{"id":73380,"date":"2021-05-26T11:23:03","date_gmt":"2021-05-26T09:23:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjyqtarja-dhurata-bilo-nuk-provoi-dot-burimet-e-pasurise\/2021\/05\/26\/"},"modified":"2023-04-06T21:34:48","modified_gmt":"2023-04-06T19:34:48","slug":"kpk-gjyqtarja-dhurata-bilo-nuk-provoi-dot-burimet-e-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjyqtarja-dhurata-bilo-nuk-provoi-dot-burimet-e-pasurise\/2021\/05\/26\/","title":{"rendered":"KPK: Gjyqtarja Dhurata Bilo nuk provoi dot burimet e pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludon se gjyqtarja e Durr\u00ebsit, Dhurata Bilo ka pasur pamund\u00ebsi p\u00ebr investimin n\u00eb dy banesa dhe blerjen e nj\u00eb autoveture, si dhe ka qen\u00eb kontradiktore n\u00eb shpjegimet p\u00ebr burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_78097\" aria-describedby=\"caption-attachment-78097\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Dhurata-Bilo-duke-dal\u00eb-nga-seanca-d\u00ebgjmore-n\u00eb-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-78097\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Dhurata-Bilo-duke-dal\u00eb-nga-seanca-d\u00ebgjmore-n\u00eb-KPK-600x390.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"390\" data-id=\"78097\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-78097\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Dhurata Bilo duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjmore n\u00eb KPK | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs, Dhurata Bilo u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 22 prill 2021 pasi u konkludua se kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe se nuk kishte burime financiare p\u00ebr krijimin e tyre.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegun dhe an\u00ebtare Genta Tafa(Bungo), q\u00eb kreu procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtaren Bilo e p\u00ebrfundoi hetimin administrativ vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Dhurata Bilo e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993 dhe punoi prej gati dy dekadash si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Durr\u00ebsit. Gjyqtarja Bilo i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar nj\u00eb inspektimi nga KLD n\u00eb vitin 2015 si dhe nj\u00eb hetimi t\u00eb prokuroris\u00eb n\u00eb vitin 2016, pas dyshimeve p\u00ebr falsifikimin e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb ish-hotel Vollg\u00ebs, por t\u00eb dyja \u00e7\u00ebshtjet u mbyll\u00ebn pa pasoja.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK evidentohen pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e tre pasurive gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, nj\u00eb sht\u00ebpie dy kat\u00ebshe + kat n\u00ebn\u00e7ati n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, nj\u00eb apartamenti n\u00eb Golem dhe p\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb.<\/p>\n<p>Si burime financiare p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb dy kate + n\u00ebn\u00e7ati n\u00eb Durr\u00ebs m\u00eb 22 tetor 2002 kundrejt \u00e7mimit 2 milion\u00eb, Bilo, ka deklaruar n\u00eb vitin 2003 kursimet dhe nj\u00eb kredi.<\/p>\n<p>Nga hetimi i KPK ka rezultuar se dit\u00ebn e blerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Bilo me shit\u00ebsen kan\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb huaje, ku kjo e fundit i jepte subjektit shum\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb, pa interes p\u00ebr nj\u00eb afat nj\u00eb vje\u00e7ar. Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb deklarate noteriale t\u00eb tetorit 2003, \u00ebsht\u00eb deklaruar dh\u00ebnia e vler\u00ebs 1.4 milion\u00eb lek\u00eb huadh\u00ebneses.<\/p>\n<p>Bilo ka shpjeguar p\u00ebr Komisionin se shit\u00ebses s\u00eb banes\u00ebs, znj. F.B. i kishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb vet\u00ebm shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb kishte kursyer dhe se kontrata e huas\u00eb ishte n\u00ebnshkruar si garanci p\u00ebr shlyerjen e pjes\u00ebs s\u00eb mbetur n\u00eb shum\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb, pasi ishte n\u00eb pritjes s\u00eb marrjes s\u00eb kontributit si e pastreh\u00eb nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave, EKB.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, gjat\u00eb periudh\u00ebs 1993-1998 ajo ka punuar si gjyqtare n\u00eb Berat dhe bashkia e ka strehuar n\u00eb konviktin bujq\u00ebsor t\u00eb qytetit. Pasi godina u \u00ebsht\u00eb njohur ish-pronar\u00ebve, Bilo ka p\u00ebrfituar statusin e t\u00eb pastrehut.<\/p>\n<p>Pas transferimit me pun\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, EKB dhe bashkia e k\u00ebtij qyteti e ka trajtuar me statusin e t\u00eb pastrehut pasi e kishte p\u00ebfituar m\u00eb par\u00eb n\u00eb Berat, duke i akorduar shum\u00ebn 1 milion e 510 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton se subjekti e ka p\u00ebrfituar statusin si e pastreh\u00eb dhe shum\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb nga EKB, kur ajo ishte bashk\u00ebpronare me pjes\u00eb takuese \u00bc n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb privatizuar nga prind\u00ebrit n\u00eb vitin 1993 dhe pasi ajo ishte b\u00ebr\u00eb pronare e banes\u00ebs 2 kate + papafingo n\u00eb vitin 2002.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar gjithashtu se Bilo ka marr\u00eb dy kredi, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 15 mij\u00eb USD n\u00eb vitin 2003 dhe tjetra n\u00eb 2004-\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPK konstaton se pasi subjekti e ka regjistruar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb emrin e saj, ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrjeje dhe investimi nd\u00ebrtimor p\u00ebr vler\u00ebn 3 milion\u00eb e 884 mij\u00eb lek\u00eb, ku sip\u00ebrfaqja e sht\u00ebpis\u00eb parashikohej t\u00eb rritej.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare fillestare, ku si shpenzime jan\u00eb vler\u00ebsuar pagesa 2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen\u00a0 sht\u00ebpis\u00eb dhe t\u00eb truallit dhe shuma 3 milion\u00eb e 884 mij\u00eb lek\u00eb investime ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 2.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Bilo nuk ka pranuar se punimet ishin kryer sipas k\u00ebsaj kontrate sip\u00ebrmarrje duke shpjeguar se ishte anuluar pasi jetonte vet\u00ebm dhe nuk i nevojitej shtesa.<\/p>\n<p>Ajo ka deklaruar se punimet jan\u00eb kryer nga kush\u00ebrinjt\u00eb e saj, v\u00ebllez\u00ebrit R. n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 393 mij\u00eb lek\u00eb dhe ka depozituar dokumente q\u00eb jan\u00eb vler\u00ebsuar bind\u00ebse nga Komisioni.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]shpjegimet e subjektit duhet t\u00eb pranohen sepse jan\u00eb bind\u00ebse dhe t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb prova, ku indirekt provohet se punimet mund t\u00eb mos jen\u00eb kryer nga sip\u00ebrmarr\u00ebsi z. Sh. K, pasi n\u00eb banes\u00eb nuk evidentohen nd\u00ebrtime \u2018shtes\u00eb\u2019 sipas lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb marr\u00eb m\u00eb pare[\u2026], shprehet trupi gjykues dhe vler\u00ebson t\u00eb heq\u00eb k\u00ebto shpenzime.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, Bilo ka rezultuar s\u00ebrish me munges\u00eb financiare n\u00eb shyum\u00ebn 571 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 102 m\u00b2, n\u00eb Golem t\u00eb Durr\u00ebsit n\u00eb vitin 2013, kundrejt vler\u00ebs 41 mij\u00eb e 600 euro.<\/p>\n<p>Bilo ka deklaruar shlyerjen e shum\u00ebs 31 mij\u00eb e 600 euro nga kursimet nd\u00ebr vite dhe 10 mij\u00eb euro t\u00eb depozituara n\u00eb nj\u00eb llogari bankare.<\/p>\n<p>Sipas kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes t\u00eb prillit 2013, \u00e7mimi i apartamentit do t\u00eb shlyhej n\u00eb tri k\u00ebste; i pari n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs; k\u00ebsti i dyt\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 11.600 euro nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb dhe k\u00ebsti i tret\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro do t\u00eb shlyhet me kalimin e pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit. N\u00eb vendim thuhet se kjo pasuri nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar ende n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Bilos.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e pages\u00ebs s\u00eb dy k\u00ebsteve kan\u00eb rezultuar balanca negative.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se subjekti ka deklaruar se shuma 20 mij\u00eb euro p\u00ebr k\u00ebstin e par\u00eb \u00ebsht\u00eb paguar nga kursimet cash q\u00eb jan\u00eb deklaruar n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2012, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb e 204 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me mund\u00ebsin\u00eb e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb 2013-\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 11.600 euro, subjekti ka deklaruar se i ka paguar nga t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga akumulimi i pensionit t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj, duke vendosur si prov\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb vitit 2009.<\/p>\n<p>Por, nga hetimi ka rezultuar se fondet e dhuruara nga n\u00ebna jan\u00eb depozituar n\u00eb bank\u00eb n\u00eb vitin 2010 dhe nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, me k\u00ebt\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur depozit\u00eb me afat, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbyllur plot\u00ebsisht n\u00eb mars t\u00eb 2014-\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]pra shuma e p\u00ebrfituar nga n\u00ebna nuk mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebtij k\u00ebsti, pasi subjekti i ka pasur k\u00ebto shuma t\u00eb depozituara n\u00eb bank\u00eb dhe pas dat\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb paguar k\u00ebsti i dyt\u00eb prej 11.600 euro\u201d, konstaton Komisioni dhe vijon se ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 626 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Bilo i ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebto konstatime duke pretenduar se nuk ka deklaruar kursime cash n\u00eb deklarimet periodike vjetore p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb vitet 2012, 2014, 2015 dhe 2016.<\/p>\n<p>Duke ju referuar edhe jurispudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, trupi gjykues argumenton se kursimet cash t\u00eb padeklaruara n\u00eb vite, nuk mund t\u00eb konsiderohen si t\u00eb ardhura t\u00eb akumuluara t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>KPK i ka rr\u00ebzuar edhe pretendimet se p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur parat\u00eb q\u00eb i ka d\u00ebrguar i v\u00ebllai. Sipas Komisionit, subjekti bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me p\u00ebrgjigjet q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb edhe gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, kur ka deklaruar se k\u00ebsti i dyt\u00eb ishte paguar me shum\u00ebn e dhuruar nga n\u00ebna.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe n\u00eb blerjen e nj\u00eb autoveture n\u00eb janar t\u00eb vitit 2010 kundrejt shum\u00ebs 6000 euro.<\/p>\n<p>Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie subjekti ka deklaruar shitjen e nj\u00eb makine tjet\u00ebr nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb shkurt t\u00eb 2010-\u00ebs, kundrejt shum\u00ebs 9000 euro. Nga hetimi ka rezultuar se subjekti e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb makin\u00eb n\u00eb vitin 2008 p\u00ebr \u00e7mimin 3000 euro.<\/p>\n<p>Bilo ka depozituar nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruar nga bler\u00ebsi ku thuhej se ai i kishte dh\u00ebn\u00eb parapagim n\u00eb form\u00eb kapari n\u00eb vler\u00ebn 7000 euro para se t\u00eb blinte makin\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Trupi gjykues konstaton se ky pretendim mbetet n\u00eb nivel deklarativ pasi nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes dhe se deklarata nga bler\u00ebsi \u00ebsht\u00eb hartuar 10 vjet pasi \u00ebsht\u00eb kryer shitja. Gjithashtu, Komisioni vler\u00ebson se kjo vler\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohet n\u00eb analiz\u00eb, pasi nuk jan\u00eb paguar detyrimet mbi fitimet nga shitja.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar edhe n\u00eb lidhje me konfliktin e interesit me personin t\u00eb cilit subjekti i ka shitur mjetin n\u00eb vler\u00ebn 9000 euro, prej nga ka rezultuar se ajo ka gjykuar tre procese ku ai ka qen\u00eb pale, dy para transaksionit dhe i fundit n\u00eb 2020-\u00ebn.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludon se gjyqtarja e Durr\u00ebsit, Dhurata Bilo ka pasur pamund\u00ebsi p\u00ebr investimin n\u00eb dy banesa dhe blerjen e nj\u00eb autoveture, si dhe ka qen\u00eb kontradiktore n\u00eb shpjegimet p\u00ebr burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73381,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[576,180,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Dhurata-Bilo-duke-dal\u00eb-nga-seanca-d\u00ebgjmore-n\u00eb-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Dhurata Bilo duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjmore n\u00eb KPK | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73380"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73380"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73380\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73382,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73380\/revisions\/73382"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73381"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73380"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73380"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73380"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}