{"id":73255,"date":"2021-06-15T19:50:59","date_gmt":"2021-06-15T17:50:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-agim-dalipaj-perballet-me-probleme-te-pasurise-dhe-profesionalizmit\/2021\/06\/15\/"},"modified":"2023-04-06T21:27:36","modified_gmt":"2023-04-06T19:27:36","slug":"prokurori-agim-dalipaj-perballet-me-probleme-te-pasurise-dhe-profesionalizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-agim-dalipaj-perballet-me-probleme-te-pasurise-dhe-profesionalizmit\/2021\/06\/15\/","title":{"rendered":"Prokurori Agim Dalipaj p\u00ebrballet me probleme t\u00eb pasuris\u00eb dhe profesionalizmit"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton mungesa financiare p\u00ebr krijimin e pasurive, hetimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit si dhe nivel pune t\u00eb dob\u00ebt deri n\u00eb c\u00ebnimin e t\u00eb drejtave t\u00eb qytetar\u00ebve.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79275\" aria-describedby=\"caption-attachment-79275\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dalipaj-i-sakte-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79275\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dalipaj-i-sakte--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"79275\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79275\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Agim Dalipaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tropoj\u00ebs, Agim Dalipaj u p\u00ebrball t\u00eb t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 15 qershor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u konstatuan probleme p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizmin. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Dalipaj u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokurorin Agim Dalipaj kryesohet nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungon dhe an\u00ebtare Alma Faskajn.<\/p>\n<p>Agim Dalipaj e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb vitin 1992 dhe ka punuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb si prokuror i Prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs. Prej vitit 2015, ai ushtron funksionin si prokuror i em\u00ebruar n\u00eb Tropoj\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni i ka kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr pasurin\u00eb prokurorit Dalipaj. ILDKPKI ka konstatuar fshehjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 53 m2 n\u00eb Sh\u00ebngjin gjat\u00eb viteve deklaruese 2006-2008, si dhe munges\u00eb burimesh p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Sipas relatores Bungo, n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar se \u00e7mimi i apartamentit n\u00eb shum\u00ebn 21 mij\u00eb e 500 euro \u00ebsht\u00eb likujduar jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale. Sipas relatores, bashk\u00ebshortja e subjektit ka qen\u00eb pjes\u00eb e procesit t\u00eb legalizimit t\u00eb k\u00ebtij apartamenti, pavar\u00ebsisht se nd\u00ebrtimi ishte kryer nga pala shit\u00ebse.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese ka informuar se subjekti ka shlyer vler\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb dhe se pjesa tjet\u00ebr do t\u00eb jepet kur t\u00eb hipotekohet. Komisioni konstaton se, megjith\u00ebse subjekti e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2009, nuk ka pasqyruar pjes\u00ebn e shlyer dhe detyrimin e mbetur.<\/p>\n<p>Dalipaj ka deklaruar si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie kursimet nga pagat e tij e t\u00eb bashk\u00ebshortes. Bungo tha se t\u00eb ardhurat e pretenduara nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare, pasi nuk jan\u00eb deklaruar kursime cash si dhe nuk ka prova p\u00ebr kryerjen e pagesave p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Bungo sqaroi se subjekti ka shpjeguar pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs se vlera 1.6 milion\u00eb lek\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua pal\u00ebs shit\u00ebse, para se t\u00eb n\u00ebnshkruhej kontrata e porosis\u00eb. Nga analiza financiare ka rezutuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e apartmentit n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb e 328 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar gjithashtu se prokurori Dalipaj e kishte hetuar shit\u00ebsin e apartamentit, L.Rr. n\u00eb vitin 2002 dhe se e kishte pushuar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb ngarkim t\u00eb tij n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka refuzuar t\u00eb jap\u00eb shpjegime p\u00ebr administratorin e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese L.Rr.\u201d, tha Bungo dhe shtoi se Dalipaj ka fshehur gjat\u00eb vetingut procedimin ndaj k\u00ebtij personi.<\/p>\n<p>\u201cKa dyshime t\u00eb arsyeshme se subjekti nuk e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri dhe se e ka p\u00ebrfituar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit\u201d, theksoi Bungo.<\/p>\n<p>Prokurori Dalipaj deklaroi n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se nuk e vler\u00ebsonte t\u00eb arsyeshme t\u00eb jepte shpjegime p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs, pasi i kishte dor\u00ebzuar me shkrim. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb komisoner\u00ebve lidhur me disa prej gjetjeve.<\/p>\n<p>Lidhur me shum\u00ebn 1.6 milion lek\u00eb, Dalipaj sqaroi se kjo vler\u00eb i ishte dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb L.Rr. nga bashk\u00ebshportja e tij pjes\u00eb &#8211; pjes\u00eb deri n\u00eb vitin 2002 dhe se ai nuk kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni. \u201cShum\u00eb jam m\u00ebrzitur kur e m\u00ebsova,\u201d tha Dalipaj.<\/p>\n<p>Subjekti u ndal edhe n\u00eb pushimin e procedimit ndaj L.Rr.. \u201cAi procedohej p\u00ebr d\u00ebmtim t\u00eb pyjeve q\u00eb ishte kundravajtje penale. Nuk kishte d\u00ebmtim pyjesh, se kishte nj\u00eb gurore me licenc\u00eb. Me t\u00eb kam pir\u00eb apo s\u2019kam pir\u00eb 8 kafe, tha ai.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00ebher\u00eb dhe p\u00ebr asnj\u00eb nuk kam fshehur asgj\u00eb. E them dhe p\u00ebr shpirt t\u00eb mamas\u00eb dhe babait,\u201d tha Dalipaj.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 89 m2 si i pastreh\u00eb nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave n\u00eb Lezh\u00eb, Komisioni konstaton se subjekti ka refuzuar t\u00eb deklaroj\u00eb shpenzimet. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai ka dh\u00ebn\u00eb vlera t\u00eb ndryshme p\u00ebr mobilimin, pasi n\u00eb 2016-\u00ebn ka deklaruar se ka shpenzuar 300 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa gjat\u00eb hetimit administrativ ka pohuar se vlera e shpenzuar ka qen\u00eb 500 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bungo tha se Dalipaj rezultonte n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 409 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mobilimin e apartamentit dhe se ishte e paqart\u00eb pse subjekti kishte qen\u00eb n\u00eb proces gjyq\u00ebsor me EKB-n\u00eb nga viti 2006 deri n\u00eb 2012-\u00ebn, kur ishte n\u00ebnshkruar kontrata e shit-blerjes.<\/p>\n<p>Bungo sqaroi se subjekti ka deklaruar se i takonte kjo banes\u00eb, pasi ishte i pastreh\u00eb. P\u00ebr t\u00eb provuar k\u00ebt\u00eb fakt, Dalipaj ka dor\u00ebzuar nj\u00eb v\u00ebrtetim t\u00eb prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs, sipas t\u00eb cil\u00ebs ai ka jetuar n\u00eb ambjentet e k\u00ebtij institucioni p\u00ebr periudh\u00ebn 1998-2006.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton gjithashtu, se Dalipaj nuk ka deklaruar pjes\u00ebn takuese n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me prind\u00ebrit, v\u00ebllez\u00ebrit dhe motrat.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb vitin 2014 n\u00eb shum\u00ebn 458 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shtes\u00ebn n\u00eb nj\u00eb depozit\u00eb bankare q\u00eb aktualisht ka arritur vler\u00ebn 10 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bungo tha se mbetej e paqart\u00eb se p\u00ebrse bashk\u00ebshortja e subjektit ka t\u00ebrhequr nga nj\u00eb depozit\u00eb bankare e vjehrr\u00ebs shum\u00ebn 1.9 milion\u00eb lek\u00eb, pavar\u00ebsisht shpjegimeve t\u00eb Dalipajt se ky transaksion ishte kryer p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>Vendime pushimi pa kryer hetime<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur probleme n\u00eb t\u00eb tri dosjet e dor\u00ebzuara nga vet\u00eb prokurori Dalipaj n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. N\u00eb nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve ka rezultuar se subjekti nuk ka analizuar vepr\u00ebn penale dhe baza ligjore e referuar nuk ka qen\u00eb e sakt\u00eb. N\u00eb dy \u00e7\u00ebshtjet e tjera \u00ebsht\u00eb konstatuar se k\u00ebrkesat p\u00ebr gjykim kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pa argumentuara, pa struktur\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe se subjekti paraqet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme vet\u00ebm deklarimet e t\u00eb proceduarve.<\/p>\n<p>Nga 5 dosjet e shortuara jan\u00eb konstatuar probleme n\u00eb dy prej tyre. N\u00eb nj\u00eb rast, Dalipaj ka vendosur pushimin pasi nuk ka kryer asnj\u00eb veprim hetimor p\u00ebr 6 muaj. Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb regjistruar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cShkelje t\u00eb rregullave t\u00eb mbrojtjes n\u00eb pun\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb pushuar nga subjekti me argumentin se rregullat ishin shkelur nga i ndjeri q\u00eb kishte humbur jet\u00eb gjat\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Nisur nga ky konstatim, KPK u ka k\u00ebrkuar prokurorive t\u00eb Lezh\u00ebs dhe Tropoj\u00ebs t\u00eb informojn\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e hetuara nga Dalipaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr penale. Nga informacioni i d\u00ebrguar ka rezultuar se ai ka hetuar tre \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, nga t\u00eb cilat dy i ka pushuar dhe n\u00eb nj\u00eb rast ka vendosur mosfillim. N\u00eb dy prej vendimeve t\u00eb pushimit Dalipaj ka shkarkuar nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit duke ia kaluar at\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarve. P\u00ebr nj\u00eb ngjarje nga argumentuar si ishte thjesht nj\u00eb rast fatkeq.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Dalipaj nuk ka analizuar qart\u00eb element\u00ebt e vepr\u00ebs penale, se nuk ka kryer veprime hetimore dhe se konkluzionet jan\u00eb t\u00eb pa argumentuara.<\/p>\n<p>Ndaj Dalipajt jan\u00eb depozituar 13 denoncime nga publiku, ku n\u00eb disa prej tyre jan\u00eb gjetur hetime t\u00eb paplota dhe zvarritje.<\/p>\n<p>\u201cAktiviteti i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr hetimin e \u00e7\u00ebshtjeve \u00ebsht\u00eb i shoq\u00ebruar me nivel pune aq t\u00eb dob\u00ebt, sa rezulton t\u00eb jen\u00eb c\u00ebnuar t\u00eb drejtat e qyetar\u00ebve\u201d, pohoi Bungo.<\/p>\n<p>I pyetur nga Hamitaj n\u00ebse kishte ndonj\u00eb q\u00ebndrim lidhur me konstatimet p\u00ebr profesinalizimin, Dalipaj tha se ato mund t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb aspektin teorik, por jo n\u00eb at\u00eb praktik.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se kam b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e mundshme p\u00ebr vendin ku jetoja. Sipas meje, kam zbatuar ligjin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte. Kurr n\u00eb jet\u00ebn time nuk kam kaluar afatet, vet\u00ebm n\u00eb raste t\u00eb rralla\u201d, tha Dalipaj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, prokuori Dalipaj k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsohet bazuar n\u00eb provat dhe shpjegimet e fundit t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb Komision.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se seanca p\u00ebr shpalljen e vendimit do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 17 qershor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton mungesa financiare p\u00ebr krijimin e pasurive, hetimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit si dhe nivel pune t\u00eb dob\u00ebt deri n\u00eb c\u00ebnimin e t\u00eb drejtave t\u00eb qytetar\u00ebve.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73256,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,564],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dalipaj-i-sakte-.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Agim Dalipaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73255"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73255"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73255\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73257,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73255\/revisions\/73257"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73256"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73255"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73255"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73255"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}