{"id":73261,"date":"2021-06-14T15:13:13","date_gmt":"2021-06-14T13:13:13","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/nje-kredi-e-bute-ngre-pikepyetje-per-konflikt-interesi-per-alketa-ziflen\/2021\/06\/14\/"},"modified":"2023-04-06T21:28:10","modified_gmt":"2023-04-06T19:28:10","slug":"nje-kredi-e-bute-ngre-pikepyetje-per-konflikt-interesi-per-alketa-ziflen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/nje-kredi-e-bute-ngre-pikepyetje-per-konflikt-interesi-per-alketa-ziflen\/2021\/06\/14\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb kredi e but\u00eb ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr konflikt interesi p\u00ebr Alketa Zifl\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja Alketa Zifla dha shpjegime n\u00eb KPK p\u00ebr p\u00ebrfitimin e nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb nga Bashkia e Fierit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte vendosur mosfillimin e hetimit mbi zyrtar\u00ebt lokal\u00eb, q\u00eb akuzoheshin p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre n\u00eb ndarjen e banesave sociale.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79251\" aria-describedby=\"caption-attachment-79251\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/ziflaa-111.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-79251 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/ziflaa-111-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"79251\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79251\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja e Tiran\u00ebs, Alketa Zifla n\u00eb KPK. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurorja Alketa Zifla e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 14 qershor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, ku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr p\u00ebrfitimin e nj\u00eb kredie me kushte leht\u00ebsuese nga Bashkia e Fierit, q\u00eb e kishte p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb. Nd\u00ebrkoj\u00eb ajo mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimin p\u00ebr prokuroren Zifla po kryhet nga trupi gjykues i kryesuar nga Etleda \u00c7iftja, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkom\u00ebtar ishte e pranishme Maria Tuma.<\/p>\n<p>Alketa Zifla e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1999 dhe ka punuar fillimisht si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tepelen\u00ebs. N\u00eb vitin 2008, ajo u em\u00ebrua prokurore n\u00eb Fier, nd\u00ebrsa n\u00eb 2013-\u00ebn u transferua n\u00eb prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Me ngjitjen e Arta Markut n\u00eb krye t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme n\u00eb dhjetor 2017, Zifla u em\u00ebrua shefe e kabinetit. Pas largimit t\u00eb Markut, ajo u rikthye n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, ku vazhdon ta ushtroj\u00eb aktualisht detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Relatorja Qirko tha se prokurorja Zifla kishte pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting pasurin\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 59 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, me vler\u00eb 11.2 milion\u00eb lek\u00eb me burim nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga Bashkia e Fierit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2012, Zifla ka deklaruar se e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb shum\u00ebn 3.4 milion\u00eb lek\u00eb nga prind\u00ebrit e saj, t\u00eb cil\u00ebt e kishin bler\u00eb at\u00eb n\u00eb vitin 1995 p\u00ebr 1.4 milion\u00eb lek\u00eb. Shuma 11.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson rivler\u00ebsimin e apartamentit.<\/p>\n<p>Midis subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe prind\u00ebrve t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar edhe nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnie kapari, ku cil\u00ebsohet se prokurorja Zifla ka shlyer shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe se vler\u00ebn 3.5 milion\u00eb do ta shlyente kur t\u00eb p\u00ebrfitonte kredin\u00eb. Qirko tha se subjekti ka dor\u00ebzuar deklarat\u00eb noteriale t\u00eb prind\u00ebrve, ku ata shprehen se nuk e kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00ebn e kaparit n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe se e kan\u00eb n\u00ebnshkruar k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar marrjen e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, prind\u00ebrit kan\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb tjet\u00ebr deklarat\u00eb ku shprehen se nga vajza e tyre kan\u00eb marr\u00eb vet\u00ebm vler\u00ebn 3 milion\u00eb e 452 mij\u00eb lek\u00eb si pages\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb sipas tyre ka qen\u00eb shuma e p\u00ebrfituar nga kredia.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto veprime duket se jan\u00eb kryer p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kredin\u00eb e but\u00eb,\u201d tha relatorja Qirko dhe evidentoi se kredia ishte p\u00ebrdorur jasht\u00eb juridiksionit t\u00eb Bashkis\u00eb Fier.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e kryera prej KPK-s\u00eb ka rezultuar se kredia e p\u00ebrfituar nga Zifla \u00ebsht\u00eb kaluar n\u00eb llogarin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb saj, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb investuar n\u00eb bono thesari dhe m\u00eb pas e kan\u00eb kaluar pjes\u00eb- pjes\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e bank\u00ebs p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsteve t\u00eb kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja evidentoi mosdeklarimin e s\u00eb drejt\u00ebs reale mbi nj\u00eb shtes\u00eb n\u00eb apartamentin 59 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb proces legalizimi, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn i ati ka deklaruar q\u00eb t\u00eb regjistrohet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se prokurorja Zifla ka aplikuar p\u00ebr strehim n\u00eb Bashkin\u00eb e Fierit n\u00eb koh\u00ebn kur ajo ushtronte funksionin e prokurores n\u00eb at\u00eb qytet. Sipas Qirkos, subjekti ka pushuar n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nj\u00eb hetim ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb Bashkis\u00eb Fier, t\u00eb denoncuar p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre nga disa qytetar\u00eb lidhur me ndarjen e banesave sociale.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u tha se mosfillimi ishte vendosur me argumentimin se veprimet e t\u00eb kall\u00ebzuarve nuk p\u00ebrb\u00ebnin vep\u00ebr penale dhe se vendimarrja ishte marr\u00eb me vot\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb nga K\u00ebshilli Bashkiak.<\/p>\n<p>\u201cDukej se ishte n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit dhe se duhej t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen,\u201d tha Qirko.<\/p>\n<p>Prokurorja Alketa Zifla fal\u00ebndderoi Komisionin p\u00ebr raportin e relatuar dhe i kund\u00ebrshtoi gjetjet p\u00ebr fiktivitet dhe konflikt interesi n\u00eb p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFjala q\u00eb m\u00eb goditi m\u00eb shum\u00eb ishte \u2018fiktivitet\u2019. Mund t\u00eb duket k\u00ebshtu, por ato veprime jan\u00eb pranuar pasi kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb diktuara nga kushtet e mia financiare dhe p\u00ebr strehimin e f\u00ebmij\u00ebve. Alternativa p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kredi apo strehim me \u00e7mimet e tregut ishte \u2018zero\u2019. Kam qen\u00eb e pastreh\u00eb n\u00eb \u00e7do detaj p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb kredi leht\u00ebsuese,\u201d deklaroi Zifla dhe theksoi se edhe aktualisht nuk e kishte zgjidhur ende problemin e strehimit p\u00ebr familjen e saj.<\/p>\n<p>Zifla sqaroi se kontrata e kaparit ishte detyruar p\u00ebr shkak t\u00eb kritereve t\u00eb ngurta t\u00eb bank\u00ebs. Sipas saj, edhe nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 38 m2 n\u00eb Tepelen\u00eb, i p\u00ebrfituar me an\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb t\u00eb vitit 1995 nga EKB p\u00ebr \u00e7mimin 202 mij\u00eb lek\u00eb, nuk plot\u00ebsonte asnj\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr strehimin e familjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Prokurorja Zifla sqaroi se qyteti i Fierit nuk kishte pasur ndonj\u00eb lidhje me synimet e saj p\u00ebr t\u2019u strehuar aty, por p\u00ebr shkak t\u00eb transferimit me pun\u00eb i ishte drejtuar bashkis\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr kredin\u00eb e but\u00eb. \u201cLigji nuk parashikon n\u00eb asnj\u00eb pik\u00eb juridiksionin p\u00ebr p\u00ebrdorimin e kredis\u00eb. Nuk ka asnj\u00eb penges\u00eb ligjore p\u00ebr p\u00ebrdorimin e saj,\u201d theksoi Zifla.<\/p>\n<p>\u201cMendova se kjo do ishte kostoja m\u00eb e ul\u00ebt. Ve\u00e7 pagave nuk kemi pasur mund\u00ebsi tjet\u00ebr,\u201d pohoi Zifla dhe shpjegoi se n\u00eb apartamentin q\u00eb u ka bler\u00eb prind\u00ebrve jetojn\u00eb ende k\u00ebta t\u00eb fundit, pasi jan\u00eb t\u00eb moshuar dhe ka sip\u00ebrfaqe t\u00eb vog\u00ebl, duke mos i plot\u00ebsuar nevojat e familjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cPas 12 vitesh jetoj ende me qira. Mendoj se nuk mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nj\u00eb hap i mir\u00eb n\u00eb logjik\u00ebn ekonomike, por absolutisht jo n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit dhe q\u00eb t\u00eb ket\u00eb fiktivitet. Nuk kan\u00eb sjell\u00eb asnj\u00eb pasoj\u00eb. Edhe \u00e7mimi i rivler\u00ebsimit ka qen\u00eb detyrues. \u00c7mimi real \u00ebsh\u00eb aq sa \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontrat\u00eb,\u201d k\u00ebmb\u00ebnguli Zifla.<\/p>\n<p>Prokurorja e kund\u00ebrshtoi edhe konstatimin p\u00ebr konflikt interesi n\u00eb hetimin e \u00e7\u00ebshtjes ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb bashkis\u00eb, duke u shprehur se kjo mund t\u00eb ndodhte n\u00ebse do t\u00eb kishte hetuar \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr vendimarrjen e mosfillimit t\u00eb hetimit, Zifla sqaroi se ishte prishur nga gjykata dhe nisur nga situata e kall\u00ebzuesve, nuk e kishte ankimuar.<\/p>\n<p>\u201cGjykata e detyroi prokurorin\u00eb t\u00eb kryente hetime, u d\u00ebrguan n\u00eb gjyq disa t\u00eb pandehur dhe pastai vet\u00eb gjykata konkludoi n\u00eb pafaj\u00ebsi, me argumentet dhe arsyetimin q\u00eb kisha konkluduar,\u201d pohoi Zifla dhe ritheksoi se nuk kishte menduar se kishte qen\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb at\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentuan edhe disa transaksione t\u00eb kryera nga babai i subjektit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb. Qirko tha se Zifla nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait, i cili \u00ebsht\u00eb konsideruar si person tjet\u00ebr i lidhur dhe se v\u00ebllai nuk ka l\u00ebshuar ndonj\u00eb prokur\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi p\u00ebr t\u00eb atin. Gjithashtu, nuk \u00ebsht\u00eb provuar dot transferimi i shumave t\u00eb paguara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament nga v\u00ebllai tek babai i subjektit, si edhe burimi.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebllai mund t\u2019i kishte kryer vet\u00eb pagesat q\u00eb nga Vlora,\u201d tha Qirko. Sipas Komisionit, v\u00ebllai i Zifl\u00ebs ishte vet\u00eb subjekt deklarimi, por nuk e kishte deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Zifla theksoi se nuk kishte pasur detyrim t\u00eb deklaronte pasurin\u00eb e t\u00eb v\u00ebllait dhe sqaroi se ai kishte zot\u00ebruar nj\u00eb truall q\u00eb e kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr zhvillim, duke p\u00ebrfituar tet\u00eb apartamente, dy nga t\u00eb cil\u00ebt i kishte shitur n\u00eb vlera q\u00eb justifikonin plot\u00ebsisht \u00e7mimin e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse do e dispononim k\u00ebt\u00eb apartament, as un\u00eb nuk do rrija me qira dhe as babai im nuk do rrinte aty ku jeton sot,\u201d deklaroi Zifla dhe shtoi se aty kan\u00eb jetuar e jetojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e v\u00ebllait.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 613 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitin 2017 lidhur me shpenzimet e studimeve t\u00eb djalit n\u00eb Austri dhe shpenzimet e tjera familjare. Pamund\u00ebsi financiare ka rezultuar edhe n\u00eb vitin 2010 n\u00eb shum\u00ebn 129 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Zifla k\u00ebrkoi q\u00eb KPK t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb dor\u00ebzuar prej saj. \u201cNdoshta nuk kan\u00eb qen\u00eb veprimet m\u00eb t\u00eb mira ekonomike, por jam munduar t\u00eb edukoj dhe arsimoj f\u00ebmij\u00ebt\u201d, pohoi ajo.<\/p>\n<p>Zilfa p\u00ebrfundoi se n\u00ebse do t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb do t\u00eb vazhdonte t\u00eb ushtronte detyr\u00ebn me p\u00ebrkushtim.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se seanca p\u00ebr shpalljen e vendimit do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 16 qershor, ora 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja Alketa Zifla dha shpjegime n\u00eb KPK p\u00ebr p\u00ebrfitimin e nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb nga Bashkia e Fierit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte vendosur mosfillimin e hetimit mbi zyrtar\u00ebt lokal\u00eb, q\u00eb akuzoheshin p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre n\u00eb ndarjen e banesave sociale.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73262,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/ziflaa-111.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja e Tiran\u00ebs, Alketa Zifla n\u00eb KPK. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73261"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73261"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73261\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73263,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73261\/revisions\/73263"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73262"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73261"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73261"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73261"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}