{"id":73350,"date":"2021-06-01T17:52:20","date_gmt":"2021-06-01T15:52:20","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/onm-rekomandon-vleresim-negativ-per-profesionalizmin-e-gjyqtarit-gerd-hoxha\/2021\/06\/01\/"},"modified":"2023-04-06T21:32:28","modified_gmt":"2023-04-06T19:32:28","slug":"onm-rekomandon-vleresim-negativ-per-profesionalizmin-e-gjyqtarit-gerd-hoxha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/onm-rekomandon-vleresim-negativ-per-profesionalizmin-e-gjyqtarit-gerd-hoxha\/2021\/06\/01\/","title":{"rendered":"ONM rekomandon \u2018vler\u00ebsim negativ\u2019 p\u00ebr profesionalizmin e gjyqtarit Gerd Hoxha"},"content":{"rendered":"<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit rekomandoi vler\u00ebsim negativ p\u00ebr profesionalizmin e gjyqtarit t\u00eb Tiran\u00ebs, Gerd Hoxha, bazuar n\u00eb tre gjetje, dy prej t\u00eb cilave kishin t\u00eb b\u00ebnin me vendimmarrjen si an\u00ebtar i KLD-s\u00eb. Hoxha vler\u00ebsoi hetimin e KPK dhe k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79077\" aria-describedby=\"caption-attachment-79077\" style=\"width: 496px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gerd-Hoxha-pas-KPK-se-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79077\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gerd-Hoxha-pas-KPK-se--496x400.jpg\" alt=\"\" width=\"496\" height=\"400\" data-id=\"79077\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79077\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Tiran\u00ebs, Gerd Hoxha pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK-n\u00eb. Foto: Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Dy vendimmarrje t\u00eb gjyqtarit Gerd Hoxha gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishte an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe nj\u00eb dosje penale e shqyrtuar prej tij u paraqit\u00ebn t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPK si gjetje t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit n\u00eb kriterin e profesionalizmit. Relatorja Genta Tafa (Bungo) theksoi se ONM i cil\u00ebsonte problematike t\u00eb tre gjetjet dhe k\u00ebrkonte vler\u00ebsim negativ n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter, duke i cil\u00ebsuar vendimmarrjet e Hoxh\u00ebs si an\u00ebtar i KLD-s\u00eb si cenim i besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Nga sa u relatua, b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr vendimet e KLD-s\u00eb n\u00eb dh\u00ebnien e lejes p\u00ebr ish-gjyqtarin Gjin Gjoni dhe rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr shkarkimin e gjyqtarit Petrit Aliaj. Gjetja e tret\u00eb e ONM-s\u00eb ishte mbi nj\u00eb dosje penale n\u00eb ngarkim t\u00eb nj\u00eb infermiereje dhe farmacistes t\u00eb QSUT-s\u00eb p\u00ebr abuzime me barnat p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt me kancer.<\/p>\n<p>Gjyqtari Hoxha, i cili ishte shortuar p\u00ebr rivler\u00ebsim q\u00eb n\u00eb n\u00ebntor 2018, akuzoi K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor p\u00ebr nj\u00eb hetim t\u00eb p\u00ebrcipt\u00eb sa i p\u00ebrket problemeve n\u00eb dosjen penale, p\u00ebr t\u00eb cilat tha se kishte provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Ai tha gjithashtu se ndante t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim me ONM n\u00eb lidhje me vendimin p\u00ebr gjyqtarin e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, por pretendoi se ish-K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb duhej t\u00eb zbatonte vendimin e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Hoxha iu n\u00ebnshtrua rivler\u00ebsimit nga nj\u00eb trup\u00eb e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Genta Tafa Bungo, an\u00ebtare Brunilda Bekteshi, nd\u00ebrsa ONM p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga Marie Tuma.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit, KPK vuri n\u00eb dukje disa mungesa burimesh financiare sa i p\u00ebrket pasurive q\u00eb gjyqtari kishte s\u00eb bashku me ish-bashk\u00ebshorten Elbana Lluri, po ashtu gjyqtare. Lluri u konfirmua nga KPK, por me rekomandim t\u00eb ONM-s\u00eb, Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Gerd Hoxha u diplomua n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2003 dhe e ushtron funksionin si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs prej 18 vitesh. Paralelisht me detyr\u00ebn si gjyqtar, Hoxha ka qen\u00eb gjithashtu an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe kryetar i Unionit t\u00eb Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet e ONM-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Tafa lexoi gjat\u00eb seanc\u00ebs tre gjetjet e ONM-s\u00eb ndaj Hoxh\u00ebs, p\u00ebrfshi edhe rekomandimin p\u00ebr t\u2019i cil\u00ebsuar k\u00ebto si \u2018cenim i besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<p>Tafa vuri n\u00eb dukje se gjetja e par\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me dosjen penale p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d. Sipas relatimit, KLGJ n\u00eb vler\u00ebsimin profesional t\u00eb Hoxh\u00ebs e kishte cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb dosje me probleme proceduriale \u2013ku mungonin njoftimet e pal\u00ebve, kishte pasur nj\u00eb p\u00ebrplasje me prokurorin dhe nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb Hoxh\u00ebs, q\u00eb nuk gjendej n\u00eb dosje dhe po ashtu n\u00eb dosje nuk gjendeshin disa materiale t\u00eb tjera. Nd\u00ebrkoh\u00eb, 45 seanca kishin d\u00ebshtuar. ONM i kishte cil\u00ebsuar k\u00ebto gabime serioze.<\/p>\n<p>Hoxha nuk e lexoi mbrojtjen e tij, por i pyetur nga v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kund\u00ebrshtoi gjetjet dhe tha se ONM ishte keqinformuar prej raportit t\u00eb KLGJ-s\u00eb, t\u00eb cilin e quajti t\u00eb cek\u00ebt.<\/p>\n<p>Gjyqtari shtoi se kishte kthyer p\u00ebrgjigje t\u00eb detajuara dhe pasi kishte par\u00eb dosjen q\u00eb ndodhej n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb kishte gjetur se nuk mungonin materialet e pretenduara. Ai faj\u00ebsoi KLGJ-n\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe tha se KPK kishte informacion t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar. Ai shtoi se nga 45 seancat, vet\u00ebm kat\u00ebr kishin d\u00ebshtuar p\u00ebr \u201cfaj\u201d t\u00eb tij dhe paraqiti arsyet pse kishte munguar n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr rastet.<\/p>\n<p>Rasti i dyt\u00eb i referuar nga ONM kishte t\u00eb v\u00ebnte me vendimin p\u00ebr dh\u00ebnie t\u00eb lejes ndaj ish-gjyqtarit Gjin Gjoni. Tafa lexoi gjetjet e KPK-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, n\u00eb t\u00eb cilat vihej n\u00eb dukje se Hoxha si magjistrat mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr q\u00ebndrimin dhe vot\u00ebn e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim edhe pse vendimi ishte marr\u00eb nga nj\u00eb organ kolegjial. Hoxha nuk dha shpjegime n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Rasti i tret\u00eb si\u00e7 kuptoi BIRN kishte t\u00eb b\u00ebnte me vendimin e KLD-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr mas\u00eb disiplinore ndaj gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Petrit Aliaj. Aliaj, i cili u shkarkua nga KPK p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve me pasurin\u00eb, ishte gjetur i pafajsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb vitit 2017 nga prokuroria e Elbasanit.<\/p>\n<p>ONM pretendonte se Hoxha kishte qen\u00eb aktiv n\u00eb diskutime n\u00eb mbledhjen e KLD-s\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishte vendosur rr\u00ebzimi i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb ministrit dhe se \u00e7\u00ebshtja penale n\u00eb procesin administrativ ishte marr\u00eb gabimisht parasysh, pasi edhe pse ishin bazuar mbi t\u00eb nj\u00ebjtin fakt, ato nuk ishin t\u00eb lidhura dhe nuk pengonin nj\u00ebra- tjetr\u00ebn. V\u00ebzhguesi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb arsyeton se vendimmarrja e Hoxh\u00ebs, pavar\u00ebsisht se ishte pjes\u00eb e nj\u00eb organi kolegjial, kishte \u201cc\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, Hoxha tha se ndante t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim me ONM, sa i p\u00ebrket lidhjes mes \u00e7\u00ebshtjes penale dhe asaj administrative. Ai megjithat\u00eb tha se vendimi i KLD-s\u00eb, q\u00eb kishte rr\u00ebzuar shkarkimin e Aliajt, ishte i detyruar p\u00ebr shkak t\u00eb vendimit t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs. \u201cKLD kishte detyr\u00eb t\u00eb zbatonte vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese,\u201d \u00a0tha Hoxha.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Tafa tha se Hoxha i ishte n\u00ebnshtruar nj\u00eb hetimi t\u00eb thelluar sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb, q\u00eb kryesisht kishte t\u00eb b\u00ebnte me asetet e ndara 50 me 50 me ish- bashk\u00ebshorten.<\/p>\n<p>Nga hetimi, KPK ve\u00e7oi se i kishte kaluar Hoxh\u00ebs barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb dokumentuar pages\u00ebn e detyrimeve tatimore p\u00ebr kursimet 2.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruara prej tij n\u00eb vitin 2003 para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. K\u00ebto kursime ishin p\u00ebrdorur n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion lek\u00eb n\u00eb blerjen e apartamentit 125 metra p\u00ebr 6.5 milion\u00eb lek\u00eb nga ish-baxhanaku dhe motra e ish-bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Mungesa e dokumentacionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb ishte edhe nj\u00eb nga arsyet e rekomandimit t\u00eb ONM p\u00ebr apelim t\u00eb vendimit p\u00ebr ish-bashk\u00ebshorten.<\/p>\n<p>Barr\u00eb prove Hoxh\u00ebs iu kalua edhe p\u00ebr nj\u00eb hua prej 25 mij\u00eb eurosh, q\u00eb ish-bashk\u00ebshortja kishte marr\u00eb tek prind\u00ebrit e saj p\u00ebrpara martes\u00ebs. KPK tha se prind\u00ebrit e ish-bashk\u00ebshortes nuk kishin pasur t\u00eb ardhura dhe nj\u00eb pages\u00eb prej 40 mij\u00eb lek\u00ebsh e deklaruar si dhurat\u00eb mujore prej vajz\u00ebs tjet\u00ebr, nuk ishte e dokumentuar.<\/p>\n<p>Hoxha tha se prind\u00ebrit e ish-bashk\u00ebshortes kishin pasur t\u00eb ardhura dhe se motra e ish-bashk\u00ebshortes i kishte ndihmuar n\u00eb vijim. Ai shtoi se sikur nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e pages\u00ebs t\u00eb konsiderohej e kursyer, ata i kishin t\u00eb ardhurat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hua.<\/p>\n<p>KPK i kaloi Hoxh\u00ebs barr\u00eb prove p\u00ebr nj\u00eb bilanc negativ prej 900 mij\u00eb lek\u00ebsh dhe po ashtu edhe p\u00ebr mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimeve dhe dokumentacionit n\u00eb shit-blerjen e disa mjeteve.<\/p>\n<p>Komisioni vuri n\u00eb dukje se kishte hetuar edhe nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb babait t\u00eb Hoxh\u00ebs e bler\u00eb p\u00ebr shum\u00ebn 37 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2011. Hoxha kishte kontrat\u00eb huap\u00ebrdorje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mjet, nd\u00ebrsa sipas hetimit, babait t\u00eb Hoxh\u00ebs i mungonin t\u00eb ardhurat e ligjshme p\u00ebr blerjen e tij. Automjeti ishte bler\u00eb me dy hua nga t\u00eb af\u00ebrm q\u00eb rezultuan pa probleme.<\/p>\n<p>I pyetur nga kryesuesi Olsi Komici mbi marr\u00ebdh\u00ebniet me k\u00ebt\u00eb mjet, p\u00ebr t\u00eb cilin ONM n\u00eb apelin p\u00ebr ish-bashk\u00ebshorten Lluri ka ngritur dyshime se ishte pasuri e fshehur e vet\u00eb gjyqtarit, Hoxha pretendoi se babai e kishte bler\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore. Ai tha se i ati nuk mund t\u00eb p\u00ebrdorte mjete t\u00eb tjera p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve me sh\u00ebndetin dhe se ai vet\u00eb e kishte p\u00ebrdorur at\u00eb shum\u00eb rrall\u00eb n\u00eb udh\u00ebtime t\u00eb gjata. Ai tha se kur babai u s\u00ebmur, makina u shit dhe parat\u00eb jan\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb t\u00eb atit.<\/p>\n<p>Hoxha u gjet pa probleme n\u00eb kriterin e figur\u00ebs. Ai vler\u00ebsoi procesin e zhvilluar nga Komisioni. Tha se kishte pasur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb sillte materiale dhe t\u00eb provonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs dhe e cil\u00ebsoi hetimin shterues. Seanca e njoftimit t\u00eb vendimit u caktua n\u00eb 3 qershor.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit rekomandoi vler\u00ebsim negativ p\u00ebr profesionalizmin e gjyqtarit t\u00eb Tiran\u00ebs, Gerd Hoxha, bazuar n\u00eb tre gjetje, dy prej t\u00eb cilave kishin t\u00eb b\u00ebnin me vendimmarrjen si an\u00ebtar i KLD-s\u00eb. Hoxha vler\u00ebsoi hetimin e KPK dhe k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":73351,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Hoxha-1.jpg","fifu_image_alt":"ONM rekomandon \u2018vler\u00ebsim negativ\u2019 p\u00ebr profesionalizmin e gjyqtarit Gerd Hoxha","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73350"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73350"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73350\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73352,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73350\/revisions\/73352"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73351"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73350"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73350"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73350"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}