{"id":73317,"date":"2021-06-07T13:28:31","date_gmt":"2021-06-07T11:28:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-tomorr-kullolli-kundershtoi-analizen-e-kpk-per-pasurine\/2021\/06\/07\/"},"modified":"2023-04-06T21:30:36","modified_gmt":"2023-04-06T19:30:36","slug":"gjyqtari-tomorr-kullolli-kundershtoi-analizen-e-kpk-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-tomorr-kullolli-kundershtoi-analizen-e-kpk-per-pasurine\/2021\/06\/07\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Tomorr Kullolli kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn e KPK p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari Tomorr Kullolli e konsideroi t\u00eb padrejt\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ndryshohej sipas pretendimeve t\u00eb tij.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79156\" aria-describedby=\"caption-attachment-79156\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Kullolli-pas-seances-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79156\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Kullolli-pas-seances--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"79156\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79156\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Tomorr Kullolli pas seanc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit, Tomorr Kullolli e kund\u00ebrshtoi gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebs gjith\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr t\u00eb ardhurat, investimet dhe shpenzimet e tij nd\u00ebr vite, prej nga ishte konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn totale 37.5 milion\u00eb lek\u00ebsh. Gjithashtu, ai deklaroi se vler\u00ebsonte se nuk \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb zot\u00ebrimin e aksioneve n\u00eb dy shoq\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ushtronte funksionin e gjyqtarit, si dhe n\u00eb gjykimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku rezultonte pal\u00eb nj\u00eb i af\u00ebrm i tij. N\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb h\u00ebn\u00ebs ai u paraqit s\u00eb bashku me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e tij ligjor, avokatin Ko\u00e7i Mato.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e m\u00ebparshme d\u00ebgjimore u konstatua pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb gjitha pasurit\u00eb e paluajtshme q\u00eb zot\u00ebron Kullolli, nj\u00eb sht\u00ebpi dy kat\u00ebshe + truall dhe nj\u00eb apartament n\u00eb Elbasan; si dhe p\u00ebr nj\u00eb apartament tjet\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb. Pamund\u00ebsi financiare u evidentuan edhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjendje cash n\u00eb vitin 2014 dhe p\u00ebr shkollimin e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb universitete n\u00eb Franc\u00eb dhe Itali n\u00eb vitet 2015-2016.<\/p>\n<p>Avokati Mato deklaroi se subjekti kishte pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit 65.7 m2 n\u00eb Elbasan n\u00eb vitin 2004 kundrejt \u00e7mimit 1.9 milion lek\u00eb, ku p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie KPK ka konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion lek\u00eb. \u00a0Sipas avokatit, subjekti i rivler\u00ebsimit ka pasur gjendje cash t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar \u00e7mimin e apartamentit, t\u00eb krijuar nga t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara nga ndarja e dividentit n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb ku ai ka qen\u00eb aksioner si dhe nga pagat.<\/p>\n<p>Mato theksoi se Kullolli ka v\u00ebrtetuar edhe burimet finanicare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb dy kat\u00ebshe n\u00eb Elbasan n\u00eb vitin 2006; huat\u00eb nga 5 persona n\u00eb shumat 6 milion\u00eb lek\u00eb e 5000 euro dhe nj\u00eb kredi. Ai argumentoi se huadh\u00ebn\u00ebsit kan\u00eb pasur mund\u00ebsi finaniciare pasi tre prej tyre kan\u00eb ushtruar aktivitet privat, nd\u00ebrsa dy kan\u00eb jetuar e punuar n\u00eb emigracion. Mato tha se kishin dor\u00ebzuar dokumentacion provues q\u00eb v\u00ebrtetonin se huadh\u00ebn\u00ebsit kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitin 2007 keni p\u00ebrllogaritur n\u00eb analiz\u00ebn financiare shpenzimet p\u00ebr shlyerjen e huave t\u00eb marra, por k\u00ebto hua nuk i njihni si burime financiare p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb,\u201d v\u00ebrejti Mato.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se subjekti kishte p\u00ebrshtatur apartamentin n\u00eb Elbasan si nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi dhe e kishte dh\u00ebn\u00eb me qira, ku me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e huave. Mato theksoi se t\u00eb ardhurat nga puna, ato nga qiraja, ndarja e dividentit dhe kredia kan\u00eb mjaftuar p\u00ebr shlyerjen e huave dhe shpenzimet e tjera.<\/p>\n<p>Kullolli deklaroi se i kishte paguar detyrimet p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga dh\u00ebnia me qira e pasuris\u00eb n\u00eb Elbasan, por shtoi se nuk e kishte ruajtur dokumentacionin.<\/p>\n<p>Avokati Mato e kund\u00ebrshtoi edhe balanc\u00ebn negative t\u00eb konstatuar p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2014. Sipas tij, subjekti ka zot\u00ebruar vler\u00ebn 9.3 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb dhuruar nga babai n\u00eb 2012-\u00ebn dhe se ky i fundit e kishte p\u00ebrfituar me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Gjyqtari Kullolli shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb se kishte dhe nj\u00eb vendim pushimi nga prokuroria ku vlera e p\u00ebrfituar nga babai i tij n\u00eb vite prej dh\u00ebnies me qira t\u00eb kullotave, vler\u00ebsohej e ligjshme. Ai shtoi se detyrimin p\u00ebr shlyerjen e tatimeve p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura e ka pasur i ati dhe se nuk e dinte n\u00ebse i kishte paguar ose jo.<\/p>\n<p>Mato k\u00ebmb\u00ebnguli se edhe t\u00eb ardhurat nga shoq\u00ebrit\u00eb ku subjekti ka qen\u00eb aksioner jan\u00eb t\u00eb ligjshme. Ai shpjegoi se Kullolli nuk ka pasur informacion p\u00ebr aktivitetin e shoq\u00ebrive dhe n\u00ebse ato kishin fituar tendera publik\u00eb. Gjithashtu, k\u00ebmb\u00ebnguli se aksionet ishin bler\u00eb n\u00eb vitin 1995 me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Mato dhe Kullolli shpjeguan se aksionet ishin bler\u00eb n\u00eb ankand me letra me vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara nga babai dhe xhaxhai i tij si ish t\u00eb d\u00ebnuar politik\u00eb para viteve \u201990. Sipas tyre, subjekti kishte trash\u00ebguar edhe letrat me vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara nga xhaxhai, pasi ai nuk kishte f\u00ebmij\u00eb dhe kishin jetuar s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin e KPK p\u00ebr mospagimin e detyrimeve tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga aksionet, subjekti tha se ky ishte detyrim i kompanive. P\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e gjysmave t\u00eb aksioneve n\u00eb vitin 2014, u pretendua se kalimi i tyre n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb dikujt tjet\u00ebr nuk mund t\u00eb kryhej pa paguar tatimet p\u00ebrkat\u00ebse. \u201cT\u00eb njihen si e ardhur e ligjshme t\u00eb pakt\u00ebn gjysma e tyre dhe t\u00eb konsiderohen si e ardhur n\u00eb vitin 2014\u201d, theksoi Mato.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj e pyeti n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebn gjyqtarin Kullolli lidhur me situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb zot\u00ebrimin e aksioneve n\u00eb dy shoq\u00ebri, kur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ishte gjyqtar. Kullolli deklaroi se kishte sqaruar se aksionet ishin bler\u00eb me letrat me vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara nga babai dhe xhaxhai dhe se ato ishin burim i ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ai vijoi se p\u00ebr peridh\u00ebn 2003-2014, ILDKPKI nuk kishte konstatuar konflikt interesi dhe se pasi e kishin gjobitur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb vitin 2015, gjendeshin n\u00eb dy procese gjyq\u00ebsore q\u00eb ishin ende n\u00eb shqyrtim, pasi e konsideronte t\u00eb padrejt\u00eb sanksionin financiar.<\/p>\n<p>Kullolli theksoi e vler\u00ebsonte se nuk \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00ebsoj sikur nj\u00eb gjyqtar t\u00eb depozitoj\u00eb para n\u00eb bank\u00eb me interes,\u201d pohoi ai dhe shtoi se sapo ishte njohur me sanksionin e ILDKPKI ishte larguar si aksioner nga k\u00ebto shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Kullolli pohoi se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb konflikt interesi as n\u00eb gjykimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb ishte nj\u00eb kush\u00ebri i tij, duke e konsideruar at\u00eb t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb shtat\u00eb, q\u00eb nuk passillte sipas tij situat\u00eb t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, pasi shqyrtimi nuk lejohej vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit deri n\u00eb grad\u00ebn e kat\u00ebrt. Ai dor\u00ebzoi si prova certifikatat familjare t\u00eb parardh\u00ebsve t\u00eb tij dhe t\u00eb kush\u00ebririt.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb p\u00ebrfshihen edhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshortja nga shitja e tok\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me pamund\u00ebsit\u00eb financiare p\u00ebr shkollimin e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb vitin 2015 dhe 2016, Mato tha se djali kishte p\u00ebrfituar bursa p\u00ebr dy vitet n\u00eb fjal\u00eb, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 11 mij\u00eb euro dhe tjetra 11 mij\u00eb e 640 euro. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebto vlera t\u00eb zbriteshin nga shpenzimete shkollimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Mato e cil\u00ebsoi t\u00eb padrejt\u00eb analiz\u00ebn financiare dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konsideroheshin argumentet dhe provat e dor\u00ebzuara prej tyre si dhe ri\u00e7eljen e hetimit edhe p\u00ebr dy kriteret e tjera. Komisioni njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb dat\u00eb 9 qershor, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari Tomorr Kullolli e konsideroi t\u00eb padrejt\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ndryshohej sipas pretendimeve t\u00eb tij.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73318,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[200,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Kullolli-pas-seances-.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Tomorr Kullolli pas seanc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73317"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73317"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73317\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73319,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73317\/revisions\/73319"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73318"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73317"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73317"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73317"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}