{"id":73323,"date":"2021-06-06T09:38:40","date_gmt":"2021-06-06T07:38:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-per-shkarkimin-e-prokurorit-arben-pasho\/2021\/06\/06\/"},"modified":"2023-04-06T21:30:54","modified_gmt":"2023-04-06T19:30:54","slug":"kpa-u-nda-per-shkarkimin-e-prokurorit-arben-pasho","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-per-shkarkimin-e-prokurorit-arben-pasho\/2021\/06\/06\/","title":{"rendered":"KPA u nda p\u00ebr shkarkimin e prokurorit Arben Pasho"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ashtu si Komisioni, shumica e Kolegjit konkludoi se ish-prokurori i Gjirokastr\u00ebs, me veprimet dhe mosveprimet e tij ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia &#8211; nd\u00ebrsa pakica ngre dyshime mbi procesin e rregullt ligjor duke vler\u00ebsuar se subjektit nuk iu garantua e drejta p\u00ebr t&#8217;u mbrojtur dhe vler\u00ebson se duhet t\u00eb konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb pasi nuk u provuan shkeljet.\u00a0<\/span><!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_62084\" aria-describedby=\"caption-attachment-62084\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arben-Pasho-pas-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-62084\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arben-Pasho-pas-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"62084\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-62084\" class=\"wp-caption-text\">Drejtuesi i Prokurorise se Gjirokastres, Arben Pasho pas seances degjimore ne KPK.<\/figcaption><\/figure>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u nda n\u00eb vendimmarrjen e marr\u00eb n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi lidhur me ankimin e kryer nga ish-drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Arben Pasho kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pasho u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn nga KPK, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u konstauan pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime, mang\u00ebsi profesionale dhe se n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb rast kishte vepruar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, ku n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb tyre u konkludua se kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsiss\u00eb dhe m\u00eb 16 maj 2019 u vendos shkarkimi i tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pasho e ankimoi vendimin e KPK-s\u00eb duke argumentuar se ka mosp\u00ebrputhje t\u00eb arsyetimit, pasi n\u00eb kushtet kur p\u00ebr secilin komponent t\u00eb vler\u00ebsimit nuk u vler\u00ebsua se p\u00ebrb\u00ebn shkak p\u00ebr shkarkim, at\u00ebher\u00eb dhe t\u00ebr\u00ebsia e tyre nuk mund t\u00eb pasjell\u00eb shkarkimin nga detyra.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">An\u00ebtar\u00ebt n\u00eb shumic\u00eb t\u00eb trupit gjykues t\u00eb KPA, kryesuesi Ardian Hajdari, relatorja Natasha Mulaj dhe an\u00ebtarja Rezarta Schuetz konkludojn\u00eb se Pasho e ka c\u00ebnuar besimin e publikut me veprimet dhe mosveprimet e tij. Mulaj ka dal\u00eb me mendim paralel duke ngritur dyshime se nj\u00eb apartament q\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb prej vjehrr\u00ebs s\u00eb subjektit, \u00ebsht\u00eb financuar prej k\u00ebtij t\u00eb fundit, si dhe ngre probleme t\u00eb tjera p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pakica e cil\u00ebson vendimin e Komisionit t\u00eb paqart\u00eb dhe me munges\u00eb arsyetimi p\u00ebr shkeljet. An\u00ebtar\u00ebt n\u00eb pakic\u00eb, Albana Shtylla dhe Sokol \u00c7omo vler\u00ebsojn\u00eb se shkeljet e konstatuara\u00a0 nga shumica nuk mund t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebr t\u00eb konkluduar se subjekti i rivler\u00ebsimit ka cenuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia dhe \u00e7mojn\u00eb se Pasho duhet t\u00eb konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><b>Vler\u00ebsimi p\u00ebr profesionalizmin<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nga analizimi i vendimit t\u00eb KPK, si dhe shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb ngritura nga subjekti i rivler\u00ebsimit, trupi gjykues v\u00ebren se konkluzioni mbi k\u00ebt\u00eb kriter vler\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur kryesisht n\u00eb gjetjet e dy denoncimeve nga publiku, t\u00eb shtetasit A. S. dhe L. P., si dhe mbi dosjet e procedimeve penale ndaj shtetasit I. M., t\u00eb k\u00ebrkuara p\u00ebr vler\u00ebsim lidhur me situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pasho ka deklaruar nj\u00eb detyrim afatshkurt\u00ebr ndaj biznesmenit I.M., n\u00eb shum\u00ebn 14 mij\u00eb euro. Ai ka shpjeguar se kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb paguar n\u00eb gusht t\u00eb 2016-\u00ebs nga llogaria e I.M. n\u00eb llogarin\u00eb e nj\u00eb universiteti n\u00eb Holand\u00eb n\u00eb favor t\u00eb djalit t\u00eb tij.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ndaj I.M. kan\u00eb rezultuar tre kall\u00ebzime t\u00eb regjistruara n\u00eb Prokurorin\u00eb e Gjirokastr\u00ebs, ku nj\u00eb \u00ebsht\u00eb hetuar nga Pasho i cili ka disponuar me mosfillim t\u00eb procesdimit dhe dy t\u00eb tjerat n\u00eb vitet 2014 dhe 2015 kur subjekti ishte drejtues dhe vendoste mbi vendimarrjet e koleg\u00ebve vart\u00ebs, jan\u00eb pushuar.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Bazuar n\u00eb deklarimet e subjektit gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb KPK, ku \u00ebsht\u00eb shprehur se ka udh\u00ebtuar n\u00eb Greqi dhe n\u00eb Franc\u00eb me shtetasin I.M., i ftuar nga ky i fundit s\u00eb bashku me djalin, shumica konstaton se mes tyre ka pasur miq\u00ebsi t\u00eb ngusht\u00eb dhe se minimalisht duhej q\u00eb Pasho t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga \u00e7\u00ebshtjet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pakica vler\u00ebson se p\u00ebr t\u00eb konkluduar n\u00ebse Pasho ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb k\u00ebto tre c\u00ebshtje, vler\u00ebsimi duhet b\u00ebr\u00eb bazuar n\u00eb dispozitat e ligjit \u201cP\u00ebr parandalimin e konfliktit t\u00eb interesave n\u00eb ushtrimin e funksioneve publike\u201d, n\u00eb t\u00eb cilin p\u00ebrcaktohet rrethi i interesave pasurore dhe gjendja e konfliktit t\u00eb interesit, si dhe n\u00eb dispozitat e Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale n\u00eb t\u00eb cilat parashikohen kushtet dhe procedurat se si nj\u00eb prokuror duhet ta deklaroj\u00eb dhe shmang\u00eb at\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sipas Shtyll\u00ebs dhe \u00c7omos, nuk provohet q\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs maj 2014 &#8211; gusht 2015, t\u00eb ket\u00eb ekzistuar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrmjet Pashos dhe z. I. M., q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb cil\u00ebsohej si marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsie apo interesi e \u00e7far\u00ebdolloj forme tjet\u00ebr. Ata shtojn\u00eb se nuk provohet q\u00eb udh\u00ebtimet me I.M. t\u00eb jen\u00eb kryer para vitit 2016 kur \u00ebsht\u00eb marr\u00eb hua p\u00ebr pak koh\u00eb shuma 14 mij\u00eb euro.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pakica p\u00ebrfundimisht vler\u00ebson se, p\u00ebrderisa nuk konkludohet p\u00ebr nj\u00eb shkelje etike t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit Arben Pasho p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, nuk mund t\u00eb konkludohet edhe p\u00ebr cenim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebr denoncimin e shtetasit A. S., shumica evidenton shkelje t\u00eb parashikimeve t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale lidhur me z\u00ebvend\u00ebsimin e prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, pasi ky veprim nuk \u00ebsht\u00eb formalizuar me urdh\u00ebr nga Pasho n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit dhe se nuk ka qen\u00eb i nevojsh\u00ebm.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pakica v\u00ebren se prokurori S.\u00c7. t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb hequr \u00e7\u00ebshtja nuk ka kryer ankim, si dhe ka dh\u00ebn\u00eb p\u00eblqim verbal.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">&#8220;[&#8230;]edhe pse nuk plot\u00ebson k\u00ebrkesat e k\u00ebsaj dispozite n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin formal, i ka sh\u00ebrbyer zgjidhjes s\u00eb drejt\u00eb dhe sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, duke plot\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb cilin publiku drejtohet tek organet e drejt\u00ebsis\u00eb[&#8230;]&#8221;, arsyetojn\u00eb \u00c7omo dhe Shtylla.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebr denoncimin e shtetases L. P., trupi gjykues evidenton shkelje ligjore me mosmarrjen e masave organizative p\u00ebr njoftimin e vendimit t\u00eb pushimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes penale brenda afatit ligjor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebrve\u00e7 sa kan\u00eb arsyetuar dy an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb shumic\u00eb, relatorja Natasha Mulaj shfaq mendim paralel lidhur me k\u00ebt\u00eb denoncim. Ajo e vler\u00ebson si munges\u00eb serioziteti dhe efikasiteti n\u00eb ushtrimin e funksionit si drejtues i prokuroris\u00eb k\u00ebshillimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabuar t\u00eb kall\u00ebzueses p\u00ebr t\u00eb riinvestuar prokurorin\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn k\u00ebrkes\u00eb dhe mbi t\u00eb nj\u00ebjtat fakte, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhet ta kishte orientuar t\u2019i drejtohej gjykat\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Mulaj shton se p\u00ebr kriterin e profesionalizmit trupi gjykues duhej t\u00eb kishte analizuar edhe denoncimin e b\u00ebr\u00eb nga shtetasi K. Ll.. Sipas saj, kryerja e veprimeve hetimore m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb vit e gjysm\u00eb, pa marr\u00eb vendim p\u00ebr zgjatje afati hetimor n\u00eb shkelje t\u00eb procedurave, ka sjell\u00eb zvarritje t\u00eb procesit hetimor dhe se kjo gjetje duhet t\u00eb ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb arsyetimin e vendimit t\u00eb shumic\u00ebs p\u00ebr shkarkimin e Pashos.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Lidhur me vones\u00ebn e njoftimit t\u00eb kall\u00ebzuesit L.P., pakica v\u00ebren se Pasho ka urdh\u00ebruar me vendimin e tij p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes njohjen e t\u00eb interesuarve, por sekretaria dhe kancelari nuk kan\u00eb zbatuar urdh\u00ebrimet e dh\u00ebna.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><b>Konkluzionet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ashtu si KPK, shumica konstaton se Pasho ka p\u00ebrdorur nj\u00eb automjet pa e regjistruar n\u00eb organin kompetent n\u00eb emrin e tij dhe se ka kryer deklarime kontradiktore lidhur me p\u00ebrdorimin e nj\u00eb shume 1 milion e 483 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb t\u00ebrhequr nga banka n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2013. Kjo, pasi n\u00eb vitin 2014 Pasho ka deklaruar se k\u00ebt\u00eb shum\u00eb e ka p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture dhe nj\u00eb mjeti lundrues, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb KPK ka pretenduar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr pagimin e garancis\u00eb s\u00eb jetes\u00ebs p\u00ebr djalin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gjithashtu, shumica konstaton se Pasho nuk ka deklaruar pjes\u00ebn takuese n\u00eb nj\u00eb\u00a0 apartament n\u00eb Vlor\u00eb t\u00eb privatizuar nga prind\u00ebrit e tij n\u00eb vitin 1993.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Mulaj n\u00eb mendimin paralel vler\u00ebson se trupi gjykues duhej t\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb analiz\u00eb dhe vler\u00ebsuar edhe nj\u00eb apartament banimi me sip\u00ebrfaqe 123,5 m2 t\u00eb porositur nga vjehrra e subjektit n\u00eb 2014-\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb. K\u00ebt\u00eb pasuri, vjehrra e Pashos ia ka dhuruar djalit t\u00eb tij me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb testamenti t\u00eb vitit 2014, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo ka nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb 2015-\u00ebn dhe nuk dispononte ende certifikat\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb analiz\u00ebn e saj, Mulaj Konkludon se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes s\u00eb Pashos nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e vler\u00ebs s\u00eb apartamentit dhe ngre dyshime se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri e financuar nga subjekti i rivler\u00ebsimit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ndryshe nga shumica q\u00eb konkludon se Pasho ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, pakica vler\u00ebson se n\u00eb vendimin e Komisionit nuk specifikohet se n\u00eb cilat nga deklarime t\u00eb subjektit ka pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarat\u00ebn veting.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pakica konstaton se Komisioni n\u00eb asnj\u00eb rast nuk ka konkluduar q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit gjendet n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive dhe p\u00ebr kryerjen e shpenzimeve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb vler\u00ebsimin e pakic\u00ebs Pasho ka qen\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i paqart\u00eb lidhur me rastet apo shkeljet e konstatuara gjat\u00eb kontrollit t\u00eb kriterit t\u00eb pasuris\u00eb nga Komisioni, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb konkluduar p\u00ebr cenim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">&#8220;[&#8230;]p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ai ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u mbrojtur dhe kund\u00ebrshtuar Komisionin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim n\u00ebp\u00ebrmjet ankimit n\u00eb Kolegj&#8221;, vler\u00ebson pakica dhe v\u00ebren se gjykimi n\u00eb KPA i v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje nga ankimi i subjektit ka shtuar shkelje t\u00eb reja.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pakica v\u00eb n\u00eb dyshim ofrimin e nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor p\u00ebr Pashon edhe n\u00eb Kolegj. &#8220;[&#8230;]p\u00ebrcaktimi nga Kolegji i rasteve\/shkeljeve q\u00eb konsiderohen n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, pa i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit Arben Pasho p\u00ebr t\u2019u mbrojtur lidhur me to, r\u00ebndon pozit\u00ebn e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb gjykim[&#8230;]&#8221;, citohet n\u00eb mendimin e pakic\u00ebs q\u00eb konkludon se shkeljet e cituara nga shumica n\u00eb vendim nuk mund t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr t\u00eb konkluduar se subjekti i rivler\u00ebsimit ka cenuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia.\u00a0<\/span><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ashtu si Komisioni, shumica e Kolegjit konkludoi se ish-prokurori i Gjirokastr\u00ebs, me veprimet dhe mosveprimet e tij ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia &#8211; nd\u00ebrsa pakica ngre dyshime mbi procesin e rregullt ligjor duke vler\u00ebsuar se subjektit nuk iu garantua e drejta p\u00ebr t&#8217;u mbrojtur dhe vler\u00ebson se duhet t\u00eb konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb pasi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73324,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,362],"tags":[573,112,149,229],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180910_125649_100918008-3_5ip2h61.jpg","fifu_image_alt":"Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73323"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73323"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73323\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73325,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73323\/revisions\/73325"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73324"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73323"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73323"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73323"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}