{"id":73225,"date":"2021-06-21T19:11:35","date_gmt":"2021-06-21T17:11:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ish-kreu-i-krimeve-te-renda-besim-hajdarmataj-nis-perballjen-me-kolegjin\/2021\/06\/21\/"},"modified":"2023-04-06T21:25:49","modified_gmt":"2023-04-06T19:25:49","slug":"ish-kreu-i-krimeve-te-renda-besim-hajdarmataj-nis-perballjen-me-kolegjin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ish-kreu-i-krimeve-te-renda-besim-hajdarmataj-nis-perballjen-me-kolegjin\/2021\/06\/21\/","title":{"rendered":"Ish-kreu i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Besim Hajdarmataj nis p\u00ebrballjen me Kolegjin"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Darjel Sina u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ankimit dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e ish-kreut t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Besim Hajdarmataj me argumentin se ai nuk e ka kryer si\u00e7 duhet detyr\u00ebn si prokuror dhe si drejtues, nd\u00ebrsa Hajdarmataj u mbrojt me argumentin se vart\u00ebsit e tij p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt po gjykohet jan\u00eb promovuar tashm\u00eb n\u00eb SPAK.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79356\" aria-describedby=\"caption-attachment-79356\" style=\"width: 534px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besim-Hajdarmataj-ne-KPA-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79356\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besim-Hajdarmataj-ne-KPA--534x400.jpg\" alt=\"\" width=\"534\" height=\"400\" data-id=\"79356\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79356\" class=\"wp-caption-text\">Ish-kreu i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Besim Hajdarmataj po p\u00ebrballet me ankimin e Komisionerit Publik n\u00eb KPA. Foto: Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioneri Publik, Darjel Sina u q\u00ebndroi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn gjat\u00eb parashtrimeve para Kolegjit shkaqeve t\u00eb ngritura n\u00eb ankimin ndaj vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Besim Hajdarmataj. Sina k\u00ebrkoi shkarkimin e tij me arsyetimin se subjekti nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e profesionalizmit dhe pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sina renditi n\u00eb seanc\u00eb edhe 14 denoncime, p\u00ebr t\u00eb cilat u shpreh se nuk rezultonin t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb mund t\u2019i sh\u00ebrbenin ankimit.<\/p>\n<p>Prokurori Hajdarmataj i cil\u00ebsoi si t\u00eb pabazuara t\u00eb gjitha shkaqet e ngritura nga Komisioneri dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit t\u00eb tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i kryesuar Rezarta Schuetz, me relator Ardian Hajdarin dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtyll\u00ebn, Ina Ram\u00ebn dhe Sokol \u00c7omon, pasi u njoh me parashtrimet e pal\u00ebve dhe administroi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aktesh t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti i rivler\u00ebsimit, vendosi t\u00eb shtyj\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr n\u00eb dat\u00ebn 6 korrik, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb Komisionerit t\u00eb njihet dhe t\u00eb shprehet mbi k\u00ebto akte.<\/p>\n<p>Kontestimet p\u00ebr profesionalizmin<\/p>\n<p>Komisioneri Darjel Sina tha se nga verifikimi i disa \u00e7\u00ebshtjeve penale t\u00eb hetuara nga prokurori Hajdarmataj ose nga prokuror\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb var\u00ebsin\u00eb e tij si drejtues, duket se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka kryer si duhet detyr\u00ebn. Ai theksoi se, edhe n\u00ebse shkaqet m\u00eb vete nuk do t\u00eb gjenden shkarkuese, n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb tyre mund t\u00eb konkludohet c\u00ebnimi i besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia nga ana e subjektit.<\/p>\n<p>Sina tha se nuk e gjente t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb bazuar vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr transferimin p\u00ebr inspektim t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje t\u00eb hetuar nga prokurori Hajdarmataj n\u00eb vitin 2010, kur ai ka qen\u00eb prokuror i \u00e7\u00ebshtjes dhe drejtues i Prokuroris\u00eb Kurbin. Sina u shpreh se kjo gjetje duhet trajtuar bazuar n\u00eb ligjin p\u00ebr vetingun.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, subjekti e ka cil\u00ebsuar gabim vepr\u00ebn penale dhe ka vendosur pushimin e \u00e7\u00ebshtjes me pretendimin se nuk ka fakt penal. Ai\u00a0 theksoi se Hajdramataj nuk ka kryes asnj\u00eb veprim hetimor pas kall\u00ebzimit t\u00eb kryer nga nj\u00eb grup pune i Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbik\u00ebqyrjes t\u00eb Loj\u00ebrave t\u00eb Fatit, NJMLF se ishin k\u00ebrc\u00ebnuar dhe se u ishin marr\u00eb pas 5 makineri lojrash fati t\u00eb sekuestruara. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb mbajtur e hapur p\u00ebr 1 vit e 3 muaj dhe m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb pushuar.<\/p>\n<p>Komisioneri u shpreh m\u00eb tej se rezulton se Hajdarmataj ka pasur miq\u00ebsi me nj\u00eb prej personave t\u00eb kall\u00ebzuar, pasi rezulton t\u00eb ken\u00eb udh\u00ebtuar bashk\u00eb jasht\u00eb shtetit n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat dit\u00eb dhe me t\u00eb nj\u00ebjtin destinacion, si dhe t\u00eb ken\u00eb shk\u00ebmbyer mesazhe telefonike.<\/p>\n<p>Hajdramataj e konsideroi konstatimin e Komisionerit p\u00ebr moskryerje t\u00eb hetimeve si paragjykues dhe t\u00eb pabazuar. Ai deklaroi se ishte provuar gjat\u00eb hetimit administrativ se kishte qen\u00eb prokuror i gatsh\u00ebm dit\u00ebn e ngjarjes, prandaj edhe e kishte hetuar ai \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti argumentoi se konstatimi i Komisionerit p\u00ebr moskryerjen e veprimeve ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me themelin e \u00e7\u00ebshtjes dhe jo me vler\u00ebsimin profesional.<\/p>\n<p>Hajdarmataj e kund\u00ebrshtoi edhe konstatimin p\u00ebr cil\u00ebsimin gabim t\u00eb vepr\u00ebs penale, duke u shprehur se cil\u00ebsimi p\u00ebrfundimtar kryhet n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve ose p\u00ebrpilimit t\u00eb akuz\u00ebs. Ai vijoi se roli i punonj\u00ebsve t\u00eb NJMFL-s\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim, pasi ata e kan\u00eb vendosur n\u00eb dispozicion urdh\u00ebrin e pun\u00ebs disa or\u00eb pas kryerjes s\u00eb kall\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin e Komisionerit p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsie me nj\u00eb prej t\u00eb kall\u00ebzuarve, Hajdarmataj shpjegoi se M.L. nuk ka qen\u00eb i proceduar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. P\u00ebr udh\u00ebtimet jasht\u00eb shtetit ai pohoi se kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr arsye pune dhe se nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr arsyet e udh\u00ebtimit t\u00eb shtetasit M.L. Subjekti deklaroi se nuk i kishte kthyer p\u00ebrgjigje mesazhit t\u00eb marr\u00eb nga M.L.<\/p>\n<p>Komisioneri parashtroi se prokurori Hajdarmataj, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nuk e ka ushtruar detyr\u00ebn e tij edhe n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, kur ai drejtonte Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr drog\u00eb t\u00eb vitit 2017 t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, t\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb P\u00ebrmet, Sina konstatoi se subjekti nuk ka verifikuar ecurin\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes, duke mos p\u00ebrmbushur detyr\u00ebn e tij si drejtues edhe pse b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr 12 ton cannabis sativa.<\/p>\n<p>Duke iu referuar ndryshimeve ligjore penale t\u00eb vitit 2016, Hajdarmataj tha se kishte respektuar pavar\u00ebsin\u00eb e prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb prokurori i \u00e7\u00ebshtjes konkrete, \u00ebsht\u00eb konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb nga organet e rivler\u00ebsimit,\u201d tha Hajdarmataj dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje se ai prokuror sot \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e SPAK.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me nj\u00eb procedim t\u00eb vitit 2013 t\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Komisioneri pohoi se p\u00ebr dy vite nuk ishte kryer asnj\u00eb hetim dhe pastaj dosja ishte d\u00ebrguar p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. Sipas Sin\u00ebs, subjekti ka pasur kompetenca t\u00eb plota n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhynte n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit.<\/p>\n<p>Hajdarmataj e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb konstatim me pretendimin se z\u00ebvend\u00ebsimi i prokurorit ishte kryer prej tij pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb moskryerjes s\u00eb hetimeve. \u201cNj\u00eb prej prokuror\u00ebve sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb SPAK, tjetri drejton sot Prokurorin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vend dhe jan\u00eb t\u00eb konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb,\u201d pohoi Hajdarmataj.<\/p>\n<p>Ai shtoi se ishte komanduar si drejtues n\u00eb Prokurorin\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb vitin 2016, nd\u00ebrsa hetimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje kishin nisur tre vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Hajdarmataj i kund\u00ebrshtoi edhe konstatimet p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, nj\u00eb t\u00eb vitit 2015 t\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr kompetenc\u00eb nga ish-krimet e R\u00ebnda n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit q\u00eb drejtohej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga subjekti, si dhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e vitit 2013 e prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit e d\u00ebrguar p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se vendimet e tij p\u00ebr moskompetenc\u00ebn nuk ishin ankimuar. \u201cVendimet e mia kan\u00eb qen\u00eb korrekte dhe pretendimet e Komisionerit Publik jan\u00eb t\u00eb pabazuara,\u201d p\u00ebrfundoi Hajdarmataj lidhur me profesionalizimin.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimet ndryshe p\u00ebr pasurin\u00eb<\/p>\n<p>Komisioneri e konsideroi t\u00eb padrejt\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer nga KPK p\u00ebr t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e prokurorit Hajdarmataj. Sina theksoi se nuk duhej t\u00eb ishin konsideruar t\u00eb ardhurat e subjektit nga bonusi i karburantit dhe se deklarimet p\u00ebrfundimtare t\u00eb tij p\u00ebr shpenzimet jetike binin n\u00eb kund\u00ebrshtim me ato q\u00eb kishte deklaruar m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar shkaqet e ankimit t\u00eb Komisionerit p\u00ebr pasurin\u00eb, prokurori Hajdarmataj u p\u00ebrfaq\u00ebsua nga avokatja Romina Zano.<\/p>\n<p>Lidhur me bonusin e karburantit, Zano shpjegoi se bazuar n\u00eb legjislacionin n\u00eb fuqi, subjekti ka p\u00ebrfituar 35 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj gjat\u00eb periudh\u00ebs 2010-2013 kur drejtonte Prokurorin\u00eb Kurbin. Ajo tha se k\u00ebto shuma jan\u00eb depozituar n\u00eb llogari bankare dhe v\u00ebrtetohet se nuk jan\u00eb shpenzuar t\u00eb gjitha. Sipas Zanos, subjekti ka udh\u00ebtuar s\u00eb bashku me koleg\u00ebt, duke mos e shpenzuar gjith\u00eb bonusin e krijuar prej tij.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb shpenzimet jetike t\u00eb konsiderohen sipas p\u00ebrcaktimve t\u00eb INSTAT-it dhe jo sipas deklarimeve t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Sipas Sin\u00ebs, Hajdarmataj nuk ka pasqyuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting apartamentin e v\u00ebllez\u00ebrve ku jeton. Komisioneri e konsideron nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve si person t\u00eb lidhur dhe tjetrin si person tjet\u00ebr t\u00eb lidhur. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje se subjekti ka qen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn certifikat\u00eb familjare me v\u00ebllez\u00ebrit deri n\u00eb vitin 2016 dhe se n\u00eb vitin 2009 ka deklaruar kursime cash t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. \u201cDiferenca negative n\u00eb ekonomin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt thellohet,\u201d pohoi Sina.<\/p>\n<p>Sina deklaroi se subjekti duket se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb paraqes\u00eb ndryshe pasurit\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrdorur apo disponuar. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje edhe mospasqyrimin e nj\u00eb police sigurimi n\u00eb periudh\u00ebn 2010-2011, q\u00eb i jepte atij t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrdorimin e nj\u00eb makine.<\/p>\n<p>Lidhur me p\u00ebrdorimin e banes\u00ebs s\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve, Zano tha se Hajdarmataj e ka deklaruar q\u00eb n\u00eb vitin 2009 dhe se nuk kishte asnj\u00eb fakt apo prov\u00eb p\u00ebr fshehje.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb aludohet se ai e fsheh nj\u00eb banes\u00eb q\u00eb e deklaron se jeton. Nuk ka asnj\u00eb veprim juridik t\u00eb kryer nga subjekti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri,\u201d theksoi Zano dhe vijoi se v\u00ebllez\u00ebrit nuk mund t\u00eb konsiderohen persona t\u00eb lidhur, pasi nuk ka asnj\u00eb akt huamarrje, huadh\u00ebnie apo dhurimi p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>P\u00ebr deklarimin e gjendjes cash t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb vitin 2009, Zano tha se Hajdarmataj ka kryer nj\u00eb pasakt\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, pasi vlera ka qen\u00eb e kursyer prej tij.<\/p>\n<p>Lidhur me dy dhurime nga nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve, avokatja Zano pohoi se ishte provuar se dhuruesi kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr polic\u00ebn e sigurimit, Zano shpjegoi se ka qen\u00eb v\u00ebllai i subjektit q\u00eb e ka vendosur emrin e tij p\u00ebr p\u00ebrdorimin e mjetit n\u00eb fjal\u00eb. Ajo theksoi se Hajdarmataj nuk e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb mjet dhe se e ka m\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, nga hetimi ka rezultuar se Hajdarmataj ka pasur kontakte dhe ka udh\u00ebtuar me persona me precedent\u00eb penal\u00eb. Sipas tij, ka rezultuar q\u00eb ata t\u00eb ken\u00eb kryer edhe thirrje telefonike.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb mbrojtjes, subjekti theksoi se nga hetimi nuk ka rezultuar q\u00eb ai t\u00eb ket\u00eb pasur kontakte me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, q\u00eb sjellin pasoj\u00ebn e shkarkimit.<\/p>\n<p>Hajdarmataj dhe Zano e konsideruan ankimin e Komisionerit t\u00eb paudh\u00ebhequr nga parimi i objektivitetit dhe proporcionalitetit dhe k\u00ebrkuan l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Darjel Sina u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ankimit dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e ish-kreut t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Besim Hajdarmataj me argumentin se ai nuk e ka kryer si\u00e7 duhet detyr\u00ebn si prokuror dhe si drejtues, nd\u00ebrsa Hajdarmataj u mbrojt me argumentin se vart\u00ebsit e tij p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt po gjykohet jan\u00eb promovuar [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73226,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,114,2,362],"tags":[112,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besim-Hajdarmataj-ne-KPA-.jpg","fifu_image_alt":"Ish-kreu i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Besim Hajdarmataj po p\u00ebrballet me ankimin e Komisionerit Publik n\u00eb KPA. Foto: Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73225"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73225"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73225\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73227,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73225\/revisions\/73227"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73226"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73225"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73225"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73225"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}