{"id":73404,"date":"2021-05-23T10:45:08","date_gmt":"2021-05-23T08:45:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dyshimi-i-kpk-maria-qirjazi-shfrytezoi-pozicionin-si-gjyqtare-ne-blerjen-e-pasurive-publike\/2021\/05\/23\/"},"modified":"2023-04-06T21:36:10","modified_gmt":"2023-04-06T19:36:10","slug":"dyshimi-i-kpk-maria-qirjazi-shfrytezoi-pozicionin-si-gjyqtare-ne-blerjen-e-pasurive-publike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dyshimi-i-kpk-maria-qirjazi-shfrytezoi-pozicionin-si-gjyqtare-ne-blerjen-e-pasurive-publike\/2021\/05\/23\/","title":{"rendered":"Dyshimi i KPK: \u201cMaria Qirjazi shfryt\u00ebzoi pozicionin si gjyqtare n\u00eb blerjen e pasurive publike\u201d."},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-weight: 400;\">Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se gjyqtarja e Apelit Tiran\u00eb, Maria Qirjazi ka vepruar n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut n\u00eb blerjen e disa trojeve publike n\u00eb shuma t\u00eb vogla dhe duke i shk\u00ebmbyer ato me vlera monetare dhjet\u00ebra her\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, n\u00eb kund\u00ebrshtim me q\u00ebllimin e p\u00ebrftimit nga nj\u00ebsit\u00eb vendore dhe duke shmangur pages\u00ebn e taksave.\u00a0<\/span><!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_76885\" aria-describedby=\"caption-attachment-76885\" style=\"width: 534px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4146.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-76885\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4146-534x400.jpg\" alt=\"\" width=\"534\" height=\"400\" data-id=\"76885\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-76885\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Maria Qirjazi pas vendimit t\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, Maria Qirjazi u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 25 shkurt 2021, pasi u konkluduan mungesa burimesh n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr krijimin e pasurive; deklarim i pamjaftuesh\u00ebm dhe se ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Genta Tafa(Bungo), me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktarin, e p\u00ebrfunduan hetimin administrativ p\u00ebr Qirjazin vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gjyqtarja Maria Qirjazi ka marr\u00eb titullin \u201cjurist\u201d nga Universiteti i Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 1988 dhe n\u00eb 1994-\u00ebn u em\u00ebrua si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Sarand\u00eb. N\u00eb vitin 2000 u em\u00ebrua n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Gjirokast\u00ebr, ku ka ushtruar edhe funksionin e kryetares p\u00ebr periudh\u00ebn 2008-2013. N\u00eb korrik t\u00eb 2013-\u00ebs ajo u dekretua si gjyqtare n\u00eb Apelin e Tiran\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nga hetimi ka rezultuar se subjekti dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb fituar kat\u00ebr troje publike nw mwnyrw tw dyshimtw dhe se janw hequr si pronarw tw pasuris\u00eb pa p\u00ebrfituar titullin duke kryer shk\u00ebmbime t\u00eb tre prej tyre me qwllim shmangien e detyrimeve pwr tw ardhurat e pwrfituara, qw sipas KPK bien ndesh me etik\u00ebn e saj si gjyqtare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gjithashtu, Komisioni konstaton se trojet nuk janw pwrdorur pwr qwllimin e pwrfituar, pasi bashkwshortwt Qirjazi e kanw tjetwr destinacionin.\u00a0\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 2+1 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2008 p\u00ebr \u00e7mimin 5 milion\u00eb lek\u00eb, Qirjazi ka deklaruar se pagesat jan\u00eb kryer n\u00eb vitet 2003-2004 me burime financiare t\u00eb rrjedhura nga t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfitura nga dh\u00ebnia p\u00ebr nd\u00ebrtim e nj\u00eb trualli me sip\u00ebrfaqe 345 m2, n\u00eb Sarand\u00eb. Ajo ka pretenduar se nga kjo kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje ka p\u00ebrfituar si vler\u00eb takuese shum\u00ebn prej 3 milion\u00eb lek\u00eb. Si burim tjet\u00ebr subjekti ka deklaruar edhe t\u00eb ardhurat familjare.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Komisioni konstaton se sipas kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes t\u00eb vitit 2003, me pal\u00ebn investitore ishte dakord\u00ebsuar q\u00eb bashk\u00ebshorti t\u00eb merrte nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 110 m2 n\u00eb objektin q\u00eb po nd\u00ebrtohej dhe si kompensim t\u00eb asaj pasurie, vler\u00ebn prej 3 milion\u00eb lek\u00ebsh. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb deklaruar se bashk\u00ebshorti i subjektit nuk ka pasur ndonj\u00eb pretendim tjet\u00ebr mbi pron\u00ebsin\u00eb e truallit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nga hetimi ka rezultuar se trualli \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga Bashkia e Sarand\u00ebs kundrejt \u00e7mimit 166 mij\u00eb lek\u00eb dhe se objekti i kontrat\u00ebs ka qen\u00eb nd\u00ebrtimi i nj\u00eb hoteli, ku \u00ebsht\u00eb pwrcaktuar edhe afati kur duhej t\u00eb paraqitej k\u00ebrkesa p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, trupi gjykues konstaton se p\u00ebrfitimi i pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb truallit n\u00eb vitin 2002 \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb shkelje ligjore dhe me an\u00eb t\u00eb veprimeve t\u00eb parregullta. Kjo, pasi trualli \u00ebsht\u00eb disponuar nga bashk\u00ebshort\u00ebt Qirjazi disa vite para se t\u00eb lidhej kontrata e blerjes, duke kryer veprime ligjore dhe duke u sjell si pronar\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb truall pa p\u00ebrfituar ende t\u00eb drejta ligjore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cPasuria truall \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga Bashkia Sarand\u00eb n\u00eb vitin 2002, n\u00eb dukje favorizuese, n\u00eb shum\u00ebn 166,000 lek\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb shitur me q\u00ebllime fitimi n\u00eb shum\u00ebn 3,000,000 lek\u00eb, gj\u00eb e cila lindi dyshimin e Komisionit se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga subjekti duke shfryt\u00ebzuar edhe pozit\u00ebn e saj si gjyqtare\u201d, konstaton trupi gjykues.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sipas KPK edhe kontrata p\u00ebr shk\u00ebmbimin e truallit nuk \u00ebsht\u00eb sipas form\u00ebs dhe p\u00ebrmbajt\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Kodi Civil. &#8220;[&#8230;]kjo form\u00eb shk\u00ebmbimi duket q\u00eb ka sjell\u00eb shmangie edhe t\u00eb detyrimeve fiskale n\u00eb buxhetin e shtetit\u201d, v\u00ebren Komisioni dhe i konsideron k\u00ebto veprime t\u00eb c\u00ebnim t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb gjyqtarit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">KPK nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb vler\u00ebn e p\u00ebrfituar nga shitja e truallit dhe as burimin e deklaruar se ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb, duke konsideruar se bashk\u00ebshort\u00ebt Qirjazi nuk kan\u00eb pasur t\u00eb ligjshme p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsaj pasurie.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nga hetimi ka rezultuar se Qirjazi ka p\u00ebrfituar edhe nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 21 m2 n\u00eb Sarand\u00eb nga shitja truallit me sip\u00ebrfaqe 345 m2 n\u00eb vitin 2003.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">&#8220;\u00cbsht\u00eb i dyshimt\u00eb fakti i p\u00ebrfitimit n\u00eb vitin 2010, t\u00eb apartamentit me sip. 21m2 , nga investitor\u00ebt A. dhe D. Sh. etj., me t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr shk\u00ebmbimin e truallit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb likuidimi q\u00eb n\u00eb vitin 2003, n\u00eb vler\u00eb monetare dhe pa pretendime t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb ardhmen&#8221;, konstaton trupi gjykues.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">E nj\u00ebjta situat\u00eb \u00ebsht\u00eb identifikuar edhe n\u00eb blerjen e nj\u00eb lokali sh\u00ebrbimi n\u00eb Sarand\u00eb n\u00eb vitin 2007 n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 980 mij\u00eb lek\u00eb. Si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie gjyqtarja ka deklaruar nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb vitit 2006, p\u00ebr dh\u00ebnien p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb nj\u00eb trualli me sip\u00ebrfaqe 387 m2 n\u00eb Sarand\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1998 nga ish-K\u00ebshilli i Rrethit p\u00ebr \u00e7mimin 185 mij\u00eb lek\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sipas KPK, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duke realizuar kontrat\u00eb shkm\u00ebbimi, jan\u00eb shmangur detyrimet q\u00eb rrjedhin p\u00ebr pagimin e t\u00eb ardhurave.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nisur nga fakti se p\u00ebr vler\u00ebn 1 milion e 850 mij\u00eb lek\u00eb nuk jan\u00eb paguar detyrimet dhe nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar si likujditet cash, Komisioni nuk e ka p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e mjeteve monetare p\u00ebr blerjen e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">&#8220;P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, subjekti dhe bashk\u00ebshorti, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri truall, jan\u00eb pajisur me certifikat\u00eb p\u00ebr v\u00ebrtetim pron\u00ebsie t\u00eb l\u00ebshuar nga ZVRPP-ja Sarand\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 3.4.2017, pra, duke b\u00ebr\u00eb veprime dhe duke u hequr si pronar\u00eb shum\u00eb vite pas lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes dhe pas deklarimit p\u00ebr likuidimin e pal\u00ebve nga shk\u00ebmbimi&#8221;, konstaton trupi gjykues.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nga hetimi ka rezultuar se gjyqtarja Qirjazi dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb p\u00ebrfituar edhe nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 400 m2 n\u00eb vitin 2005, me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb Sarand\u00eb, pasuri q\u00eb nuk e kan\u00eb deklaruar gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2009.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">ILDKPKI-ja ka konstatuar se subjekti ka kryer fshehje t\u00eb vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak Sarand\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK konkludon se subjekti nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e pages\u00ebs p\u00ebr blerjen e truallit n\u00eb shum\u00ebn 120 mij\u00eb lek\u00eb dhe se nuk ka kryer asnj\u00eb veprim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar q\u00ebllimin e p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie nga bashkia, q\u00eb ka qen\u00eb kryerja e investimit p\u00ebr nd\u00ebrtim banese dhe aktivitet privat.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Munges\u00eb burimesh \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 2+1 + garazh n\u00eb Sarand\u00eb n\u00eb vitin 2012.\u00a0 Nga hetimi ka rezultuar se Qirjazi nuk e ka deklaruar garazhin gjat\u00eb deklaratave vjetore p\u00ebr periudh\u00ebn 2012-2016.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Po ashtu, ILDKPKI-ja ka deklaruar n\u00eb Komision se subjekti ka fshehur edhe nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 2156 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb fshatin Finiq n\u00eb vitin 2002 kundrejt \u00e7mimit 689 mij\u00eb lek\u00eb, bazuar n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb ish-K\u00ebshillit t\u00eb Komun\u00ebs t\u00eb vitit 2001, pasi nuk e ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs t\u00eb vitit 2003.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Trupi gjykues shprehet se ngelet i dyshimt\u00eb fakti i dh\u00ebnies se lejes p\u00ebr shesh nd\u00ebrtimi bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit disa muaj para se t\u00eb paguante detyrimin p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebr \u00e7eljen e tre depozitave nga 5000 euro m\u00eb 31 tetor 2013, subjekti ka deklaruar si burime krijimi t\u00eb ardhurat e nga shitja e nj\u00eb magazine po n\u00eb at\u00eb dit\u00eb, si dhe t\u00eb shitjes s\u00eb nj\u00eb automjeti.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Komisioni arrin n\u00eb konkluzionin se ka nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb madhe mes vler\u00ebs s\u00eb blerjes s\u00eb magazin\u00ebs n\u00eb vitin 2000 kundrejt shum\u00ebs 85 mij\u00eb lek\u00eb dhe \u00e7mimit t\u00eb shitjes n\u00eb 2013-\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 2 milion e 756 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si burim kryesor p\u00ebr tri depozitat.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sipas trupit gjykues, Qirjazi nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb se si nj\u00eb pasuri e bler\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 85 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb shitur m\u00eb pas n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb e 756 mij\u00eb lek\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nga analiza e p\u00ebrgjithshme financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 9 milion\u00eb e 619 mij\u00eb lek\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se gjyqtarja e Apelit Tiran\u00eb, Maria Qirjazi ka vepruar n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut n\u00eb blerjen e disa trojeve publike n\u00eb shuma t\u00eb vogla dhe duke i shk\u00ebmbyer ato me vlera monetare dhjet\u00ebra her\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, n\u00eb kund\u00ebrshtim me q\u00ebllimin e p\u00ebrftimit nga nj\u00ebsit\u00eb vendore dhe duke [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73405,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[125,107,118,581],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4146.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Maria Qirjazi pas vendimit t\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73404"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73404"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73404\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73406,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73404\/revisions\/73406"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73405"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73404"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73404"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73404"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}