{"id":73219,"date":"2021-06-21T21:51:01","date_gmt":"2021-06-21T19:51:01","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-rrezon-pa-hetim-gjetjet-e-onm-per-elisabeta-imerajn\/2021\/06\/21\/"},"modified":"2023-04-06T21:25:37","modified_gmt":"2023-04-06T19:25:37","slug":"kpk-rrezon-pa-hetim-gjetjet-e-onm-per-elisabeta-imerajn","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-rrezon-pa-hetim-gjetjet-e-onm-per-elisabeta-imerajn\/2021\/06\/21\/","title":{"rendered":"KPK rr\u00ebzon pa hetim gjetjet e ONM p\u00ebr Elisabeta Imerajn"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi prej 113 faqesh i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit l\u00eb pezull dhe t\u00eb pasqaruar debatin n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore mes drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Elisabeta Imeraj dhe v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79364\" aria-describedby=\"caption-attachment-79364\" style=\"width: 525px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Imeraj-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79364\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Imeraj-KPK-525x400.jpg\" alt=\"\" width=\"525\" height=\"400\" data-id=\"79364\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79364\" class=\"wp-caption-text\">Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Elisabeta Imeraj pas vendimit t\u00eb KPK. Foto: LSA.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Edhe pse mori koh\u00eb shtes\u00eb dhe zbardhi nj\u00eb vendim t\u00eb gjat\u00eb prej 113 faqesh, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrgjigje sqaruese nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb gjetjeve t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit n\u00eb lidhje me shefen e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Elisabeta Imeraj.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb kryesuar nga Olsi Komici, me relator Roland Ilia dhe an\u00ebtare Suela Zhegu nuk gjenden gjurm\u00eb q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb se KPK ka hetuar vet\u00eb mbi gjetjet e prezantuara nga ONM, q\u00eb p\u00ebrfshinin akuza p\u00ebr p\u00ebrpjekje p\u00ebr ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb proces edhe mbi vet\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb konkluzionet e saj mbi gjetjet e ONM-s\u00eb, t\u00eb prezantuara si seksion m\u00eb vete n\u00eb fund t\u00eb vendimit, KPK ka vendosur se ato nuk ishin shkelje, por nuk shprehet n\u00ebse hetoi ve\u00e7an\u00ebrisht ndonj\u00ebr\u00ebn prej tyre dhe as n\u00ebse u p\u00ebrpoq t\u00eb merrte m\u00eb shum\u00eb informacion. Komisioni ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje mes gjetjeve t\u00eb lexuara nga Theo Jacobs n\u00eb seanc\u00eb dhe p\u00ebrgjigjeve t\u00eb Imerajt. N\u00eb fund, KPK ka arsyetuar se gjetjet nuk q\u00ebndronin, duke i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Imerajt.<\/p>\n<p>Ndryshe prej shumic\u00ebs d\u00ebrrmuese t\u00eb vendimeve shkarkuese apo konfirmuese, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast KPK nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur as formalisht t\u00eb ruaj\u00eb nj\u00eb balanc\u00eb mes argumenteve dhe kund\u00ebrargumenteve.<\/p>\n<p>Gjetjet e ONM-s\u00eb prezantohet t\u00eb perifrazuara dhe t\u00eb p\u00ebrmbledhura dhe jan\u00eb n\u00eb total rreth 2300 fjal\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbrojtja e Imerajt mbi gjetjet p\u00ebrfaq\u00ebsohet me rreth 18 500 fjal\u00eb.<\/p>\n<p>KPK shprehet n\u00eb vendim se nuk kishte gjetur probleme t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb Imerajt, q\u00eb si\u00e7 rezultoi nuk ishte pronare n\u00eb asnj\u00eb objekt t\u00eb paluajtsh\u00ebm. Nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb gjitha problemet apo dyshimet e ngritura mbi pasurit\u00eb e ish-bashk\u00ebshortit jan\u00eb cil\u00ebsuar ta pap\u00ebrdorshme n\u00eb procesin ndaj Imerajt, duke iu referuar koh\u00ebs kur jan\u00eb v\u00ebn\u00eb dhe kontrat\u00ebs paramartesore p\u00ebr \u201cregjim t\u00eb ndar\u00eb pasuror\u201d.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre pasurive nuk rezultoi t\u00eb jet\u00eb shprehur ndonj\u00eb vullnet i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, nuk rezultoi ndonj\u00eb akt n\u00eb t\u00eb cilin subjekti t\u00eb ket\u00eb disponuar n\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj forme ndonj\u00eb nga k\u00ebto pasuri, si dhe nuk rezultoi q\u00eb subjekti t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfituar apo deklaruar interesa pasurore apo t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb pasuri,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e KPK.<\/p>\n<p>Imeraj u konfirmua nga KPK n\u00eb 1 prill. M\u00eb her\u00ebt, prokurorja pati nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb ndezur d\u00ebgjimore pas p\u00ebrplasjeve mes saj dhe v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Jacobs e akuzoi subjektin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr nj\u00eb seri t\u00eb gjat\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprash penale, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrgjime t\u00eb paligjshme dhe shantazhim t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KPK-s\u00eb, akuza t\u00eb cilat Imeraj i kund\u00ebrshtoi ashp\u00ebr. Imeraj i mohoi me forc\u00eb akuzat e Jacobs si trillime t\u00eb pav\u00ebrteta.<\/p>\n<p><strong>Vendimi mbi gjetjet<\/strong><\/p>\n<p>Roli i KPK-s\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj Imerajt u vu n\u00eb dyshim q\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Treshja q\u00eb hetoi rastin nuk pati asnj\u00eb pyetje pas nj\u00eb relatimi t\u00eb gjat\u00eb dhe pas argumenteve t\u00eb Imerajt. Ky q\u00ebndrim u ironizua n\u00eb seanc\u00eb nga Jacobs.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur, p\u00ebrplasja e gjat\u00eb mes Imerajt dhe Jacobs \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pjesshme. Gjetjet e Jacobs jan\u00eb kryesisht t\u00eb p\u00ebrmbledhura prej vet\u00eb trup\u00ebs dhe mes tyre nuk citohen disa prej argumenteve, t\u00eb cilat v\u00ebzhguesi u m\u00ebshoi n\u00eb seanc\u00eb dhe nuk paraqiten citime apo t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb ai i konsideroi si t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, vendimi reflekton t\u00eb plot\u00eb mbrojtjen e Imerajt \u2013p\u00ebrfshi ironit\u00eb ndaj denoncimeve dhe q\u00ebndrimin e saj jo pa aludime ndaj t\u00eb pakt\u00ebn dy an\u00ebtareve t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>Vet\u00eb KPK nuk duket se ka hetuar mbi denoncimet. N\u00eb rastin e gjetjes mbi dor\u00ebheqjen e komisioneres Etleda \u00c7iftja, e cila sipas ONM-s\u00eb ishte shprehur se ishte kontaktuar nga 7-8 persona, Komisioni arsyeton se vullneti i saj nuk duhej t\u00eb vihej n\u00eb diskutim.<\/p>\n<p>\u201cKomisionerja e dor\u00ebhequr me vullnetin e saj i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qarta arsyet e heqjes dor\u00eb,\u201d thuhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb lakonike n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj, KPK nuk duket se ka shkuar p\u00ebrtej p\u00ebrballjes s\u00eb dy d\u00ebshmive dhe q\u00ebndrimeve edhe n\u00eb pretendimet e ngritura nga ish-v\u00ebzhguesi i ONM-s\u00eb, Hans Kijlstra. Komisioni thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb bindur nga shpjegimet e Imerajt q\u00eb jepen t\u00eb detajuara, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo pretendon se nj\u00eb email d\u00ebrguar k\u00ebtij t\u00eb fundit ishte krejt normal dhe se akuzat p\u00ebr p\u00ebrgjim ishin t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni, pas shqyrtimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb saj nuk konstatoi shkelje t\u00eb kryera nga subjekti i rivler\u00ebsimit,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Imeraj pretendoi se e-maili ishte formal. \u201cNd\u00ebrsa paraqitja e k\u00ebrkesave formale, t\u00eb n\u00ebnshkruara n\u00eb form\u00eb t\u00eb rregullt, apo dhe e-maili si komunikim me adres\u00eb zyrtare, jan\u00eb veprime korrekte dhe q\u00eb s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb ndales\u00eb ligjore, si\u00e7 dhe pranohen vet\u00eb nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar,\u201d citohet ajo n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni nuk \u00ebsht\u00eb ndalur n\u00eb arsyetim n\u00ebse dor\u00ebheqja e \u00c7iftjes dhe dyshimet e Kijlstras tregonin nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur p\u00ebr t\u00eb ndikuar procesin e vetingut \u2013 si\u00e7 akuzoi Jacobs.<\/p>\n<p>Gjithashtu, KPK nuk duket se ka b\u00ebr\u00eb verifikime p\u00ebr t\u00eb sqaruar dyshimet se ish-bashk\u00ebshorti i subjektit dhe ish- kunati i saj kishin precedent\u00eb n\u00eb Itali. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paqart\u00eb dhe pa lidhje me sa ngrihej n\u00eb pretendim, KPK arsyeton se edhe sikur t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb gjetja, personi A.B nuk ishte gjetur fajtor n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e ngritur nga ONM.<\/p>\n<p><strong>Kontrata paramartesore mbyll historin\u00eb e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>KPK i \u00ebsht\u00eb referuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur \u2018kontrat\u00ebs paramartesore\u2019 dhe pasurive t\u00eb ndara n\u00eb hetimin mbi kriterin e pasuris\u00eb. KPK arsyeton se Imeraj nuk kishte pasuri m\u00eb vete dhe se nuk kishte lidhje me pasurit\u00eb e krijuara nga ish-bashk\u00ebshorti, kryesisht para martes\u00ebs apo edhe transaksionet pas saj.<\/p>\n<p>Komisioni arsyeton n\u00eb vijim, duke iu referuar nj\u00eb vendimi t\u00eb tijin t\u00eb paankimuar se subjekti nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr pasurit\u00eb e krijuara para martese, pavar\u00ebsisht si mund t\u00eb cil\u00ebsohen burimet e tyre.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kontrat\u00ebn e p\u00ebrcaktimit t\u00eb regjimit pasuror, jan\u00eb evidentuar pasurit\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi apo t\u00eb drejtat reale q\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebt kan\u00eb pasur p\u00ebrpara lidhjes s\u00eb martes\u00ebs. K\u00ebto pasuri n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 77 t\u00eb Kodit t\u00eb Familjes mbeten personale, nd\u00ebrsa sanksionohet se \u00e7do pasuri tjet\u00ebr (tej atyre t\u00eb krijuara para martese), do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb mbeten individuale dhe n\u00eb pron\u00ebsi personale t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb cilit do t\u00eb regjistrohen k\u00ebto pasuri,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Edhe Imeraj ka mbajtur k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim. Prokurorja edhe pse ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr secil\u00ebn pasuri, ka pretenduar se nuk kishte lidhje me to. \u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri nuk kam marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb shitblerjen e saj, nuk kam t\u00ebrhequr asnj\u00ebher\u00eb asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb pron\u00ebsie prej tyre, nuk kam siguruar t\u00eb ardhura personale dhe nuk i kam p\u00ebrdorur asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb lloj interesi vetjak,\u201d citohet Imeraj n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK v\u00eb n\u00eb dukje se n\u00eb disa raste jan\u00eb gjetur pasakt\u00ebsi dhe jan\u00eb ngritur dyshime mbi transaksionet e kryera, por q\u00eb nuk ndikonin n\u00eb vendimmarrje ndaj Imerajt.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni konstatoi disa pasakt\u00ebsi lidhur me deklarimin p\u00ebr k\u00ebto pasuri, por veprimet jan\u00eb kryer vet\u00ebm nga ish-bashk\u00ebshorti i subjektit si pronar i vet\u00ebm i k\u00ebtyre pasurive t\u00eb krijuara para martese dhe t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb kontrat\u00ebn p\u00ebr regjimin pasuror t\u00eb pasurive t\u00eb ndara,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kredi e marr\u00eb nga vet\u00eb Imeraj n\u00eb vitin 2006 dhe e shlyer menj\u00ebher\u00eb n\u00eb vitin 2007, po ashtu u gjet pa probleme. \u201cKomisioni i konsideroi bind\u00ebse deklarimet e subjektit p\u00ebr mosp\u00ebrdorimin e kredis\u00eb n\u00eb vitin 2006, duke pasur parasysh se kredia e p\u00ebrfituar \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe n\u00eb deklarat\u00ebn periodike p\u00ebr vitin 2006 nga subjekti\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Mosdeklarimi i k\u00ebsaj kredie si gjendje cash n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2006, \u00ebsht\u00eb justifikuar nga Komisioni si paqart\u00ebsi e subjektit p\u00ebr plot\u00ebsimin e deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi prej 113 faqesh i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit l\u00eb pezull dhe t\u00eb pasqaruar debatin n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore mes drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Elisabeta Imeraj dhe v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":73220,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,473],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Imeraj-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Elisabeta Imeraj pas vendimit t\u00eb KPK. Foto: LSA. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73219"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73219"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73219\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73221,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73219\/revisions\/73221"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73220"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73219"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73219"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73219"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}