{"id":73344,"date":"2021-06-02T19:09:27","date_gmt":"2021-06-02T17:09:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-tomorr-kullolli-me-mungesa-te-medha-burimesh-dhe-ne-konflikt-interesi\/2021\/06\/02\/"},"modified":"2023-04-06T21:31:59","modified_gmt":"2023-04-06T19:31:59","slug":"kpk-tomorr-kullolli-me-mungesa-te-medha-burimesh-dhe-ne-konflikt-interesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-tomorr-kullolli-me-mungesa-te-medha-burimesh-dhe-ne-konflikt-interesi\/2021\/06\/02\/","title":{"rendered":"KPK: Tomorr Kullolli, me mungesa t\u00eb m\u00ebdha burimesh dhe n\u00eb konflikt interesi"},"content":{"rendered":"<p>Pas nj\u00eb serie k\u00ebrkesash n\u00eb KLGJ dhe p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb pezulluar procesin, gjyqtari Tomorr Kullolli u p\u00ebrball me dhjet\u00ebra milion\u00eb lek\u00eb munges\u00eb financiare p\u00ebr \u00e7do pasuri n\u00ebn pron\u00ebsi si dhe me akuza p\u00ebr konflikt interesi.\u00a0KPK caktoi nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb gjyqtarit mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t&#8217;u d\u00ebgjuar.<\/p>\n<p><!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79097\" aria-describedby=\"caption-attachment-79097\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Tomorr-Kullolli-KPK-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79097\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Tomorr-Kullolli-KPK--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"79097\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79097\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Elbasanit, Tomorr Kullolli pas seanc\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>K\u00ebrkesat e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit, Tomorr Kullolli n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor p\u00ebr dor\u00ebheqje nga statusi i magjistratit e m\u00eb pas p\u00ebr dalje n\u00eb pension, si dhe ato t\u00eb depozituara n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr pezullimin e procesit, nuk e shmang\u00ebn dot subjektin nga seanca d\u00ebgjimore publike, q\u00eb u zhvillua e pjesshme t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, kryesuesja e trupit gjykues, Valbona Sanxhaktari theksoi se gjyqtari Kullolli nuk ka qen\u00eb bashk\u00ebpunues gjat\u00eb hetimit administrativ t\u00eb zhvilluar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Sipas Sanxhaktarit, Kullolli ka refuzuar deri tani t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim aktet p\u00ebr rezultatet e hetimit administrativ dhe nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kryesuesja Sanxhaktari n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs dhe relatori i \u00e7\u00ebshtjes Lulzim Hamitaj n\u00eb fund t\u00eb relatimit, rendit\u00ebn veprimet e subjektit q\u00eb kishin sjell\u00eb vones\u00eb p\u00ebr zhvillimin e seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>Sipas Sanxhaktarit, edhe pse m\u00eb 25 shkurt 2021 subjektit i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me dije se ka p\u00ebrfunduar procedura e hetimit paraprak dhe i jan\u00eb njoftuar rezultatet e hetimit, ai nuk ka paraqitur asnj\u00eb shpjegim.<\/p>\n<p>Ajo vijoi se subjekti, n\u00ebp\u00ebrmjet email-it ka njoftuar Komisionin se kishte dor\u00ebzuar n\u00eb KLGj dor\u00ebheqje t\u00eb parevokueshme nga statusi i magjistratit. M\u00eb pas ka njoftuar se kishte kryer nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb KLGJ p\u00ebr t\u00ebrheqjen e dor\u00ebheqjes s\u00eb parevokueshme dhe KPK i ka l\u00ebn\u00eb afat p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegime deri m\u00eb dat\u00eb 21 maj.<\/p>\n<p>Por subjekti i rivler\u00ebsimi ka njoftuar se kishte depozituar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb tret\u00eb n\u00eb KLGj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr dalje n\u00eb pension t\u00eb parakohsh\u00ebm. Ai i ka k\u00ebrkuar Komisionit q\u00eb t\u00eb pezullohej procesi deri n\u00eb vendimarrjen e KLGJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sanxhaktari sqaroi se i ishte b\u00ebr\u00eb me dije subjektit se proceset ishin t\u00eb pavarura dhe se k\u00ebrkesa e tij ishte rr\u00ebzuar. Kryesuesja e trupit gjykues e pyeti t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn Kullollin se p\u00ebrse nuk e kishte marr\u00eb dosjen.<\/p>\n<p>Gjyqtari Kullolli deklaroi se kishte qen\u00eb i detyruar t\u00eb dor\u00ebzonte dor\u00ebheqjen p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr pension t\u00eb parakohsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkoj shtyrje se nuk jam p\u00ebrgatitur dhe do t\u00eb marr avokat,\u201d pohoi ai.<\/p>\n<p>Pasi nuk mori p\u00ebrgjigje nga subjekti p\u00ebr pyetjen q\u00eb i drejtoi, Sanxhaktari ritheksoi se p\u00ebrse nuk i kishte marr\u00eb dokumentet dhe n\u00ebse kishte apo jo interes p\u00eb t\u2019u dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje rezultateve.<\/p>\n<p>Kullolli tha se po priste vendimarjen e KLGj-s\u00eb dhe k\u00ebrkoi s\u00ebrish shtyrjen e seanc\u00ebs me justifikimin se mbrojtja e tij do t\u00eb paraqitej nga nj\u00eb avokat.<\/p>\n<p>Trupa u t\u00ebrhoq dhe vendosi t\u00eb vazhdoj\u00eb seanc\u00ebn, ku u paraqit\u00ebn rezultatet e hetimit administrativ t\u00eb KPK-s\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjektit iu dha koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur mbrojtjen deri m\u00eb dat\u00eb 7 qershor.<\/p>\n<p>Tomorr Kullolli e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Elbasan. N\u00eb vitin 2019, Policia e Shtetit e denoncoi publikisht Kullollin p\u00ebr vendimin e pushimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes penale dhe t\u00eb lirimit nga burgu t\u00eb Florenc \u00c7apjes, nj\u00eb person me precedent\u00eb penale q\u00eb akuzohej nga Prokuroria p\u00ebr vrasje t\u00eb mbetur n\u00eb tentativ\u00eb dhe arm\u00ebmbajtje pa leje.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ i KPK-s\u00eb p\u00ebr Kullollin \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Problemet me pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentuan mungesa financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr krijimin e pasurive q\u00eb zot\u00ebron familja e gjyqtarit Kullolli si dhe p\u00ebr shpenzimet e tjera. Gjithashtu u konstatua konflikt interesi n\u00eb zot\u00ebrimin e aksioneve n\u00eb dy shoq\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ushtronte funksionin e gjyqtarit si dhe n\u00eb gjykimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku rezultonte pal\u00eb nj\u00eb i af\u00ebrm i tij.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi financiare u konstatuan p\u00ebr t\u00eb gjitha pasurit\u00eb e paluajtshme, nj\u00eb sht\u00ebpi dy kat\u00ebshe + truall dhe nj\u00eb apartament n\u00eb Elbasan; si dhe p\u00ebr nj\u00eb apartament tjet\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas relatorit Hamitaj, Kullolli kishte munges\u00eb financiare n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 65.7 m2 n\u00eb Elbasan n\u00eb vitin 2004 dhe me vler\u00eb 1.9 milion\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se vlera reale e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb momentin e blerjes ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 3.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb dy kat\u00ebshe me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimore 88 m2 dhe truall 255 m2 n\u00eb vitin 2006, subjekti ka deklaruar kredi dhe huamarrje nga pes\u00eb persona n\u00eb shum\u00ebn totale 6 milion\u00eb lek\u00eb dhe 5000 euro.<\/p>\n<p>Sipas Hamitajt, subjekti ka deklaruar se huadh\u00ebn\u00ebsit i kan\u00eb p\u00ebrfituar t\u00eb ardhurat nga puna n\u00eb emigracion dhe nga aktiviteti privat, por nuk ka dor\u00ebzuar dokumente. Kullolli ka pretenduar se nuk ka n\u00ebnshkruar kontrata p\u00ebr huamarrjet, pasi kan\u00eb qen\u00eb persona t\u00eb af\u00ebrm.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr vitin 2006 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 6.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vendin e quajtur \u201cKodra e Diellit\u201d n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr \u00e7mimin 69 mij\u00eb e 732 euro, \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare. P\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 7.5 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb dytin 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Hamitaj evidentoi se subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb 2011-\u00ebn porositjen e k\u00ebsaj pasurie si dhe ka rezultuar nj\u00eb diferenc\u00eb e pajisutifikuar nga \u00e7mimi i kontrat\u00ebs fillestare n\u00eb 975 euro p\u00ebr m2, n\u00eb at\u00eb t\u00eb vitit 2014 n\u00eb shum\u00ebn 570 euro p\u00ebr m2.<\/p>\n<p>Hamitaj tha se subjekti rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb konflikt interesi pasi ka zot\u00ebruar aksione n\u00eb dy shoq\u00ebri deri n\u00eb vitin 2015 edhe pse ishte gjyqtar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se nj\u00eb prej shoq\u00ebrive ka p\u00ebrfituar edhe para publike.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, n\u00eb analiz\u00ebn financiare nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat e siguruara si aksioner n\u00eb dy shoq\u00ebrit\u00eb, pasi nuk \u00ebsht\u00eb provuar ligjshm\u00ebria e investimit t\u00eb kryer n\u00eb vitin 1996. Gjithashtu, nuk jan\u00eb konsideruar t\u00eb ardhurat e siguruara nga shitja e nj\u00eb pjese t\u00eb aksioneve pasi nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i dy pasurive tok\u00eb ar\u00eb dhe ullishte t\u00eb p\u00ebrfituara me trash\u00ebgimi, Komisioni ka konstatuar se \u00ebsht\u00eb aplikuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar subvencion nga shteti p\u00ebr kryerjen e investimeve n\u00eb bujq\u00ebsi. Hamitaj tha Kullolli ka deklaruar n\u00eb fillim t\u00eb hetimit administrativ se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar subvencionimi.<\/p>\n<p>Sipas relatorit, \u00ebsht\u00eb identifikuar se nj\u00eb i af\u00ebrm q\u00eb mban t\u00eb nj\u00ebjtin mbiem\u00ebr me gjyqtarin, bashk\u00ebpronar n\u00eb k\u00ebto prona, ka qen\u00eb pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtuar nga Kullolli.<\/p>\n<p>\u201cDuket se subjekti i rivler\u00ebsimit ka d\u00ebshtuar t\u00eb shpjegoj\u00eb shkall\u00ebn e larg\u00ebt familjare me k\u00ebt\u00eb person q\u00eb t\u00eb t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrjashtohej konflikti i interesit,\u201d pohoi Hamitaj.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 171 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur edhe n\u00eb blerjen e nj\u00eb autoveture tip Benz nga bashk\u00ebshortja.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioni konstaton se babai i gjyqtarit Kullolli ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr dhurimin e nj\u00eb shume 9.3 milion\u00eb lek\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb vitin 2012. Nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka deklaruar edhe nj\u00eb dhurim tjet\u00ebr nga babai n\u00eb shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Hamitajt, babai i subjektit ka p\u00ebrfituar nj\u00eb shum\u00eb 1 milion e 99 mij\u00eb lek\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim, por ka rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 6.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr dhurimet.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjendje cash n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Hamitaj renditi shpenzimet e Kullollit p\u00ebr shkollimin e f\u00ebmij\u00ebve gjat\u00eb periudh\u00ebs 2012-2016. P\u00ebr shkollimin n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr periudh\u00ebn 2012-2013 shpenzimet kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb vler\u00ebn totale 15 mij\u00eb e 993 euro. Nd\u00ebrsa p\u00ebr shkollimin e nj\u00ebrit prej f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Paris t\u00eb Franc\u00ebs dhe tjetrit n\u00eb Universitetin \u201cBocconi\u201d n\u00eb Milano t\u00eb Italis\u00eb, ka rezultuar se jan\u00eb shpenzuar 19 mij\u00eb e 205 euro n\u00eb vitin 2015 dhe 25 mij\u00eb euro n\u00eb 2016-\u00ebn.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme e kryer nga KPK ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn totale 37 milion\u00eb e 555 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtari Tomorr Kullolli tha se nuk kishte di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb deklaruar rreth gjetjeve t\u00eb Komisonit.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se seanca e radh\u00ebs ku subjekti i rivler\u00ebsimit ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb jap\u00eb q\u00ebndrimin dhe shpjegimet e tij do t\u00eb zhvillohet m\u00eb dat\u00eb 7 qershor, ora 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas nj\u00eb serie k\u00ebrkesash n\u00eb KLGJ dhe p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb pezulluar procesin, gjyqtari Tomorr Kullolli u p\u00ebrball me dhjet\u00ebra milion\u00eb lek\u00eb munges\u00eb financiare p\u00ebr \u00e7do pasuri n\u00ebn pron\u00ebsi si dhe me akuza p\u00ebr konflikt interesi.\u00a0KPK caktoi nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb gjyqtarit mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t&#8217;u d\u00ebgjuar.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73345,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[200,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Tomorr-Kullolli-KPK-.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Elbasanit, Tomorr Kullolli pas seanc\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.  ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73344"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73344"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73344\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73346,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73344\/revisions\/73346"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73345"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73344"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73344"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73344"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}