{"id":73249,"date":"2021-06-16T15:17:22","date_gmt":"2021-06-16T13:17:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-me-vendim-gjysmak-le-pa-konkluzione-hetimin-e-figures-dhe-profesionalizmit-te-kol-hysenaj\/2021\/06\/16\/"},"modified":"2023-04-06T21:27:21","modified_gmt":"2023-04-06T19:27:21","slug":"kpk-me-vendim-gjysmak-le-pa-konkluzione-hetimin-e-figures-dhe-profesionalizmit-te-kol-hysenaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-me-vendim-gjysmak-le-pa-konkluzione-hetimin-e-figures-dhe-profesionalizmit-te-kol-hysenaj\/2021\/06\/16\/","title":{"rendered":"KPK me \u00a0vendim gjysmak, l\u00eb pa konkluzione hetimin e figur\u00ebs dhe profesionalizmit t\u00eb Kol Hysenaj"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur t\u00eb analizoj\u00eb n\u00eb vendimin e rivler\u00ebsimit t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Kol Hysenaj vet\u00ebm kriterin e pasuris\u00eb, duke argumentuar se ishte i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr shkarkimin e tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb gjetjet e relatuara p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin t\u00eb cilat iu p\u00ebrmenden Hysenajt n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore mbeten t\u00eb pasqaruara. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_78013\" aria-describedby=\"caption-attachment-78013\" style=\"width: 583px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-78013\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Kol-Hysenaj-duke-dal\u00eb-nga-KPK-583x400.jpg\" alt=\"\" width=\"583\" height=\"400\" data-id=\"78013\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-78013\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Kol Hysenaj duke dal\u00eb nga KPK. Foto: BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Megjith\u00ebse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK evidentoi probleme n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokurorin e Tiran\u00ebs Kol Hysenaj gjat\u00eb seancave d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluara n\u00eb 18 shtator 2020 dhe m\u00eb 15 prill 2021, n\u00eb vendimin e arsyetuar analizon vet\u00ebm gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb duke i konsideruar t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb mbeten pa rezultat p\u00ebrfundimtar gjetjet p\u00ebr profesionalizmin dhe denoncimet nga publiku, si dhe nj\u00eb raport negativ i Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK p\u00ebr figur\u00ebn, duke mos qart\u00ebsuar n\u00ebse q\u00ebndronin si gjetje apo ishin rr\u00ebzuar pas pretendimeve t\u00eb Hysenajt q\u00eb i kund\u00ebrshtoi ato.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]trupi gjykues \u00e7moi t\u00eb p\u00ebrmend\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim faktet e evidentuara nga organet ndihm\u00ebse q\u00eb sipas ligjit kan\u00eb kryer vler\u00ebsimin si dhe hapat hetimore t\u00eb nd\u00ebrmarra nga Komisioni, pa u ndalur n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme t\u00eb tyre[\u2026]\u201d, vler\u00ebson trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Firdes Shulin dhe an\u00ebtar, Olsi Komicin duke renditur n\u00eb vendim vet\u00ebm disa veprime procedurale t\u00eb kryera p\u00ebr k\u00ebto dy kritere.<\/p>\n<p><strong>Gjetje pa p\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb par\u00eb u relatua nj\u00eb raport i dyt\u00eb i DSIK ku konstatohej pap\u00ebrshtatshm\u00ebria e prokurorit Hysenaj p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn, bazuar n\u00eb dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb afera korruptive, kontakte me nj\u00eb avokat, nd\u00ebrhyrje n\u00eb dosje dhe kontakte me persona q\u00eb ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb mashtrime me Tatimin mbi Vler\u00ebn e Shtuar (TVSH).<\/p>\n<p>Po ashtu n\u00eb seanc\u00eb u referua nj\u00eb aksident n\u00eb t\u00eb cilin ishte p\u00ebrfshir\u00eb Hysenaj si drejtues i nj\u00eb mjeti q\u00eb ishte p\u00ebrplasur me nj\u00eb mjet tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2008. Drejtuesi i mjetit tjet\u00ebr Golf 2 kishte humbur jet\u00ebn n\u00eb aksidentin q\u00eb ishte hetuar nga Prokuroria e Lezh\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte vendosur se s\u2019kishte vep\u00ebr penale, me argumentin se asnj\u00eb nga pal\u00ebt nuk kishte pasur faj. Komisioni dhe v\u00ebzhguesi i ONM e pyet\u00ebn Hysenajn lidhur me faktin se n\u00eb momentin e aksidentit ai kishte qen\u00eb duke drejtuar nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb cilin nuk kishte as dokumente pron\u00ebsie as leje p\u00ebrdorimi.<\/p>\n<p>N\u00eb seanca u evidentuan edhe denoncime q\u00eb lidheshin me hetime aksidentesh. N\u00eb dy raste familjar\u00eb t\u00eb viktimave pretendonin se prej subjektit ishin ndryshuar t\u00eb dh\u00ebnat dhe faktet duke u b\u00ebr\u00eb ata fajtor\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shpangeshin pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit nga detyrimi p\u00ebr pages\u00ebn e d\u00ebmshp\u00ebrblimit.<\/p>\n<p>Hysenaj e kund\u00ebrshtoi raportin e DSIK-s\u00eb duke e cil\u00ebsuar si dashakeq\u00ebs dhe p\u00ebr denoncimet paraqiti t\u00eb dh\u00ebna nga dosjet q\u00eb sipas tij d\u00ebshmonin nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb ndryshme nga ajo q\u00eb pretendohej. P\u00ebr p\u00ebrdorimin mjetit pa dokumente ai tha se e kishte marr\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrdorur nga nj\u00eb mik i tij dhe se nuk i kishte k\u00ebrkuar t\u2019i shfaqet dokumentacionin.<\/p>\n<p>Por ndryshe nga \u00e7\u00ebshtjet e tjera KPK nuk ka dal\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrfundim mbi k\u00ebto gjetje, duke mos i analizuar ato dhe duke mos u shprehur n\u00ebse barra e prov\u00ebs e kaluar n\u00eb k\u00ebto rast ishte rr\u00ebzuar apo jo. Vendimi q\u00eb duket i paplot\u00eb e b\u00ebn t\u00eb paqart\u00eb n\u00ebse Hysenaj kishte kaluar apo jo procesin n\u00eb dy kriteret e tjera.<\/p>\n<p><strong>Mungesa e burimeve financiare<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, KPK vler\u00ebson se prokurori Kol Hysenaj nuk arrin nivel kualifikues p\u00ebr sa i takon kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, pasi ka kryer deklarime t\u00eb pasakta dhe t\u00eb pamjaftueshme q\u00eb konsiderohen shkarkuese. Gjithashtu konsiderohen pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr krijimi e pasurive n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Komisioni ka vler\u00ebsuar q\u00eb ta bazoj\u00eb analiz\u00ebn financiare n\u00eb deklarimet vjetore t\u00eb prokurorit Hysenaj, nd\u00ebrsa pretendimet e tij gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut n\u00eb lidhje me kursimet n\u00eb form\u00ebn e likuiditeteve cash t\u00eb mbajtura n\u00eb banes\u00eb n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do viti, nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Hysenaj gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb e 488 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite 20 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2010. Hysenaj ka pretenduar se burimi i krijimit t\u00eb k\u00ebsaj shume jan\u00eb kursime m\u00eb t\u00eb hershme nga paga e tij dhe e bashk\u00ebshortes, si dhe nga aktiviteti i bar-kafe n\u00eb vler\u00ebn totale 4 milion\u00eb e 295 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 2009, por Komisioni konstaton se subjekti n\u00eb asnj\u00eb rast nuk ka deklaruar kursime cash dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk jan\u00eb konsideruar p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs 20 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e ngjashme \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke 2000 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2011 kundrejt shum\u00ebs 11 milion\u00eb e 160 mij\u00eb lek\u00eb. \u201c\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb disa viteve subjekti ka rezultuar me balanca pozitive, por, ka pasur detyrimin q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do viti t\u00eb deklaronte kursimet cash t\u00eb pashpenzuara ose ndryshimet e tyre\u201d, evidenton trupi gjykues dhe konkludon se subjekti \u00ebsht\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 5.1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Hysenaj \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e dy pasurive tok\u00eb + truall n\u00eb Kor\u00e7\u00eb n\u00eb vitin 2016, si burim krijimi t\u00eb t\u00eb cilave ka deklaruar kursimet nga pagat, shitjen e nj\u00eb trualli n\u00eb Tiran\u00eb dhe t\u00eb ardhura nga biznesi, t\u00eb depozituara n\u00eb bank\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat nga pagat p\u00ebr vitin 2016 jan\u00eb konsideruar n\u00eb shum\u00ebn totale 1 milion e 550 mij\u00eb lek\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga biznesi 312 mij\u00eb lek\u00eb. Nga shitja e tok\u00ebs me sip\u00ebrfaqe 1000 m2 + nd\u00ebrtes\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vitit 2012, Hysenaj ka p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 2013 vler\u00ebn 14 milion\u00eb e 170 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2013 gjendje likuiditeti cash n\u00eb shum\u00ebn e p\u00ebrfituar nga shitja e tok\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb dhe as nuk e ka depozituar k\u00ebt\u00eb vler\u00eb n\u00eb bank\u00eb. Gjithashtu, ai nuk rezulton ta ket\u00eb deklaruar si gjendje likuiditeti cash n\u00eb DPV-t\u00eb p\u00ebr vitet 2014 dhe 2015, p\u00ebr ta p\u00ebrdorur si burim p\u00ebr blerjen e dy pasurive n\u00eb Kor\u00e7\u00eb n\u00eb vitin 2016, ashtu sikurse deklaron n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto konstatime, trupi gjykues ka vler\u00ebsuar t\u00eb mos e p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare k\u00ebt\u00eb t\u00eb ardhur, prej nga subjekti i rivler\u00ebsimit ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 16 milion\u00eb e 704 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e pronave n\u00eb Kor\u00e7\u00eb n\u00eb vitin 2016. \u201cN\u00eb rast se do t\u00eb konsiderohej shuma 134.900 USD e mbartur si gjendje cash nga viti 2013 dhe e p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e pasurive n\u00eb Kor\u00e7\u00eb n\u00eb vitin 2016, pamund\u00ebsia financiare do t\u00eb rezultonte n\u00eb shum\u00ebn -2.893.176 lek\u00eb\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Balanca negative kan\u00eb rezultuar edhe p\u00ebr blerjen e kat\u00ebr automjeteve. Nga analiza financiare p\u00ebrfundimtare, ku jan\u00eb konsideruar disa nga pretendimet e Hysenajt, ka rezultuar total i balancave negative n\u00eb vite, n\u00eb shum\u00ebn 23 milion\u00eb e 125 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEdhe n\u00ebse do t\u2019i referoheshim varantit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb analiz\u00ebs financiare t\u00eb kryer nga Komisioni, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ, duke konsideruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e pasuris\u00eb n\u00eb F., Tiran\u00eb, n\u00eb shum\u00ebn 134.900 USD, si gjendje likuiditeti cash n\u00eb fund t\u00eb vitit 2013, [\u2026], balanca negative do t\u00eb ulej nga 23.125.856 lek\u00eb n\u00eb 9.632.538 lek\u00eb, nj\u00eb vler\u00eb p\u00ebrs\u00ebri e konsiderueshme dhe q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn shkak p\u00ebr penalizim t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, konkludon KPK.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur t\u00eb analizoj\u00eb n\u00eb vendimin e rivler\u00ebsimit t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Kol Hysenaj vet\u00ebm kriterin e pasuris\u00eb, duke argumentuar se ishte i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr shkarkimin e tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb gjetjet e relatuara p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin t\u00eb cilat iu p\u00ebrmenden Hysenajt n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore mbeten t\u00eb pasqaruara. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73250,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[565,118,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Kol-Hysenaj-duke-dal\u00eb-nga-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Kol Hysenaj duke dal\u00eb nga KPK. Foto: BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73249"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73249"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73249\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73251,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73249\/revisions\/73251"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73250"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73249"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73249"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73249"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}