{"id":73292,"date":"2021-06-09T18:41:39","date_gmt":"2021-06-09T16:41:39","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/huamarrja-nga-prinderit-vendos-ne-veshtiresi-gjyqtaren-luveda-dardha\/2021\/06\/09\/"},"modified":"2023-04-06T21:29:30","modified_gmt":"2023-04-06T19:29:30","slug":"huamarrja-nga-prinderit-vendos-ne-veshtiresi-gjyqtaren-luveda-dardha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/huamarrja-nga-prinderit-vendos-ne-veshtiresi-gjyqtaren-luveda-dardha\/2021\/06\/09\/","title":{"rendered":"Huamarrja nga prind\u00ebrit vendos n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi gjyqtaren Luveda Dardha"},"content":{"rendered":"<p>Sipas Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, gjyqtarja e Shkodr\u00ebs Luveda Dardha nuk ka provuar burimin e krijimit t\u00eb nj\u00eb huaje t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga prind\u00ebrit p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo deklaroi se \u00ebsht\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi objektive t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb me dokumentacion ligjor t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga aktiviteti ambulant i tyre, para afro tre dekadash. Ajo e cil\u00ebsoi si fyes dhe t\u00eb pabazuar nj\u00eb raport negativ t\u00eb DSIK-s\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79194\" aria-describedby=\"caption-attachment-79194\" style=\"width: 539px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtrja-Luveda-Dardha.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79194\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtrja-Luveda-Dardha-539x400.jpg\" alt=\"\" width=\"539\" height=\"400\" data-id=\"79194\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79194\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Luveda Dardha | Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs, Luveda Dardha u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 9 qershor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs t\u00eb kaluar p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb raport negativ t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK p\u00ebr figur\u00ebn, q\u00eb ajo e cil\u00ebsoi fyes.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Dardha po kryhet nga trupa e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Branko Hrvatin.<\/p>\n<p>Luveda Dardha p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2013 dhe u caktua p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb stazhi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs. Prej vitit 2014, ajo e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Barra e prov\u00ebs kryesore q\u00eb i \u00ebsht\u00eb kaluar gjyqtares Luveda Dardha p\u00ebr pasurin\u00eb, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb huaje t\u00eb marr\u00eb nga prind\u00ebrit n\u00eb shum\u00ebn 36 mij\u00eb euro, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb prej k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit q\u00eb ajo dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2016 kundrejt \u00e7mimit 80 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Si burime p\u00ebr apartamentin ajo ka deklaruar edhe nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebrfitimi dhe shlyerja e t\u00eb cil\u00ebs ka rezultuar pa probleme, si dhe 2000 euro kursime nga pagat e saj e t\u00eb bashk\u00ebshortit, vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u konstatua pamund\u00ebsi fianciare.<\/p>\n<p>Relatori Komici pohoi se nuk ishte arritur t\u00eb v\u00ebrtetohej me dokumentacion ligjor burimi i t\u00eb ardhurave t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb subjektit q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 36 mij\u00eb euro t\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua prej tyre. Si burim p\u00ebr kursimin e k\u00ebsaj shume nga prind\u00ebrit, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat e tyre nga aktiviteti privat n\u00eb tregun industrial n\u00eb Fier si shit\u00ebs ambulant\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1993-2001; t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara nga babai n\u00eb emigracion dhe nga shitja e dy apartamenteve, nj\u00eb n\u00eb Fier dhe tjetri n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komicit, ka rezultuar se babai ka pasur depozita n\u00eb vler\u00ebn 56 mij\u00eb USD q\u00eb jan\u00eb t\u00ebrhequr prej tij n\u00eb vitin 2004. Ai vijoi se duket se nuk provohet burimi i krijimit t\u00eb depozitave q\u00eb jan\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb vitin 2004 dhe se nuk \u00ebsht\u00eb e qrat\u00eb n\u00ebse ato shuma jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Dardha deklaroi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se kishte dor\u00ebzuar prova p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar aktivitetin privat t\u00eb prind\u00ebrve. Ajo theksoi se p\u00ebr shit\u00ebsit ambulant\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb paguhej nj\u00eb tarif\u00eb vjetore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prind\u00ebrit i paguanin Bashkis\u00eb Fier nj\u00eb vler\u00eb modeste \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr vendin ku treg\u00ebtonin artikujt industrial\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse jan\u00eb dor\u00ebzuar prova indirekte provohet, se t\u00eb ardhurat kan\u00eb rrjedhur nga aktiviteti tregtar\u201d, deklaroi Dardha dhe shtoi se kishte vendosur n\u00eb dispozicion nj\u00eb v\u00ebrtetim t\u00eb Bashkis\u00eb Fier ku thuhej se taksat vendore kishin filluar t\u00eb aplikoheshin n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Dardha pohoi se kishin arritur t\u00eb gjenin inspektorin q\u00eb mblidhte tarif\u00ebn ditore p\u00ebr shitjen n\u00eb treg dhe se ai kishte n\u00ebnshkruar deklarat\u00eb noteriale ku konfirmonte se prind\u00ebrit e saj kishin ushtruar k\u00ebt\u00eb aktivitet p\u00ebr vite me radh\u00eb. Ajo tha se Bashkia e Fierit ka l\u00ebshuar nj\u00eb v\u00ebrtetim me t\u00eb cilin provohet se personi n\u00eb fjal\u00eb ka ushtruar detyr\u00ebn e inspektorit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Dardha tha se kishte dor\u00ebzuar edhe deklarata noteriale t\u00eb tregtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb konfirmonin se prind\u00ebrit e saj e kishin ushtruar aktivitetin n\u00eb periudh\u00ebn e deklaruar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb rast un\u00eb dhe prind\u00ebrit jemi n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb dokumentacion ligjor v\u00ebrtetues p\u00ebr realizimin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave\u201d, theksoi Dardha dhe shtoi se fakti q\u00eb ata kishin zot\u00ebruar dhe shpenzuar likujditete, si dhe provat e dor\u00ebzuara, v\u00ebrtetonin se i kishin krijuar t\u00eb ardhurat nga aktiviteti i treg\u00ebtis\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo i paraqiti Komisionit edhe nj\u00eb analiz\u00eb ligjore lidhur me legjislacionin e asaj periudhe q\u00eb rregullonte veprimtarin\u00eb e biznesit t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e KPK ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr kursimin e shum\u00ebs 2000 euro nga subjekti i rivler\u00ebsimit dhe bashk\u00ebshorti i saj, vler\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>Dardha pretendoi se kishte nj\u00eb pasakt\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit, pasi sipas saj jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta. Ajo deklaroi se deri n\u00eb vitin 2014 kishte jetuar me prind\u00ebrit dhe k\u00ebrkoi q\u00eb, ashtu si jan\u00eb p\u00ebrllogaritur shpenzimet familjare, ashtu edhe t\u00eb konsiderohet mund\u00ebsia e p\u00ebrbashk\u00ebt e kursimeve.<\/p>\n<p>Dardha kund\u00ebrshtoi edhe konstatimin p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare t\u00eb blerjes s\u00eb nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr \u00e7mimin 2000 euro, si burim krijimi s\u00eb t\u00eb cilit ishte deklaruar nj\u00eb hua e marr\u00eb po nga babai i saj n\u00eb shum\u00ebn 336 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2012-2016, duke mos u p\u00ebrfshir\u00eb vlera 36 mij\u00eb euro e dh\u00ebn\u00eb hua nga prind\u00ebrit p\u00ebr blerjen e apartamentit, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn rreth 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Dardha tha se ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb holl\u00ebsishme p\u00ebr balancat negative. \u201cN\u00ebse p\u00ebrllogaritet si detyrim huaja e marr\u00eb nga prind\u00ebrit p\u00ebr blerjen e apartamentit, at\u00ebher\u00eb rezultoj me balanc\u00eb pozitive\u201d, theksoi subjekti i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>DSIK ka dor\u00ebzuar dy raporte t\u00eb ndryshme n\u00eb Komision, ku n\u00eb t\u00eb parin ka konstatuar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e gjyqtares Dardha p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn &#8211; nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb dytin ka ngritur dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e saj n\u00eb korrupsion pasiv dhe ndikim n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cJam ndier shum\u00eb e fyer nga raporti i dyt\u00eb i DSIK-s\u00eb pasi nuk ka lidhje me personin tim. Nga fillimi i detyr\u00ebs kam punuar me shum\u00eb ndershm\u00ebri, seriozitet e profesionaliz\u00ebm\u201d theksoi ajo dhe e konsideroi plot\u00ebsisht t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb konstatimin e DSIK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Komici tha se, nisur nga informacionet e siguruara gjat\u00eb hetimit administrativ, jan\u00eb verifikuar dy dosje, ku n\u00eb nj\u00eb rast ka rezultuar se Dardha nuk ka qen\u00eb gjyqtare e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Ajo u pyet nga Komisioni dhe v\u00ebzhguesi i ONM-s\u00eb lidhur me \u00e7\u00ebshtjen tjet\u00ebr, nj\u00eb vendimarrje p\u00ebr pezullimin e d\u00ebnimit nj\u00eb personi t\u00eb arrestuar p\u00ebr shitje t\u00eb narkotik\u00ebve, pasi ishte ndaluar me nj\u00eb sasi prej 60 kg cannabis sativa.<\/p>\n<p>Relatori Komici pohoi se prokuroria kishte k\u00ebrkuar d\u00ebnimin me 7 vite burg, nd\u00ebrsa gjykata ka vendosur 6 vite heqje lire. N\u00eb aplikim t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar d\u00ebnimi \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb 4 vjet dhe n\u00eb p\u00ebrfundim gjyqtarja Dardha ka vendosur d\u00ebnim alternativ duke e liruar menj\u00ebher\u00eb t\u00eb pandehurin dhe vendosjen e tij n\u00eb sh\u00ebrbim prove p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 6-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Dardha pretendoi se vendimi i saj ishte i drejt\u00eb. Ajo shpjegoi se i pandehuri kishte kryer m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit n\u00eb paraburgim n\u00eb koh\u00ebn e dh\u00ebnien s\u00eb vendimit; se ai nuk kishte kryer m\u00eb par\u00eb ndonj\u00eb vep\u00ebr penale; se ishte baba i pes\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, kat\u00ebr nga t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb mitur dhe se jetonin me asistenc\u00ebn sociale q\u00eb p\u00ebrfitonte bashk\u00ebshortja.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin p\u00ebr dor\u00ebzimin me vones\u00eb t\u00eb tre dosjeve, Dardha tha se dy prej tyre ishin dor\u00ebzuar n\u00eb afat. P\u00ebr dosjen tjet\u00ebr tha se afati maksimal kishte qen\u00eb dit\u00eb pushimi dhe se e kishte dor\u00ebzuar dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Pyetjes s\u00eb Komicit, n\u00ebse dikush kishte nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb gjykuar prej saj, Dardha ju p\u00ebrgjigj prer\u00eb \u201cjo\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim gjyqtarja Luveda Dardha deklaroi se kishte zbatuar vet\u00ebm ligjin dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 11 qershor, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, gjyqtarja e Shkodr\u00ebs Luveda Dardha nuk ka provuar burimin e krijimit t\u00eb nj\u00eb huaje t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga prind\u00ebrit p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo deklaroi se \u00ebsht\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi objektive t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb me dokumentacion ligjor t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga aktiviteti ambulant [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73293,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[132,107,118,539],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtrja-Luveda-Dardha.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtrja Luveda Dardha","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73292"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73292"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73292\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73294,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73292\/revisions\/73294"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73293"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73292"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73292"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73292"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}