{"id":73377,"date":"2021-05-26T14:13:34","date_gmt":"2021-05-26T12:13:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-natasha-prifti-u-perball-ne-kpk-me-pyetje-mbi-te-ardhurat-e-bashkeshortit\/2021\/05\/26\/"},"modified":"2023-04-06T21:34:41","modified_gmt":"2023-04-06T19:34:41","slug":"prokurorja-natasha-prifti-u-perball-ne-kpk-me-pyetje-mbi-te-ardhurat-e-bashkeshortit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-natasha-prifti-u-perball-ne-kpk-me-pyetje-mbi-te-ardhurat-e-bashkeshortit\/2021\/05\/26\/","title":{"rendered":"Prokurorja Natasha Prifti u p\u00ebrball n\u00eb KPK me pyetje mbi t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb ardhurat nga aktiviteti tregtar i bashk\u00ebshortit para martese dhe shpenzimet bazuar mbi k\u00ebto t\u00eb ardhura ishin fokusi i relatimit nga KPK n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore ndaj prokurores s\u00eb Lushnj\u00ebs Natasha Prifti.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_78984\" aria-describedby=\"caption-attachment-78984\" style=\"width: 462px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-78984\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/757e10f1-7ffc-4fec-8fa8-39152943391d-462x400.jpg\" alt=\"\" width=\"462\" height=\"400\" data-id=\"78984\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-78984\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja e Lushnjes Natasha Prifti (Shallapi) para seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>KPK zhvilloi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn seanc\u00ebn d\u00ebgjimore ndaj prokurores s\u00eb rrethit t\u00eb Lushnj\u00ebs Natasha Prifti (Shallapi). Trupa e kryesuar nga Roland Ilia, me an\u00ebtare Alma Faskaj dhe relatore Etleda \u00c7iftja, vuri n\u00eb dukje se nga hetimi kishin rezultuar disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime dhe disa vite me munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Si\u00e7 rezultoi shumica e problemeve, p\u00ebr t\u00eb cilat prokurores i ishin k\u00ebrkuar m\u00eb pas shpjegime kishin t\u00eb b\u00ebnin me kursimet prej 4 milion lek\u00ebsh cash t\u00eb deklaruara prej bashk\u00ebshortit n\u00eb vitin 2013, nj\u00eb vit pas fillimit t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs. Po ashtu problem rezultonin t\u00eb pakt\u00ebn 7 transaksione me makina nga bashk\u00ebshorti dhe disa deklarime t\u00eb pasakta n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Natasha Prifti (Shallapi) p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2008 dhe pas nj\u00eb periudhe stazhi n\u00eb Fier u em\u00ebrua prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Gjirokastr\u00ebs. Prej vitit 2012, ajo e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Lushnje.<\/p>\n<p><strong>Problemet me gjendjen cash<\/strong><\/p>\n<p>Nga analiza financiare prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualikimit kishte rezultuar se bashk\u00ebshorti i prokurores, i cili kishte nj\u00eb aktivitet tregtar\u00eb p\u00ebr mallra industrial\u00eb, rezultonte me munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme prej 3.2 milion lek\u00eb \u00a0p\u00ebr vitet para fillimit t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs. Kjo munges\u00eb m\u00eb pas prekte kursimin e deklaruar prej 4 milion lek\u00ebsh dhe investimet n\u00eb pasuri t\u00eb luajtshme t\u00eb \u00e7iftit pas martese duke krijuar disa bilance negative.<\/p>\n<p>Por si\u00e7 doli n\u00eb fjal\u00ebn e Priftit mungesa vinte kryesisht prej llogaritjes s\u00eb ndryshme t\u00eb marzhit t\u00eb fitimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb prej Komisionit. Nga sa tha prokurorja analiza n\u00eb KPK kishte llogaritur nj\u00eb marzh fitimi rreth 19 p\u00ebr qind, nd\u00ebrsa nj\u00eb auditues privat kishte llogaritur nj\u00eb mesatare rreth 25 p\u00ebr qind. Prokurorja pretendoi se rikonsiderimi i marzhit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb pretendimeve t\u00eb saj justifikonte burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>E pyetur nga an\u00ebtarja e trup\u00ebs Faskaj se p\u00ebrse kishte p\u00ebrzgjedhur t\u00eb llogariste si marzh e fitimi at\u00eb t\u00eb vitit 2009, Prifti pretendoi se ai ishte sugjeruar nga eksperti si viti me dokumentacion m\u00eb t\u00eb plot\u00eb.\u00a0 Ajo tha se n\u00eb vitet 2001-2009 marzhi kishte qen\u00eb edhe m\u00eb i lart\u00eb se ai q\u00eb ajo pretendoi dhe shtoi si referenc\u00eb normat e interesit t\u00eb bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mbi kursimet.<\/p>\n<p>Nga relatimi rezultoi se \u00e7ifti jetonte n\u00eb nj\u00eb apartament me qira dhe nuk kishte pasuri t\u00eb paluajtshme, por doli se bashk\u00ebshorti ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shit-blerje makinash. Relatorja \u00c7iftja tha se nga 10 raste shit-blerje makinash, tre kishin rezultuar pa probleme. P\u00ebr 7 rastet e tjera ajo lexoi disa gjetje, kryesisht t\u00eb fokusuara n\u00eb mospagimin e tatimit mbi fitimin p\u00ebr rastet kur makinat ishin shitur me nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb nga ai i blerjes me disa muaj diferenc\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7iftja tha se disa prej k\u00ebtyre transaksioneve r\u00ebndonin analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit kur ishin kryer dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i ishte k\u00ebrkuar shpjegime subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund ajo pyeti Priftin n\u00ebse bashk\u00ebshorti ishte regjistruar si tregtar makinash dhe b\u00ebri nj\u00eb aludim jo fort t\u00eb qart\u00eb mbi perceptimin se \u201cbashk\u00ebshorti i nj\u00eb prokuroreje shiste dhe blinte makina n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shpesht\u00eb\u201d. \u00a0\u00c7iftja tha n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin koment se\u00a0 \u201c\u00e7do kush ishte i lir\u00eb t\u00eb b\u00ebnte aktivitetin q\u00eb donte\u201d.<\/p>\n<p>Prifti tha se i shoqi nuk ishte as de fakto dhe as i regjistruar si shit\u00ebs automjetesh, nd\u00ebrsa pretendoi se duke qen\u00eb se shiste mjete personale ai nuk kishte pasur detyrime tatimore mbi fitimin n\u00eb k\u00ebto shitje. Duke iu referuar diferenc\u00ebs nga \u00e7mim i blerjes dhe pagesa doganore n\u00eb at\u00eb t\u00eb shitjes, t\u00eb konsideruar fitim nga KPK, \u00a0Prifti tha se kjo ishte hipotetike dhe se nuk ishte e th\u00ebn\u00eb q\u00eb makinat t\u00eb ishin shitur me fitim.<\/p>\n<p>Sipas saj para se t\u00eb shiteshin makinat kishin pasur kosto shtes\u00eb riparimesh dhe nuk mund t\u00eb thuhej hipotetikisht se ato kishin rezultuar fitimprur\u00ebse. Prifiti megjithat\u00eb tha se bashk\u00ebshorti nuk kishte prova mbi shpenzimet e b\u00ebra p\u00ebr makinat.<\/p>\n<p>Prifti pranoi n\u00eb vijim disa pasakt\u00ebsi sipas saj n\u00eb deklarimin e pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash n\u00eb vite. Ajo tha se n\u00eb dy raste bashk\u00ebshorti kishte harruar t\u00eb deklaronte pak\u00ebsimin, q\u00eb m\u00eb pas rezultonte n\u00eb bilanc negativ. Gjendja cash sipas KPK-s\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb nga 4 milion n\u00eb 1.3 milion n\u00eb vitin e deklarat\u00ebs veting, por kjo nuk ishte deklaruar e plot\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha vitet.<\/p>\n<p>Prifti po ashtu pranoi deklarimin jo t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb mbi nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb ajo kishte bler\u00eb me nj\u00eb kredi n\u00eb vitin 2007. Prokurorja tha se gabimisht ishte deklaruar pron\u00ebsia n\u00eb \u00bd me t\u00eb v\u00ebllain, por se kishte t\u00eb b\u00ebnte me keqkuptim mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si makina do t\u00eb p\u00ebrdorej.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi dhe figura<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7iftja tha se DSIK, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb norm\u00eb n\u00eb seancat e k\u00ebtij viti, kishte b\u00ebr\u00eb dy raporte p\u00ebr Priftin. I pari n\u00eb vitin 2017 dhe i dyti i p\u00ebrdit\u00ebsuar se fundmi. Ngjash\u00ebm me raste t\u00eb tjera edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast DSIK kishte l\u00ebshuar nj\u00eb raport t\u00eb par\u00eb pozitiv dhe nj\u00eb t\u00eb dyt\u00eb negativ. Megjithat\u00eb vet\u00eb DSIK pranonte n\u00eb raportin e d\u00ebrguar se t\u00eb dh\u00ebnat ishin sinjalizime dhe se nuk kishte fakte p\u00ebr implikim. KPK nuk duket se kishte gjetur ndonj\u00eb problem n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter edhe pse tha se i kishte k\u00ebrkuar shpjegime subjektit p\u00ebr ato q\u00eb p\u00ebrmendeshin n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Prifti duket se u gjet pa probleme edhe n\u00eb vler\u00ebsimin e profesionalizmit. KPK vuri n\u00eb dukje se duke par\u00eb se kishte stilistikisht nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb mos fillimesh kishte marr\u00eb dhe shqyrtuar 12 dosje shtes\u00eb. Nga k\u00ebto dosje, p\u00ebr dy raste ishin k\u00ebrkuar shpjegime. Nj\u00eb n\u00eb lidhje me praktik\u00ebn e prokuroris\u00eb s\u00eb Lushnj\u00ebs p\u00ebr d\u00ebme m\u00eb t\u00eb vogla se 30 mij\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat prokurorja ishte shprehur se nuk ishin vep\u00ebr penale. E dyta n\u00eb lidhje me marrjen n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast kall\u00ebzimi vet\u00ebm t\u00eb raportit mjekoligjore dhe jo t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb kall\u00ebzueses se kishte qen\u00eb e shtruar p\u00ebr 4 dit\u00eb n\u00eb spital.<\/p>\n<p>Relatorja e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb: \u201cNj\u00eb gj\u00eb jo t\u00eb qart\u00eb\u201d. Ajo tha se Prifti kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime q\u00eb do t\u00eb merreshin n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p>KPK po ashtu tha se kishte k\u00ebrkuar shpjegime mbi nj\u00eb vendim mos fillimi duke th\u00ebn\u00eb se kishte gjetur se nuk ishin kryer disa veprime hetimore t\u00eb k\u00ebrkuara nga gjykata. Po ashtu u theksuan dy denoncime t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura ndaj saj dhe disa subjekteve t\u00eb tjera. KPK nuk tha n\u00ebse ishin gjetur prova n\u00eb k\u00ebto raste, por se ishin k\u00ebrkuar shpjegime.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Prifti nuk foli p\u00ebr k\u00ebto kritere. Ajo tha se konsideronte t\u00eb mjaftueshme shpjegimet e dh\u00ebna dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Seanca u caktua m\u00eb 28 maj n\u00eb or\u00ebn 9.45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb ardhurat nga aktiviteti tregtar i bashk\u00ebshortit para martese dhe shpenzimet bazuar mbi k\u00ebto t\u00eb ardhura ishin fokusi i relatimit nga KPK n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore ndaj prokurores s\u00eb Lushnj\u00ebs Natasha Prifti.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":73378,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[118,326,119,196],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/757e10f1-7ffc-4fec-8fa8-39152943391d.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja e Lushnjes Natasha Prifti (Shallapi) para seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73377"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73377"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73377\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73379,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73377\/revisions\/73379"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73378"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73377"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73377"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73377"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}