{"id":73279,"date":"2021-06-11T11:33:17","date_gmt":"2021-06-11T09:33:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-ne-rivleresimin-e-gjyqtarit-ramazan-avdiu\/2021\/06\/11\/"},"modified":"2023-04-06T21:28:57","modified_gmt":"2023-04-06T19:28:57","slug":"kpk-u-nda-ne-rivleresimin-e-gjyqtarit-ramazan-avdiu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-ne-rivleresimin-e-gjyqtarit-ramazan-avdiu\/2021\/06\/11\/","title":{"rendered":"KPK u nda n\u00eb rivler\u00ebsimin e gjyqtarit Ramazan Avdiu"},"content":{"rendered":"<p>Shumica e trupit gjykues t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit konkludon se gjyqtari i Elbasanit, Ramazan Avdiu ka vepruar si tregtar n\u00eb disa huadh\u00ebnie nd\u00ebr vite dhe ngre dyshime se me k\u00ebto veprime ai ka krijuar nj\u00eb skem\u00eb p\u00ebr justifikimin e t\u00eb ardhurave duke c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia. N\u00eb mendimin e pakic\u00ebs thuhet se Avdiut nuk iu dha mund\u00ebsia p\u00ebr nj\u00eb mbrojtje objektive.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_78651\" aria-describedby=\"caption-attachment-78651\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Ramazan-Avdiu-n\u00eb-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-78651\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Ramazan-Avdiu-n\u00eb-KPK-600x398.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"398\" data-id=\"78651\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-78651\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Ramazan Avdiu n\u00eb KPK | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 6 maj t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtarin e Elbasanit, Ramazan Avdiu pasi konkludoi se ai kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb si dhe se kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb disa transaksione huadh\u00ebnie nga ana e tij, me interesa.<\/p>\n<p>Vendimi u disponua me shumic\u00eb votash nga kryesuesi i trupit gjykues, Olsi Komici dhe relatorja Valbona Sanxhaktari. Nd\u00ebrsa an\u00ebtarja Xhensila Pine doli me mendim pakice duke \u00e7muar se gjyqtarit Ramazan Avdiu nuk iu ofrua nj\u00eb proces i rregullt ligjor n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Ramazan Avdiu e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe m\u00eb pas kryetar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Gramshit deri n\u00eb vitin 2007, kur u suprimua kjo gjykat\u00eb. Prej vitit 2008, Avdiu e ushtroi funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Elbasan.<\/p>\n<p><strong>Huadh\u00ebniet me interesa<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtari Avdiu ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting likujditete bankare n\u00eb shum\u00ebn totale 4.3 milion\u00eb lek\u00eb. Ai ka deklaruar si burim krijimi t\u00eb tyre t\u00eb ardhurat nga paga tij si gjyqtar, paga e bashk\u00ebshortes dhe kursimet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi i KPK ka rezultuar se, ve\u00e7 pagave, p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre shumave kan\u00eb sh\u00ebrbyer edhe derdhje cash. Subjekti ka shpjeguar se burim i shumave t\u00eb depozituara kan\u00eb qen\u00eb gjendjet cash t\u00eb mbajtura n\u00eb banes\u00eb dhe t\u00eb ardhurat nga huadh\u00ebniet. N\u00eb vendimin e arsyetuar n\u00eb KPK pasqyrohen pes\u00eb huadh\u00ebnie t\u00eb gjyqtarit Avdiu.<\/p>\n<p>Ai ka deklaruar se ka p\u00ebrfituar shum\u00ebn 957 mij\u00eb lek\u00eb nga ekzekutimi i nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Gramshit i vitit 2009, si shp\u00ebrblim d\u0451mi nga mosrespektimi i kontrat\u00ebs s\u00eb huas s\u00eb marr\u00eb nga shtetasi H. B. n\u00eb vitin 2002, n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb USD hua, me interes 10% n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Ai ka k\u00ebrkuar shp\u00ebrblimin e d\u00ebmit p\u00ebr mos shlyerjen n\u00eb koh\u00eb t\u00eb huas\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 2.1 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe interesin 10% t\u00eb deyrimit t\u00eb pashlyer. Ekzekutimi i vendimit \u00ebsht\u00eb kryer pasi jan\u00eb sekuestruar dhe shitur pasurit\u00eb e huamarr\u00ebsit dhe n\u00eb llogarin\u00eb e subjektit ka kaluar shuma 2.4 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb derdhur cash nga p\u00ebrmbaruesi gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon se Avdiu ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e k\u00ebsaj huaje dhe se nuk \u00ebsht\u00eb paguar tatimi p\u00ebr shum\u00ebn e p\u00ebrfituar. Gjithashtu, Komisioni vler\u00ebson se Avdiu ka vepruar si tregtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb huadh\u00ebnie.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn veting ai ka pasqyruar tre hua; nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 2.1 milion\u00eb lek\u00eb me afat 2-vje\u00e7ar, me interes 10.7%; nj\u00eb n\u0451 vler\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb me interes 10% n\u00eb vit, dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebve A. dhe Sh. D. n\u00eb vitin 2013 dhe tjetra n\u00eb 2015-\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas KPK subjekti i rivler\u00ebsimit ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebien e huas\u00eb n\u00eb maj t\u00eb vitit 2015.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se Avdiu ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb hua tjet\u00ebr n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2004 me afat kthimi 1 vit dhe interes 10%, transaksion q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar prej tij.<\/p>\n<p>Avdiu ka shpjeguar gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit se kjo hua \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga t\u00eb ardhurat e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij B. dhe K. A., emigrant\u00eb n\u00eb Angli, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij, n\u00ebp\u00ebrmjet institucioneve financiare, \u00cbestern Union dhe MoneyGram, t\u00eb ardhura q\u00eb mbaheshin n\u00eb banes\u00ebn e subjektit p\u00ebr arsye sigurie.<\/p>\n<p>Sipas KPK, edhe sikur kjo huadh\u00ebnie t\u00eb besohet se \u00ebsht\u00eb me burim t\u00eb ardhurash nga v\u00ebllez\u00ebrit nga pun\u00ebsimi n\u00eb emigracion, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk duhet t\u00eb kishte nd\u00ebrmarr\u00eb veprime p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje t\u00eb till\u00eb, t\u00ebr\u00ebsisht informale dhe me burime t\u00eb panjohura dh\u00ebn\u00eb shtetasve t\u00eb panjohur gjithashtu.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Avdiu ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr nj\u00eb prej burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb gjendje cash n\u00eb vitin 2007 n\u00eb shum\u00ebn 885 mij\u00eb lek\u00eb. N\u00eb vendim sqarohet se, shuma 3 mij\u00eb e 641 USD e deklaruar nga Avdiu se ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e gjendjes cash n\u00eb 2007-\u00ebn, rezulton se subjekti e ka transferuar n\u00eb llogarin\u00eb e v\u00ebllait.<\/p>\n<p><strong>Analiza financiare<\/strong><\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake e Komisionit e kryer p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 2016, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn totale 5 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb pjes\u00ebrisht vlerat e ark\u00ebtuara nga huamarr\u00ebsit, si dhe ato t\u00eb p\u00ebrfituara nga vendimi gjyq\u00ebsor n\u00eb vitin 2009. Gjithashtu, nuk jan\u00eb konsideruar interesat bankare t\u00eb realizuara nga k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr periudh\u00ebn deri n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2003, konkretisht p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 1996 dhe dh\u00ebnien e nj\u00eb huaje n\u00eb 2002-in.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, Avdiu ka k\u00ebrkuar p\u00ebrfshirjen n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb viteve 2003 \u2013 2016 t\u00eb shumave t\u00eb kthyera nga huat dhe t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga vendimi gjyq\u00ebsor i vitit 2009. Ai ka k\u00ebrkuar t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb edhe vlera 3 mij\u00eb e 641 USD n\u00eb vitin 2007; rishikimi i shpenzimeve jetike; si dhe nj\u00eb gabim material i KPK n\u00eb pasqyrimin e gjendjes cash n\u00eb vitin 2003. Avdiu ka k\u00ebrkuar rishikim t\u00eb shpenzimeve edhe p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrtimin informal t\u00eb kryer n\u00eb vitin 2012 dhe vler\u00ebn e blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pas rishikimit t\u00eb analiz\u00ebs financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 1989 \u2013 prill 2002, ka rezultuar s\u00ebrish balanc\u00eb negative, n\u00eb shum\u00ebn 546 mij\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, KPK ka pranuar t\u00eb konsideroj\u00eb vet\u00ebm shum\u00ebn cash n\u00eb vler\u00ebn 350 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2003, prej nga balanca negative ka mbetur n\u00eb shum\u00ebn totale 4 milion\u00eb e 798 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se huadh\u00ebniet duken si nj\u00eb taktik\u00eb e gjyqtarit e kryer gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs. Sipas shumic\u00ebs, veprimtaria e huadh\u00ebnieve nga ana e subjektit e vler\u00ebsuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi duket e dyshimt\u00eb dhe krijon perceptimin e veprimeve t\u00eb kryera si nj\u00eb skem\u00eb p\u00ebr justifikimin e t\u00eb ardhurave. [\u2026]e cila realizohet t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb informalitet dhe pa asnj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb krijuar transparence\u201d, konstaton KPK.<\/p>\n<p>\u201cDuket sikur subjekti rivler\u00ebsimit, krahas ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij si gjyqtar i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka ushtruar edhe veprimtari q\u00eb duhet t\u00eb ushtrohet nga banka apo persona t\u00eb licencuar, q\u00eb n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dy raste ka rezultuar se u ka shkaktuar pasoja t\u00eb r\u00ebnda huamarr\u00ebsve deri n\u00eb sekuestrim t\u00eb pasurive t\u00eb tyre n\u00ebp\u00ebrmjet ekzekutimeve gjyq\u00ebsore\u201d, v\u00ebren shumica dhe vler\u00ebson se ushtrimi i k\u00ebsaj veprimtarie nga nj\u00eb gjyqtar duket i papranuesh\u00ebm me etik\u00ebn e tij dhe n\u00eb cenim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Shumica i konsideron k\u00ebto konkluzione t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendim vet\u00ebm lidhur me kriterin e pasuris\u00eb, duke e \u00e7muar t\u00eb panevojsh\u00ebm hapjen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera t\u00eb rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p><strong>Mendimi i pakic\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga shumica q\u00eb ka votuar p\u00ebr shkarkimin e gjyqtarit Ramazan Avdiu, komisinerja Xhensila Pine ngre pik\u00ebpyetje mbi procesin e rregullt ligjor q\u00eb i \u00ebsht\u00eb ofruar k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi nga KPK.<\/p>\n<p>Ajo sjell n\u00eb v\u00ebmendje faktin se Avdiu k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit administrativ p\u00ebr pasurin\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb gabimit material n\u00eb pasqyrimin e gjendjes cash n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>Avdiu pretendoi se, pas pasojave n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb rrjedhura nga korrigjimi i gabimit, nga ana e Komisionit nuk \u00ebsht\u00eb rikryer rezultati i hetimit administrativ dhe se ai nuk di se cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i KPK n\u00eb lidhje me ato elemente q\u00eb preken nga ndreqja e gabimit.<\/p>\n<p>Pine vler\u00ebson se, pranimi i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr rihapje t\u00eb hetimit administrativ dhe informimi i tij mbi rezultatin e rishikuar do t\u00eb ishte n\u00eb respektim t\u00eb udh\u00ebzimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, GJEDNJ-s\u00eb, duke garantuar q\u00eb subjekti t\u00eb mos vendosej n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb pafavorshme.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]n\u00eb vler\u00ebsimin tim si an\u00ebtare n\u00eb pakic\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb arrihet n\u00eb konkluzionin p\u00ebrfundimtar lidhur me kontrollin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb pa iu dh\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb mund\u00ebsia objektive e mbrojtjes, subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00ebp\u00ebrmjet mund\u00ebsive t\u00eb qarta, praktike dhe efektive p\u00ebr t\u00eb ushtruar k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb\u201d, p\u00ebrfundon Pine arsyetimin e saj dhe shprehet se ka votuar<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shumica e trupit gjykues t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit konkludon se gjyqtari i Elbasanit, Ramazan Avdiu ka vepruar si tregtar n\u00eb disa huadh\u00ebnie nd\u00ebr vite dhe ngre dyshime se me k\u00ebto veprime ai ka krijuar nj\u00eb skem\u00eb p\u00ebr justifikimin e t\u00eb ardhurave duke c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia. N\u00eb mendimin e pakic\u00ebs thuhet [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73280,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[370,107,118,568],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Ramazan-Avdiu-n\u00eb-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Ramazan Avdiu n\u00eb KPK | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73279"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73279"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73279\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73281,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73279\/revisions\/73281"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73280"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73279"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73279"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73279"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}