{"id":73374,"date":"2021-05-27T11:10:00","date_gmt":"2021-05-27T09:10:00","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-prokurori-artan-hazbi-cenoi-besimin-e-publikut-duke-vepruar-si-biznesmen\/2021\/05\/27\/"},"modified":"2023-04-06T21:34:31","modified_gmt":"2023-04-06T19:34:31","slug":"kpk-prokurori-artan-hazbi-cenoi-besimin-e-publikut-duke-vepruar-si-biznesmen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-prokurori-artan-hazbi-cenoi-besimin-e-publikut-duke-vepruar-si-biznesmen\/2021\/05\/27\/","title":{"rendered":"KPK: Prokurori Artan Hazbi c\u00ebnoi besimin e publikut duke vepruar si biznesmen"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se prokurori i Lushnj\u00ebs, Artan Hazbi p\u00ebrfitoi prona dhe para publike n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit t\u00eb prokurorit dhe n\u00eb kund\u00ebrshtimin me ligjin. Sipas Komisionit, ai ka fshehur nj\u00eb apartament n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait si dhe veprimet nd\u00ebr vite q\u00eb kan\u00eb pasur q\u00ebllim shum\u00ebfishimin e pasurive.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_78280\" aria-describedby=\"caption-attachment-78280\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-Hazbi-pas-seances-se-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-78280\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-Hazbi-pas-seances-se-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"78280\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-78280\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Lusnjes, Artan Hazbi pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 26 prill 2021 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokurorin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Lushnj\u00eb, Artan Hazbi pasi konkludoi se ai nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb burimet e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb, se dyshohet t\u00eb ket\u00eb fshehur nj\u00eb apartament dhe se n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb prokurorit, ka p\u00ebrfituar troje me t\u00eb cilat ka kryer transaksione si biznesmen, si dhe ka p\u00ebrfituar subvencione si fermer n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Brunilda Bekteshi me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtare Pamela Qirkon, kan\u00eb vendosur ta p\u00ebrfundojn\u00eb hetimin administrativ p\u00ebr prokuorin Hazbi vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, duke e rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr hapjen e hetimit edhe p\u00ebr kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Artan Hazbi e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb vitin 1988 fillimisht si hetues dhe m\u00eb pas si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Sarand\u00ebs. Prej vitit 2005 dhe deri n\u00eb momentin e shkarkimit, ai e ushtroi funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lushnj\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Transaksione t\u00eb dyshimta e fitimprur\u00ebse<\/strong><\/p>\n<p>Subjekti i rivler\u00ebsimit dhe prind\u00ebrit e tij kan\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 1995, nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit nj\u00eb apartament 1+1, me sip\u00ebrfaqe 55 m2, kundrejt vler\u00ebs 72 mij\u00eb lek\u00eb, pasuri q\u00eb e kan\u00eb shitur n\u00eb 98-\u00ebn n\u00eb vler\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, n\u00eb shum\u00ebn 3 milion e 750 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se, s\u00eb bashku me k\u00ebt\u00eb apatarment, subjekti ka shitur edhe nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 150 m2, q\u00eb nuk mund ta p\u00ebrfitonte nga EKB-ja, pasi nuk ka qen\u00eb kompetenc\u00eb e k\u00ebtij institucioni t\u00eb shiste trojet. Gjithashtu, ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr pages\u00ebn n\u00eb favor t\u00eb EKB-s\u00eb n\u00eb 95-\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cVeprimet e kryera prej tij, duke e shitur k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb p\u00ebrfituar p\u00ebr q\u00ebllim banimi dhe p\u00ebrfitimi m\u00eb pas edhe t\u00eb pasurive t\u00eb tjera me statusin si i pastreh\u00eb, jan\u00eb veprime q\u00eb cenojn\u00eb etik\u00ebn dhe figur\u00ebn e prokurorit\u201d, konstaton Komisioni.<\/p>\n<p>Prokurori Hazbi ka p\u00ebrfituar disa troje publike n\u00eb shuma t\u00eb pap\u00ebrfillshme, t\u00eb cilat jan\u00eb rivler\u00ebsuar prej tij nd\u00ebr vite n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>Me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb Sarand\u00eb t\u00eb vitit 1996, ai ka p\u00ebrfituar nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 306 m2 p\u00ebr nd\u00ebrtim banese, kundrejt vler\u00ebs 146 mij\u00eb lek\u00eb. Kjo pasuri \u00ebsht\u00eb rivler\u00ebsuar n\u00eb vitin 2011 n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb e 195 mij\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb 2017-\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn 3 milion\u00eb e 297 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton se subjekti nuk ka nd\u00ebrtuar asnj\u00eb banes\u00eb mbi truallin 306 m2 dhe se ka fshehur vler\u00ebn reale t\u00eb pasuris\u00eb duke mos i deklaruar rivler\u00ebsimet.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim e arsyetuar t\u00eb KPK thuhet se Hazbi e ka p\u00ebrfituar k\u00ebt\u00eb pasuri si qytetar i Sarand\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb banese private, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb her\u00ebt, n\u00eb vitin 1995, kishte privatizuar nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave, EKB nj\u00eb apartament 1+1 me si\u00ebrfaqe 55 m2 + sip\u00ebrfaqe dhe nj\u00eb truall 150 m2.<\/p>\n<p>Pretendimet e subjektit se kjo pasuri ishte zon\u00eb pa infrastruktur\u00eb dhe e pabanuar, nuk e kan\u00eb bindur trupin gjykues<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendimi tjet\u00ebr t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak Sarand\u00eb t\u00eb vitit 1999, Hazbi ka bler\u00eb nj\u00eb truall p\u00ebr nd\u00ebrtim me sip\u00ebrfaqe 608 m2.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri ka dal\u00eb leje nd\u00ebrtimi nga KRRT-ja Sarand\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb 2001-it n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Hazbit, me objekt \u201cnd\u00ebrtim hotel H 7-9 Sarand\u00eb\u201d, por nuk \u00ebsht\u00eb realizuar.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2010 \u00ebsht\u00eb miratuar nj\u00eb tjet\u00ebr leje nd\u00ebrtimi e bazuar n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb lidhur mes prokurorit Hazbi dhe shtetases V.H., me t\u00eb cil\u00ebn ka sjell\u00eb n\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb n\u00eb vitin 2009 dhe deklaron se bashk\u00ebjetojn\u00eb prej vitit 2014.<\/p>\n<p>Pasi bashk\u00ebjetuesja ka hequr dor\u00eb si investitore, \u00ebsht\u00eb ofruar p\u00ebr t\u00eb kryer investimin nj\u00eb shoq\u00ebri e cila ka kryer sistemimin e sheshnd\u00ebrtimit dhe p\u00ebr munges\u00eb fondesh, edhe kjo \u00ebsht\u00eb larguar.<\/p>\n<p>\u201cDuket sikur statusi i investitorit ka qen\u00eb n\u00eb \u00e7do rast fiktiv vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar lejen e nd\u00ebrtimit me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e pasuris\u00eb truall dhe regjistrimin e saj[\u2026]\u201d, konstaton Komisioni dhe shton se subjekti i rivler\u00ebsimit ka p\u00ebrfituar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb dhe abuzive, si dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me funksionin e tij si prokuror.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se subjekti e ka p\u00ebrfituar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb, pasi kishte p\u00ebrfituar edhe m\u00eb her\u00ebt pasuri t\u00eb tjera publike si banor i Sarand\u00ebs si dhe ka fshehur vler\u00ebn reale n\u00eb deklarat\u00ebn veting duke deklaruar at\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb saj n\u00eb vitin 2002.<\/p>\n<p>\u201cKjo pasuri \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 291,840[\u2026]lek\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb rivler\u00ebsuar deri n\u00eb vitin 2012 n\u00eb vler\u00ebn 11,893,088[\u2026]lek\u00eb\u201d, evidenton Komisioni.<\/p>\n<p>Prokurori Hazbi ka bler\u00eb nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 77 m2 n\u00eb Sarand\u00eb n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr \u00e7mimin 1,8 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb n\u00eb 2017-\u00ebn \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb vler\u00ebn 65 mij\u00eb euro dhe \u00ebsht\u00eb shk\u00ebmbyer m\u00eb nj\u00eb truall dhe hotel n\u00eb Ksamil.<\/p>\n<p>Duke u bazuar n\u00eb referencat e EKB-s\u00eb, Komisioni konkludon se kostoja totale e apartamentit ka qen\u00eb dy her\u00eb m\u00eb e madhe, n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb e 891 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Hazbi ka pretenduar se apartamenti ishte p\u00ebrfituar n\u00eb vler\u00ebn 1,8 milion lek\u00eb pasi kishte pasur rrjedhje t\u00eb ujit, duke mos e konsideruar \u00e7mimin si favorizues.<\/p>\n<p>Ky pretendim nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar nga Komisioni, pasi nuk ka rezultuar q\u00eb subjekti t\u00eb ket\u00eb deklaruar kyerjen e investimeve. Sipas trupit gjykues, subjekti ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb, nd\u00ebr vite, duke fshehur vler\u00ebn reale t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfitimi subvencioneve si fermer <\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Hazbi ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb subvencionuar nga shteti p\u00ebr kulitvimin e ullinjve e t\u00eb mbjellave dhe ka dor\u00ebzuar dokumente t\u00eb shumta p\u00ebr t\u00eb pasqyruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Por Komisioni konstaton se t\u00eb ardhurat nga subvencionet bujq\u00ebsore jan\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin nr. 9817, \u201cP\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb dhe zhvillimin rural\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb, duke pasur tok\u00eb bujq\u00ebsore n\u00eb pron\u00ebsi dhe duke e investuar k\u00ebt\u00eb tok\u00eb n\u00eb fshat quhem fermer\u201d, ka pretenduar Hazbi, por Komisioni i konsideron k\u00ebto veprime t\u00eb subjektit n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe me funksionin e tij si prokuror.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta situat\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe nga krijimi i nj\u00eb ferme blegtorale p\u00ebr mbar\u00ebshtimin e lop\u00ebve nga bashk\u00ebjetuesja n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>Kjo pasuri \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb Drejtorin\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb Sarand\u00eb dhe me Drejtoria e Sh\u00ebrbimit Pyjor \u00ebsht\u00eb lidhur kontrat\u00eb p\u00ebr marrjen me qira p\u00ebr kullotje dhe kositje bari, t\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqeje 35 hektar\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se bazuar n\u00eb legjislacionin shqiptar, prokurori dhe rrethi i personave t\u00eb lidhur me ta, nuk mund t\u0451 lidhin kontrata me institucione publike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e ferm\u00ebs blegtorale, pasi burimi i deklaruar, t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebjetueses nga d\u00ebmshp\u00ebrblimi si ish-t\u00eb p\u00ebrndjekur politik\u00eb, edhe pse jan\u00eb konsideruar t\u00eb ligjshme, nuk \u00ebsht\u00eb provuar se ato jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim.<\/p>\n<p><strong>Apartamenti i fshehur<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Hazbi ka deklaruar si adres\u00eb banimi q\u00eb prej vitit 2010 nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllait R.H n\u00eb shum\u00ebn 54 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Subjekti ka dor\u00ebzuar si prov\u00eb n\u00eb Komision nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb vitit 2016 t\u00eb n\u00ebnshkruar mes tij dhe v\u00ebllait ku p\u00ebrcaktohet se i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim nj\u00ebri-tjetrit pronat e tyre pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim, konkretisht apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb prokurorit Hazbi dhe ky i fundit i ka l\u00ebn\u00eb familjes s\u00eb v\u00ebllait sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb fshat.<\/p>\n<p>Sipas KPK nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet mund\u00ebsia financiare e v\u00ebllait t\u00eb subjektit p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar se kontrata e porosis\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga prokurori Hazbi me prokuror\u00eb t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb l\u00ebshuar nga v\u00ebllai, edhe pse ky i fundit rezulton t\u00eb jet\u00eb ndodhur at\u00eb dit\u00eb n\u00eb Lushnj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk kuptohet q\u00ebllimi i blerjes s\u00eb apartamentit nga v\u00ebllai i subjektit R. H. n\u00eb vitin 2009, kur prej asaj kohe dhe n\u00eb vazhdim aty jeton subjekti Artan Hazbi pa asnj\u00eb kompensim financiar ndaj tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb v\u00ebllai dhe familja jetojn\u00eb mes Greqis\u00eb dhe Konispolit\u201d, konstaton trupi gjykues.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues krijoi bindjen se n\u00ebp\u00ebrmjet veprimeve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme lidhur me blerjen e k\u00ebsaj pasurie, ka pasur p\u00ebrpjekje p\u00ebr fshehjen e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri duke e konsideruar pasuri t\u00eb fshehur t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 5 milion e 547 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e pasurive dhe kryerjen e investimeve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se prokurori i Lushnj\u00ebs, Artan Hazbi p\u00ebrfitoi prona dhe para publike n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit t\u00eb prokurorit dhe n\u00eb kund\u00ebrshtimin me ligjin. Sipas Komisionit, ai ka fshehur nj\u00eb apartament n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait si dhe veprimet nd\u00ebr vite q\u00eb kan\u00eb pasur q\u00ebllim shum\u00ebfishimin e pasurive.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73375,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[575,118,149,196],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-Hazbi-pas-seances-se-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Lusnjes, Artan Hazbi pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73374"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73374"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73374\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73376,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73374\/revisions\/73376"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73375"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73374"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73374"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73374"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}