{"id":73332,"date":"2021-06-03T15:57:23","date_gmt":"2021-06-03T13:57:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-valbon-cekrezi-jep-shpjegime-per-pastertine-e-figures\/2021\/06\/03\/"},"modified":"2023-04-06T21:31:26","modified_gmt":"2023-04-06T19:31:26","slug":"gjyqtari-valbon-cekrezi-jep-shpjegime-per-pastertine-e-figures","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-valbon-cekrezi-jep-shpjegime-per-pastertine-e-figures\/2021\/06\/03\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Valbon \u00c7ekrezi jep shpjegime p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, gjyqtari i Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, Valbon \u00c7ekrezi dha shpjegime p\u00ebr nj\u00eb raport negativ t\u00eb DSIK-s\u00eb q\u00eb ngrinte dyshime p\u00ebr veprime korruptive e kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79120\" aria-describedby=\"caption-attachment-79120\" style=\"width: 539px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Valbon-\u00c7ekrezi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79120\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Valbon-\u00c7ekrezi-539x400.jpg\" alt=\"\" width=\"539\" height=\"400\" data-id=\"79120\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79120\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Valbon \u00c7ekrezi duke dal\u00eb nga seanca e KPK-s\u00eb | Foto : Edmodn Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari Valbon \u00c7ekrezi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 3 qershor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr nj\u00eb raport negativ t\u00eb DSIK-s\u00eb p\u00ebr figur\u00ebn dhe konsatimin se kishte udh\u00ebtuar n\u00eb Greqi me automjetin e nj\u00eb personi t\u00eb dyshuar si t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjithashtu konstatoi gjithashtu munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, si dh\u00eb nj\u00eb balanc\u00eb negative p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine Mercedez Benz n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Gjyqtari \u00c7ekrezi e hodhi posht\u00eb raportin negativ t\u00eb DSIK-s\u00eb si t\u00eb pabazuar n\u00eb prova dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPK q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtarin \u00c7ekrezi kryesohet nga Brunilda Bekteshi me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtar Roland Ilian. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Marie Tuma.<\/p>\n<p>Valbon \u00c7ekrezi e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1992 dhe punon prej gati 3 dekadash si gjyqtar. Ai e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit prej fillimit t\u00eb viteve 2000.<\/p>\n<p><strong>Konstatimet p\u00ebr figur\u00ebn <\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka dor\u00ebzuar dy raporte p\u00ebr gjyqtarin Valbon \u00c7ekrezi, ku n\u00eb t\u00eb parin ka konstatuar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb dytin ka ngritur dyshime p\u00ebr veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme dhe korrupsion aktiv n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb trualli.<\/p>\n<p>Gjithashtu, DSIK ka ngritur dyshime p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Relatori Komici pohoi se Komisioni ka analizuar dosjet p\u00ebr t\u00eb cilat DSIK ka ngritur dyshime dhe se subjekti ka dor\u00ebzuar shpjegime.\u00a0 Por, n\u00eb seanc\u00eb nuk u b\u00ebn\u00eb me dije konkluzionet e arritura prej Komisionit p\u00ebr raportin negativ t\u00eb DSIK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i kryer prej KPK n\u00eb sistemin TIMS, ka rezultuar se gjyqtari \u00c7ekrezi ka udh\u00ebtuar n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2010 drejt Greqis\u00eb me nj\u00eb automjet tip BM\u00cb, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit P.C. . Komici pohoi se ky i fundit rezulton t\u00eb jet\u00eb vrar\u00eb n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit dhe se nga mediet \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar se \u00ebsht\u00eb ekzekutuar n\u00eb nj\u00eb atentat t\u00eb tipit mafioz p\u00ebr shkaqe q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me p\u00ebrfshirje n\u00eb trafikun e drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatori Komici shtoi se subjekti nuk ka pranuar t\u00eb ket\u00eb pasur njohje me shtetasin P.C.. \u00c7ekrezi ka shpjeguar gjat\u00eb hetimit administrativ se ka qen\u00eb duke udh\u00ebtuar me dy koleg\u00eb t\u00eb tij, P. \u00c7. dhe B.T., kur makina ka shfaqur defekt. Nd\u00ebrsa kan\u00eb pritur p\u00ebr disa or\u00eb, kolegu P. \u00c7. u ka ofruar ta vazhdonin udh\u00ebtimin me nj\u00eb t\u00eb njohurin e tij P.C., i cili edhe ky kishte pasur rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Greqi dhe do t\u00eb kthehej pas pak dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>Komici sqaroi se subjekti kishte deklaruar se n\u00eb kthimin nga Greqia kishin b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm biseda t\u00eb p\u00ebrgjithshme. \u00c7ekrezi ka shpjeguar se n\u00eb vitin 2011, P.C. i kishte k\u00ebrkuar ta takonte p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor, por nuk kishte pranuar.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar p\u00ebrgjigjet e kolegut P. \u00c7. p\u00ebr udh\u00ebtimet jasht\u00eb shtetit, i cili rezulton t\u2019i jet\u00eb n\u00ebnshtruar vetingut. Komici v\u00ebrejti se lidhur me udh\u00ebtimin e tetorit 2010, P. \u00c7. kishte deklaruar se kishin shkuar me mjetin e mikut t\u00eb tij P.C., i cili nuk jeton m\u00eb.<\/p>\n<p>Nga komunikimi q\u00eb KPK ka pasur me Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK dhe me gjykat\u00ebn respektive, \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar se ndaj t\u00eb ndjerit P.C. nuk ka pasur ndonj\u00eb procedim penal apo d\u00ebnim p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>\u201cKonfirmohet miq\u00ebsia e P.C. me P. \u00c7. ashtu si ka deklruar subjekti, megjithat\u00eb mbeten dyshime p\u00ebr rrethanat e njohjes dhe vazhdim\u00ebsi\u00eb\u201d, pohoi Komici.<\/p>\n<p>Gjyqtari \u00c7ekrezi i cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuara n\u00eb prova t\u00eb dh\u00ebnat e DSIK. \u201cNuk ka asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb c\u00ebnoj\u00eb figur\u00ebn dhe integritetin tim\u201d, tha subjekti duke k\u00ebmb\u00ebnulur se raporti i DSIK \u00ebsht\u00eb abuziv.<\/p>\n<p>\u201cShtetasin P.C. nuk e kam njohur personalisht dhe nuk kam pasur as m\u00eb par\u00eb dhe as pas takimit rast\u00ebsor ndonj\u00eb komunikim. Kontakti ishte krejt i rast\u00ebsish\u00ebm se e njihte kolegu im\u201d, theksoi \u00c7ekrezi.<\/p>\n<p>I pyetur nga an\u00ebtarja Bekteshi lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e tentativ\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb P.C. p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb pandehur, subjekti deklaroi se komunikimi ishte kryer nga nj\u00eb personi t\u00eb tret\u00eb. \u00c7ekrezi tha se kur po shqyrtohej \u00e7\u00ebshtja n\u00eb seanc\u00eb, kishte par\u00eb se ishte i pranish\u00ebm edhe P.C. dhe se n\u00eb ato momente kishte kuptuar se i ndjeri kishte pasur si q\u00ebllim t\u00eb nd\u00ebrhynte p\u00ebr t\u00eb pandehurin mn\u00eb fjal\u00eb, gj\u00eb q\u00eb sipas subjektit ishte refuzuar prej tij.<\/p>\n<p><strong>Pasuria<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni nuk evidentoi mungesa financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2008 p\u00ebr \u00e7mimin 10 milion\u00eb e 895 mij\u00eb lek\u00eb, si burim krijimi t\u00eb t\u00eb cilit kishte deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Elbasan n\u00eb shum\u00ebn 3 milion e 384 mij\u00eb lek\u00eb; nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 50 mij\u00eb euro dhe t\u00eb ardhurat nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Sipas relatorit Komici, subjekti ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Elbasan n\u00eb vitin 2001 nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave, EKB, si dhe t\u00eb kursej\u00eb vler\u00ebn 527 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson diferenc\u00ebn p\u00ebr \u00e7mimin e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Kredia ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar duke vendosur si kolateral apartamentin q\u00eb subjekti ka bler\u00eb n\u00eb 2008-\u00ebn. N\u00eb seanc\u00eb u sqarua se pagesat ishin kryer n\u00ebp\u00ebrmjet trasfertave bankare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komici evidentoi se ka mosp\u00ebrputhje mes deklarimeve t\u00eb subjektit dhe asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes lidhur me shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK, n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se i gjith\u00eb \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb likudjuar jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pagesat jan\u00eb kryer rreth nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari \u00c7ekrezi sqaroi n\u00eb seanc\u00eb se ai kishte deklaruar gjithmon\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb sipas tij v\u00ebrtetohet edhe me dokumentacionin bankar.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se \u00ebsht\u00eb ligujduar jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale, shit\u00ebsi e dinte q\u00eb pasuria do t\u00eb vendosej si kolateral p\u00ebr kredin\u00eb dhe nuk kemi pasur asnj\u00eb konflikt me nj\u00ebri-tjetrin\u201d, tha \u00c7ekrezi.<\/p>\n<p>I pyetur nga Komici se \u00e7far\u00eb garancie kishte pasur shit\u00ebsi q\u00eb kishte n\u00ebnshkruar se vlera e apartamentit ishte shlyer para se kjo t\u00eb ndodhte, \u00c7ekrezi sqaroi se besimi i tij ridhte nga fakti se kishin nj\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb nuk jeton m\u00eb, si kishte n\u00eb bank\u00eb vler\u00ebn e p\u00ebrfituar nga shitja e banes\u00ebs n\u00eb Elbasan dhe pagat nga puna e tij si gjyqtar.<\/p>\n<p>\u201cDuhej nj\u00eb send i paluajtsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u vendosur si kolateral dhe un\u00eb nuk disponoja n\u00eb at\u00eb koh\u00eb\u201d, shpjegoi \u00c7ekrezi.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb auomjeti tip \u201cBenz\u201d n\u00eb vitin 2015 kundrejt shum\u00ebs 9700 euro, subjekti ka deklaruar si burim t\u00eb ardhurat n\u00eb vite, ku p\u00ebrfshihet edhe \u00e7mimi i shitjes s\u00eb nj\u00eb makine n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr vler\u00ebn 9000 euro.<\/p>\n<p>Makin\u00ebn e shitur n\u00eb vitin 2013, \u00c7ekrezi e ka bler\u00eb n\u00eb 2007-\u00ebn p\u00ebr shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb. Komisioni konstaton se nuk ka logjik\u00eb financiare shitja e mjetit n\u00eb 2013-\u00ebn dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga sa \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2007-\u00ebn. Gjithashtu, subjekti i ka paguar detyrimet p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Komici tha se \u00c7ekrezi n\u00eb vitin 2013 ka deklaruar gjendje cash vet\u00ebm nga pagat, po nuk ka sh\u00ebnuar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e makin\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 9000 euro.<\/p>\n<p>\u00c7ekrezi deklaroi se kishte kryer riparime dhe p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb mjetit her\u00eb pas here q\u00eb kishin sjell\u00eb edhe rritjen e vler\u00ebs. Ai pretendoi se shitja ishte kryer bazuar n\u00eb \u00e7mimin e tregut.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb nuk u evidentuan probleme p\u00ebr gjendjen cash n\u00eb vitin 2016 n\u00eb shum\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb dhe as p\u00ebr nj\u00eb hua t\u00eb marr\u00eb n\u00eb 2008-\u00ebn nga tezja, pa afat dhe pa kamat\u00eb. Sipas KPK, tezja e subjektit ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Komici tha se nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 470 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me balanc\u00ebn negative, \u00c7ekrezi pohoi se ajo krijohej nga moskonsiderimi i vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e mjetit n\u00eb vitin 2013. \u201cN\u00ebse pranohen t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e mjetit n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb, sa \u00ebsht\u00eb bler\u00eb, at\u00ebher\u00eb bilanci del pozitiv\u201d, theksoi \u00c7ekrezi.<\/p>\n<p>Sipas tij, kjo do t\u00eb jepte impakt edhe n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2015 p\u00ebr blerjen e mjetit tjet\u00ebr, nga ku do t\u00eb reuzltonte balanc\u00eb negative vet\u00ebm n\u00eb shum\u00ebn 39 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb diferencat negative n\u00eb vlera t\u00eb vogla n\u00eb vite t\u00eb vler\u00ebsoheshin bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore nuk u evidentuan probleme dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr profesionalizmin dhe p\u00ebr 19 denoncimet e kryera ndaj subjekti t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, gjyqtari Valbon \u00c7ekrezi k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 7 qershor, ora 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, gjyqtari i Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, Valbon \u00c7ekrezi dha shpjegime p\u00ebr nj\u00eb raport negativ t\u00eb DSIK-s\u00eb q\u00eb ngrinte dyshime p\u00ebr veprime korruptive e kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73333,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[116,107,118,572],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Valbon-\u00c7ekrezi.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Valbon \u00c7ekrezi duke dal\u00eb nga seanca e KPK-s\u00eb | Foto : Edmodn Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73332"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73332"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73332\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73334,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73332\/revisions\/73334"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73333"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73332"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73332"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73332"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}