{"id":73231,"date":"2021-06-21T13:44:24","date_gmt":"2021-06-21T11:44:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-irena-plaku-perballet-me-pyetje-per-te-ardhurat-e-prinderve\/2021\/06\/21\/"},"modified":"2023-04-06T21:25:59","modified_gmt":"2023-04-06T19:25:59","slug":"gjyqtarja-irena-plaku-perballet-me-pyetje-per-te-ardhurat-e-prinderve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-irena-plaku-perballet-me-pyetje-per-te-ardhurat-e-prinderve\/2021\/06\/21\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Irena Plaku p\u00ebrballet me pyetje p\u00ebr t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Irena Plaku u p\u00ebrball n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore me pyetje n\u00eb lidhje me burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr nj\u00eb hua prej 15 mij\u00eb eurosh p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti si dhe p\u00ebr vonesat n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79351\" aria-describedby=\"caption-attachment-79351\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Irena-Plaku-pas-KPK-111.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79351\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Irena-Plaku-pas-KPK-111-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"79351\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79351\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Irena Plaku pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Irena Plaku u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me barr\u00eb prove mbi burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb familjes s\u00eb prind\u00ebrve, t\u00eb cilave u kishte marr\u00eb 15 mij\u00eb euro hua p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Mungesa n\u00eb dukje e burimeve n\u00eb familjen e prind\u00ebrve e nxirrte gjyqtaren me nj\u00eb diferenc\u00eb negative prej 1.3 milion lek\u00ebsh n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebrfundimtare. Plaku e cil\u00ebsoi hetimin e KPK korrekt dhe objektiv, por theksoi se kishte paraqitur sqarime t\u00eb plota dhe dokumente shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhurat e familjes \u2013q\u00eb sipas saj d\u00ebshmonin ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Relatorja Alma Faskaj, pjes\u00eb e trup\u00ebs me kryesuese Genta Tafa (Bungo) dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitaj, vuri n\u00eb dukje disa gjetje n\u00eb kriterin e profesionalizmit , dy vonesa 1 dhe 3 ditore n\u00eb depozitimin e nj\u00eb vendimi, nj\u00eb vones\u00eb kat\u00ebr muaj n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe gjykimin jasht\u00eb afateve t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr urdh\u00ebr t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm mbrojtje.<\/p>\n<p>Plaku pretendoi se i kishte sqaruar problemet e gjetura n\u00eb m\u00ebny\u00eb t\u00eb detajuar dhe u fokusua te \u00e7\u00ebshtja p\u00ebr urdh\u00ebr mbrojtje. Ajo shpjegoi se kishte provuar q\u00eb k\u00ebrkesa nga policia nuk kishte qen\u00eb p\u00ebr urdh\u00ebr t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm dhe se ajo kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta p\u00ebrfunduar dosjen n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Ngritja prej KPK-s\u00eb e vonesave n\u00eb gjykim apo vonesave n\u00eb procedura prej gjyqtar\u00ebve ting\u00ebllon s\u00eb fundmi ironike, pasi trupa t\u00eb ndryshme brenda Komisionit jan\u00eb gjetur me vonesa disa mujore n\u00eb zbardhjen e vendimeve. Komisioni pretendon se afati 1-mujor i zbardhjes s\u00eb vendimeve nuk \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm, por nuk i ka kursyer v\u00ebrejtjet publike p\u00ebr gjyqtar\u00ebt me shkelje t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Irena Plaku p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2011 dhe u em\u00ebrua si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs. Prej vitit 2015, Plaku e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit n\u00eb KPK n\u00eb lidhje me kriterin e pasuris\u00eb, relatorja Faskaj vuri n\u00eb dukje se problemet e gjetura ishin disa mosdeklarime n\u00eb deklaratat periodike, por q\u00eb ishin deklaruar nga bashk\u00ebshorti dhe dyshimet se vet\u00eb subjektit dhe prind\u00ebrve t\u00eb saj u mungonin burimet e ligjshme p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb n\u00eb total ishte 1.3 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas relatimit, problemi kryesor kishte t\u00eb b\u00ebnte me munges\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb hua 15 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebsti p\u00ebr apartamentin e Plakut dhe bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Faskaj tha se prind\u00ebrve t\u00eb subjektit u mungonin rreth 4 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb justifikuar shum\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb hua.<\/p>\n<p>Plaku nuk dha sqarime t\u00eb detajuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb relatimit. Ajo e cil\u00ebsoi hetimin t\u00eb plot\u00eb dhe tha se shpjegimet me shkrimin ishin t\u00eb plota, duke sqaruar se familja kishte pasur burimet dhe se ajo kishte sjell\u00eb prova p\u00ebr t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>Si\u00e7 u kuptua n\u00eb seanc\u00eb, Plakut nuk i ishin njohur t\u00eb ardhurat e fituara nga prind\u00ebrit n\u00eb bujq\u00ebsi. Familja kishte disa dynym ullishta n\u00eb Pajov\u00eb t\u00eb Peqinit dhe kishte sjell\u00eb dokumente prej bashkis\u00eb s\u00eb Peqinit se kishte realizuar t\u00eb ardhura neto prej 7 milion\u00eb lek\u00ebsh nga viti 2006-2015.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj, KPK cil\u00ebsoi se kishte gjetur munges\u00eb burimesh n\u00eb t\u00eb ardhurat dhe kursimet e gjyqtares dhe bashk\u00ebshortit p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn dy vite. N\u00eb nj\u00eb vit, mungesa ishte rreth 90 mij\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb vit tjet\u00ebr rreth 340 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha mungesat kan\u00eb lidhje sipas relatimit me blerje e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2015, finalizuar vet\u00ebm s\u00eb fundmi p\u00ebr rreth 60 mij\u00eb euro. KPK vuri n\u00eb dukje se gjyqtarja dhe i shoqi kishin jetuar n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs me qira n\u00eb Pogradec dhe se adresat dhe banesat n\u00eb p\u00ebrdorim ishin deklaruar sakt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet n\u00eb profesionalizmit<\/strong><\/p>\n<p>Faskaj relatoi se nuk kishte gjetur probleme t\u00eb figur\u00ebs dhe se raporti i DSIK-s\u00eb ishte pozitiv. Dy kall\u00ebzime n\u00eb t\u00eb cilat p\u00ebrmendej emri i gjyqtares ishin pushuar apo ishte vendosur mosfillimi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, relatorja tha se nj\u00eb denoncim ndaj gjyqtares ishte trajtuar m\u00eb pas n\u00eb kriterin e profesionalizmit.<\/p>\n<p>Nga hetimi ishin gjetur dy raste vonesash n\u00eb depozitimin e vendimeve nga gjyqtarja q\u00eb shkonin nga 1 deri 3 dit\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast u vu n\u00eb dukje se nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ishte p\u00ebrfunduar p\u00ebr 10 muaj, nd\u00ebrsa afati ishte 6 mujor.<\/p>\n<p>Plaku nuk replikoi n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore ndaj k\u00ebtyre gjetjeve. Ajo vuri n\u00eb dukje se kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb detajuara me shkrim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo dha shpjegime p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb sipas Faskajt kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb \u201curdh\u00ebr t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm mbrojtjeje\u201d. \u00a0Faskaj tha se \u00e7\u00ebshtja ishte trajtuar prej gjyqtares si k\u00ebrkes\u00eb \u201cp\u00ebr urdh\u00ebr mbrojtjeje\u201d dhe se ajo kishte shkelur afatin 48 or\u00ebsh p\u00ebr nxjerrjen e urdhrit t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>Faskaj vuri n\u00eb dukje se n\u00eb \u00e7\u00ebshtje ishin pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs familje q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb kund\u00ebr nj\u00ebra- tjetr\u00ebs. Relatorja tha se arsyetimet dhe dokumentet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje prej Plakut kishin ardhur fillimisht jo n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji.<\/p>\n<p>Plaku u p\u00ebrgjigj se \u00e7\u00ebshtja n\u00eb fjal\u00eb ishte e komplikuar. Ajo vuri n\u00eb dukje se nga policia s\u2019kishte pasur k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr \u201curdh\u00ebr t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm mbrojtje\u201d, por p\u00ebr urdh\u00ebr mbrojtje dhe se ajo ishte p\u00ebrpjekur t\u00eb mbyllte \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, duke shpjeguar edhe vendimin e saj p\u00ebr bashkimin e dy denoncimeve n\u00eb nj\u00eb dosje t\u00eb vetme, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb gjykata t\u00eb mos dilte me dy vendime t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Plaku tha se kishte dh\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb drejt\u00ebsi dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Irena Plaku u p\u00ebrball n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore me pyetje n\u00eb lidhje me burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr nj\u00eb hua prej 15 mij\u00eb eurosh p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti si dhe p\u00ebr vonesat n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":73232,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Irena-Plaku-pas-KPK-111.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Irena Plaku pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73231"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73231"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73231\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73233,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73231\/revisions\/73233"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73232"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73231"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73231"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73231"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}