{"id":73237,"date":"2021-06-18T14:26:01","date_gmt":"2021-06-18T12:26:01","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-shkarkon-kastriot-seliten-deshtoi-te-kalonte-testin-e-moscenimit-te-besimit-te-publikut\/2021\/06\/18\/"},"modified":"2023-04-06T21:26:32","modified_gmt":"2023-04-06T19:26:32","slug":"kpa-shkarkon-kastriot-seliten-deshtoi-te-kalonte-testin-e-moscenimit-te-besimit-te-publikut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-shkarkon-kastriot-seliten-deshtoi-te-kalonte-testin-e-moscenimit-te-besimit-te-publikut\/2021\/06\/18\/","title":{"rendered":"KPA shkarkon Kastriot Selit\u00ebn: D\u00ebshtoi t\u00eb kalonte testin e mosc\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vuri n\u00eb dukje nj\u00eb lidhje mes problemeve n\u00eb pasurit\u00eb e Kastriot Selit\u00ebs, me mang\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb gjetura dhe gjendjen n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, t\u00eb cilat t\u00eb marra n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u00e7uan n\u00eb vendimin e shkarkimit p\u00ebr \u201cc\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_77119\" aria-describedby=\"caption-attachment-77119\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-77119\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/7F8A667E-5A05-4F7E-80EB-90C0EE1B9574-533x400.jpeg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"77119\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-77119\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Kastriot Selita n\u00eb KPA. Foto: Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA shpalli t\u00eb premten vendimin p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Administrativ, Kastriot Selita. Ky i fundit nuk ishte i pranish\u00ebm gjat\u00eb seanc\u00ebs publike t\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime, trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Ina Ram\u00ebn dhe an\u00ebtar\u00eb Natasha Mulajn, Rezarta Schuetz dhe Sokol \u00c7omon, vendosi t\u00eb ndryshoj\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavaur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin e Selit\u00ebs duke e cil\u00ebsuar at\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb dhe t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj, si dhe t\u00eb shkarkoj\u00eb at\u00eb nga detyra.<\/p>\n<p>Kastriot Selita, i cili drejtonte Gjykat\u00ebn e Apelit Administrativ prej vitit 2013, u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga KPK m\u00eb 18 qershor 2019 me votat e Brunilda Bekteshit dhe Lulzim Hamitajt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kryesuesi Olsi Komici votoi p\u00ebr shkarkimin.<\/p>\n<p>Bazuar edhe n\u00eb rekomandimin e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM Komisioneri Publik i k\u00ebrkoi KPA-s\u00eb t\u00eb rihetonte deklarimet e subjektit dhe t\u00eb personave t\u00eb lidhur, si dhe t\u00eb kryhej nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb re financiare me q\u00ebllim justifikimin e burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive q\u00eb zot\u00ebron. Nd\u00ebrsa lidhur me vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale, ku p\u00ebrfshiheshin edhe raste e konfliktit t\u00eb interesit, Ballhysa e konsideroi t\u00eb c\u00ebnuesh\u00ebm vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr Selit\u00ebn.<\/p>\n<p>Kryesuesja Albana Shtylla deklaroi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb t\u00eb premtes se gjyqtari Kastriot Selita nuk kishte njoftuar ndonj\u00eb shkak t\u00eb arsyesh\u00ebm p\u00ebr mospjes\u00ebmarrjen e tij. N\u00eb vijim ajo lexoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur konkluzionet e Kolegjit, n\u00eb t\u00eb cilat u bazua vendimmarrja e shkarkimit t\u00eb gjyqtarit Selita.<\/p>\n<p>Shtylla tha se trupi gjykues i \u00e7monte t\u00eb drejta dhe t\u00eb bazuara n\u00eb ligj shkaqet e ngritura nga Komisioneri.<\/p>\n<p>Kolegji konstatoi disa probleme p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin. Konkretisht, u konstatuara munges\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr financimin e pasuris\u00eb sht\u00ebpi banimi dy kate + papafingo me sip\u00ebrfaqe 268.2 m2 n\u00eb Linz\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, e krijuar nga familja e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit n\u00eb vitin 2003. Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e k\u00ebsaj pasurie nga familja e bashk\u00ebshortes, \u00ebsht\u00eb deklaruar se jan\u00eb p\u00ebrfituar prej k\u00ebsaj t\u00eb fundit dhe se jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Kolegji evidentoi se Selita ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting p\u00ebrsa i p\u00ebrket kredis\u00eb s\u00eb marr\u00eb nga personi i lidhur n\u00eb vitin 2004 n\u00eb vler\u00ebn 23 mij\u00eb euro, t\u00eb deklaruar si nj\u00eb prej burimeve q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit 102 m2 n\u00eb rrug\u00ebn e teleferikut n\u00eb Linz\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs. Shtylla tha se nga hetimi n\u00eb KPA ka rezultuar se kjo kredi \u00ebsht\u00eb disbursuar p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsi, personit t\u00eb lidhur F.Sh..<\/p>\n<p>Ajo vijoi se, t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshortja n\u00eb vler\u00ebn 18 mij\u00eb euro, si diferenc\u00eb e \u00e7mimit t\u00eb blerjes dhe \u00e7mimit t\u00eb shitjes s\u00eb apartamentit me sip\u00ebrfaqe 102 m2 n\u00eb Linz\u00eb, nuk plot\u00ebsojn\u00eb k\u00ebrkesat e ligjit p\u00ebr tu konsideruar t\u00eb ligjshme, pasi jan\u00eb shmangur nga detyrimi i pagimit t\u00eb taksave mbi t\u00eb ardhurat personale n\u00eb vitin 2007, kur jan\u00eb krijuar.\u00a0 Gjithashtu, u konstatua munges\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb financuar blerjen e apartamentit 73 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se konstatimet p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohen si shkaqe t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr deklarim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave dhe rolit t\u00eb subjektit n\u00eb krijimin e tyre. \u201c[\u2026]por duhen \u00e7muar n\u00eb raport me gjith\u00eb gjetjet e tjera\u201d, theksoi Shtylla.<\/p>\n<p>P\u00ebr profesionalizmin Kolegji ka analizuar \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb lidhje me konfliktin e interesit si dhe mang\u00ebsi n\u00eb gjykim.<\/p>\n<p>Sipas KPA, konstatohet munges\u00eb e vler\u00ebsimit t\u00eb duhur mbi situat\u00ebn n\u00eb dukje t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit nga ana e subjektit, lidhur me gjykimin e \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb t\u00eb cilat ka qen\u00eb pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse ortaku i vet\u00ebm i dy shoq\u00ebrive, me t\u00eb cilat subjekti dhe bashk\u00ebshortja kishin qen\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie kontraktuale. Gjitashtu u evidentua si problem paraqitja e dor\u00ebheqjes jo n\u00eb koh\u00ebn e duhur n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku ka qen\u00eb pal\u00eb edhe organi tatimor ku bashk\u00ebshortja e Selit\u00ebs ka disponuar pozicione drejtuese.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore t\u00eb denoncuara nga publiku, konkretisht t\u00eb shtetasve K.B., D.Sh., T.B. dhe I.S, si dhe t\u00eb enteve shtet\u00ebrore, jan\u00eb gjetur mang\u00ebsi n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb profesionale.<\/p>\n<p>\u201cMang\u00ebsit\u00eb e v\u00ebrejtura n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e m\u00ebsip\u00ebrme, p\u00ebrfshi dhe trajtimin jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur t\u00eb situatave t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb dukje, konsiderohen se jan\u00eb q\u00ebndrime q\u00eb kan\u00eb afektuar indikator\u00ebt e njohurive t\u00eb ligjit, si dhe organizative, t\u00eb etik\u00ebs dhe integritetit[\u2026]\u201d, pohoi Shtylla.<\/p>\n<p>Selita u vler\u00ebsua negativisht n\u00eb kriterin e aft\u00ebsive profesionale. Sipas Kolegjit, duke qen\u00eb se mang\u00ebsit\u00eb profesionale ekzistojn\u00eb krahas munges\u00ebs s\u00eb burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive t\u00eb subjektit, ndon\u00ebse t\u00eb krijuara jo drejtp\u00ebrdrejt\u00eb prej veprimtaris\u00eb s\u00eb tij, por \u201cminimalisht t\u00eb miratuara prej tij\u201d duhen vler\u00ebsuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Kolegji vler\u00ebson se subjekti d\u00ebshtoi t\u00eb kalonte testin e mosc\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia p\u00ebr shkak t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre shkeljeve dhe se programi i trajnimit n\u00eb shkoll\u00ebn e magjistratur\u00ebs nuk mund t\u00eb sh\u00ebroj\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb p\u00ebr rikuperimin e besimit t\u00eb publikut[\u2026]., konkludon Kolegji dhe \u00e7mon se vendimi i KPK-s\u00eb duhet ndryshuar pasi nuk gjendet i drejt\u00eb dhe i bazuar n\u00eb fakte dhe n\u00eb ligj. P\u00ebr k\u00ebto arsye, trupi gjykues i KPA vendosi shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit Kastriot Selita.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vuri n\u00eb dukje nj\u00eb lidhje mes problemeve n\u00eb pasurit\u00eb e Kastriot Selit\u00ebs, me mang\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb gjetura dhe gjendjen n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, t\u00eb cilat t\u00eb marra n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u00e7uan n\u00eb vendimin e shkarkimit p\u00ebr \u201cc\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73238,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,473],"tags":[145,107,501,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/7F8A667E-5A05-4F7E-80EB-90C0EE1B9574.jpeg","fifu_image_alt":"Kryetari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Kastriot Selita n\u00eb KPA. Foto: Vladimir Karaj.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73237"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73237"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73237\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73239,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73237\/revisions\/73239"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73238"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73237"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73237"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73237"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}