{"id":73273,"date":"2021-06-12T09:11:49","date_gmt":"2021-06-12T07:11:49","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-enkelejda-metaliaj-e-bindi-komisionin-per-burimin-e-pasurive\/2021\/06\/12\/"},"modified":"2023-04-06T21:28:42","modified_gmt":"2023-04-06T19:28:42","slug":"gjyqtarja-enkelejda-metaliaj-e-bindi-komisionin-per-burimin-e-pasurive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-enkelejda-metaliaj-e-bindi-komisionin-per-burimin-e-pasurive\/2021\/06\/12\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Enkelejda Metaliaj e bindi Komisionin p\u00ebr burimin e pasurive"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-weight: 400;\">Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka p\u00ebrjashtuar gjyqtaren e Apelit Administrativ, Enkelejda Metaliaj nga barra e prov\u00ebs p\u00ebr burimet financiare p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb nga bashk\u00ebshorti para martes\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb bindur nga shpjegimet dhe provat p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb huaje t\u00eb marr\u00eb nga kunati q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr bashk\u00ebngjitur.\u00a0\u00a0<\/span><!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_78249\" aria-describedby=\"caption-attachment-78249\" style=\"width: 506px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Enkelejda-Metaliaj-kpk.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-78249\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Enkelejda-Metaliaj-kpk-506x400.jpg\" alt=\"\" width=\"506\" height=\"400\" data-id=\"78249\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-78249\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Enkelejda Metaliaj (Softa) n\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb d\u00ebgjimore me KPK. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi m\u00eb 26 prill t\u00eb konfirmoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb gjyqtaren e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit Tiran\u00eb, Enkelejda Metaliaj, pasi u bind nga shpjegimet e saj s\u00eb kishte pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive, p\u00ebr t\u00eb cilat iu kalua barra e prov\u00ebs.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar m\u00eb 25 mars, Komisioni evidentoi se nga hetimi administrativ paraprak u konstatua munges\u00eb dokumentacioni p\u00ebr t\u00eb provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb huaje 35 mij\u00eb euro t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb konkludohet se gjyqtarja Metaliaj, me shpjegimet, provat dhe interpretimin ligjor, arriti t\u00eb provoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive q\u00eb zot\u00ebron. P\u00ebr mosp\u00ebrputhjet dhe pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimin e pasurive, trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Etleda \u00c7iftja, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtar Roland Ilian, \u00e7mon se nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme q\u00eb t\u00eb sjellin shkarkimin e subjektit, pasi nuk \u00ebsht\u00eb konstatuar q\u00eb t\u00eb ken\u00eb ndikuar n\u00eb c\u00ebnimin e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Subjekti ka deklaruar blerjen e dy apartamenteve n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2011 n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb me sip\u00ebrfaqe 96 m2 p\u00ebr \u00e7mimin 30 mij\u00eb e 720 dollar\u00eb dhe tjetrin me sip\u00ebrfaqe 76 m2 n\u00eb shum\u00ebn 24 mij\u00eb e 320 dollar\u00eb. Subjekti i rivler\u00ebsimit ka shpjeguar se k\u00ebto apartamente ndodhen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kat t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit pallat dhe se jan\u00eb t\u00eb bashkuara.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Komisioni nuk i ka kaluar barr\u00eb prove gjyqtares Metaliaj p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb apartamentit me sip\u00ebrfaqe 96 m2, pasi konkludon se \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb provuar q\u00eb kjo pasuri t\u00eb jet\u00eb krijuar para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs nga bashk\u00ebshorti i subjektit, i cili edhe ai \u00ebsht\u00eb subjekt i ligjit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe p\u00ebr t\u00eb do t\u00eb kryhet tjet\u00ebr proces vetingu, nga nj\u00eb tjet\u00ebr trup\u00eb gjykuese.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Komisioni \u00ebsht\u00eb ndalur gjat\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb apartamentit tjet\u00ebr bashk\u00ebngjitur, me siup\u00ebrfaqe 76 m2. Si burim financiar p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie, Metaliaj ka deklaruar nj\u00eb hua t\u00eb marr\u00eb nga bashk\u00ebshorti prej v\u00ebllait t\u00eb tij, n\u00eb shum\u00ebn 35 mij\u00eb euro.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Komisioni e ka konsideruar v\u00ebllan\u00eb e bashk\u00ebshortit, shtetasin S.M., si person tjet\u00ebr t\u00eb lidhur dhe ka analizuar mund\u00ebsin\u00eb e tij financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2010.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nga hetimi ka rezultuar se S.M. \u00ebsht\u00eb regjistruar si biznes i vog\u00ebl n\u00eb janar t\u00eb 2008-\u00ebs n\u00eb La\u00e7, me aktivitet \u201cpunime druri, dyer, dritare, art, dekor\u201d.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Komisioni konstaton se deklarimet e kunatit t\u00eb subjektit p\u00ebr fitimin neto t\u00eb p\u00ebrfituar nga ushtrimi i aktivitetit tregtar p\u00ebr vitet 2008 \u2013 2009 nuk mb\u00ebshtetet n\u00eb dokumentacion justifikues ligjor dhe nuk dokumentohet pagesa e detyrimeve tatimore p\u00ebr qarkullimin e kryer prej tij p\u00ebr fash\u00ebn mbi 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gjyqtarja Metaliaj ka pretenduar se kunati, ve\u00e7 t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga aktiviteti i tij, ka lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb sh\u00ebrbimi n\u00eb shtator t\u00eb 2008-\u00ebs dhe se vlera e punimeve prej tij ishte n\u00eb shum\u00ebn 60 mij\u00eb euro.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ajo ka dor\u00ebzuar si prov\u00eb kontrat\u00ebn e sh\u00ebrbimit dhe dy manadat pagesa, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro dhe tjetr\u00ebn 5 mij\u00eb euro dhe ka pretenduar se kunati ka p\u00ebrfituar shum\u00ebn 59 mij\u00eb e 650 euro para dh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb. Metaliaj ka theksuar se n\u00eb kontrat\u00ebn e sh\u00ebrbimit ka qen\u00eb e p\u00ebrcaktuar se detyrimet tatimore do ti shlyente porosit\u00ebsi.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb vendim thuhet se Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiran\u00eb nuk ka dh\u00ebn\u00eb informacion n\u00ebse kjo shoq\u00ebri ka kryer pagesa t\u00eb tatimit t\u00eb mbajtur n\u00eb burim p\u00ebr t\u00eb ardhura t\u00eb realizuara nga individ\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb ofruar sh\u00ebrbime n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb k\u00ebto kushte, Komisioni i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs Metaliajt q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb prova t\u00eb reja dhe shpjegime p\u00ebr t\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve financiare t\u00eb kunatit q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr dh\u00ebnien e huas n\u00eb shum\u00ebn 35 mij\u00eb euro n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2010.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pas depozitimit t\u00eb provave t\u00eb reja, trupi gjykues v\u00ebren se, subjekti i rivler\u00ebsimit ka pretenduar qarkullimin e realizuar nga kunati bazuar n\u00eb dokumentacion provues, prej nga ka rezultuar qarkullim n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb e 879 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitin 2008 dhe 1 milion lek\u00eb p\u00ebr 2009-\u00ebn.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Bazuar n\u00eb legjislacionin tatimor, KPK vler\u00ebson se S.M., p\u00ebr vitin 2008 kur ka realizuar qarkullim mbi 2 milion\u00eb lek\u00eb, ka pasur detyrimin p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb drejtorin\u00eb rajonale tatimore p\u00ebrkat\u00ebse deklarat\u00ebn e t\u00eb ardhurave p\u00ebr biznesin e vog\u00ebl.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Komisioni v\u00ebren se subjekti ka pranuar se p\u00ebr vitin 2008, kunati nuk ka depozituar deklarat\u00ebn TABV, me pretendimin e munges\u00ebs s\u00eb njohurive p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimit t\u00eb legjislacionit. Nd\u00ebrsa, p\u00ebr vitin 2009 ka pretenduar se qarkullimi ka qen\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl se 2 milion\u00eb lek\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Bazuar n\u00eb k\u00ebto gjetje, trupi gjykues e ka konsideruar qarkullimin n\u00eb 2008-\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe bazuar n\u00eb faturat e 2009-\u00ebs, 1 milion lek\u00eb. Nga totali i vler\u00ebs 3 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr periudh\u00ebn 2008-2009 \u00ebsht\u00eb njohur si fitim neto shuma 1.7 milion lek\u00eb.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Lidhur me t\u00eb ardhurat e pretenduara t\u00eb p\u00ebrfituara prej kunatit nga kontrata e sh\u00ebrbimit, trupi gjykues sjell n\u00eb v\u00ebmendje se, pavar\u00ebsisht faktit se pagesa e taksave ka qen\u00eb detyrim i shoq\u00ebris\u00eb porosit\u00ebse, Drejtoria Rajonale Tatimore Tiran\u00eb nuk dha informacion lidhur me pagesa t\u00eb mundshme detyrimesh tatimore t\u00eb kryera nga kjo shoq\u00ebri mbi t\u00eb ardhura t\u00eb realizuara nga individ\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb ofruar sh\u00ebrbime, qoft\u00eb edhe negativ.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb p\u00ebrfundim, KPK konkludon se t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga kjo kontrat\u00eb sh\u00ebrbimi e subjektit duhet t\u00eb konsiderohen t\u00eb ligjshme.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Lidhur me p\u00ebrfitimin faktik t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave, Komisioni bazohet n\u00eb disa kreditime n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb kunatit t\u00eb subjektit n\u00eb vitin 2007 kur ai nuk e kishte regjistruar ende aktivitetin e tij; kreditime n\u00eb vitin 2008 kur rezulton se \u00ebsht\u00eb regjistruar; si dhe nga faturat tatimore t\u00eb l\u00ebshura prej tij p\u00ebr sh\u00ebrbimet e kryera p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb porosit\u00ebse.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201c[\u2026]mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura t\u00eb tjera nga sh\u00ebrbime t\u00eb kryera n\u00eb favor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cV*** B***\u201d, krahas atyre t\u00eb evidentuara n\u00eb faturat e thjeshta tatimore\u201d, shprehet Komisioni.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gjithashtu, nga hetimi i kryer nuk jan\u00eb evidentuar investime t\u00eb kryera nga z. S.M. p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs 2008-2010, kur preendohet se jan\u00eb krijuar t\u00eb ardhurat q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr dh\u00ebnien e huas. \u201cVlen t\u00eb theksohet se, rezultoi e provuar se z. S.M. ka qen\u00eb me status \u2018beqar\u2019 n\u00eb koh\u00ebn e dh\u00ebnies s\u00eb huas\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Komisioni i quan provat dhe shpjegimet e subjektit t\u00eb harmonizuara dhe vler\u00ebson se v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme nga burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Trupi gjykues konkludon se gjyqtarja Enkelejda Metaliaj ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme edhe p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb tjera, si dhe ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe nivel kualifikues n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale.\u00a0<\/span><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka p\u00ebrjashtuar gjyqtaren e Apelit Administrativ, Enkelejda Metaliaj nga barra e prov\u00ebs p\u00ebr burimet financiare p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb nga bashk\u00ebshorti para martes\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb bindur nga shpjegimet dhe provat p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb huaje t\u00eb marr\u00eb nga kunati q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73274,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[567,145,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Enkelejda-Metaliaj-kpk.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Enkelejda Metaliaj (Softa) n\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb d\u00ebgjimore me KPK. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73273"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73273"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73273\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73275,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73273\/revisions\/73275"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73274"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73273"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73273"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73273"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}