{"id":73353,"date":"2021-06-01T15:47:01","date_gmt":"2021-06-01T13:47:01","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-degjon-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-anton-martinit\/2021\/06\/01\/"},"modified":"2023-04-06T21:32:35","modified_gmt":"2023-04-06T19:32:35","slug":"kolegji-degjon-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-anton-martinit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-degjon-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-anton-martinit\/2021\/06\/01\/","title":{"rendered":"Kolegji d\u00ebgjon konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Anton Martinit"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i q\u00ebndroi k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr shkarkim, nd\u00ebrsa Martini i kund\u00ebrshtoi t\u00eb gjitha shkaqet e ankimit dhe pretendoi se komisioneri nuk po p\u00ebrfaq\u00ebsonte interesin publik.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_77662\" aria-describedby=\"caption-attachment-77662\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4909.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-77662 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4909-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"77662\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-77662\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Anton Martini dhe avokati Jualian M\u00ebrtiri pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto:Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa dhe prokurori i Tiran\u00ebs, kandidat p\u00ebr n\u00eb SPAK, Anton Martini paraqit\u00ebn t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit konkluzionet p\u00ebrfundimtare lidhur me ankimin e kryer ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>Ballhysa k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Martinit dhe shkarkimin e tij nga detyra, nd\u00ebrsa ky fundit tha se q\u00ebndrimi i Komisionerit ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesin publik. Ballhysa tha se shpjegimet dhe provat e dor\u00ebzuara nga prokurori Martini nuk kishin arritur t\u00eb provonin t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e shkaqeve t\u00eb ankimit, nd\u00ebrsa e konsideroi t\u00eb pabazuar pretendimin se ankimi i tij ishte b\u00ebr\u00eb jasht\u00eb afateve.<\/p>\n<p>Ashtu si gjat\u00eb parashtrimeve n\u00eb seanc\u00ebn e 30 marsit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i prokurorit Martini, avokati Julian M\u00ebrtiri, i q\u00ebndroi pretendimit se ankimi ishte kryer jasht\u00eb afateve dhe k\u00ebrkoi mospranimin e tij.<\/p>\n<p><strong>Konkluzionet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ballhysa theksoi se prokurori Martini kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm lidhur me burimin e krijimit t\u00eb apartamentit me sip\u00ebrfaqe 97.16 dhe garazhit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, subjekti nuk ka deklaruar gjat\u00eb periudh\u00ebs 2007-2010 gjendjen e likujditeteve cash t\u00eb krijuara pas t\u00ebrheqjes nga banka n\u00eb vitin 2007 t\u00eb shum\u00ebs 37 mij\u00eb e 400 euro, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson kredin\u00eb e marr\u00eb me kushte leht\u00ebsuese po at\u00eb vit.<\/p>\n<p>Ai pohoi se ishte provuar mund\u00ebsia e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb subjektit p\u00ebr dhurimet e kryera nga ana e tyre, por shtoi se kjo nuk ndikonte n\u00eb situat\u00ebn financiare t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Ballhysa konkludoi se prokurori Martini \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare p\u00ebr krijimin e pasurive.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokurorit Anton Martini solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit faktin se Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI kishte hartuar raport pozitiv p\u00ebr prokurorin Martini, duke mos evidentuar asnj\u00eb problem.<\/p>\n<p>Ai theksoi se nga analiza financiare e kryer n\u00eb Komision ishte konkluduar se subjekti kishte pasur mund\u00ebsi reale p\u00ebr pages\u00ebn fillestare p\u00ebr apartamentin n\u00eb vler\u00ebn 50 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka deklaruar shtesat e pasurive dhe jo gjendjen cash. [\u2026] Ai ka pasur detyrim t\u00eb deklaroj\u00eb ndryshimet,\u201d pohoi M\u00ebrtiri dhe vijoi se gjendja cash provohej edhe me deklarimet e prokurorit Martini t\u00eb kryera pran\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2011, kur ka pasqyruar konvertimin e shum\u00ebs q\u00eb zot\u00ebronte dhe n\u00eb 2015-\u00ebn kur ka deklaruar si burim p\u00ebr porositjen e apartamentit kredin\u00eb e p\u00ebrfituar n\u00eb 2007-\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai vijoi se Komisioneri duhej t\u00eb ishte t\u00ebrhequr nga shkaku i ankimit p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb subjektit p\u00ebr shumat e dhuruara, pasi tashm\u00eb ishte e provuar se ata kishin pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>Sipas M\u00ebrtirit, p\u00ebrfshirja e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara nga Martini si burime p\u00ebr krijimin e pasurive e b\u00ebn t\u00eb pac\u00ebnuesh\u00ebm vendimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi <\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa tha se prokurori Martini nuk kishte kryer veprime hetimore p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen me t\u00eb d\u00ebmtuar gazetarin A.Xh., i cili \u00ebsht\u00eb ankuar ndaj subjektit n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme. Sipas Komisionerit, moskryerja e t\u00eb gjitha veprimeve hetimore kishte shmangur autor\u00ebt nga d\u00ebnimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb dhe se n\u00eb k\u00ebto kushte ishte c\u00ebnuar besimi i publikut.<\/p>\n<p>Mesazhet e d\u00ebrguara nga subjekti nj\u00eb avokateje u konsideruan prej Ballhys\u00ebs si c\u00ebnim i etik\u00ebs, jasht\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr dy denoncimet p\u00ebr t\u00eb cilat u \u00e7el hetimi gjyq\u00ebsor; denoncimi i ish-punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb Dritan Zagani, i cili pretendonte zvarritje t\u00eb procesit dhe denoncimin anonim ku ngrihej si problem ndarja e \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkodr\u00ebs, komisioneri Ballhysa tha se u q\u00ebndronte parashtrimeve t\u00eb paraqitura n\u00eb seancat e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, ai k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit Martini.<\/p>\n<p>Avokati M\u00ebrtiri renditi gjith\u00eb kronologjin\u00eb e procedurave hetimore p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen me pal\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuar gazetarin A.Xh., q\u00eb prej momentit t\u00eb kall\u00ebzimit e deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e gjykimit. Ai theksoi se prokurori Martini kishte kryer dhjetra veprime hetimore, duke i p\u00ebrmendur nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje se subjekti kishte ngritur akuz\u00eb ndaj autor\u00ebve dhe e kishte d\u00ebrguar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb gjykat\u00eb. Sipas M\u00ebrtirit, Martini e kishte ankimuar nj\u00eb prej vendimeve t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr mosshpalljen fajtor t\u00eb nj\u00eb t\u00eb pandehuri.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka qen\u00eb shum\u00eb aktiv dhe ka kryer gjith\u00eb veprimet hetimore t\u00eb mundshme,\u201d pohoi M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Ai e konsideroi t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj k\u00ebrkes\u00ebn e Komisionerit p\u00ebr vler\u00ebsimin si c\u00ebnim t\u00eb etik\u00ebs jasht\u00eb detyr\u00ebs d\u00ebrgimin e mesazheve telefonike nga subjekti n\u00eb drejtim t\u00eb nj\u00eb avokateje.<\/p>\n<p>Lidhur me ndarjen e \u00e7\u00ebshtjeve kur Martini drejtonte si i komanduar Prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs, M\u00ebrtiri v\u00ebrejti se nuk kishte pasur asnj\u00eb ankes\u00eb. Ai shpjegoi se p\u00ebr dosjet q\u00eb kishte qen\u00eb e pamundur t\u00eb shp\u00ebrndaheshin me short elektronik, ishin ndar\u00eb me short manual. \u201cMosfunksionimi i shortit elektronik ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme. Denoncimi \u00ebsht\u00eb anonim dhe keqadash\u00ebs,\u201d pohoi M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>P\u00ebr denoncimin e kryer nga Zagani, M\u00ebrtiri shpjegoi se subjekti nuk ka pasur mund\u00ebsi vendimarrje apo t\u00eb pengonte gjykimin. Ai pohoi se vendimi p\u00ebr moskompetenc\u00ebn ishte marr\u00eb nga gjykata dhe jo nga prokuroria.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti nuk ka d\u00ebmtuar asnj\u00eb interes t\u00eb z.D.Z,\u201d tha M\u00ebrtiri dhe shtoi se ky shtetas ishte larguar jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr azil.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, avokati M\u00ebrtiri k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Martini. Ky i fundit paraqiti edhe vet\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb t\u00eb mart\u00ebs, ku e konsideroi ankimin e Komisionerit jo n\u00eb interes t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Martini konfirmoi konkluzionet e avokatit M\u00ebrtiri dhe u shpreh se do t\u00eb parashtronte q\u00ebndrimin e tij shkurtimisht, duke kontrolluar \u00e7do emocion n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi si \u201cnj\u00eb moment pikant, kulminant jet\u00ebsor e profesional\u201d.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se ankimi i Komisionerit m\u00eb shum\u00eb i dukej si nj\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebr mosp\u00eblqimin e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb. Duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se detyra e Komisionerit lidhet me p\u00ebrfaq\u00ebsimin e interesit publik, Martini ngriti pyetje n\u00ebse n\u00eb rastin e tij q\u00ebndronte nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me pasurin\u00eb, ai theksoi se s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten kishin punuar 46 vjet dhe kishin krijuar vet\u00ebm nj\u00eb banes\u00eb me sip\u00ebrfaqe 97.16 m2, ku 85% e vler\u00ebs ishte financuar me kredi bankare.<\/p>\n<p>\u201cA \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin publik t\u00eb c\u00ebnohet n\u00eb nder e t\u00eb vihet n\u00eb diskutim kriteri i pasuris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb prokuror, p\u00ebr t\u00eb cilin dhe familjen e tij, nuk ka asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr stil jetese t\u00eb pajustifikuar? Evidentoj k\u00ebtu q\u00eb p.sh disponoj nj\u00eb autovetur\u00eb prodhim i vitit 2001,\u201d tha Martini dhe shtoi se Komisineri Publik kishte mbajtur q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme, duke mos ushtruar ankim ndaj disa vendimeve t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSi mundet Komisioneri q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson interesin publik p\u00ebr nj\u00eb sistem drejt\u00ebsise t\u00eb pavarur dhe profesionale t\u00eb \u00e7liruar nga korrupsioni, t\u00eb ananshkaloj\u00eb gjith\u00eb kontributin, p\u00ebrpjekjet dhe arritjet e mia gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve?\u201d, theksoi Martini.<\/p>\n<p>Ai b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb arritjeve n\u00eb detyr\u00eb, kryesisht t\u00eb akuzave penale q\u00eb kishte ngritur dhe kishte mbrojtur n\u00eb gjykat\u00eb ndaj pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb organizatave kriminale, si dhe t\u00eb bashk\u00ebpunimit, sipas tij t\u00eb suksessh\u00ebm, me autoritet e drejt\u00ebsis\u00eb amerikane dhe evropiane kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Sipas Martinit, ai ishte i pari prokuror q\u00eb kishte n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje me nj\u00eb t\u00eb penduar t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, pasi kishte krijuar besim me pun\u00ebn e tij. Prokurori Martini pohoi se prej shum\u00eb vitesh, ai dhe familja e tij ruheshin nga policia p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve q\u00eb kishin marr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye Komisioneri Publik, mban q\u00ebndrim t\u00eb pabazuar e arsyetuar, kujt i sh\u00ebrben? A \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin publik q\u00eb t\u00eb largohem nga detyra, nd\u00ebrsa nuk ka asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr ushtrim detyre qoft\u00eb edhe nj\u00eb nj\u00eb rast duke cenuar pavar\u00ebsin\u00eb dhe profesionalizmin dhe t\u00eb rob\u00ebruar sado pak nga korrupsioni..,\u201d tha Martini dhe i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb me objektivitet pretendimet e tij.<\/p>\n<p>KPA njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 10 qershor, ora 15:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i q\u00ebndroi k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr shkarkim, nd\u00ebrsa Martini i kund\u00ebrshtoi t\u00eb gjitha shkaqet e ankimit dhe pretendoi se komisioneri nuk po p\u00ebrfaq\u00ebsonte interesin publik.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73354,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,114,2,362],"tags":[112,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4909.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Anton Martini dhe avokati Jualian M\u00ebrtiri pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto:Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73353"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73353"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73353\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73355,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73353\/revisions\/73355"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73354"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73353"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73353"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73353"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}