{"id":73341,"date":"2021-06-02T19:46:50","date_gmt":"2021-06-02T17:46:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-ramiz-lala-dhe-komisioneri-publik-paraqesin-parashtrimet-ne-kpa\/2021\/06\/02\/"},"modified":"2023-04-06T21:31:48","modified_gmt":"2023-04-06T19:31:48","slug":"gjyqtari-ramiz-lala-dhe-komisioneri-publik-paraqesin-parashtrimet-ne-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-ramiz-lala-dhe-komisioneri-publik-paraqesin-parashtrimet-ne-kpa\/2021\/06\/02\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Ramiz Lala dhe Komisioneri Publik paraqesin parashtrimet n\u00eb KPA"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Komisionerit Publik p\u00ebr verifikimin e nj\u00eb vendimmarrje t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Ramiz Lala dhe t\u00eb rikryej\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr disa vite.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79100\" aria-describedby=\"caption-attachment-79100\" style=\"width: 529px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Ramiz-Lala-duke-dal\u00eb-nga-seanca-n\u00eb-Kolegjin-e-Posa\u00e7\u00ebm-t\u00eb-Apelimit.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79100\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Ramiz-Lala-duke-dal\u00eb-nga-seanca-n\u00eb-Kolegjin-e-Posa\u00e7\u00ebm-t\u00eb-Apelimit-529x400.jpg\" alt=\"\" width=\"529\" height=\"400\" data-id=\"79100\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79100\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Ramiz Lala duke dal\u00eb nga seanca n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb ngritur ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Ramiz Lala, duke theksuar se ishte i nevojsh\u00ebm hetimi p\u00ebr dy vendimmarrje t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe analizimi i mund\u00ebsive financiare p\u00ebr investimet dhe shpenzimet p\u00ebr disa vite.<\/p>\n<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Ramiz Lala u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 26 korrik 2019 nga KPK. Vendimi erdhi pas hetimit t\u00eb kryer n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. Hetimi i KPK-s\u00eb u fokusua n\u00eb nj\u00eb apartament prej 86.6 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli t\u00eb ndodhur n\u00eb Paskuqan t\u00eb Tiran\u00ebs si dhe mbi nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb dy-kat\u00ebshe t\u00eb ngritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb truall. Gjithashtu, pjes\u00eb e verifikimeve u b\u00ebn\u00eb edhe t\u00eb ardhurat n\u00eb vitet 2003-2006 nga puna si avokat, p\u00ebr t\u00eb cilat gjyqtarit Lala iu kalua barra e prov\u00ebs dhe ai dor\u00ebzoi dokumente shtes\u00eb n\u00eb KPK, q\u00eb soll\u00ebn p\u00ebrmbysjen e balanc\u00ebs negative.<\/p>\n<p>&#8220;\u00cbsht\u00eb i nevojsh\u00ebm hetimi gjyq\u00ebsor p\u00ebr profesionalizmin. Duket se n\u00eb dy gjykime ka disponuar me vendimarrje n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin&#8221;, u shpreh Ballhysa lidhur me dy \u00e7\u00ebshtje te denoncuara nga Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb pas marrjes s\u00eb vendimit nga KPK p\u00ebr konfirmimin e Lal\u00ebs.<\/p>\n<p>Ballhysa shpjegoi se Policia e Shtetit pretendon se me nj\u00eb prej vendimmarrjeve Lala i ka dh\u00ebn\u00eb\u00a0grad\u00ebn &#8220;drejtues&#8221; punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb A.Gj., n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe procedurat p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Sipas komisionerit, Lala ka vler\u00ebsuar t&#8217;i jap\u00eb k\u00ebt\u00eb grad\u00eb duke u bazuar tek vitet e eksperienc\u00ebs dhe tek pozicioni q\u00eb mbante dhe jo tek kriteret e p\u00ebrcaktuara n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>&#8220;Duket se grada \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me vendim gjyq\u00ebsor pa analizuar m\u00eb par\u00eb procedurat asministrative&#8221;, pohoi Ballhysa.<\/p>\n<p>Ai vijoi se n\u00eb rastin tjet\u00ebr Policia e Shtetit pretendon se subjekti i rivler\u00ebsimit ka marr\u00eb vendim p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb gjykuar dhe se ka tejkaluar objektin e padis\u00eb.<\/p>\n<p>Ballhysa pohoi se kishte kryer verifikime t\u00eb vendimeve n\u00eb faqen online te gjykatave prej nga kishte konstatuar se punonj\u00ebsini policis\u00eb S.R. kishte zhvilluar disa gjyqe t\u00eb tjera kund\u00ebr Policis\u00eb s\u00eb Shtetit lidhur me grad\u00ebn, \u00e7\u00ebshtje t\u00eb cilat i kishte fituar duke p\u00ebrfituar d\u00ebm material e jo material, edhe p\u00ebr familjar\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, kur S.R. \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Gjirokast\u00ebr e ka kund\u00ebrshtuar urdh\u00ebrin n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative, ku gjyqtari Lala ve\u00e7 pranimit t\u00eb objektit t\u00eb padis\u00eb, ka vendosur q\u00eb t\u00eb kryhet pagesa si \u201cDrejtues i Par\u00eb\u201d edhe p\u00ebr vitet e m\u00ebparshme, t\u00eb cilat i kishte fituar me vendime t\u00eb tjera gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>&#8220;Duket se subjekti i rivler\u00ebsimit ka disponuar me\u00a0vendim p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb gjykuar dhe ka urdh\u00ebruar ekzekutimin e menj\u00ebhersh\u00ebm&#8221;, pohoi Ballhysa.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioneri k\u00ebrkoi t\u00eb kryhej rivler\u00ebsim i\u00a0z\u00ebrave t\u00eb analiz\u00ebs financiare p\u00ebr vitet 2011, 2012, 2014 dhe 2016.<\/p>\n<p>Nga analiza paraprake e KPK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 235 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa pas shpjegimeve t\u00eb Lal\u00ebs, pamund\u00ebsia financiare \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb shum\u00ebn 88 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, nga p\u00ebrllogaritja e t\u00eb ardhurave n\u00eb raport me shpenzimet duke u bazuar n\u00eb jurispudenc\u00ebn e Kolegjit, rezulton balanc\u00eb negative p\u00ebr vitet p\u00ebr t\u00eb cilat k\u00ebrkoi rikryerjen e analiz\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjyqtari Ramiz Lala foli shkurtimisht gjat\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore publike n\u00eb KPA. Ai dor\u00ebzoi prap\u00ebsimet e tij me shkrim, vendimet gjyq\u00ebsore p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e denoncuara nga Policia e Shtetit dhe nj\u00eb akt ekspertimi financiar mbi t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet.<\/p>\n<p>Lala tha se e mir\u00ebkuptonte Komisionerin p\u00ebr ankimin e kryer.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb ankim trajtohen vet\u00ebm dy \u00e7\u00ebshtje. Denoncimi i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe metodolognia e KPK-s\u00eb p\u00ebr analiz\u00ebn financiare&#8221;, tha Lala.<\/p>\n<p>Ai theksoi se Policia e Shtetit nuk ngrinte pretendime p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb e tij profesionale, por p\u00ebr themelin e \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>&#8220;Flitet p\u00ebr paligjshm\u00ebrin\u00eb e dy vendimeve. Esht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb sikur Komisioneri t\u00eb ankimoj\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb KPA-s\u00eb&#8221;, pohoi Lala.<\/p>\n<p>Ai vijoi se denoncimi nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me vler\u00ebsimin e tij dhe se mund t\u00eb kishte si q\u00ebllim q\u00eb vendimi i KPA-s\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorej nga Policia e Shtetit\u00a0n\u00eb procesin me pal\u00eb padit\u00ebse S.R..<\/p>\n<p>&#8220;Un\u00eb gjithmon\u00eb kam mbajtur standarde t\u00eb nj\u00ebjta. Policia e Shtetit nj\u00eb vendim e ankimoi dhe nj\u00eb jo&#8221;, v\u00ebrejti Lala dhe aludoi se denoncimi dukej se kishte t\u00eb b\u00ebnte m\u00eb shum\u00eb me padit\u00ebsin S.R. pasi sipas tij \u00e7\u00ebshtja kishte kaluar &#8220;n\u00eb personale&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Drejtoria e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit flet p\u00ebr themelin e \u00e7\u00ebshtjes, por \u00ebsht\u00eb e ndaluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces&#8221;, theksoi Lala dhe shtoi se pas dh\u00ebnies s\u00eb vendimit nga Kolegji ishte i gatsh\u00ebm ti n\u00ebnshtrohej \u00e7do verifikimi p\u00ebr vendimarrjet.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimet e ngritura nga Komisioneri p\u00ebr pasurin\u00eb, Lala deklaroi se n\u00eb \u00e7far\u00ebdo m\u00ebnyre q\u00eb t\u00eb kryhej analiza financiare, balanca negative do t\u00eb rezultonte e pap\u00ebrfillshme.<\/p>\n<p>\u201cVendimi i KPK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb edhe pse duhej t\u00eb konsideroheshin disa pretendime t\u00eb miat\u201d, tha Lala dhe kund\u00ebrshtoi konstatimin e Komisionerit se Komisioni e kishte favorizuar n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik theksoi n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb gjyqtari Lala kishte disponuar me ekzekutim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr vendimarrjen p\u00ebr punonj\u00ebsin e policis\u00eb S.R. dhe se ishte e nevojshme q\u00eb t\u00eb verifikohej gjith\u00eb fashikulli i dosjes.<\/p>\n<p>Lidhur me analiz\u00ebn financiare, Ballhysa k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshiheshin si shpenzime ato t\u00eb transportit dhe t\u00eb qiras\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr dietat tha se nuk mund t\u00eb konsideroheshin si t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Ballhysa k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk mund t\u00eb p\u00ebrfshiheshin t\u00eb ardhurat e pretenduara nga subjekti se ishin p\u00ebrfituar nga bashk\u00ebshortja nga puna n\u00eb bujq\u00ebsi. Sipas Komisionerit ajo nuk kishte paguar sigurime si e vet\u00ebpun\u00ebsuar n\u00eb bujq\u00ebsi dhe Lala nuk i kishte pasqyruar k\u00ebto t\u00eb ardhura gjat\u00eb deklaratave periodike.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Komisioneri Ballhysa u shpreh se sipas p\u00ebrllogaritjes s\u00eb tij, subjekti i rivler\u00ebsimit rezultonte me balanc\u00eb negative.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol \u00c7omo, me relator Ardian Hajdarin dhe an\u00ebtar\u00eb Ina Rama, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz vendos\u00ebn t\u00eb administrojn\u00eb si prova aktet e depozituara nga subjekti dhe ti k\u00ebrkojn\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit Tiran\u00eb dosjen e plot\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr S.R. dhe nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit ligjor t\u00eb KPA-s\u00eb t\u00eb kryej\u00eb anbaliz\u00ebn financiare mbi t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e gjyqtarit Lala p\u00ebr vitet 2011, 2012, 2014 dhe 2016.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vendosi t\u00eb shtyj\u00eb seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore p\u00ebr n\u00eb dat\u00ebn 22 qershor 2021, ora 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Komisionerit Publik p\u00ebr verifikimin e nj\u00eb vendimmarrje t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Ramiz Lala dhe t\u00eb rikryej\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr disa vite.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73342,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,362],"tags":[444,107,112,483],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Ramiz-Lala-duke-dal\u00eb-nga-seanca-n\u00eb-Kolegjin-e-Posa\u00e7\u00ebm-t\u00eb-Apelimit.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Ramiz Lala duke dal\u00eb nga seanca n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73341"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73341"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73341\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73343,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73341\/revisions\/73343"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73342"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73341"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73341"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73341"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}