{"id":73285,"date":"2021-06-10T17:03:34","date_gmt":"2021-06-10T15:03:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-irma-balli-kerkon-permbysjen-e-shkarkimit-ne-kolegj\/2021\/06\/10\/"},"modified":"2023-04-06T21:29:11","modified_gmt":"2023-04-06T19:29:11","slug":"prokurorja-irma-balli-kerkon-permbysjen-e-shkarkimit-ne-kolegj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-irma-balli-kerkon-permbysjen-e-shkarkimit-ne-kolegj\/2021\/06\/10\/","title":{"rendered":"Prokurorja Irma Balli k\u00ebrkon p\u00ebrmbysjen e shkarkimit n\u00eb Kolegj"},"content":{"rendered":"<p>Ish-drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb, Irma Balli deklaroi se ishte paragjykuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe e cil\u00ebsoi vendimin p\u00ebr shkarkimin e saj t\u00eb paqart\u00eb dhe jo profesional. Ajo pretendoi se e kalon testin e besueshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79203\" aria-describedby=\"caption-attachment-79203\" style=\"width: 534px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPA-IRma-Balli-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79203\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPA-IRma-Balli--534x400.jpg\" alt=\"\" width=\"534\" height=\"400\" data-id=\"79203\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79203\" class=\"wp-caption-text\">Nga seanca e prokurores Irma Balli n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: KPA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA pasi d\u00ebgjoi n\u00eb seanc\u00eb publike shkaqet e ankimit t\u00eb ish-drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Irma Balli kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin nga detyra, vendosi t\u00eb administroj\u00eb provat e dor\u00ebzuara prej saj dhe t\u00eb mbyll\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Prokurorja Irma Balli u shkarkuara nga KPK m\u00eb 19 shkurt 2019, pasi u ngrit\u00ebn dyshime mbi deklarime t\u00eb rreme dhe munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme mbi pron\u00ebsin\u00eb familjare t\u00eb nj\u00eb pike shp\u00ebrndarje karburanti n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe nj\u00eb objekti me tre kate.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni ngriti dyshimin se Balli mund t\u00eb kishte nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb dokumentacionin tekniko-ligjor n\u00eb ZVRPP Kor\u00e7\u00eb p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar nd\u00ebrtimin e objektit ku ajo zot\u00ebron \u00bc pjes\u00eb takuese, ndryshe nga sa ishte parashikuar n\u00eb lejen nd\u00ebrtimore. Rivler\u00ebsimi i saj p\u00ebrfundoi vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Balli deklaroi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se ndihej e k\u00ebnaqur q\u00eb pas dy vitesh p\u00ebrbaltje, m\u00eb n\u00eb fund po gjykohej nga nj\u00eb trup\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ajo renditi shkaqet proceduriale dhe ato t\u00eb ngritura mbi konkluzionet e Komisionit p\u00ebr pasurin\u00eb. Balli pretendoi se n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut nuk i ishte ofruar nj\u00eb proces i rregullt ligjor dhe se vendimi i Komisionit \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb dhe jo profesional.<\/p>\n<p>Sipas Ballit, si burime krijimi p\u00ebr pasurit\u00eb q\u00eb zot\u00ebron dhe shpenzimet n\u00eb vite, kishin sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat nga pagat e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit. \u201cF\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb studiuar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb modeste. Ku q\u00ebndron korrupsioni k\u00ebtu?, pyeti ajo.<\/p>\n<p>Prokurorja Balli parashtroi m\u00eb s\u00eb shumti lidhur me gjetjet e Komisionit p\u00ebr pik\u00ebn e kaburantit + objektin me tre kate n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me familjar\u00ebt e saj. Ajo shpjegoi se ishte b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebpronare, pasi ky objekt ishte nd\u00ebrtuar si karabina dhe se kishte qen\u00eb d\u00ebshir\u00eb e babait.<\/p>\n<p>\u201cJam paragjykuar pa t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pron\u00eb. KPK \u00ebsht\u00eb munduar t\u00eb shtoj\u00eb problemet jasht\u00eb kornizave t\u00eb ligjit. M\u00eb \u00e7on n\u00eb pamjaftueshm\u00ebri dhe m\u00eb ngarkon r\u00ebnd\u00eb me mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimeve me dokumentet e arshiv\u00ebs, duke \u00e7uar edhe m\u00eb r\u00ebnd\u00eb, se kam ndikuar n\u00eb ndryshimin e projektit t\u00eb objektit,\u201d tha Balli, duke i mohuar k\u00ebto pretendime.<\/p>\n<p>Ajo deklaroi se nd\u00ebrtimi i objektit ishte p\u00ebrfunduar me 3 kate + papafingo pasi kishte qen\u00eb Zyra e Urbanistik\u00ebs q\u00eb e kishte imponuar k\u00ebt\u00eb projekt, ndryshe nga sa kishin planifikuar familjar\u00ebt e saj. \u201cKa dokumente pse ky projekt duhej t\u00eb kalonte n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr projekt,\u201d sqaroi subjekti.<\/p>\n<p>Balli vijoi se n\u00eb dokumentacionin e arshiv\u00ebs mungonte \u00e7atia, nd\u00ebrsa n\u00eb ZVRPP Kor\u00e7\u00eb figuronte vet\u00ebm leja p\u00ebr kaburantin dhe thuhej se objekti ishte p\u00ebr banes\u00eb. \u201cT\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb ardhur nga mungesa e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb n\u00eb zyrat e hipotek\u00ebs. Konfuzioni i KPK lidhur me k\u00ebto mosp\u00ebrputhje m\u00eb ka penalizuar\u201d, pohoi Balli dhe deklaroi se nuk kishe asnj\u00eb akses n\u00eb k\u00ebto institucione dhe se nuk gjendej n\u00eb kushtet e shkarkimit lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>P\u00ebr mosdeklarimin e nj\u00eb shtese 12\/5 m2 t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 2008 n\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt, Balli tha se vlera e saj nuk e arrinte at\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn detyrohej deklarimi. \u201cFamiljar\u00ebt e mi kan\u00eb qen\u00eb aq t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm sa kan\u00eb aplikuar edhe p\u00ebr legalizimin e shtes\u00ebs 12.5 m2\u201d, pohoi Balli.<\/p>\n<p>Ajo kund\u00ebrshtoi edhe aktin e ekspertimin p\u00ebr vler\u00ebn e objektit dhe t\u00eb karburantit. Balli tha se eksperti i KPK e kishte p\u00ebrllogaritur vler\u00ebn me kostot e vitit 2016, edhe pse objekti karabina ishte nd\u00ebrtuar n\u00eb vitet 1998-1999 dhe ishte ende i pap\u00ebrfunduar. Ajo sqaroi se kolaudimi \u00ebsht\u00eb kryer kur objekti ishte ende karabina, n\u00eb vitin 1999.<\/p>\n<p>Balli tha se kishte dor\u00ebzuar n\u00eb KPA nj\u00eb akt preventivi p\u00ebr vler\u00ebn e k\u00ebsaj pasurie. E pyetur nga Kolegji, se p\u00ebrse nuk kishte hartuar akt-ekspertim, subjekti deklaroi se objekti \u00ebsht\u00eb ende i pap\u00ebrfunduar dhe se vler\u00ebsimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mund t\u00eb kryhet vet\u00ebm p\u00ebr punimet e realizuara.<\/p>\n<p>Balli u ndal m\u00eb pas n\u00eb cil\u00ebsimin e familjar\u00ebve si persona t\u00eb lidhur. \u201cUn\u00eb me bashk\u00ebpronar\u00ebt nuk kam pasur transaksione,\u201d tha ajo dhe sqaroi se babai e kishte kaluar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pasuris\u00eb tek v\u00ebllai dhe tek nipat.<\/p>\n<p>Subjekti i rivler\u00ebsimit dor\u00ebzoi dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat e t\u00eb atit dhe sqaroi se ajo dhe bashk\u00ebshorti kishin investuar 1 milion\u00eb lek\u00eb nga kursimet e familjes prej t\u00eb ardhurave t\u00eb siguruara nga pagat dhe emigracioni.<\/p>\n<p>E pyetur se sa ishte pesha e t\u00eb ardhurave nga emigracioni n\u00eb investimin e kryer, Balli tha se ishte e vog\u00ebl, por se nuk mund ta p\u00ebrcaktonte konkretisht.<\/p>\n<p>Balli k\u00ebmb\u00ebnguli se familjar\u00ebt nuk kan\u00eb qen\u00eb persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur dhe se Komisioni nuk ka pasur n\u00eb v\u00ebmendje parimin e proporcionalitetit p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb objektive p\u00ebr gjetjen e dokumenteve p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit e t\u00eb familjar\u00ebve n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>\u201cKy vendim m\u00eb ka ndryshuar jet\u00ebn. Nuk kam qen\u00eb nga ata q\u00eb kan\u00eb shthurur sistemin. P\u00ebrfundimi nuk duhet t\u00eb jet\u00eb subjektiv, por procesual\u201d, pohoi Balli.<\/p>\n<p>Balli theksoi se Komisioni nuk ka qen\u00eb transparent n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si ka p\u00ebrllogaritur t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb saj nd\u00ebr vite. \u201cDuhet q\u00eb bilanci t\u00eb jet\u00eb progresiv.\u00a0 Brenda nj\u00eb viti mund t\u00eb kesh ndryshime, por n\u00ebse ke t\u00eb ardhura t\u00eb transferuara nga viti i m\u00ebparsh\u00ebm, ato duhet t\u00eb konsiderohen,\u201d tha ajo dhe evidentoi se n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr garazhin nuk ishin p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje vendime t\u00eb tjera t\u00eb KPK, duke pretenduar se n\u00eb ato \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar ndryshe nga rasti i saj, ku jan\u00eb pranuar si burime t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhurat e subjekteve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsimit, megjith\u00ebse gjendeshin t\u00eb situata t\u00eb nj\u00ebjta.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni i Pavarur i Kualifikimit ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb tabel\u00eb me gabime matematikore duke shtuar artificialisht balanc\u00ebn negative,\u201d pohoi Balli.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim ajo depozitoi prova t\u00eb reja ve\u00e7 atyre t\u00eb paraqitura me ankimin. Balli k\u00ebrkoi t\u00eb administrohen let\u00ebr-k\u00ebmbime p\u00ebr t\u00eb provuar se familjar\u00ebt kishin punuar n\u00eb emigracion dhe kishin p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura; v\u00ebrtetim nga Prokuroria e Apelit Kor\u00e7\u00eb p\u00ebr udh\u00ebtimet e saj jasht\u00eb shtetit gjat\u00eb periudh\u00ebs 2012-2013; v\u00ebrtetim nga Kadastra ku pasqyrohen pasakt\u00ebsit\u00eb p\u00ebr objektin me tre kate dhe nj\u00eb shkres\u00eb nga Komisioni i Kompesimit dhe Kthimit t\u00eb Pronave, dokumente q\u00eb u pranuan t\u00eb gjitha nga Kolegji.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, Balli tha se me provat e dor\u00ebzuara mendonte se arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA vendosi t\u00eb mbyll\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor dhe shtyu seanc\u00ebn p\u00ebr shpalljen e vendimit p\u00ebrfundimtar m\u00eb dat\u00eb 15 qershor, ora 14:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb, Irma Balli deklaroi se ishte paragjykuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe e cil\u00ebsoi vendimin p\u00ebr shkarkimin e saj t\u00eb paqart\u00eb dhe jo profesional. Ajo pretendoi se e kalon testin e besueshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73286,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,114,2,362],"tags":[112,119,195],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPA-IRma-Balli-.jpg","fifu_image_alt":"Nga nj\u00eb seanc\u00eb n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: KPA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73285"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73285"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73285\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73287,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73285\/revisions\/73287"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73286"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73285"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73285"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73285"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}