{"id":73389,"date":"2021-05-25T14:14:47","date_gmt":"2021-05-25T12:14:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-per-tasim-pucin-sjellje-e-papranueshme-per-nje-qytetar-jo-me-per-nje-prokuror\/2021\/05\/25\/"},"modified":"2023-04-06T21:35:11","modified_gmt":"2023-04-06T19:35:11","slug":"kpk-per-tasim-pucin-sjellje-e-papranueshme-per-nje-qytetar-jo-me-per-nje-prokuror","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-per-tasim-pucin-sjellje-e-papranueshme-per-nje-qytetar-jo-me-per-nje-prokuror\/2021\/05\/25\/","title":{"rendered":"KPK p\u00ebr Tasim Pucin: Sjellje e papranueshme p\u00ebr nj\u00eb qytetar, jo m\u00eb p\u00ebr nj\u00eb prokuror"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se prokurori i Beratit, Tasim Puci ka pasur sjellje t\u00eb papranueshme n\u00eb posedimin dhe p\u00ebrdorimin e nj\u00eb makine pa e regjistruar si pron\u00eb t\u00eb tij dhe pa e pajisur me dokumentacionin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr qarkullim p\u00ebr disa vite. Gjithashtu, vler\u00ebsohet se nuk u provua marrdh\u00ebnia e vjehrrit me nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb e ka bler\u00eb nga prokurori Puci n\u00eb vitin 2011, i cili e ka deklaruar si adres\u00eb banimi t\u00eb tij\u00ebtn prej vitit 2004, kur e ka prenotuar.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_77993\" aria-describedby=\"caption-attachment-77993\" style=\"width: 595px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Tasim-Puci-pas-vendimit.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-77993\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Tasim-Puci-pas-vendimit-595x400.jpg\" alt=\"\" width=\"595\" height=\"400\" data-id=\"77993\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-77993\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Tasim Puci pas shpalljes s\u00eb vendimit nga KPK. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi m\u00eb 15 prill 2021 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokurorin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Berat, Tasim Puci, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb ai u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe se ka treguar cil\u00ebsi t\u00eb pranueshme n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar konstatohen probleme n\u00eb blerjen e nj\u00eb makine q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit nuk e ka regjistruar si pron\u00eb t\u00eb tij\u00ebn p\u00ebr disa vite si dhe e ka p\u00ebrdorur pa e pajisur me dokumentacionin e nevojsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjithashtu, trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegun dhe an\u00ebtare Genta Tafa (Bungo), konkludon se nuk jan\u00eb provuar burimet e ligjshme p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb fillimisht e ka prenotuar prokurori Puci dhe m\u00eb von\u00eb ja ka shitur vjehrrit.<\/p>\n<p>Tasim Pu\u00e7i e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1999 dhe ka punuar p\u00ebr 15 vjet si prokuror n\u00eb Prokuorin\u00eb e Beratit.<\/p>\n<p><strong>Makina pa dokumentacion<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni e konsideron t\u00eb papranueshme sjelljen e prokurorit Tasim Puci n\u00eb posedimin dhe p\u00ebrdorimin e nj\u00eb automjeti, pa e regjistruar dhe pa e pajisur me leje qarkullimi p\u00ebr disa vite.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]\u00ebsht\u00eb e papranueshme p\u00ebr nj\u00eb prokuror t\u00eb mos kryej\u00eb regjistrimin e automjetit, mospajisjen me lejeqarkullimi, pagimin e detyrimit t\u00eb taksave vjetore, kontrollin teknik, leje drejtimi t\u00eb vlefshme, veprime k\u00ebto t\u00eb detyrueshme p\u00ebr t\u00eb gjitha mjetet q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, vler\u00ebson trupi gjykues dhe ngre dyshime se kjo ka ndodhur me q\u00ebllim shmangien e pagesave n\u00eb lidhje me policat e sigurimit dhe taksat e detyrueshme.<\/p>\n<p>Edhe pse nga hetimi ka rezultuar se prokurori Puci dhe familjar\u00ebt e tij nuk kan\u00eb automjet n\u00eb pron\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb evidentuar kontrata e blerjes s\u00eb nj\u00eb makine nga subjekti n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2012 kundrejt vler\u00ebs 500 mij\u00eb lek\u00eb. Aty \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se shuma 500 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb shlyer t\u00ebr\u00ebsisht jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti, q\u00eb n\u00eb momentin e blerjes, ka qarkulluar me k\u00ebt\u00eb automjet pa leje qarkullimi\u201d, konstaton Komisioni, megjith\u00ebse prokurori Puci i ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebto gjetje.<\/p>\n<p>Ai ka pretenduar se ka q\u00ebndruar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb Berat dhe nuk e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb automjet, pasi puna me banes\u00ebn me qira \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 500 metra larg. Puci ka deklaruar se makina aktualisht gjendet n\u00eb ambjentet e prokuroris\u00eb, ku dhe ka q\u00ebndruar gjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr mosregjistrimin e k\u00ebsaj pasurie ai \u00ebsht\u00eb justifikuar me ngarkes\u00ebn e pun\u00ebs dhe me dyshimet q\u00eb kishte se ku do t\u00eb vazhdonte jet\u00ebn, n\u00eb Berat apo n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka verifikuar mjetin e pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting prej nga ka rezultuar se nuk \u00ebsht\u00eb paguar asnj\u00eb polic\u00eb sigurimi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi jan\u00eb zbuluar dy masa administrative t\u00eb marra ndaj prokurorit Tasim Puci p\u00ebr p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij mjeti pa dokumentacion t\u00eb rregullt. Nj\u00eb gjob\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb lek\u00eb i \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb gusht t\u00eb 2016-\u00ebs nga Policia e Tiran\u00ebs, pasi e ka drejtuar mjetin pa kryer kontrollin teknik vjetor, si dhe pa kryer sigurimin e detyruesh\u00ebm t\u00eb automjetit me lejedrejtimi. Nd\u00ebrsa gjoba tjet\u00ebr n\u00eb shum\u00ebn 1000 lek\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb qershor t\u00eb 2020-\u00ebs, por kundravajt\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ka qen\u00eb i pranish\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cNdryshe nga \u00e7far\u00eb ka deklaruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb automjet, subjekti jo vet\u00ebm q\u00eb e ka p\u00ebrdorur, por edhe \u00ebsht\u00eb gjobitur p\u00ebr mospajisjen me dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Prokurori Puci ka shpjeguar se, lejen e drejtimit t\u00eb automjetit q\u00eb kishte skaduar n\u00eb vitin 2014, e ka rinovuar n\u00eb dhjetor t\u00eb 2020-\u00ebs. Ai ka k\u00ebmb\u00ebngulur se neglizhenca ka ardhur si pasoj\u00eb e mosp\u00ebrdorimit dhe mbingarkes\u00ebs n\u00eb pun\u00eb, duke e konsideruar veten si prokurorin me ngarkes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Berat.<\/p>\n<p>Por shpjegimet e Pucit nuk e kan\u00eb bindur trupin gjykues. \u201c[\u2026]Komisioni arsyeton se nj\u00eb sjellje e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e papranueshme dhe p\u00ebr nj\u00eb qytetar t\u00eb zakonsh\u00ebm dhe jo m\u00eb p\u00ebr nj\u00eb prokuror. Kjo sjellje e subjektit \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb edhe pasi ndaj tij jan\u00eb vendosur gjoba t\u00eb l\u00ebshuara nga Drejtoria e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit\u201d, konstaton KPK.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar se subjekti nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij mjeti pasi ka dal\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 355 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas trupit gjykues, shpjegimet e subjektit se \u00e7do prokuror mund t\u00eb kishte kursime n\u00eb vite dhe se kishte marr\u00eb edhe nj\u00eb hua, nuk mund t\u00eb pranohen, pasi Puci nuk ka deklaruar kursime cash dhe as marrjen e ndonj\u00eb huaje.<\/p>\n<p><strong>Apartamenti n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vjehrrit<\/strong><\/p>\n<p>Nga hetimi i kryer prej Komisionit ka rezultuar se subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb vitin 2004, ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje me shoq\u00ebrin\u00eb \u201cE\u201d sh.p.k., p\u00ebr prenotim t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 108.4 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb vendim thuhet se subjekti ka paguar shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2011, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb deklarate noteriale p\u00ebr kalim t\u00eb drejtash, Puci i ka kaluar vjehrrit, z.G.H. t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat dhe detyrimet mbi k\u00ebt\u00eb apartament. Pas k\u00ebtij akti, vjehrri G.H. ka paguar shum\u00ebn 2 milion\u00eb e 795 mij\u00eb lek\u00eb dhe shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese ka lidhur kontrat\u00ebn e shitjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>Prokurori Puci ka deklaruar se apartamenti \u00ebsht\u00eb prenotuar prej tij n\u00eb vitin 2004, pasi prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes ndiheshin t\u00eb frik\u00ebsuar p\u00ebr shum\u00ebn e parave q\u00eb do t\u00eb jepnin dhe n\u00eb k\u00ebto kushte i kan\u00eb k\u00ebrkuar atij ta n\u00ebnshkruante kontrat\u00ebn ngaq\u00eb ishte prokuror.<\/p>\n<p>Por nga hetimet e Komisionit ka rezultuar se vjehrri dhe vjehrra e subjektit kan\u00eb jetuar dhe punuar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb P\u00ebrmet dhe se nuk provohet t\u00eb ken\u00eb jetuar n\u00eb apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb apartament si adres\u00eb banimi q\u00eb prej vitit 2004 e n\u00eb vijim. K\u00ebto deklarime kan\u00eb p\u00ebrkuar edhe me t\u00eb dh\u00ebnat e regjistrit t\u00eb gjendjes civile.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se prej vitit 2017 dhe aktualisht familja e subjektit e p\u00ebrdor p\u00ebr banim k\u00ebt\u00eb ppron\u00eb, Komisioni ngre dyshime se kjo \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur e prokurorit Puci.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb k\u00ebtij apartamenti me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Komisioni konkludon se subjekti ka kryer deklaruar t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, pasi nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e vjehrrit me apartamentin; burimet e ligjshme financiare t\u00eb familjes s\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj prone; si dhe nevoj\u00ebn e vjehrrit p\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb investim n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai ka jetuar n\u00eb P\u00ebrmet.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se prokurori i Beratit, Tasim Puci ka pasur sjellje t\u00eb papranueshme n\u00eb posedimin dhe p\u00ebrdorimin e nj\u00eb makine pa e regjistruar si pron\u00eb t\u00eb tij dhe pa e pajisur me dokumentacionin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr qarkullim p\u00ebr disa vite. Gjithashtu, vler\u00ebsohet se nuk u provua marrdh\u00ebnia e vjehrrit me nj\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73390,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[118,149,385,577],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Tasim-Puci-pas-vendimit.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Tasim Puci pas shpalljes s\u00eb vendimit nga KPK. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73389"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73389"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73389\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73391,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73389\/revisions\/73391"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73390"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73389"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73389"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73389"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}