u00eb mbyll\u00eb hetimit gjyq\u00ebsor lidhur me ankimin e kryer ndaj vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Ramiz Lala. Mbyllja e hetimit gjyq\u00ebsor erdhi pasi gjyqtari Lala dhe Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i quajt\u00ebn t\u00eb plota hetimet e kryera dhe provat e administruara n\u00eb funksion t\u00eb ankimit.<\/p>\n<p>Gjyqtari Ramiz Lala u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 26 korrik 2019 nga KPK. Vendimi erdhi pas hetimit t\u00eb kryer n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. Hetimi i KPK-s\u00eb u fokusua n\u00eb nj\u00eb apartament prej 86.6 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli t\u00eb ndodhur n\u00eb Paskuqan t\u00eb Tiran\u00ebs si dhe mbi nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb dy-kat\u00ebshe t\u00eb ngritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb truall. Gjithashtu, pjes\u00eb e verifikimeve u b\u00ebn\u00eb edhe t\u00eb ardhurat n\u00eb vitet 2003-2006 nga puna si avokat, p\u00ebr t\u00eb cilat gjyqtarit Lala iu kalua barra e prov\u00ebs dhe ai dor\u00ebzoi dokumente shtes\u00eb n\u00eb KPK, q\u00eb soll\u00ebn p\u00ebrmbysjen e balanc\u00ebs negative.<\/p>\n<p>Nj\u00eb denoncim i firmosur nga Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit rihapi procesin e vetingut p\u00ebr Lal\u00ebn. Komisioneri k\u00ebrkoi n\u00eb ankim hetimin e dy vendimarrjeve t\u00eb Lal\u00ebs lidhur me \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb padit\u00ebse dy punonj\u00ebs policie dhe pal\u00eb t\u00eb paditur Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn \u00e7\u00ebshtje, Policia e Shtetit pretendonte se gjyqtari Lala kishte marr\u00eb vendim p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb gjykuar dhe jasht\u00eb k\u00ebrkimeve t\u00eb pal\u00ebs padit\u00ebse, nd\u00ebrsa p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen tjet\u00ebr pretendonte si ishte gjykuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje jasht\u00eb juridiksionit t\u00eb gjykatave.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Ballhysa k\u00ebrkoi rikryerjen e analiz\u00ebs financiare p\u00ebr disa vite dhe l\u00ebnien n\u00eb fuqi ose ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb t\u00eb mart\u00ebs, Komisioneri Publik konsideroi se fashikujt e dy \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb gjykuara nga Lala, t\u00eb administruara s\u00eb fundmi nga KPA i plot\u00ebsonin k\u00ebrkimet e ankimit.<\/p>\n<p>Lidhur me denoncimin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen me pal\u00eb padit\u00ebse S.R. dhe pal\u00eb e paditur Policia e Shtetit, Komisioneri Ballhysa solli n\u00eb v\u00ebmendje se gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare, nga pala mbrojt\u00ebse ishte k\u00ebrkuar nxjerrja e urdh\u00ebrit t\u00eb ekzekutimit, ndryshe nga sa pretendonte pala denoncuese.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, bazuar n\u00eb vendimet e administruara nga Lala gjat\u00eb gjykimit t\u00eb asaj \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Ballhysa evidentoi se nj\u00eb vendim i vitit 2012 i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb ishte shprehur lidhur mbi k\u00ebrkes\u00ebn e pal\u00ebs pdit\u00ebse S.R. p\u00ebr pages\u00ebn dhe se Lala n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duket se ka qen\u00eb n\u00eb dijeni se po gjykonte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb gjykuar.<\/p>\n<p>Lala deklaroi se, ashtu si ishte shprehur n\u00eb seanc\u00ebn paradh\u00ebse, denoncimi i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit ishte kryer me q\u00ebllim q\u00eb vendimi i KPA t\u00eb ndikonte n\u00eb Apelin Administrativ n\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjes me pal\u00eb padit\u00ebse S.R.<\/p>\n<p>Ai pohoi se n\u00eb ankimin e vitit 2019, Policia e Shetit k\u00ebrkonte ndihm\u00eb nga KLGJ, KPA e Komisioneri Publik q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqnin v\u00ebmendjen e p\u00ebrmbaruesit dhe p\u00ebr vendimarrjen n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb.<\/p>\n<p>Lala deklaroi se nuk kishte dh\u00ebn\u00eb vendim p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb gjykuar.<\/p>\n<p>Ai tha se nuk q\u00ebndronte edhe akuza tjet\u00ebr e ngritur nga Policia e Shtetit se nuk ishte n\u00eb juridiksionin e gjykatave dh\u00ebnia e gradave.<\/p>\n<p>Ai sqaroi se Gjykata e Lart\u00eb kishte disponur me disa vendime t\u00eb ndryshme p\u00ebr situata t\u00eb tilla, ku n\u00eb disa raste \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se gjykatat kan\u00eb juridiksion n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, nd\u00ebrsa me disa vendime t\u00eb tjera jan\u00eb rr\u00ebzuar vendimarrjet e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Gjykata e Lart\u00eb nuk ka vendim t\u00eb unifikuar dhe vendimarrjet e ndryshme e konfondojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Vet\u00eb Gjykata e Lart\u00eb ka vendosur standard t\u00eb dyfisht\u00eb,&#8221; tha Lala dhe k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb ta vler\u00ebsoj\u00eb KPA.<\/p>\n<p>Lidhur me vendimarrjen p\u00ebr k\u00ebrkes\u00eb- padin\u00eb e punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb A.Gj., Komisioneri sqaroi se Lala ka arsyetuar se, p\u00ebr shkak t\u00eb moshapjes s\u00eb procedurave p\u00ebr rritjen e gradave, padit\u00ebsit i \u00ebsht\u00eb mohuar e drejta p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb konkurrim.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, subjekti ka disponuar me vendim n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit i ka dh\u00ebn\u00eb pal\u00ebs pdit\u00ebse grad\u00ebn &#8220;Drejtues&#8221;, me argumentin se Policia e Shtetit nuk krijonte kushtet p\u00ebr t\u00eb garuar.<\/p>\n<p>Komisioneri sqaroi se nga verifikimi i akteve nuk konstatohet q\u00eb Policia e Shtetit t\u00eb kishte organizuar procedur\u00eb konkurrimi e p\u00ebr pasoj\u00eb padit\u00ebsit A.Gj. t&#8217;i jet\u00eb mobuar pjes\u00ebmarrja n\u00eb gar\u00eb.<\/p>\n<p>Ballhysa deklaroi se duket se n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje identifikohen element\u00eb t\u00eb matsh\u00ebm p\u00ebr kriterin e profesionalizmit.<\/p>\n<p>Lala deklaroi se Policia e Shtetit nuk e kishte ankimuar k\u00ebt\u00eb vendim. &#8220;Policia e Shtetit mban standarde t\u00eb dyfishta. Ndonj\u00ebher\u00eb i quan t\u00eb ligjshme, ndonj\u00ebher\u00eb i ankimon si t\u00eb paligjshme&#8221;, shtoi subjekti.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb shqyrohen dosjet nga KPA dhe shprehu bindjen se prej andej do t\u00eb rezultonte se nuk kishte c\u00ebnur besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00ebse do t\u00eb shqyrtohet dosja me pal\u00eb padit\u00ebse S.R., at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kuptohet se n\u00eb cil\u00ebn an\u00eb jam,&#8221; tha Lala.<\/p>\n<p>P\u00ebr analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer n\u00eb KPA p\u00ebr vitet 2011, 2014, 2016 dhe 2016, Komisioneri evidentoi munges\u00ebn financiare t\u00eb konstatuar n\u00eb shum\u00ebn totale 939 mij\u00eb lek\u00eb dhe u shpreh se analiza e p\u00ebrmbush shkakun e ankimit p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Ramiz Lala e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare t\u00eb Kolegjit. Ai theksoi se nuk ishin p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshortja nga bujq\u00ebsia dhe rritja e shpend\u00ebve. Ai deklaroi se kishte dor\u00ebzuar dokumentacion p\u00ebr pages\u00ebn e detyrimeve p\u00ebr tok\u00ebn bujq\u00ebsore q\u00eb zot\u00ebron n\u00eb Paskuqan t\u00eb Bashkis\u00eb Kam\u00ebz.<\/p>\n<p>&#8220;Fakti q\u00eb nj\u00eb familje ka krijuar t\u00eb ardhura nga bujq\u00ebsia nuk provohet vet\u00ebm me pages\u00ebn e sigurimeve si i vet\u00ebpun\u00ebsuar n\u00eb bujq\u00ebsi, por edhe me foto dhe prova t\u00eb tjera,&#8221; pohoi Lala dhe theksoi se mbetet detyrim i KPA-s\u00eb t\u00eb shprehet n\u00ebse do t\u2019i konsideroj\u00eb n\u00eb analiz\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura, q\u00eb sipas tij varionin nga 200 mij\u00eb lek\u00eb deri n\u00eb 250 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb uleshin edhe shpenzimet e jetes\u00ebs, pasi kishin pasur prodhime bujq\u00ebsore e blegtorale gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar analiz\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>Lala e cil\u00ebsoi t\u00eb padrejt\u00eb mosreflektimin e nj\u00eb bonusi kredie n\u00eb shum\u00ebn 18 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2011, si dhe t\u00eb dietave p\u00ebr ushqim dhe transport p\u00ebr periudh\u00ebn 2011-2014.<\/p>\n<p>&#8220;Duhet t\u00eb reflektohen ose si t\u00eb ardhura, ose t\u00eb ulen shoenzimet e jetes\u00ebs,&#8221; deklaroi Lala dhe theksoi se pretendimet e tij bazohen n\u00eb prova t\u00eb v\u00ebrtetuara me dokumentacion bankar.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, Komisoneri u shpreh se hetimi i deritanish\u00ebni kishte p\u00ebrmbushur k\u00ebrkesat e ankimit dhe k\u00ebrkoi mbylljen e hetimit gjyq\u00ebsor. Po ashtu edhe Lala k\u00ebrkoi mbylljen e hetimit, k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb u pranuan nga Kolegji q\u00eb u k\u00ebrkoi pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrgatisin konkluzionet p\u00ebrfundimtare p\u00ebr t\u2019i paraqitur n\u00eb seanc\u00ebn e ardhshme, q\u00eb do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 7 korrik, ora 08:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa dhe gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Ramiz Lala i cil\u00ebsuan t\u00eb plota hetimet e kryera n\u00eb Kolegj n\u00eb funksion t\u00eb ankimit ndaj vendimit t\u00eb Komisionit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73214,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,114,2,362],"tags":[467,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Ramiz-Lala-duke-dal\u00eb-nga-seanca-n\u00eb-Kolegjin-e-Posa\u00e7\u00ebm-t\u00eb-Apelimit.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Ramiz Lala duke dal\u00eb nga seanca n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73213"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73213"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73213\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73215,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73213\/revisions\/73215"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73214"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73213"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73213"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73213"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}