{"id":73326,"date":"2021-06-04T17:11:40","date_gmt":"2021-06-04T15:11:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-gentian-stoja-jep-shpjegime-per-te-tri-kriteret-e-rivleresimit\/2021\/06\/04\/"},"modified":"2023-04-06T21:31:08","modified_gmt":"2023-04-06T19:31:08","slug":"prokurori-gentian-stoja-jep-shpjegime-per-te-tri-kriteret-e-rivleresimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-gentian-stoja-jep-shpjegime-per-te-tri-kriteret-e-rivleresimit\/2021\/06\/04\/","title":{"rendered":"Prokurori Gentian Stoja jep shpjegime p\u00ebr t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Gentian Stoja u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 4 qershor n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur u pyet dhe dha shpjegime p\u00ebr gjetjet e hetimit administrativ p\u00ebr t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79134\" aria-describedby=\"caption-attachment-79134\" style=\"width: 517px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Gentian-Stoja.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79134\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Gentian-Stoja-517x400.jpg\" alt=\"\" width=\"517\" height=\"400\" data-id=\"79134\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79134\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Gentian Stoja<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Kor\u00e7\u00ebs, Gentian Stoja dha shpjegime gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore p\u00ebr shitjen e dy mjeteve m\u00eb shtrenjt\u00eb nga sa i kishte bler\u00eb; p\u00ebr gjendjen cash; p\u00ebr dy vlera t\u00eb konsiderueshme t\u00eb disponuara nga bashk\u00ebshortja dhe k\u00ebrkoi rishikimin e balanc\u00ebs negative p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Stoja u p\u00ebrball n\u00eb seanc\u00eb me nj\u00eb raport negativ t\u00eb DSIK, gjetjet p\u00ebr vendimet e pushimit dhe mosfillimit t\u00eb disa \u00e7\u00ebshtjeve dhe nj\u00eb rast t\u00eb mundsh\u00ebm konflikti interesi n\u00eb hetimin e nj\u00eb shtetasi, me v\u00ebllain e t\u00eb cilit deklaroi se kishte udh\u00ebtuar rast\u00ebsisht n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebr prokurorin Stoja kryesohet nga Xhensila Pine me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe at\u00ebnar Olsi Komicin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Tom\u00e7i Petkovi\u00e7.<\/p>\n<p>Gentian Stoja e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb vitin 2000 si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prokuror n\u00eb vitin 2009 dhe prej asaj kohe vazhdon ta ushtroj\u00eb funksionin pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Kor\u00e7\u00eb. Aktualisht, Stoja \u00ebsht\u00eb n\u00eb gar\u00eb pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr postin e drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 89.76 m2 n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, t\u00eb dhuruar subjektit nga prind\u00ebrit dhe motra. \u00a0Nd\u00ebrkoh\u00eb, relatorja Sanxhaktari evidentoi munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cVolkswagen Sharan\u201d n\u00eb vitin 2012 kundrejt \u00e7mimit 700 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb e ka shitur n\u00eb 2018-\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn 6500 euro.<\/p>\n<p>\u201cE ka shitur m\u00eb shtrenjt\u00eb pas 6 vitesh p\u00ebrdorimi\u201d, theksoi Sanxhaktari. Ajo sqaroi se subjekti ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting burim tjet\u00ebr nga ai i vitit 2012 dhe bazuar n\u00eb deklarimin periodik ka rezultuar se Stoja ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij mjeti.<\/p>\n<p>Stoja deklaroi se mjeti kishte qen\u00eb me 7 vende dhe se i kishte pak\u00ebsuar ndenj\u00ebset p\u00ebr t\u00eb ulur vler\u00ebn e taksave vjetore. Ai sqaroi se k\u00ebt\u00eb mjet ia kishte shitur nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb kishte nevoj\u00eb t\u00eb transportonte punonj\u00ebsit dhe se ishte r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr \u00e7mimin 6500 euro. \u201cPagesa \u00ebsht\u00eb kryer n\u00ebp\u00ebrmjet transfert\u00ebs bankare\u201d, theksoi Stoja.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar e nj\u00ebjta situat\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr makin\u00eb tip \u201cHonda\u201d q\u00eb Stoja e ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2006 p\u00ebr shum\u00ebn 100 mij\u00eb lek\u00eb dhe e ka shitur n\u00eb 2012-\u00ebn p\u00ebr \u00e7mimin 450 mij\u00eb lek\u00eb. Sanxhaktari sqaroi se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb tjera. Ajo vijoji se subjektit i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb se vlera e shitjes s\u00eb k\u00ebtij mjeti nuk \u00ebsht\u00eb fiktive.<\/p>\n<p>Prokurori Gentian Stoja k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb konsiderohej vlera e p\u00ebrfituar nga shitja e automjetit tip \u201cHonda\u201d. Ai shpjegoi se makin\u00ebn e kishte bler\u00eb n\u00eb kushte favorizuese nga nj\u00eb miku i tij i ngusht\u00eb dhe se e kishte shitur aq sa kishte vler\u00ebn. Stoja argumentoi se legjislacioni q\u00eb parashikon amortizimin e sendit ka si subjekte shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb kan\u00eb q\u00ebllime p\u00ebrfitimi dhe jo nj\u00eb person privat.<\/p>\n<p>Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje se automjetet e viteve \u201970 apo \u201980 shiten me shtrenjt\u00eb nga vlera e tyre fillestare.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u tha se subjekti ka deklaruar gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 1.1 milion lek\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb 2009-\u00ebn ka deklaruar se kishte kursime n\u00eb cash n\u00eb shum\u00ebn 15 mij\u00eb euro. Sanxhaktari v\u00ebrejti se subjekti nuk ka deklaruar gjendje cash para vitit 2005, edhe pse ka qen\u00eb subjekt deklarimi. Ajo vijoji se KPK e ka pasur t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb analizoj\u00eb burimet e gjendjes cash 15 mij\u00eb euro t\u00eb deklaruar n\u00eb 2009-\u00ebn, pasi Stoja nuk kishte qen\u00eb subjekt deklarimi nga viti 2005 deri sa \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si prokuror.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti nuk ka deklaruar pak\u00ebsime t\u00eb gjendjes cash n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Stoja shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb se nuk i kishte deklaruar ndryshimet e gjendjes cash n\u00eb vite, pasi kishte menduar se me pasqyrimin e blerjes s\u00eb mjetit dhe shpenzimeve ishte paraqitur edhe pak\u00ebsimi i cash-it.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 15 mij\u00eb euro pasi i ati kishte p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme si ish-ushtarak i lart\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb kishte qen\u00eb beqar dhe nuk kishte pasur shpenzime ekstra.<\/p>\n<p>Stoja k\u00ebrkoi rip\u00ebrllogaritje t\u00eb shpenzimve TIMS duke pretenduar se, n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Greqi n\u00eb vitin 2006 ishte mir\u00ebpritur n\u00eb nj\u00eb manastir dhe se kishte pasur vet\u00ebm shpenzime udh\u00ebtimi. Gjithashtu, ai pretendoi se n\u00eb vitin 2006 ishte fejuar dhe kur shkonte n\u00eb shtetin fqinj q\u00ebndronte tek prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit u evidentuan edhe dy vlera t\u00eb deklaruara nga subjekti se jan\u00eb disponuar nga bashk\u00ebshortja.<\/p>\n<p>Stoja ka deklaruar n\u00eb 2009-\u00ebn se bashk\u00ebshortja dispononte nj\u00eb shum\u00eb 4.4 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb sipas tij p\u00ebrfaq\u00ebson t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga vjehrri dhe vjehrra prej dh\u00ebnies me qira t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs. Gjithashtu, ka deklaruar se prind\u00ebrit dhe motra e bashk\u00ebshortes i kan\u00eb dhuruar k\u00ebsaj t\u00eb fundit nj\u00eb shum\u00eb 50 mij\u00eb euro n\u00eb form\u00ebn e paj\u00ebs, kur ishin martuar.<\/p>\n<p>Sanxhaktari tha se nuk jan\u00eb deklaruar n\u00eb vite shpenzimet e k\u00ebtyre shumave dhe kthimi i tyre, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpjeguar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2016 pran\u00eb Inspektoratit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u ngrit\u00ebn dyshime se deklarimet n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr disponimin e k\u00ebtyre shumave mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb fiktive, ose ka pasur p\u00ebrpjekje p\u00ebr fshehje n\u00eb vitet n\u00eb vazhdim, pasi nuk jan\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarime shpenzimet apo kthimi i tyre.<\/p>\n<p>Sanxhaktari tha se subjekti nuk provon plot\u00ebsisht mund\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb vler\u00ebs 50 mij\u00eb euro t\u00eb dhuruar bashk\u00ebshortes nga familjar\u00ebt, si dhe nuk ka depozituar dokumentacion p\u00ebr kontratat e qirave t\u00eb apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs dhe p\u00ebr p\u00ebrfitimin e shum\u00ebs 4.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar se bashk\u00ebshortja ka disponuar edhe nj\u00eb shum\u00eb 1.2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga qiraja e apartamentit t\u00eb babait t\u00eb saj n\u00eb Durr\u00ebs. Komisioni ka konstatuar se ve\u00e7 pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion egzistenc\u00ebn e kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb dhe p\u00ebrfitimin e shumave t\u00eb pretenduara, nuk ka rezultuar t\u00eb jen\u00eb paguar as detyrimet tatimore p\u00ebr k\u00ebto vlera.<\/p>\n<p>Sanxhaktari sqaroi se Stoja ka deklaruar se p\u00ebrfituesit direkt t\u00eb k\u00ebtyre vlerave kan\u00eb qen\u00eb prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes dhe se duhej ti kishin paguar ata taksat.<\/p>\n<p>KPK nuk i ka p\u00ebrllogaritur k\u00ebto t\u00eb ardhura n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb p\u00ebrgjithshme prej nga ka rezultuar balanc\u00eb negative totale n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 639 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore Stoja k\u00ebmb\u00ebnguli se vlera 4.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe dhurata 50 mij\u00eb euro vet\u00ebm sa ishin disponuar nga bashk\u00ebshortja dhe se u ishin kthyer prind\u00ebrve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se shuma 50 mij\u00eb euro i ishte dhuruar bashk\u00ebshortes me q\u00ebllim kontributin n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti t\u00eb bollsh\u00ebm p\u00ebr familjen e re, por pas transferimit n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb tij, e kishin konsideruar t\u00eb panevojshme dhe e kishin kthyer.<\/p>\n<p>Stoja deklaroi se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs s\u00eb dhuruar dhe se nuk kishte kryer deklarime t\u00eb rrem\u00eb apo fshehje t\u00eb ardhurash. \u201cNuk mund t\u00eb penalizohem p\u00ebr t\u00eb ardhura te prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes kur un\u00eb nuk e njihja fare\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p><strong>DSIK me dy raporte<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka disponuar me dy raporte t\u00eb kund\u00ebrta p\u00ebr prokurorin Gentian Stoja. Ndryshe nga raporti i par\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin konstatohej p\u00ebrshtatshm\u00ebria e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn, n\u00eb t\u00eb dytin jan\u00eb ngritur dyshime p\u00ebr veprime korruptive, ndikim n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje dhe kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>Sanxhaktari sqaroi se vet\u00ebm dy nga dosjet e referuara rezulton t\u00eb jen\u00eb hetuar prej Stoj\u00ebs. Ajo vijoi se nga hetimi i deritanish\u00ebm i KPK-s\u00eb nuk jan\u00eb identifikuar kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>Relatorja evidentoi se jan\u00eb konstatuar udh\u00ebtime t\u00eb shpeshta t\u00eb Stoj\u00ebs n\u00eb shtetin grek dhe se subjekti ka shpjeguar se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes jetojn\u00eb n\u00eb Selanik dhe shkojn\u00eb atje p\u00ebr vizita ose p\u00ebr pushime.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi se subjekti ka p\u00ebrdorur nj\u00eb automjet t\u00eb sekuestruar pa autorizim t\u00eb eprorit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga verifikimi ka rezultuar se ndaj tij nuk ka qen\u00eb i regjistruar ndonj\u00eb procedim penal. P\u00ebr dy kall\u00ebzime t\u00eb depozituara nga SPAK n\u00eb vitin 2020, \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillimi i hetimit.<\/p>\n<p>\u201cRaporti i dyt\u00eb i DSIK nuk q\u00ebndron ashtu si konstauat edhe ju. Nuk ka asnj\u00eb prokuror q\u00eb t\u00eb mundet t\u00eb m\u00eb akuzoj\u00eb se kam nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve konkrete. Gjat\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebs time nga 2000 deri tani nuk kam pasur asnj\u00eb rast korruptimi, veprime t\u00eb paligjshme apo ndikim. N\u00eb fund u b\u00ebra papritur pjes\u00ebtar i krimit t\u00eb organizuar\u2026. Kjo nuk i p\u00ebrshtatet natyr\u00ebs time\u201d, deklaroi Stoja.<\/p>\n<p>Lidhur me p\u00ebrdorimin e mjetit t\u00eb sekuestruar, subjekti sqaroi se e kishte p\u00ebrdorur s\u00eb bashku me nj\u00eb oficer policie p\u00ebr kryerjen e veprimeve proaktive t\u00eb fshehta, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos diktoheshin pasi kishin v\u00ebzhguar punonj\u00ebs policie e doganier\u00eb, operacion q\u00eb sipas tij ishte konkluduar me arrestimin e 7 prej tyre.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizimi<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Sanxhaktari tha se subjktit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr nj\u00eb vendim pushimi t\u00eb nj\u00eb procedimi t\u00eb vitit 2015, q\u00eb m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb shfuqizuar dhe personi i kall\u00ebzuar \u00ebsht\u00eb shpallur fajtor.<\/p>\n<p>Stoja deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se vendimet e shfuqizimit ishin kryer nga drejtuesi i asaj periudhe, prokurori Kol Hysenaj. \u201c[\u2026]Dhe kan\u00eb qen\u00eb tendencioze se si jan\u00eb shfuqizuar\u201d, deklaroi ai dhe vijoi se pas rihetimeve kishin mbetur n\u00eb fuqi vendimet e tij.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i sistemit TIMS ka rezultuar se Stoja ka kryer udh\u00ebtime me mjete t\u00eb personave t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ndaj disa prej poseduesve t\u00eb k\u00ebtyre automjeteve ka rezultuar se jan\u00eb regjistruar procedime penale. N\u00eb nj\u00eb rast \u00ebsht\u00eb konstatuar se Stoja ka hetuar dhe pushuar procedimin ndaj nj\u00eb shtetasi me v\u00ebllain e t\u00eb cilit ka udh\u00ebtuar jasht\u00eb shtetit n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>Pyetjes s\u00eb relatores Sanxhaktari, se n\u00ebse mendonte se ishte gjendur n\u00eb konflikt interesi n\u00eb hetimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb personit me t\u00eb cilin kishte udh\u00ebtuar n\u00eb Greqi, Stoja iu p\u00ebrgjigj se gjith\u00e7ka kishte qen\u00eb e rast\u00ebsishme dhe se kishte ndodhur dy vite para procedimit. Ai deklaroi se makina e tij kishte p\u00ebsuar defekt dhe kishte udh\u00ebtuar me v\u00ebllain e shtetasit V.J. n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rast\u00ebsore dhe se nuk e kishte takuar m\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj prokurorit Stoja jan\u00eb depozituar gjithsej 8 denoncime, ku n\u00eb nj\u00eb prej tyre anonim, i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar Komisionit t\u00eb verifikoj\u00eb shfuqizimet e vendimeve t\u00eb mosfillimit dhe pushimit t\u00eb marra nga subjekti gjat\u00eb viteve 2015-2016.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Sanxhaktari relatoi edhe disa denoncime t\u00eb tjera, ku u evidentua se vendimet e pushimit apo mosfillimit t\u00eb disponuara nga prokurori Gentian Stoja gjat\u00eb periudh\u00ebs pas ndryshimeve t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, ishin rr\u00ebzuar nga gjykatat e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe apelit q\u00eb kishin vendosur kthimin e akteve dhe kryerjen e veprimeve hetimore.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebs time si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore dhe si prokuror kam k\u00ebrkuar gjithmon\u00eb d\u00ebnime maksimale. K\u00ebt\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb faktit dhe vepr\u00ebs penale duke u mbrojtur t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e \u00a0k\u00ebtyre personave. Ka vet\u00ebm 3 pafaj\u00ebsi dhe n\u00eb fillim t\u00eb pun\u00ebs time\u201d, deklaroi subjekti.<\/p>\n<p>\u201cKam kryer detyr\u00ebn me p\u00ebrkushtim dhe kam pasur q\u00ebllim t\u00eb respektoj t\u00eb drejtat njerezore. Kam dashur ti trajtoj t\u00eb gjith\u00eb me dinjitet, ky ka qen\u00eb parimi im\u201d, pohoi Stoja dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 8 qershor, ora 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Gentian Stoja u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 4 qershor n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur u pyet dhe dha shpjegime p\u00ebr gjetjet e hetimit administrativ p\u00ebr t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73327,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[571,118,149,120],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Gentian-Stoja.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Gentian Stoja pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73326"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73326"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73326\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73328,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73326\/revisions\/73328"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73327"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73326"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73326"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73326"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}