{"id":73410,"date":"2021-05-21T16:51:36","date_gmt":"2021-05-21T14:51:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/huate-dhe-makinat-vene-ne-veshtiresi-gjyqtarin-desart-avdulaj\/2021\/05\/21\/"},"modified":"2023-04-06T21:36:33","modified_gmt":"2023-04-06T19:36:33","slug":"huate-dhe-makinat-vene-ne-veshtiresi-gjyqtarin-desart-avdulaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/huate-dhe-makinat-vene-ne-veshtiresi-gjyqtarin-desart-avdulaj\/2021\/05\/21\/","title":{"rendered":"Huat\u00eb dhe makinat v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi gjyqtarin Desart Avdulaj"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, Desart Avdulaj u p\u00ebrball n\u00eb KPK me pyetje mbi burimet e ligjshme t\u00eb kat\u00ebr huadh\u00ebn\u00ebsve dhe disa transaksione t\u00eb komplikuara. Avdulaj k\u00ebmb\u00ebnguli se pasuria ishte e ligjshme dhe k\u00ebrkoi rihapje hetimi n\u00eb dy kriteret e tjera.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_78911\" aria-describedby=\"caption-attachment-78911\" style=\"width: 480px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-78911\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-5948-3-480x400.jpg\" alt=\"\" width=\"480\" height=\"400\" data-id=\"78911\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-78911\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Durr\u00ebs Desart Avdulaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto:Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi t\u00eb premten seanc\u00ebn d\u00ebgjimore ndaj aktualisht drejtuesit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Durr\u00ebs Desart Avdulaj. Trupa gjykuese e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Xhensila Pinen dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin njoftoi se rivler\u00ebsimi p\u00ebr Avdulajn ishte b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit Pine theksoi problemet me justifikimin e burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm p\u00ebr 70 mij\u00eb euro hua nga kat\u00ebr persona, dy v\u00ebllez\u00ebr, nj\u00eb kush\u00ebri dhe nj\u00eb i njohur, dyshimet mbi pron\u00ebsin\u00eb e fshehur t\u00eb nj\u00eb makine bler\u00eb nga i v\u00ebllai dhe pamund\u00ebsin\u00eb financiare n\u00eb disa vite. KPK po ashtu p\u00ebrmendi edhe dyshimet p\u00ebr konflikt interesi n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb po shqyrtohet n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Para fillimit t\u00eb relatimit gjyqtari paraqiti prova shtes\u00eb dhe i k\u00ebrkoi Komisionit rihapej t\u00eb hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb fjal\u00ebn e tij se pasuria ishte e ligjshme dhe se huadh\u00ebn\u00ebsit po ashtu kishin pasur t\u00eb ardhura q\u00eb i justifikonin huat. Avdulaj kund\u00ebrshtoi dyshimet p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur dhe ato p\u00ebr konflikt interesi, nd\u00ebrsa tha se dosja n\u00eb fjal\u00eb nuk ishte lexuar prej tij dhe emri i tij n\u00eb sistemin elektronik si gjyqtar\u00eb i saj ishte nj\u00eb gabim teknik.<\/p>\n<p>Avdulaj u pyet gjat\u00eb edhe prej v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar Steven Kesser, i cili k\u00ebmb\u00ebnguli kryesisht t\u00eb kuptonte marr\u00ebdh\u00ebniet mes tij dhe huadh\u00ebn\u00ebsve. Kesser madje e pyeti gjyqtarin edhe n\u00ebse e dinte se si kishte shkuar biseda mes t\u00eb v\u00ebllait dhe t\u00eb fejuar\u00ebs s\u00eb tij mjeke n\u00eb \u00c7eki, mbi nj\u00eb hua 10 mij\u00eb euro q\u00eb gjyqtari kishte marr\u00eb n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Desart Avdulaj ka p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2004 dhe pas nj\u00eb periudhe stazhi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Durr\u00ebsit, u em\u00ebrua gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Gjirokastr\u00ebs. Prej vitit 2013, ai e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p><strong>Burimet e financimit t\u00eb apartamentit <\/strong><\/p>\n<p>Hetimi i KPK n\u00eb pasurin\u00eb e Avdulajt ishte fokusuar te nj\u00eb apartament 169.8 metra i bler\u00eb n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr 101 mij\u00eb euro, i financuar kryesisht p\u00ebrmes 4 huave 70 mij\u00eb euro dhe 31 mij\u00eb euro prej kursimeve t\u00eb vet\u00eb gjyqtarit dhe bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Pine tha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj se nga deklarimet vjetore kishte rezultuar se Avdulaj kishte kursyer n\u00eb total 6.1 milion lek\u00eb nga viti 2003 deri n\u00eb vitin 2015, por pas hetimit dhe analiz\u00ebs financiare t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Komisioni t\u00eb justifikuara sipas hetimit rezultuan vet\u00ebm rreth 2.6 milion.<\/p>\n<p>KPK cil\u00ebsoi si t\u00eb pa justifikuara 1 milion lek\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshortja kishte sjell\u00eb me vet\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb martes\u00ebs, gjysma si dhurim nga prind\u00ebrit dhe gjysma si kursime prej pag\u00ebs s\u00eb saj. Avdulaj k\u00ebmb\u00ebnguli se k\u00ebto para ishin t\u00eb ligjshme. Ai tha se familja e bashk\u00ebshortes kishte pasur burime alternative t\u00eb ardhurave, p\u00ebrfshi ato nga bujq\u00ebsia, por p\u00ebr t\u00eb cilat nuk kishte dokumentacion. Ai po ashtu tha se nj\u00eb shum\u00eb rreth 325 mij\u00eb lek\u00eb ishin t\u00eb ardhura t\u00eb dhuruara nga t\u00eb af\u00ebrmit me rastin e martes\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb relatim Pine cil\u00ebsoi t\u00eb pa justifikuara edhe kursimet e vet\u00eb gjyqtarit, pasi si\u00e7 doli nga fjala e saj, prej tyre nuk ishin marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb 10 mij\u00eb euro hua nga v\u00ebllai n\u00eb \u00c7eki n\u00eb vitin 2010 dhe nj\u00eb pjes\u00eb ishin zbritur prej viteve kur Avdulaj rezultonte me bilanc negativ.<\/p>\n<p>Avdulaj kund\u00ebrshtoi moskonsiderimin e huas\u00eb si e ardhur. Ai tha se parat\u00eb v\u00ebllai i kishte marr\u00eb hua nga e fejuara, m\u00eb pas bashk\u00ebshortja e tij, dhe se ata t\u00eb dy kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. P\u00ebrmbledhtazi Avdulaj tha se nga analiza q\u00eb ai b\u00ebnte kursimet n\u00eb vler\u00ebn 6.1 milion kishin qen\u00eb t\u00eb mundura.<\/p>\n<p>Por Avdulaj sipas KPK nuk justifikonte burimet e ligjshme as p\u00ebr 70 mij\u00eb euro hua t\u00eb marra n\u00eb vitin 2015 p\u00ebrkat\u00ebsisht, 10 mij\u00eb euro nga v\u00ebllai n\u00eb \u00c7eki, 20 mij\u00eb euro nga v\u00ebllai n\u00eb Tiran\u00eb, 15 mij\u00eb paund nga nj\u00eb kushuri n\u00eb Angli dhe 20 mij\u00eb euro nga ortaku i v\u00ebllait n\u00eb nj\u00eb kompani p\u00ebrmbarimi privat. T\u00eb kat\u00ebr huat\u00eb ishin marr\u00eb pa interes p\u00ebr 10 vjet.<\/p>\n<p>N\u00eb relatim Pine vuri n\u00eb dukje hetim t\u00eb detajuar t\u00eb pasurive dhe mund\u00ebsive t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve. Sipas saj asnj\u00eb prej tyre nuk kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan, pavar\u00ebsisht t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Pine vuri n\u00eb dyshim mund\u00ebsin\u00eb e v\u00ebllait q\u00eb jetonte n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr huan duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ai kishte marr\u00eb vet\u00eb disa kredi konsumatore dhe po ashtu kishte paguar nj\u00eb kredi p\u00ebr nj\u00eb banes\u00eb t\u00eb bler\u00eb nga babai. Ajo po ashtu vuri n\u00eb dyshim edhe pag\u00ebn q\u00eb v\u00ebllai i subjektit kishte marr\u00eb nga kompania p\u00ebrmbarimore.<\/p>\n<p>Avdulaj i kund\u00ebrshtoi gjetjet. Ai tha se v\u00ebllai ishte larguar nga nj\u00eb pun\u00eb n\u00eb bank\u00eb dhe se puna e re normalisht do kishte nj\u00eb rrog\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Ai tha se kontrata e pun\u00ebs ishte n\u00ebnshkruar mes v\u00ebllait dhe kompanis\u00eb dhe nuk kishte pse ajo t\u00eb vihej n\u00eb diskutim. Ai po ashtu pretendoi se kredit\u00eb q\u00eb v\u00ebllai kishte marr\u00eb, nuk ndikonin te huaja q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb Avdulajt.<\/p>\n<p>Relatorja vuri n\u00eb dukje se pas nj\u00eb hetimi t\u00eb detajuar kishte rezultuar edhe se pronari i kompanis\u00eb s\u00eb p\u00ebrmbaruese nuk kishte pasur burim t\u00eb ligjsh\u00ebm p\u00ebr huan pavar\u00ebsisht t\u00eb ardhurave t\u00eb konsiderueshme, pasi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebt\u00ebn koh\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb huash t\u00eb ngjashme dhe se t\u00eb ardhurat e ligjshme nuk mbulonin edhe huan\u00eb p\u00ebr Avdulaj.<\/p>\n<p>N\u00eb relatim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast Pine vuri n\u00eb dukje se Drejtoria Rajonale e Tatimeve n\u00eb Tiran\u00eb kishte sjell\u00eb tre her\u00eb informacione t\u00eb ndryshme mbi nj\u00eb ndarje dividenti t\u00eb kompanis\u00eb B.S.A. Sipas KPK n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Komisionin shuma ishte 28 milion, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr ILDKPKI 11 milion dhe n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb shkrese t\u00eb trup\u00ebs 76 milion. Pine tha se tatimet nuk soll\u00ebn n\u00eb asnj\u00eb rast dokumentet justifikuese p\u00ebr k\u00ebto shuma. Komisioni verifikoi vet\u00eb dividentin si\u00e7 ishte deklaruar nga asambleja e ortak\u00ebve dhe i rezultoi nj\u00eb shum\u00eb neto prej 23 milion lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Mbi k\u00ebt\u00eb pik\u00eb Avdulaj paraqiti nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb re. Ai tha se kishte sjell\u00eb nj\u00eb dokument sipas t\u00eb cilit kompania BSA i kishte huazuar pronarit t\u00eb saj nj\u00eb shum\u00eb prej 24 milion lek\u00ebsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb. Ai tha se personi n\u00eb fjal\u00eb i kishte pasur mund\u00ebsit\u00eb financiar p\u00ebr huadh\u00ebnien. Ai i k\u00ebrkoi KPK t\u2019i referohej Kolegjit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Sipas tij KPA kishte arsyetuar se huaja duhej t\u00eb konsiderohej nga burim i ligjsh\u00ebm n\u00ebse t\u00eb ardhurat e ligjshme e mbulonin at\u00eb.<\/p>\n<p>Pine rr\u00ebzoi si pa burim t\u00eb ligjsh\u00ebm edhe huan e v\u00ebllait n\u00eb \u00c7eki. Sipas relatores ky i fundit po ndiqte studimet n\u00eb Prag\u00eb dhe bursa e t\u00eb ardhurat e tjera t\u00eb tij nuk ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan. Ajo vuri n\u00eb dukje se disa t\u00eb ardhura t\u00eb pretenduara nuk ishin dokumentuar.<\/p>\n<p>Avdulaj tha se i v\u00ebllai kishte ndjekur doktoratur\u00ebn n\u00eb Prag\u00eb dhe se gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe kishte punuar p\u00ebr universitetin, kishte p\u00ebrfituar disa grande dhe se kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme. Avdulaj tha se i v\u00ebllai dhe bashk\u00ebshortja jetonin n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb me qira t\u00eb lir\u00eb q\u00eb u ishte ofruar nga spitali i Prag\u00ebs n\u00eb t\u00eb cilin punonte bashk\u00ebshortja e t\u00eb v\u00ebllait. Ai tha se kostot e tyre t\u00eb jetes\u00ebs ishin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se ato t\u00eb llogaritura nga KPK.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrplasje e ngjashme ishte edhe p\u00ebr burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb nj\u00eb kush\u00ebriri n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe. KPK tha se n\u00eb fund t\u00eb hetimit t\u00eb ardhurat e tij nuk ishin dokumentuar, nd\u00ebrsa Avdulaj k\u00ebmb\u00ebnguli se ai kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursente dhe kishte jetuar i vet\u00eb. Avdulaj pranoi se disa nga dokumentet nga Britani nuk kishin ardhur ende n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji, por tha se ishin depozituar nga nj\u00eb avokat n\u00eb Britani dhe pritej t\u00eb mb\u00ebrrinin t\u00eb apostilizuara.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Kesser k\u00ebmb\u00ebnguli me disa pyetje n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. Ai vuri n\u00eb dukje se kush\u00ebriri i kishte dh\u00ebn\u00eb Avudlajt nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb ardhurave vjetore dhe gati 64 p\u00ebr qind t\u00eb kursimeve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Avdulaj t\u00eb blinte nj\u00eb apartament n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs dhe t\u00eb b\u00ebnte investime luksoze. Kesser tha se kjo i dukej e \u00e7uditshme.<\/p>\n<p>Avdulaj tha se nuk kishte asgj\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se huat\u00eb ishin marr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb dhe ofertave jo t\u00eb mira p\u00ebr kredi. Ai tha se p\u00ebr shkak t\u00eb procesit t\u00eb vetingut bankat i kishin refuzuar kredidh\u00ebnien, por tha se kjo ishte b\u00ebr\u00eb gojarisht dhe ai nuk e provonte dot. Avdulaj k\u00ebmb\u00ebnguli se menj\u00ebher\u00eb sapo pati mund\u00ebsin\u00eb mori kredi dhe shleu tre nga 4 huat\u00eb brenda 2 viteve edhe pse ato ishin marr\u00eb p\u00ebr 10 vjet.<\/p>\n<p>KPK nuk vuri n\u00eb dukje total t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme mbi k\u00ebt\u00eb pasuri, por nga relatimi u la t\u00eb kuptohej se nj\u00eb pjes\u00eb e kursimeve t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr t\u00eb dhe p\u00ebr investimin n\u00eb sistemin e kondicionimit dhe huat\u00eb nuk ishin konsideruar deri n\u00eb at\u00eb moment si t\u00eb justifikuara.<\/p>\n<p><strong>Makinat dhe transaksionet e komplikuara<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem i Avdulajt rezultoi nga nj\u00eb makin\u00eb e blere nga K.A, nj\u00ebri prej v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij q\u00eb jetonte n\u00eb \u00c7eki. Makina ishte bler\u00eb p\u00ebr 17 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2010 dhe si burim K.A kishte deklaruar nj\u00eb hua nga kush\u00ebriri q\u00eb jetonte n\u00eb Britani.<\/p>\n<p>Procedurat p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs ishin kryer me prokur\u00eb nga J.A, v\u00ebllai tjet\u00ebr i subjektit q\u00eb ndodhej n\u00eb Shqip\u00ebri. KPK tha se nga hetimi rezultoi se Avdulaj ishte p\u00ebrfituesi i nj\u00eb sigurimi kasko p\u00ebr k\u00ebt\u00eb automjet, i cili nuk ishte deklaruar. Po ashtu sipas KPK rezultonte se Avdulaj kishte nj\u00eb kontrat\u00eb huap\u00ebrdorje p\u00ebr mjetin dhe se n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij kishte polica sigurimi edhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb k\u00ebsaj kontrate.<\/p>\n<p>Pine tha se rezultonte se v\u00ebllai q\u00eb ndodhej jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk e kishte p\u00ebrdorur vet\u00eb makin\u00ebn, p\u00ebr blerjen e t\u00eb cil\u00ebs kishte marr\u00eb borxh, nd\u00ebrsa ngriti dyshime se ajo ishte pasuri e fshehur. Pine tha se nuk kishte dokumentacion q\u00eb t\u00eb tregonte se v\u00ebllai kishte marr\u00eb apo kishte kthyer huan ndaj kush\u00ebririt.<\/p>\n<p>Avdulaj pranoi se transaksionet n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishin t\u00eb komplikuara, por pretendoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb v\u00ebllai e kishte bler\u00eb p\u00ebr prind\u00ebrit dhe e kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb tyre dhe v\u00ebllait tjet\u00ebr q\u00eb jetonte me ta. Ai tha se kontrat\u00ebn e huap\u00ebrdorjes e kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak se e kishte p\u00ebrdorur makin\u00ebn jasht\u00eb vendit, nd\u00ebrsa prind\u00ebrit dhe v\u00ebllai tjet\u00ebr nuk kishin nj\u00eb t\u00eb till\u00eb pasi nuk kishin kaluar kufirin me k\u00ebt\u00eb makin\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr faktin se p\u00ebrse v\u00ebllai do shpenzonte p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb nuk e p\u00ebrdorte vet\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb momentin e blerjes nuk i kishte pasur parat\u00eb Avdulaj arsyetoi me pritshm\u00ebri ekonomike. Ai tha se v\u00ebllai kishte pritshm\u00ebri t\u00eb mira p\u00ebr pun\u00ebn e tij dhe se tani punonte n\u00eb burs\u00ebn e Frankfurtit. Ai tha se makina ishte dhurat\u00eb p\u00ebr prind\u00ebrit dhe se ata kishin qen\u00eb p\u00ebrdoruesit kryesor\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm rezultoi p\u00ebr KPK edhe marr\u00ebveshja p\u00ebr p\u00ebrdorimin dhe m\u00eb pas blerjen e nj\u00eb mjeti gjuetie. Si\u00e7 u la t\u00eb kuptohej b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim nga nj\u00eb person n\u00eb vitin 2009 dhe t\u00eb bler\u00eb disa vjet m\u00eb von\u00eb nga subjekti p\u00ebr 200 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dyshim transaksionin nd\u00ebrsa tha se ai rezultonte me i lir\u00eb se taksat e paguara kur makina ishte futur n\u00eb Shqip\u00ebri, rreth 320 mij\u00eb lek\u00eb dhe se nd\u00ebrkoh\u00eb personi q\u00eb e zot\u00ebronte at\u00eb fillimisht nuk e kishte p\u00ebrdorur.<\/p>\n<p>Avdulaj theksoi se ai vet\u00eb e kishte p\u00ebrdorur vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast makin\u00ebn. Ai po ashtu pretendoi se blerja ishte b\u00ebr\u00eb pasi makina kishte q\u00ebndruar disa vite e pap\u00ebrdorur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb arm\u00eb gjuetie, shpenzimet p\u00ebr kondicionimin e sht\u00ebpis\u00eb dhe nj\u00eb makin\u00eb tjet\u00ebr u gjet\u00ebn nga KPK po ashtu me munges\u00eb burimesh. Avdulaj pretendoi se ato mbuloheshin nga t\u00eb ardhurat e tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb ai u pyet gjat\u00eb nga v\u00ebzhguesi n\u00eb lidhje me nj\u00eb hua nga v\u00ebllai n\u00eb vitin 2010 dhe justifikimin e saj. Nj\u00eb pjes\u00eb e pyetjeve q\u00eb u p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn edhe p\u00ebr huat\u00eb e tjera kishin t\u00eb b\u00ebnin me motivin dhe gjendjen emocionale t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve. Avdulaj u p\u00ebrgjigj duke p\u00ebrs\u00ebritur kryesisht ato q\u00eb tha n\u00eb mbrojtjen e tij.<\/p>\n<p>Huaja sipas Avdulajt ishte marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar nj\u00eb master jasht\u00eb vendit, por kur ky nuk ishte b\u00ebr\u00eb i mundur parat\u00eb ishin mbajtur cash dhe ishin kthyer n\u00eb vitin pas ardh\u00ebs. Ai tha se ato duhej t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ligjshme, edhe pse pasakt\u00ebsisht nuk ishin deklaruar si gjendje n\u00eb fund t\u00eb vitit 2010. Avdulaj iu referua KPA, duke pretenduar q\u00eb si prov\u00eb t\u00eb mbahej parasysh se nuk kishte pasur shpenzime p\u00ebr t\u00eb cilat t\u00eb sh\u00ebrbenin k\u00ebto para.<\/p>\n<p>N\u00eb fund Avdulaj rik\u00ebrkoi hapje t\u00eb hetimit. Ai tha se kishte punuar me pasion dhe se besonte q\u00eb me t\u00eb dh\u00ebnat e sjella e kishte bindur KPK q\u00eb pasuria e tij ishte nga burime t\u00eb ligjshme. Avdulaj tha se nuk kishte asnj\u00eb problem me hetimin, p\u00ebrkundrazi e vler\u00ebsoi at\u00eb duke shtuar se i ishin respektuar t\u00eb drejtat dhe i ishte dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb kur kishte k\u00ebrkuar. KPK tha se seanca p\u00ebr vendim do mbahej n\u00eb 26 maj n\u00eb or\u00ebn 9.30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, Desart Avdulaj u p\u00ebrball n\u00eb KPK me pyetje mbi burimet e ligjshme t\u00eb kat\u00ebr huadh\u00ebn\u00ebsve dhe disa transaksione t\u00eb komplikuara. Avdulaj k\u00ebmb\u00ebnguli se pasuria ishte e ligjshme dhe k\u00ebrkoi rihapje hetimi n\u00eb dy kriteret e tjera.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":73411,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[512,116,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-5948-3.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Durr\u00ebs Desart Avdulaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto:Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73410"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73410"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73410\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73412,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73410\/revisions\/73412"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73411"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73410"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73410"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73410"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}