{"id":73276,"date":"2021-06-11T14:04:17","date_gmt":"2021-06-11T12:04:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-durim-hasa-perballet-me-raport-negativ-te-dsik-pas-hapjes-se-hetimit\/2021\/06\/11\/"},"modified":"2023-04-06T21:28:52","modified_gmt":"2023-04-06T19:28:52","slug":"gjyqtari-durim-hasa-perballet-me-raport-negativ-te-dsik-pas-hapjes-se-hetimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-durim-hasa-perballet-me-raport-negativ-te-dsik-pas-hapjes-se-hetimit\/2021\/06\/11\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Durim Hasa p\u00ebrballet me raport negativ t\u00eb DSIK pas hapjes s\u00eb hetimit"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Beratit, Durim Hasa kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb raport pap\u00ebrshtatshm\u00ebrie t\u00eb DSIK-s\u00eb p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs si dhe dha shpjegime p\u00ebr kriterin e profesionalizmit n\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb d\u00ebgjimore me KPK.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79218\" aria-describedby=\"caption-attachment-79218\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Durim-Hasa-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79218\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Durim-Hasa-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"79218\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79218\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Durim Hasa n\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari Durim Hasa i Gjykat\u00ebs s\u00eb Beratit dha shpjegime n\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPK p\u00ebr nj\u00eb raport pap\u00ebrshtatshm\u00ebrie t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK si dhe p\u00ebr kriterin e profesionalizmit.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ p\u00ebr k\u00ebto dy kritere u \u00e7el pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb gjyqtarit Hasa n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb t\u00eb 19 prillit, ku ai kund\u00ebrshtoi barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb po kryen pocesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtarin Hasa kryesohet nga Firdes Shuli, me relatore Etleda \u00c7iftjan dhe an\u00ebtar Roland Ilian.<\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja tha n\u00eb seanc\u00eb se DSIK ka konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e subjektit me dyshimin p\u00ebr veprime t\u00eb paligjshme; veprime korruptive dhe ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast p\u00ebr favorizimin e nj\u00eb t\u00eb pandehuri.<\/p>\n<p>Komisioni ka analizuar dy \u00e7\u00ebshtjet e trajtuara nga DSIK; e para p\u00ebr leht\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb s\u00eb nj\u00eb t\u00eb pandehuri dhe n\u00eb nj\u00eb vendimarrje t\u00eb dyt\u00eb, ku Hasa ka dal\u00eb n\u00eb pakic\u00eb duke qen\u00eb dakord me k\u00ebrkes\u00ebn e t\u00eb pandehurit.<\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja sqaroi se vendimarrja e Has\u00ebs p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr t\u00eb pandehurin B.I., nga \u201carrest n\u00eb burg\u201d n\u00eb \u201cdetyrim paraqitje\u201d \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Gjykata e Apelit Vlor\u00eb pas ankimit t\u00eb kryer nga Prokuroria dhe \u00ebsht\u00eb kthyer p\u00ebr rigjykim.<\/p>\n<p>\u201cDuket se subjekti ka caktuar mas\u00eb sigurie m\u00eb t\u00eb but\u00eb kur nuk plot\u00ebsoheshin kushtet,\u201d tha \u00c7iftja n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr rigjykimin e t\u00eb pandehurit A.M. i d\u00ebnuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr \u201cvjedhje me dhun\u00eb\u201d dhe \u201cvjedhje me pasoj\u00eb vdekje\u201d n\u00eb bashk\u00ebpunim, Hasa ka dal\u00eb n\u00eb pakic\u00eb duke pranuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykimin e shkurtuar.<\/p>\n<p>\u00c7iftja tha se nga hetimi duket se ka pranuar t\u00eb takoj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb t\u00eb pandehurit dhe se ka favorizuar p\u00ebr pafaj\u00ebsin\u00eb e vjedhjes me dhun\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTakimi \u00ebsht\u00eb pranuar edhe nga vet\u00eb subjekti,\u201d shtoi relatorja, nd\u00ebrsa vijoi se nga hetimi i kryer prej Komisionit, duket se konfirmon veprimet e evidentuara nga DSIK.<\/p>\n<p>Pasi fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr hapjen e hetimit dhe p\u00ebr dy kriteret e tjera, gjyqtari Hasa e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar dhe t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb raportin e DSIK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur e kam lexuar at\u00eb raport, nuk jam ndjer\u00eb asnj\u00ebher\u00eb aq i posht\u00ebruar, kur thuhet leht\u00ebsisht i ndikuesh\u00ebm nga krimi i organizuar,\u201d tha Hasa, duke shtuar se udh\u00ebrr\u00ebfyesi i tij ka qen\u00eb gjithmon\u00eb vet\u00ebm ligji.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se gjyqet shqyrtoheshin me avokat\u00eb dhe se nuk i p\u00ebrkiste atij \u00e7far\u00eb deklaronin pal\u00ebt me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn apo me t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAvokat\u00ebt i b\u00ebjn\u00eb pushimet n\u00eb Spanj\u00eb, n\u00eb brigjet e Oqeanit Antlantik, nd\u00ebrsa un\u00eb marr buk\u00eb me vete s\u00eb bashku me f\u00ebmij\u00ebt. K\u00ebto llafe t\u00eb avokat\u00ebve nuk mund t\u00eb m\u00eb c\u00ebnojn\u00eb,\u201d shtoi gjyqtari.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin e DSIK p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e ndikimit t\u00eb tij nga krimi, Hasa solli n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, q\u00eb tha se e kishte dor\u00ebzuar n\u00eb Komision. \u201cAty tregohet se \u00e7far\u00eb p\u00ebrpjekjesh kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pal\u00ebt t\u00eb m\u00eb kontaktojn\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ndikonin tek un\u00eb dhe nuk kan\u00eb arritur t\u00eb ndikojn\u00eb,\u201d theksoi Hasa.<\/p>\n<p>Lidhur me leht\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, Hasa pretendoi se vendimi i tij ishte i drejt\u00eb. Sipas tij, nj\u00eb prej veprave penale p\u00ebr t\u00eb cilat akuzohej ishte v\u00ebrtetuar se nuk ekzistonte dhe se p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale e t\u00eb pandehurit ishte zbutur.<\/p>\n<p>Hasa dor\u00ebzoi si prov\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Beratit, ku sipas tij situata kishte qen\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb dhe ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me vendimarrjen n\u00eb pakic\u00eb p\u00ebr pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr gjykim t\u00eb shkurtuar, Hasa k\u00ebmb\u00ebnguli se ai kishte pasur t\u00eb drejt\u00eb dhe jo koleg\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cAta jan\u00eb gjyqtar\u00eb q\u00eb u dridhen duart. Po ta shikosh vendimin, kam qen\u00eb un\u00eb gjyqtari me duar t\u00eb palidhura. Un\u00eb nuk jam gjyqtar leht\u00ebsisht i korruptuesh\u00ebm, por jam i pakorruptuesh\u00ebm,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se kur kishte ndodhur ngjarja, ishte n\u00eb fuqi Kodi i Procedur\u00ebs Penale i vjet\u00ebr dhe se, sipas p\u00ebrcaktimeve ligjore, zbatohej ai ligj q\u00eb leht\u00ebson pozit\u00ebn e t\u00eb pandehurit. \u201cVendimarrja ime n\u00eb pakic\u00eb nuk erdhi se isha i ndikuar, por p\u00ebr ego profesionale e vendosa k\u00ebshtu,\u201d sqaroi Hasa. \u201cE kam par\u00eb veten si organi q\u00eb jep drejt\u00ebsi, pastaj si organ i luft\u00ebs kund\u00ebr krimit,\u201dshtoi gjyqtari.<\/p>\n<p>Lidhur me kontaktin q\u00eb kishte pasur me xhaxhan\u00eb e t\u00eb pandehurit, subjekti sqaroi n\u00eb seanc\u00eb se nuk e dinte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Hasa shpjegoi se e njihte xhaxhan\u00eb koh\u00eb m\u00eb pare, kur kishin jetuar n\u00eb Skrapar dhe se e kishte m\u00ebsuar se ai ishte xhaxhai i t\u00eb pandehurit pasi ishin ulur t\u00eb bisedonin, por theksoi se nuk kishte pasur asnj\u00eb ndikim n\u00eb vendimarrje.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Nga tre dosjet e dor\u00ebzuara nga vet\u00eb subjekti n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb pocesit t\u00eb vetingut, \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb rast kur gjykimi ka p\u00ebrfunduar p\u00ebr 10 muaj, nga 6 muaj q\u00eb ka qen\u00eb afati. Nga 5 dosjet e shortuara, n\u00eb nj\u00eb rast ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb zhvilluar dy her\u00eb seanca p\u00ebrgatitore dhe se nj\u00eb seanc\u00eb ka filluar para orarit duke sjell\u00eb munges\u00ebn e pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Hasa deklaroi se shqyrtimi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb par\u00eb kishte zgjatur 10 muaj p\u00ebr aryse sh\u00ebndet\u00ebsore dhe t\u00eb pushimve verore. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen tjet\u00ebr, ai tha se padia ishte p\u00ebrgatitur keq dhe se mund t\u00eb ket\u00eb pasur seanc\u00eb p\u00ebrgatitore p\u00ebr t\u00eb sqaruar.<\/p>\n<p>Nga ankesat e kryera nd\u00ebr vite pran\u00eb ish-KLD-s\u00eb dhe n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb nuk jan\u00eb evidentuar probleme. Gjithashtu, nga 24 denoncimet e kryera nga publiku, Komisioni ka konstatuar indicie p\u00ebr verifikim vet\u00ebm n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Dy denoncuese kan\u00eb pretenduar se nga nj\u00eb dosje gjyq\u00ebsore p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje prone jan\u00eb hequr aktet nga ana e sekretareve gjyq\u00ebsore dhe prej subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe se jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me dokumente t\u00eb tjera t\u00eb falsifikuara.<\/p>\n<p>Denoncueset kan\u00eb kryer edhe kall\u00ebzim penal p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pretendim, p\u00ebr t\u00eb cilin Prokuroria e Lushnj\u00ebs ka vendosur mosfillimin &#8211; por Apeli i Vlor\u00ebs e ka kthyer p\u00ebr shqyrtim me argumentin se nuk jan\u00eb kryer hetime. \u201cKonstatohen mang\u00ebsi n\u00eb aktet e dosjes gjyq\u00ebsore\u201d, pohoi \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Hasa shpjegoi se i dukej i \u00e7uditsh\u00ebm q\u00ebndrimi i denoncueseve, pasi ai kishte gjykuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku gjyshi i tyre kishte fituar t\u00eb drejt\u00ebn e pronave dhe ai ishte trash\u00ebgiml\u00ebn\u00ebsi i tyre. \u201cEdhe vendimi i apelit \u00ebsht\u00eb i \u00e7uditsh\u00ebm. Ai nuk ka kapacitetin tim, por do ket\u00eb qen\u00eb n\u00ebn presion,\u201d pohoi Hasa p\u00ebr gjyqtarin e Apelit.<\/p>\n<p>Ai tha se n\u00eb dosjen e d\u00ebrguar n\u00eb Apel nuk mungonin flet\u00ebt, pas harta nuk ishte n\u00eb format A4 dhe kur ishte fotokopjuar ishte hapur.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtari Durim Hasa k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 14 qershor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Beratit, Durim Hasa kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb raport pap\u00ebrshtatshm\u00ebrie t\u00eb DSIK-s\u00eb p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs si dhe dha shpjegime p\u00ebr kriterin e profesionalizmit n\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb d\u00ebgjimore me KPK.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73277,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[124,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Durim-Hasa-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Durim Hasa n\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73276"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73276"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73276\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73278,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73276\/revisions\/73278"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73277"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73276"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73276"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73276"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}