{"id":73395,"date":"2021-05-25T12:19:51","date_gmt":"2021-05-25T10:19:51","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ben-pjese-ne-certifikaten-familjare-shkaku-qe-shkarkoi-prokurorin-bledar-maksuti\/2021\/05\/25\/"},"modified":"2023-04-06T21:35:23","modified_gmt":"2023-04-06T19:35:23","slug":"ben-pjese-ne-certifikaten-familjare-shkaku-qe-shkarkoi-prokurorin-bledar-maksuti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ben-pjese-ne-certifikaten-familjare-shkaku-qe-shkarkoi-prokurorin-bledar-maksuti\/2021\/05\/25\/","title":{"rendered":"\u201cB\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb certifikat\u00ebn familjare\u201d: Shkaku q\u00eb shkarkoi prokurorin Bledar Maksuti"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi pro shkarkimit t\u00eb prokurorit dhe pedagogut Bledar Maksuti p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasurive t\u00eb familjes, nd\u00ebrsa nj\u00eb mendim paralel ngre pik\u00ebpyetje n\u00ebse ai duhej t\u00eb penalizohej p\u00ebr prona t\u00eb blera p\u00ebrpara se ai t\u00eb em\u00ebrohej prokuror.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_78018\" aria-describedby=\"caption-attachment-78018\" style=\"width: 449px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bledar-Maksuti-pas-vendimit.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-78018\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bledar-Maksuti-pas-vendimit-449x400.jpg\" alt=\"\" width=\"449\" height=\"400\" data-id=\"78018\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-78018\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Bledar Maksuti pas shpalljes s\u00eb vendimit nga KPK. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori dhe pedagogu Bledar Maksuti u shkarkua nga detyra m\u00eb 16 prill 2021, ndon\u00ebse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njohu m\u00eb par\u00eb rrethanat paradoksale t\u00eb procesit t\u00eb tij t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, Maksuti u nd\u00ebshkua p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, t\u00eb paplot\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, kursimeve dhe t\u00eb ardhurave t\u00eb krijuara kryesisht prej babait t\u00eb tij t\u00eb ndjer\u00eb, i cili kishte punuar si avokat dhe noter pas viteve \u201990.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Komisionit, i kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitaj kan\u00eb votuar unanimisht p\u00ebr shkarkimin e Maksutit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb mendim paralel, Zhegu arsyetoi se subjekti nuk duhej penalizuar p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb p\u00ebrpara se ai t\u00eb fillonte detyr\u00ebn si prokuror.<\/p>\n<p>Prokurori Bledar Maksuti u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe u kualifikua si i aft\u00eb n\u00eb kriterin e aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Ai e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore dhe e ushtronte funksionin e prokurorit prej vitit 2008.<\/p>\n<p>Si\u00e7 u evidentua gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se \u2018dukej si nj\u00eb proces vetingu ndaj babait t\u00eb ndjer\u00eb\u2019, n\u00eb vendimin e arsyetuar analizohet m\u00eb s\u00eb shumti mbi t\u00eb ardhurat e t\u00eb atit q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e pasurive, si dhe p\u00ebr dh\u00ebnien e disa huave nga ana e tij. Kjo, pasi subjekti figuron n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn certifikat\u00eb familjare me prind\u00ebrit dhe k\u00ebta t\u00eb fundit jan\u00eb konsideruar si persona t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se prokurori Maksuti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb se ai dhe familjar\u00ebt e tij kishin t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr p\u00ebr blerjen nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 133.4 m2 n\u00eb Tiran\u00eb vitin 2004 kundrejt vler\u00ebs 60 mij\u00eb euro dhe 100% n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e t\u00eb atit. Si burim krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrbashk\u00ebta familjare, m\u00eb s\u00eb shumti t\u0451 babait si noter dhe avokat, si dhe nga shitja e dy apartamenteve t\u0451 tjera n\u0451 Peshkopi dhe Tiran\u0451.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni konstaton se ai nuk arriti dot t\u00eb provoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr depozitimin e nj\u00eb shume 2.7 milion\u00eb lek\u00eb nga ana e babait n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2017 n\u00eb llogarin\u00eb e tij t\u00eb pensionit, si dhe t\u00eb nj\u00eb llogarie kursimi dyem\u00ebrore me n\u00ebn\u00ebn.<\/p>\n<p>Maksuti ka deklaruar se nuk ka pasur t\u00eb drejta pron\u00ebsie mbi vler\u00ebn 2.7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb mbajtur cash nga i ati n\u00eb banes\u00eb dhe p\u00ebr pasoj\u00eb nuk ka pasur interesa pasurore. Gjithashtu, subjekti ka pretenduar se babai i tij nuk ka pasur detyrimin e deklarimit n\u00eb DPV-t\u00eb vjetore.<\/p>\n<p>Komisioni i ka vler\u00ebsuar t\u00eb pabazuara shpjegimet e Maksutit dhe konstaton se, edhe n\u00ebse i ati do t\u00eb kishte disponuar gjendje cash nd\u00ebr vite, nuk ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursente shum\u00ebn 2.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb lidhje me t\u00eb drejta reale apo t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb Komisioni vler\u00ebson se konstatimi i subjektit \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb, por nd\u00ebrkoh\u00eb babai i tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e certifikat\u00ebs familjare dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, konsiderohet person i lidhur\u201d, vler\u00ebson KPK.<\/p>\n<p>Maksuti ka pretenduar se nuk ka pasur t\u00eb drejta reale apo interes pasuror mbi llogarin\u00eb dyem\u00ebrore dhe se shuma e gjendur aty ka pasur burim nj\u00eb llogari t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe kursimet nga t\u00eb ardhurat e babait.<\/p>\n<p>Duke e konsideruar n\u00ebn\u00ebn person t\u00eb lidhur, Komisioni konkludon se subjekti dhe familjar\u00ebt e tij nuk kan\u00eb pasur burime t\u00eb mjaftueshme t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e llogaris\u00eb s\u00eb kursimit.<\/p>\n<p>Munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme \u00ebsht\u00eb evidentuar edhe p\u00ebr gjendjen cash si trung familjar n\u00eb shum\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb; huadh\u00ebniet e babait p\u00ebr dy t\u00eb af\u00ebrm n\u00eb shum\u00ebn totale 6 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb garazhi po nga babai i tij.<\/p>\n<p>Moskonsiderimi i vler\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2009, pasi nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar sakt\u00eb m\u00ebnyra e p\u00ebrfitimit, ka sjell\u00eb balanca negative edhe p\u00ebr blerjen e dy makinave t\u00eb tjera, si burim i t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb deklaruar shuma e p\u00ebrfituar nga shitja autovetur\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se mjeti i shitur n\u00eb vitin 2009 \u00ebsht\u00eb dhuruar dhe nuk \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2001. Pretendimet e subjektit se kontrata e dhurimit ishte n\u00ebnshkruar nga i ati, pasi do t\u00eb kryente nj\u00eb sh\u00ebrbim p\u00ebr shit\u00ebsin e k\u00ebtij mjeti, nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar bind\u00ebse nga trupi gjykues. KPK shprehet se shpjegimet mund t\u00eb jen\u00eb reale, por nuk jan\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb prova. Gjithashtu, ka rezultuar se nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimore p\u00ebr vler\u00ebn e p\u00ebrfituar nga shitja.<\/p>\n<p>Munges\u00eb burimesh jan\u00eb gjetur edhe n\u00eb krijimin e nj\u00eb llogarie n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij dhe bashk\u00ebshortes, si burim krijimi s\u00eb t\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhura nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes para martese dhe shuma parash t\u00eb grumbulluara p\u00ebr lindjen e f\u00ebmij\u00ebve. Sipas KPK-s\u00eb, edhe pse \u00ebsht\u00eb provuar se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshotes kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar shum\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb, subjekti nuk ka depozituar dokumentacion p\u00ebr t\u00eb provuar pages\u00ebn e detyrimeve tatimore lidhur me k\u00ebto burime financiare.<\/p>\n<p>Sipas KPK, gjat\u00eb hetimit administrativ nuk u arrit t\u00eb provoheshin t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat p\u00ebr krijimin e pasurive gjat\u00eb periudh\u00ebs 1993-2008, para se subjekti t\u00eb fillonte detyr\u00ebn si prokuror dhe se ai dhe babai nuk kan\u00eb deklaruar sakt\u00eb t\u00eb ardhurat e krijuara n\u00eb vitet 1993-2000.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se, edhe n\u00ebse vler\u00ebsimi do ishte kryer i ve\u00e7uar, s\u00ebrish do t\u00eb rezultonte me balanc\u00eb negative, pasi edhe pasurit\u00eb q\u00eb zot\u00ebron subjekti dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb si burime t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebrfundimtare \u00ebsht\u00eb konkluduar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 9.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mendimi paralel p\u00ebr apartamentin<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb lidhur me konkluzionin p\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 133.4 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2004, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn\u00eb pasurin\u00eb kryesore t\u00eb paluajtshme t\u00eb familjes Maksuti. Dy an\u00ebtar\u00ebt n\u00eb shumic\u00eb, relatorja Genta Tafa(Bungo) dhe an\u00ebtari Lulzim Hamitaj konsiderojn\u00eb se mungesa e burimeve t\u00eb ligjshme \u00ebsht\u00eb shkarkuese, pavar\u00ebsisht se t\u00eb ardhurat p\u00ebr blerjen jan\u00eb krijuar nga prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni vler\u00ebson se pavar\u00ebsisht faktit se subjekti nuk ka t\u00eb drejta reale mbi k\u00ebt\u00eb apartament, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb babai i tij \u00ebsht\u00eb person i lidhur, n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 3\/13 t\u00eb ligjit nr. 84\/2016, pasi b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb certifikat\u00ebn familjare t\u00eb tij, ai ka detyrimin ligjor p\u00ebr t\u00eb provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb babait p\u00ebr blerjen e pasuris\u00eb apartament,\u201d argumenton trupi gjykues dhe konkludon se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti.<\/p>\n<p>Kryesuesja Suela Zhegu n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson ndryshe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, megjith\u00ebse shprehet se ka votuar p\u00ebr shkarkimin e Maksutit.<\/p>\n<p>Duke iu referuar dokumentacionit t\u00eb administruar n\u00eb dosje, Zhegu evidenton se apartamenti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga babai n\u00eb vitin 2004, me burim kryesisht t\u00eb ardhurat nga puna e tij, si noter dhe avokat, vite p\u00ebrpara se subjekti t\u00eb em\u00ebrohej n\u00eb detyr\u00ebn e prokurorit, si dhe me t\u00eb ardhurat nga shitja e dy apartamenteve t\u0451 tjer\u00eb, t\u00eb ndodhur n\u0451 Peshkopi dhe Tiran\u0451.<\/p>\n<p>Ajo vler\u00ebson se n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb marrin r\u00ebnd\u00ebsi faktet se Maksuti \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb detyr\u00ebn e prokurorit 3 vjet pasi babai e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament; se i ati i ka p\u00ebrfituar k\u00ebto t\u00eb ardhura n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb hershme ku subjekti ishte f\u00ebmij\u00eb dhe se i ndjeri at\u00ebher\u00eb nuk e g\u00ebzonte statusin e personit t\u00eb lidhur n\u00eb kuptim t\u00eb ligjit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Sipas Zhegut, k\u00ebto konstatime dhe nisur nga fakti se babai nuk jeton m\u00eb, e vendosin subjektin n\u00eb e rivler\u00ebsimit n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb provuar plot\u00ebsisht burimet e ligjshme.<\/p>\n<p>\u201cNdryshe nga sa ka konkluduar shumica e trupit gjykues\u2026 pamjaftueshm\u00ebria e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie, nuk duhet t\u00eb ngarkoj\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi disiplinore subjektin e rivler\u00ebsimit, p\u00ebr shkak se krijimi i t\u00eb ardhurave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit nga babai, i takojn\u00eb nj\u00eb periudhe t\u00eb hershme, p\u00ebrpara se subjekti t\u00eb merrte detyr\u00ebn e prokurorit,\u201d p\u00ebrfundon Zhegu.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi pro shkarkimit t\u00eb prokurorit dhe pedagogut Bledar Maksuti p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasurive t\u00eb familjes, nd\u00ebrsa nj\u00eb mendim paralel ngre pik\u00ebpyetje n\u00ebse ai duhej t\u00eb penalizohej p\u00ebr prona t\u00eb blera p\u00ebrpara se ai t\u00eb em\u00ebrohej prokuror.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73396,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,362],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bledar-Maksuti-pas-vendimit.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Bledar Maksuti pas shpalljes s\u00eb vendimit nga KPK. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73395"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73395"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73395\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73397,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73395\/revisions\/73397"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73395"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73395"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73395"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}