{"id":73305,"date":"2021-06-08T17:36:31","date_gmt":"2021-06-08T15:36:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-rrezon-problemet-e-pasurise-por-figura-penalizon-perparim-kullurin\/2021\/06\/08\/"},"modified":"2023-04-06T21:30:06","modified_gmt":"2023-04-06T19:30:06","slug":"kolegji-rrezon-problemet-e-pasurise-por-figura-penalizon-perparim-kullurin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-rrezon-problemet-e-pasurise-por-figura-penalizon-perparim-kullurin\/2021\/06\/08\/","title":{"rendered":"Kolegji rr\u00ebzon problemet e pasuris\u00eb, por figura penalizon P\u00ebrparim Kullurin"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vler\u00ebson se ish-prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, P\u00ebrparim Kulluri ka pasur kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krim t\u00eb organizuar, nd\u00ebrsa rr\u00ebzoi konkluzionet e KPK-s\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65677\" aria-describedby=\"caption-attachment-65677\" style=\"width: 527px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20191104_182258_041119081-1_GcL87rW.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-65677\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20191104_182258_041119081-1_GcL87rW-527x400.jpg\" alt=\"\" width=\"527\" height=\"400\" data-id=\"65677\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-65677\" class=\"wp-caption-text\">Ish-prokurori P\u00ebrparim Kulluri n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb KPK-s\u00eb.| Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi m\u00eb 31 mars 2021 t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb ish-prokurorit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, P\u00ebrparim Kulluri, duke cil\u00ebsuar t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb lidhur me past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji shprehet se gjetjet e Komisionit p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizimin nuk jan\u00eb shkarkuese.<\/p>\n<p>KPK shkarkoi nga detyra m\u00eb 6 n\u00ebntor 2019 prokurorin P\u00ebrparim Kulluri, pasi konstatoi nj\u00eb kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm me nj\u00eb person, q\u00eb sipas Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit ishte proceduar p\u00ebr shitje t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/p>\n<p>Kulluri u penalizua edhe p\u00ebr cenim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin, konkretisht p\u00ebr paraqitje t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pav\u00ebrteta p\u00ebr nj\u00eb dyqan me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin nga shpron\u00ebsimi i k\u00ebsaj pasurie t\u00eb nj\u00eb vlere m\u00eb t\u00eb lart\u00eb si dhe p\u00ebr moskryerjen e hetimeve t\u00eb plota p\u00ebr nj\u00eb prokurore t\u00eb proceduar p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i kryesuar nga Sokol \u00c7omo, me relator Ardian Hajdarin dhe an\u00ebtar\u00eb Ina Ram\u00ebn, Albana Shtyll\u00ebn e Rezarta Schuetz rr\u00ebzoi si t\u00eb pabazuara shkaqet e ankimit t\u00eb Kullurit me natyr\u00eb procedurale q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me procesin e rregullt ligjor, si dhe vendosi t\u00eb mos pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr kalimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb seanc\u00eb publike.<\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka dor\u00ebzuar n\u00eb Komision dy raporte negative p\u00ebr prokurorin Kulluri, duke konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn. Nga hetimi administrativ i KPK-s\u00eb, bazuar edhe n\u00eb gjetjet e ONM, u konkludua se prokurori Kulluri kishte pasur kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me nj\u00eb person t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Greqi p\u00ebr trafik droge, makin\u00ebn e t\u00eb cilit e ka p\u00ebrdorur p\u00ebr disa vjet.<\/p>\n<p>Kulluri ka pretenduar n\u00eb ankim se Komisioni nuk ka administruar asnj\u00eb prov\u00eb apo t\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb vlefshme q\u00eb t\u00eb provoj\u00eb faktin se shtetasi A. apo M. B., \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar apo i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar. N\u00eb shpjegimet e dh\u00ebna, ai ka pranuar se e njeh shtetasin A.B., pasi kan\u00eb qen\u00eb student\u00eb n\u00eb vitin 1990 dhe se banonin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kat n\u00eb nj\u00eb godin\u00eb t\u00eb Qytetit Studenti.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai ka shtuar se nuk ka pasur m\u00eb von\u00eb kontakte me k\u00ebt\u00eb person dhe nuk e dinte q\u00eb ai kishte ndryshuar emrin n\u00eb M.B si dhe nuk ishte n\u00eb dijeni t\u00eb procedimit apo d\u00ebnimit t\u00eb tij n\u00eb Greqi. Kulluri ka pretenduar gjithashtu se makina ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij, pasi at\u00eb ia kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shok tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas KPA-s\u00eb, ky pretendim i subjektit nuk p\u00ebrputhet me deklarimet e tij n\u00eb pyet\u00ebsorin standard, ku \u00ebsht\u00eb shprehur se ka p\u00ebrdorur automjet t\u00eb personave t\u00eb njohur prej tij.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, n\u00eb hetimin e kryer nga KPK, por edhe n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit gjenden disa pika takimi t\u00eb rrethanave faktike q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr kontaktet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit me shtetasin M. B., t\u00eb cilat krijojn\u00eb bindjen se nuk jan\u00eb t\u00eb rast\u00ebsishme dhe t\u00eb ndodhura n\u00eb kushtet e padijenis\u00eb s\u00eb Kullurit.<\/p>\n<p>Ashtu si KPK, edhe Kolegji v\u00ebren se shtetasi M. B. rezulton t\u00eb jet\u00eb person me precedent\u00eb penal\u00eb p\u00ebr vepra penale q\u00eb lidhen me krimin e organizuar dhe si rrjedhoj\u00eb p\u00ebrb\u00ebn kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb gjitha rrethanat e cituara m\u00eb sip\u00ebr, pretendimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb lidhje me kontaktin me shtetasin A. M. B., si person me precedent\u00eb penal\u00eb n\u00eb llojin e veprave t\u00eb cilat p\u00ebrfshihen n\u00eb krimin e organizuar, nuk \u00ebsht\u00eb bind\u00ebs, dhe si rrjedhoj\u00eb, shkaku i ankimit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk gjendet i bazuar,\u201d konstaton Kolegji dhe konkludon se krijohet bindja se Kulluri nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kontrollin e figur\u00ebs si pasoj\u00eb e njohjes m\u00eb k\u00ebt\u00eb person.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e k\u00ebtij fakti apo t\u00eb sillte argumente bind\u00ebse dhe ligjore q\u00eb do e zhvishnin at\u00eb nga kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Lidhur me kriterin e pasuris\u00eb, Kulluri ka pretenduar para Kolegjit se nuk ka paraqitur asnj\u00eb dokument fiktiv n\u00eb procedur\u00ebn e shpron\u00ebsimit t\u00eb nj\u00eb dyqani me sip\u00ebrfaqe 65,2 m2, q\u00eb ka deklaruar se e ka nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1994. Kulluri e ka quajtur si nj\u00eb fakt t\u00eb sajuar konkluzionin e KPK-s\u00eb se subjekti ka dashur t\u00eb ushtroj\u00eb ndikim si prokuror me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e nj\u00eb vlere m\u00eb t\u00eb madhe nga shpron\u00ebsimi i k\u00ebsaj pasurie, q\u00eb \u00ebsht\u00eb prishur p\u00ebr interes publik n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Komisioni q\u00eb ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se Kulluri kishte ndikuar p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb akt ekspertimi p\u00ebr nj\u00eb objekt me sip\u00ebrfaqe m\u00eb t\u00eb madhe e p\u00ebr pasoj\u00eb me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, Kolegji vler\u00ebson se nga t\u00ebr\u00ebsia e dokumentacionit t\u00eb administruar n\u00eb dosje, nuk rezulton q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit t\u00eb ket\u00eb ofruar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pav\u00ebrteta lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>\u201c\u2026procedura e shpron\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb ndjekur duke u bazuar n\u00eb v\u00ebrtetimin mbi dokumentin hipotekor, i cili e pasqyron pasurin\u00eb t\u00eb regjistruar me sip. 65 m2 , bazuar n\u00eb raportin e vler\u00ebsimit t\u00eb ekspertit t\u00eb caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb, sipas t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar vlera e sendit objekt shpron\u00ebsimi n\u00eb mas\u00ebn 7.781.000 lek\u00eb, si dhe n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb,\u201d qart\u00ebson Kolegji.<\/p>\n<p>Deklarimi i s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs pasuri me sip\u00ebrfaqe 30 m2 n\u00eb vitin 2003 konsiderohet si pasakt\u00ebsi, por jo shkarkuese. Sipas trupit gjykues, kjo pasakt\u00ebsi nuk ka ndikuar n\u00eb procedur\u00ebn e shpron\u00ebsimit, pasi \u00ebsht\u00eb kryer bazuar n\u00eb dokumentacionin hipotekor ku dyqani pasqyrohet me sip\u00ebrfaqe 65,2 m2.<\/p>\n<p>Kolegji \u00e7mon se edhe nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 695 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture n\u00eb vitin 2012 nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr shkarkimin e subjektit.<\/p>\n<p>Kulluri e ka kund\u00ebrshtuar edhe konkluzionin e Komisionit se ai nuk ka hetuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb ngarkim t\u00eb nj\u00eb kolegeje t\u00eb proceduar p\u00ebr korrupsion. Subjekti e quan konkluzionin e Komisionit p\u00ebr profesionalizmin jologjik. Ai ka k\u00ebmb\u00ebngulur se e ka hetuar \u00e7\u00ebshtjen dhe ka marr\u00eb vendimin e pushimit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb fakteve dhe provave t\u00eb vler\u00ebsuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji e vler\u00ebson t\u00eb drejt\u00eb konstatimin e Komisionit duke argumentuar se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka hetuar dhe nuk ka marr\u00eb urdhra apo vendime. Megjithat\u00eb, KPA vler\u00ebson se n\u00eb kushtet kur problematika \u00ebsht\u00eb e vetme, nuk e \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u2019u konsideruar si mang\u00ebsi profesionale.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vler\u00ebson se ish-prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, P\u00ebrparim Kulluri ka pasur kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krim t\u00eb organizuar, nd\u00ebrsa rr\u00ebzoi konkluzionet e KPK-s\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73306,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,114,362],"tags":[112,119,178],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20191104_182258_041119081-1_GcL87rW.jpg","fifu_image_alt":"ProkurorI pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Pare p\u00ebr Krimet e Renda ne Tirane, Perparim Kulluri, | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73305"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73305"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73305\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73307,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73305\/revisions\/73307"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73306"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73305"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73305"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73305"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}