{"id":73240,"date":"2021-06-18T12:15:37","date_gmt":"2021-06-18T10:15:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-evjeni-sinojmeri-u-shkarkua-ne-mungese-per-probleme-te-pasurise\/2021\/06\/18\/"},"modified":"2023-04-06T21:26:36","modified_gmt":"2023-04-06T19:26:36","slug":"gjyqtarja-evjeni-sinojmeri-u-shkarkua-ne-mungese-per-probleme-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-evjeni-sinojmeri-u-shkarkua-ne-mungese-per-probleme-te-pasurise\/2021\/06\/18\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Evjeni Sinojmeri u shkarkua n\u00eb munges\u00eb p\u00ebr probleme t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vler\u00ebson n\u00eb vendimin\u00a0 e zbardhur, se pretendimi i gjyqtares s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, Evjeni Sinojmeri se e ka pasur t\u00eb pamundur t\u00eb jap\u00eb shpjegime e prova p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar barr\u00ebn e prov\u00ebs pasi \u00ebsht\u00eb bllokuar n\u00eb SHBA nga pandemia, ka qen\u00eb i paargumentuar dhe i paprovuar.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_78570\" aria-describedby=\"caption-attachment-78570\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-78570\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPK-shpall-vendimin-per-gjyqtaren-Evjeni-Sinojmeri-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"78570\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-78570\" class=\"wp-caption-text\">KPK shpall vendimin per gjyqtaren Evjeni Sinojmeri | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 30 prill 2021 t\u00eb shkarkojn\u00eb nga detyra gjyqtaren e Apelit Tiran\u00eb, Evjeni Sinojmeri pasi u u arrit n\u00eb p\u00ebrfundimin se ajo kishte b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr pasurit\u00eb si dhe kishte munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr rreth 15 milion lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Sinojmeri u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar m\u00eb 28 prill 2021, Sinojmeri nuk u paraqit personalisht dhe as nuk u p\u00ebrfaq\u00ebsua nga dikush tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Suela Zhegun dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin q\u00eb kreu vetingun p\u00ebr Sinojmerin, analizoi situat\u00ebn e pazakont\u00eb t\u00eb gjyqtares, e cila nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs t\u00eb kaluara p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb duke u shprehur se nuk gjendej n\u00eb Shqip\u00ebri dhe se nuk mund t\u00eb kthehej p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb COVID-19.<\/p>\n<p><strong>Vendim n\u00eb munges\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Komisioni \u00ebsht\u00eb informuar se subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb leje 2-vjecare nga ish K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, e cila ka p\u00ebrfunduar n\u00eb dat\u00ebn 31 mars 2020. Nga korrespondenca q\u00eb KPK ka pasur me KLGJ-n\u00eb dhe Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb, ka rezultuar se Sinojmeri nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb detyr\u00eb edhe pas dat\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb lejes 2-vje\u00e7are e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar se, p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb pandemis\u00eb globale, si dhe t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb saj sh\u00ebndet\u00ebsore, e ka pasur t\u00eb pamundur t\u00eb udh\u00ebtonte, pasi i rrezikohej seriozisht sh\u00ebndeti. Me k\u00ebt\u00eb pretendim, Sinojmeri ka shpjeguar edhe pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb administruar dokumentacionin shtes\u00eb, p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur pyet\u00ebsor\u00ebve t\u00eb drejtuar nga Komisioni, si dhe ka k\u00ebrkuar pezullimin e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit deri sa ajo t\u00eb rikthehej n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se KLGj ka refuzuar q\u00eb t\u2019i jap\u00eb subjektit edhe nj\u00eb vit leje, pasi afati maksimal i lejuar sipas ligjit ishte marr\u00eb dhe p\u00ebrfunduar. Megjith\u00ebse Gjykata e Apelit Administrativ e ka shfuqizuar k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb KLGJ-s\u00eb, kjo e fundit, me vendimin e dat\u00ebs 29 mars 2021 e ka refuzuar p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr leje shtes\u00eb t\u00eb papaguar p\u00ebr 1 vit.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton se Sinojmeri e ka kryer k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr leje 1-vje\u00e7are pas 6 muajsh q\u00eb mungonte n\u00eb detyr\u00eb. \u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka provuar me dokumentacion mb\u00ebshtet\u00ebs pamund\u00ebsin\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb mos u paraqitur n\u00eb detyr\u00eb\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni arsyeton se mosparaqitja n\u00eb detyr\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, pa shkaqe t\u00eb arsyeshme dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pajustifikuar, si dhe mosveprimi i saj p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 6-mujore, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje disiplinore n\u00eb vijim\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto fakte, KPK i ka k\u00ebrkuar Sinojmerit q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb dokumentacion provues p\u00ebr t\u00eb justifikuar pamund\u00ebsin\u00eb objektive t\u00eb paraqitjes n\u00eb detyr\u00eb, por ajo nuk ka nuk depozituar asnj\u00eb dokument provues mbi gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se Sinojmeri nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur p\u00ebr t\u00eb ushtruar detyr\u00ebn nga 1 prilli 2020, si dhe nga parashikimi ligjor lidhur me periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit, Komisioni vler\u00ebson se kjo shkelje disiplinore e etik\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGj p\u00ebr t\u2019u shqyrtuar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kushtet kur subjekti i rivler\u00ebsimit, znj. Evjeni Sinojmeri, nuk ka paraqitur shkaqe t\u00eb arsyeshme mb\u00ebshtetur n\u00eb dokumentacion provues, ku t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb pretendimet e saj, si dhe nisur nga fakti q\u00eb procesi i rivler\u00ebsimit kalimtar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces kushtetues dhe i mandatuar, Komisioni ka vijuar me procesin e rivler\u00ebsimit, si dhe me hetimin administrativ duke hartuar rezultatet e hetimit administrative\u201d, argumenton Komisioni dhe ka nxjerr\u00eb konkluzionet p\u00ebr t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p><strong>Mungesat financiare<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI q\u00eb nuk ka gjetur asnj\u00eb problem n\u00eb deklarimet e pasurive nga ana e gjyqtares Sinojmeri, KPK evidenton mungesa financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb disa vite. Gjithashtu, trupi gjykues konstaton se subjekti, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, nuk ka deklaruar burimin e krijimit t\u00eb pasurive<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Sinojmeri nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime dhe nuk ka dor\u00ebzuar dokumentacion p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar barr\u00ebn e prov\u00ebs thuajse p\u00ebr t\u00eb gjitha gjetjet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 2016 \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn totale 15 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti nuk ka pasur burime p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 59.80 m2 n\u00eb Tiran\u00eb kundrejt \u00e7mimit 26 mij\u00eb e 855 USD, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2000 dhe t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2012. Nga analiza financiare ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e dy k\u00ebsteve t\u00eb para n\u00eb vitin 2000 n\u00eb shum\u00ebn totale 20 mij\u00eb USD, pasi ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 2.4 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2004 kur gjyqtarja Sinojmeri ka bler\u00eb disa pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb Tiran\u00eb, ka rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn totale 4.2 milion\u00eb lek\u00eb. Konkretisht, ajo ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen dy apartamenteve: nj\u00eb me sip\u00ebrfaqe 128 m2 p\u00ebr \u00e7mimin 57 euro; tjetri me sip\u00ebrfaqe 66.2 m2 p\u00ebr shum\u00ebn 28 mij\u00eb euro; si dhe t\u00eb nj\u00eb garazhi me sip\u00ebrfaqen 19.1 m2.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi financiare ka rezultuar edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 92 m2 n\u00eb zon\u00ebn e quajtur \u201cPlazh\u201d n\u00eb Durr\u00ebs, pasuri e porositur n\u00eb vitin 2005 p\u00ebr \u00e7mimin 30 mij\u00eb euro. Nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 4.1 milion lek\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament banimi me sip\u00ebrfaqe 103.4 m\u00b2 n\u00eb kryeqytet, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2003 kundrejt shum\u00ebs 5 milion\u00eb lek\u00eb, Komisioni konstaton se subjekti nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting burimin e krijimit. Nga hetimi ka rezultuar se p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie ka sh\u00ebrbyer nj\u00eb kredi me kushte leht\u00ebsuese.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur balanca negative n\u00eb investimet e kryera n\u00eb vite prej subjektit n\u00eb bono thesari. N\u00eb vitin 2015, Sinojmeri ka deklaruar se nga t\u00eb gjitha kursimet e deklaruara n\u00eb vite, nj\u00eb sasi prej 9.6 milion\u00eb lek\u00ebsh, e ka investuar n\u00eb obligacione me maturim 10-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative p\u00ebr krijimin e kursimeve n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb USD q\u00eb subjekti ka deklaruar se ia ka d\u00ebrguar n\u00eb vitin 2016 djalit t\u00eb saj S.S. , i cili jeton n\u00eb Boston t\u00eb SHBA-s\u00eb, si dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine prej tij n\u00eb vitin 2011 kundrejt \u00e7mimit 9 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>T\u00eb paprovuara kan\u00eb rezultuar edhe burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr dhurimin e shum\u00ebs 15 mij\u00eb USD n\u00eb favor t\u00eb djalit S.S. q\u00eb jeton n\u00eb SHBA, nga gjysh\u00ebrit e tij.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vler\u00ebson n\u00eb vendimin\u00a0 e zbardhur, se pretendimi i gjyqtares s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, Evjeni Sinojmeri se e ka pasur t\u00eb pamundur t\u00eb jap\u00eb shpjegime e prova p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar barr\u00ebn e prov\u00ebs pasi \u00ebsht\u00eb bllokuar n\u00eb SHBA nga pandemia, ka qen\u00eb i paargumentuar dhe i paprovuar.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73241,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[563,125,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPK-shpall-vendimin-per-gjyqtaren-Evjeni-Sinojmeri.jpg","fifu_image_alt":"KPK shpall vendimin per gjyqtaren Evjeni Sinojmeri | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73240"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73240"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73240\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73242,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73240\/revisions\/73242"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73241"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73240"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73240"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73240"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}