{"id":73398,"date":"2021-05-24T17:52:06","date_gmt":"2021-05-24T15:52:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-thote-se-komisioni-ishte-treguar-i-bute-ndaj-ish-gjyqtarit-idriz-mulkurti\/2021\/05\/24\/"},"modified":"2023-04-06T21:35:31","modified_gmt":"2023-04-06T19:35:31","slug":"kpa-thote-se-komisioni-ishte-treguar-i-bute-ndaj-ish-gjyqtarit-idriz-mulkurti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-thote-se-komisioni-ishte-treguar-i-bute-ndaj-ish-gjyqtarit-idriz-mulkurti\/2021\/05\/24\/","title":{"rendered":"KPA thot\u00eb se Komisioni ishte treguar \u201ci but\u00eb\u201d ndaj ish-gjyqtarit Idriz Mulkurti"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji rr\u00ebzoi pretendimet e ish-gjyqtarit Idriz Mulkurti, duke i cil\u00ebsuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb provave t\u00eb sjella prej tij si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb justifikuar munges\u00ebn e burimeve. Sipas arsyetimit t\u00eb KPA-s\u00eb, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte pranuar n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit disa prej justifikimeve t\u00eb ish-gjyqtarit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72852\" aria-describedby=\"caption-attachment-72852\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shpallje-vendimi-n\u00eb-Kolegjin-e-Posa\u00e7\u00ebm-t\u00eb-Apelimit.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72852\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shpallje-vendimi-n\u00eb-Kolegjin-e-Posa\u00e7\u00ebm-t\u00eb-Apelimit-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"72852\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72852\" class=\"wp-caption-text\">Shpallje vendimi n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Trupa e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit tha se i gjeti ish-gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Idriz Mulkurti m\u00eb shum\u00eb probleme t\u00eb pasuris\u00eb se ato t\u00eb identifikuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili pati vendosur fillimisht shkarkimin e tij n\u00eb qershor 2019.<\/p>\n<p>Trupa e KPA e kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtyll\u00ebn, Ardian Hajdarin dhe Sokol \u00c7omon, shprehet n\u00eb vendim se Komisioni n\u00eb disa raste n\u00eb shkelje t\u00eb legjislacionit dhe duke mos zbatuar precedent\u00ebt e vendosur m\u00eb par\u00eb, i kishte pranuar Mulkurtit si t\u00eb ligjshme burime t\u00eb ardhurash q\u00eb nuk duheshin konsideruar t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>\u201cNga shqyrtimi i vendimit, rezulton e kund\u00ebrta. Komisioni n\u00eb disa raste, n\u00eb kund\u00ebrshtim me detyrimet ligjore t\u00eb cituara edhe n\u00eb nenin 49, pika 4 e ligjit nr. 84\/2016, ka pranuar deklarime t\u00eb paprovuara me akte dhe dokumente shkresore t\u00eb subjektit, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb qart\u00eb t\u00eb analiz\u00ebs financiare t\u00eb pretenduar nga vet\u00eb subjekti\u201d, shprehet KPA n\u00eb rr\u00ebzimi e pretendimeve t\u00eb Mulkurtit p\u00ebr gjykim t\u00eb paragjykuar n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Kolegji, i cili la n\u00eb fuqi vendimin e shkarkimit, arsyeton se k\u00ebto shkelje dhe nj\u00eb analiz\u00eb financiare e p\u00ebrkeq\u00ebsuar nuk u mor\u00ebn n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb gjykimin n\u00eb apel, p\u00ebr t\u00eb ruajtur garancit\u00eb e ankuesit. KPA megjithat\u00eb v\u00eb n\u00eb dukje se sipas saj Mulkurti u angazhua n\u00eb prodhimin e justifikimeve p\u00ebr pasurin\u00eb e v\u00ebn\u00eb vet\u00ebm pasi mori pyetje nga KPK mbi burimin.<\/p>\n<p>Kolegji thot\u00eb se t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr nj\u00eb hua, 1.5 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr 50 mij\u00eb euro dhe ato t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie t\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira n\u00eb Tropoj\u00eb, krijonin dyshime se ishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb.\u00a0 KPA thot\u00eb se Mulkurti p\u00ebrmendi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb huan\u00eb nga nj\u00eb person vet\u00ebm pasi i ishin d\u00ebrguar pyetjet nga KPK. \u201cKjo hua nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb deklaratat e interesave privat\u00eb n\u00eb vitin 2006 dhe as n\u00eb deklarat\u00ebn vetting, si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, n\u00eb p\u00ebrputhje me p\u00ebrcaktimet e ligjit p\u00ebr deklarimin e burimit n\u00eb momentin e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kolegji arsyetoi se deklaratat noteriale t\u00eb prodhuara p\u00ebr efekt t\u00eb procesit t\u00eb vetingut n\u00eb munges\u00eb t\u00eb provave ligjor\u00eb t\u00eb koh\u00ebs kur veprimet ishin kryer nuk kishin vler\u00eb provuese.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit pretendimet e Mulkurtit se burimi i pasuris\u00eb nuk i ishte k\u00ebrkuar nuk q\u00ebndrojn\u00eb dhe se bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me detyrimet ligjore q\u00eb ai kishte.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj KPA vler\u00ebsoi nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huaje prej t\u00eb cil\u00ebs Mulkurti deklaronte se kishte marr\u00eb 10 mij\u00eb euro me t\u00eb cilat justifikonte pages\u00ebn p\u00ebr garazh. Kolegji vuri n\u00eb dukje se p\u00ebr t\u00eb ardhurat nuk kishte prova, nd\u00ebrsa arsyetoi se kishte nj\u00eb mori t\u00eb dh\u00ebnash q\u00eb kund\u00ebrshtonin pretendimet e Mulkurit. Kolegji arsyetoi se personi q\u00eb supozohej se p\u00ebrdorte p\u00ebr biznes banes\u00ebn kishte qen\u00eb vet\u00ebm dy her\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2011 dhe se fatura elektrike p\u00ebr banes\u00ebn tregonin shpenzime minimale.<\/p>\n<p>Kolegji rr\u00ebzoi pretendimet e Mulkurtit mbi mund\u00ebsin\u00eb e kursimit. KPA cil\u00ebsoi t\u00eb ligjshme vet\u00ebm t\u00eb ardhurat e deklaruara si kursime, nd\u00ebrsa arsyetoi se pretendimi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb si kursime t\u00eb mundshme t\u00eb shum\u00ebs q \u00ebmbetej nga zbritja e shpenzimeve ishte i paarsyesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kolegji tha se ky kontroll teorik b\u00ebhej prej ILDKPKI-s\u00eb p\u00ebr efekt t\u00eb llogaritjes s\u00eb mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb kursimit, por nuk tregonte kursimet reale. Kolegji arsyetoi se kursime cil\u00ebsoheshin vet\u00ebm ato q\u00eb ishin deklaruar si t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>\u201cSi rrjedhoj\u00eb, n\u00eb kushtet kur subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebr vitin 2005 ka deklaruar 500.000 lek\u00eb kursime cash, jasht\u00eb sistemit bankar, \u00ebsht\u00eb alogjike t\u00eb pretendohet q\u00eb n\u00eb fakt kursimet e tij nuk kan\u00eb qen\u00eb ato t\u00eb deklaruara, por ato q\u00eb rezultojn\u00eb si mund\u00ebsi teorike\u201d, shprehet KPA.<\/p>\n<p>Kolegji rr\u00ebzoi edhe pretendimet e Mulkurtit p\u00ebr t\u00eb \u00e7\u00eblur hetim gjyq\u00ebsore. KPA vuri n\u00eb dukje se nuk kishte shkelje proceduriale t\u00eb Komisionit, nd\u00ebrsa arsyetoi se pretendimet e Mulkurtit p\u00ebr shkelje t\u00eb nenit 6 t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb T\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut ishte i pabazuar.<\/p>\n<p>KPA shprehet n\u00eb vendim se p\u00ebrputhshm\u00ebria e veprimtaris\u00eb s\u00eb institucioneve q\u00eb kryejn\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit me parimet e nenit 6 t\u00eb KEDNj-s\u00eb \u00ebsht\u00eb certifikuar nga Komisioni i Venecias, Gjykata Kushtetuese dhe \u201ckonfirmuar edhe nga shqyrtimi n\u00eb praktik\u00eb nga GjEDNj-ja n\u00eb vendimin q\u00eb i p\u00ebrket Xhoxhaj kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Duke iu referuar nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke q\u00eb Mulkurti pretendonte se kishte nga e \u00ebma n\u00eb Durr\u00ebs, por q\u00eb nuk ishte deklaruar p\u00ebr shkak se nuk ishte ligj\u00ebruar ndonj\u00ebher\u00eb, KPA thot\u00eb se gjeti shkelje t\u00eb etik\u00ebs dhe t\u00eb ligjit p\u00ebr deklarimin. \u201cDuke abstraguar nga fakti q\u00eb posedimi pa titull i nj\u00eb pasurie t\u00eb paluajtshme, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb bregdetit, nga nj\u00eb magjistrat karriere q\u00eb ka gjykuar \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb, produktet e t\u00eb cilave nd\u00ebr t\u00eb tjera investohen haptazi ose n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kamufluar edhe n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme dhe t\u00eb luajtshme t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre veprave, n\u00eb vler\u00ebsimin e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit, minimalisht cenojn\u00eb besimin te sjellja jasht\u00ebgjyq\u00ebsore e subjektit p\u00ebr t\u00eb respektuar ligjin, apo edhe besimin te drejt\u00ebsia n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi\u201d, shprehet KPA.<\/p>\n<p>Kolegji tha se Mulkurti kishte k\u00ebrkuar ulje t\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shpenzimesh n\u00eb analiz\u00ebn financiare, por nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e k\u00ebrkesave u cil\u00ebsuan t\u00eb paprovuara prej KPA dhe u rr\u00ebzuan. KPA shprehet se pretendimet e Mulkurtit q\u00eb shpenzimet e shkollimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb shkoll\u00eb private e t\u00eb ngjashme t\u00eb konsideroheshin shpenzime jetike, nuk u mor\u00ebn parasysh.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji rr\u00ebzoi pretendimet e ish-gjyqtarit Idriz Mulkurti, duke i cil\u00ebsuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb provave t\u00eb sjella prej tij si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb justifikuar munges\u00ebn e burimeve. Sipas arsyetimit t\u00eb KPA-s\u00eb, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte pranuar n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit disa prej justifikimeve t\u00eb ish-gjyqtarit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":73399,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,362],"tags":[107,578,112,579],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shpallje-vendimi-n\u00eb-Kolegjin-e-Posa\u00e7\u00ebm-t\u00eb-Apelimit.jpg","fifu_image_alt":"Shpallje vendimi n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73398"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73398"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73398\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73400,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73398\/revisions\/73400"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73399"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73398"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73398"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73398"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}