{"id":73416,"date":"2021-05-21T12:41:55","date_gmt":"2021-05-21T10:41:55","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-me-dy-qendrime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin-e-arenc-celes\/2021\/05\/21\/"},"modified":"2023-04-06T21:36:47","modified_gmt":"2023-04-06T19:36:47","slug":"kpk-me-dy-qendrime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin-e-arenc-celes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-me-dy-qendrime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin-e-arenc-celes\/2021\/05\/21\/","title":{"rendered":"KPK me dy q\u00ebndrime p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin e Arenc \u00c7el\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Shumica e trupit gjykues t\u00eb KPK-s\u00eb u bind nga shpjegimet e prokurorit Arens \u00c7ela p\u00ebr pasurin\u00eb dhe dy kriteret e tjera t\u00eb rivler\u00ebsimit, nd\u00ebrsa komisionerja Xhensila Pine n\u00eb pakic\u00eb konstaton pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr nj\u00eb apartament dhe probleme me profesionalizmin.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_76993\" aria-describedby=\"caption-attachment-76993\" style=\"width: 534px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Arenc-\u00c7ela-n\u00eb-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-76993\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Arenc-\u00c7ela-n\u00eb-KPK-534x400.jpg\" alt=\"\" width=\"534\" height=\"400\" data-id=\"76993\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-76993\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Arenc \u00c7ela n\u00eb KPK | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Ish-prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, aktualisht shefi i Sektorit t\u00eb Monitorimit n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, Arens \u00c7ela u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 23 mars 2021 me shumic\u00eb votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb Komisionit dhe n\u00eb mendimin e pakic\u00ebs debatohet lidhur me pasurit\u00eb n\u00eb posedim dhe n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb prokurorit \u00c7ela, si dhe p\u00ebr kriterin profesional.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt n\u00eb shumic\u00eb t\u00eb trupit gjykues t\u00eb KPK, kryesuesja Pamela Qirko dhe relatorja Firdes Shuli vler\u00ebsojn\u00eb se prokurori \u00c7ela ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 67 m2 + 9 m2 n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2008, kundrejt vler\u00ebs 60 mij\u00eb e 800 euro. Komisioni \u00ebsht\u00eb bindur nga shpjegimet dhe provat e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, nd\u00ebrsa an\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, Xhensila Pine vler\u00ebson se \u00c7ela gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtij investmi.<\/p>\n<p>Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, prokurori \u00c7ela ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga paga e tij dhe e bashk\u00ebshortes si gjyqtare, magjistrate dhe juriste n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb; dy hua, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb nga vjehrra dhe nj\u00eb tjet\u00ebr nga babai n\u00eb vler\u00ebn 5 mij\u00eb euro. Gjithashtu, ka deklaruar si burim edhe nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica konstaton se bashk\u00ebshort\u00ebt \u00c7ela kan\u00eb krijuar kursime n\u00eb form\u00eb likujditetesh q\u00eb jan\u00eb deklaruar rregullisht dhe jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb si t\u00eb ardhura n\u00eb analiz\u00ebn financiare, prej nga ka rezultuar se kan\u00eb pasur burime p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shtator 2008 n\u00eb shum\u00ebn 18 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb, an\u00ebtarja Xhensila Pine arsyeton se prokurori \u00c7ela dhe bashk\u00ebshortja e tij nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 18 mij\u00eb euro, t\u00eb paguar n\u00eb shtator t\u00eb 2008-\u00ebs. Sipas saj, nuk justifikohet shuma 1.5 milion lek\u00eb e depozituar cash n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2006 q\u00eb ka rezultuar si burim p\u00ebr krijimin e gjendjes cash n\u00eb shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb, dhe vlerat 140 mij\u00eb lek\u00eb e 300 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb llogarit\u00eb rrjedh\u00ebse t\u00eb tij e t\u00eb bashk\u00ebshortes q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Pine v\u00ebren se ka mosp\u00ebrputhje mes pak\u00ebsimeve t\u00eb likuiditeteve n\u00eb bank\u00eb deklaruar nga subjekti dhe personi i lidhur n\u00eb vitin 2006. Ajo shton se nuk jan\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebtij k\u00ebsti dhuratat nga vjehrri, vjehrra dhe nga babai i tij, por jan\u00eb pasqyruar vet\u00ebm pagat dhe shp\u00ebrblimet.<\/p>\n<p>P\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb vitin 2008 n\u00eb vler\u00ebn 19 mij\u00eb euro, \u00c7ela ka deklaruar si burime kursimet nga pagat n\u00eb shum\u00ebn 4 mij\u00eb euro dhe dy hua t\u00eb marra nga babai i tij dhe nga vjehrra, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb shuma 5 mij\u00eb euro dhe 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e shumic\u00ebs renditen t\u00eb ardhurat e dokumentuara t\u00eb vjehrr\u00ebs s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe konstatohet se ajo ka p\u00ebrfituar shum\u00ebn 1.9 milion\u00eb lek\u00eb nga shitja e dy apartamenteve n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2006, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb dhe tjetrin 1.5 milion\u00eb lek\u00eb, ku n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit ka qen\u00eb bashk\u00ebpronare me ish-bashk\u00ebshortin.<\/p>\n<p>Shumica \u00ebsht\u00eb bindur nga shpjegimet e pokurorit \u00c7ela, i cili ka pretenduar se vjehrra e ka vazhduar bashk\u00ebjetes\u00ebn me ish-bashk\u00ebshortin dhe se e ka disponuar gjith\u00eb vler\u00ebn 1.9 milion lek\u00eb. Si prov\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pretendim, subjekti ka dor\u00ebzuar edhe nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb vjehrrit q\u00eb deklaron t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb.<\/p>\n<p>Pine n\u00eb pakic\u00eb i m\u00ebshon faktit se apartamentin e dyt\u00eb n\u00eb Lushnj\u00eb vjehrra e ka pasur n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me ish-bashk\u00ebshortin dhe se pjesa takuese e saj ishte 750 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDeklarata e babait t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit (b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb pyetjes si d\u00ebshmitar gjat\u00eb hetimit administrative) nuk mund t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb parashikimet e dokumentit ligjor kontrat\u00eb shitje,\u201d konstaton Pine.<\/p>\n<p>Pine evidenton se nga hetimi administrativ ka rezultuar se n\u00ebna e bashk\u00ebshortes ka shtuar n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme monetare n\u00eb dy llogari depozit\u00eb dhe vler\u00ebson se nuk provohet q\u00eb t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e pasurive t\u00eb paluajtshme t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr huan\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb edhe p\u00ebr huan\u00eb q\u00eb prokurori \u00c7ela ka deklaruar se e ka marr\u00eb nga i ati n\u00eb shum\u00ebn 5 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Shumica konsaton se n\u00eb vitet 2007 dhe 2008, prind\u00ebrit e subjektit kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura nga pagat si mjek\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 964 mij\u00eb lek\u00eb; t\u00eb ardhura nga nj\u00eb kredi e marr\u00eb n\u00eb \u201cAlpha Bank\u201d n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro; si dhe teprica t\u00eb kursyera deri n\u00eb vitin 2006 n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 348 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni e ka ka nisur analiz\u00ebn financiare nga viti 2006, kur prind\u00ebrit i kan\u00eb dhuruar \u00c7el\u00ebs shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti dhe e ka shtrir\u00eb deri n\u00eb dh\u00ebnien e huas\u00eb 5 mij\u00eb euro n\u00eb 2008-\u00ebn, prej nga ka rezultuar fillimisht nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb e 918 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Subjekti i ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebto konstatime, duke pretenduar se blerja e dy apartamenteve n\u00eb Lushnj\u00eb nga prind\u00ebrit \u00ebsht\u00eb pasqyruar si shpenzim i kryer n\u00eb vitin 2008, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebto shpenzime jan\u00eb kryer prej tyre n\u00eb vitet 2006 dhe 2007, p\u00ebrpara dh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb. Shumica i ka vler\u00ebsuar bind\u00ebse k\u00ebto shpjegime dhe e ka p\u00ebrmbysur balanc\u00ebn negative n\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar mund\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb huaje tjet\u00ebr n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 430 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2001 q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb pjese t\u00eb kredis\u00eb s\u00eb marr\u00eb p\u00ebr apartamentin, \u00c7ela ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion dokumente shkresore q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb t\u00eb ardhurat e tyre nga puna si mjek\u00eb n\u00eb Lushnj\u00eb dhe se babai ka realizuar t\u00eb ardhura honorare edhe nga m\u00ebsimdh\u00ebnia n\u00eb deg\u00ebn e Infermieris\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica shprehet se nuk ka asnj\u00eb problematik\u00eb dhe dyshim sa i takon huas\u00eb 1 milion e 430 mij\u00eb lek\u00eb dhe arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se prokurori \u00c7ela ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb dhe se ka kryer deklarime t\u00eb sakta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Pine vler\u00ebson se analiza financiare e prind\u00ebrve duhej t\u00eb ishte gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse duke p\u00ebrfshir\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e dhurimeve dhe t\u00eb huave nga viti 2006 deri n\u00eb 2011-\u00ebn.<\/p>\n<p>Ajo vler\u00ebson se prind\u00ebrit e \u00c7el\u00ebs rezultojn\u00eb me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3.1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe nga shumica, Pine ngre dyshime edhe mbi dy pasuri t\u00eb tjera. Sipas saj \u00c7ela nuk ka deklaruar p\u00ebrdorimin e nj\u00eb automjeti p\u00ebr periudh\u00ebn 2010-2016, q\u00eb ka rezultuar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kunatit, por policat e sigurimit jan\u00eb prer\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit. Ajo shton gjithashtu se \u00c7ela duhej t\u00eb kishte provuar burimet e ligjshme t\u00eb vjehrr\u00ebs p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 163.1 m2 n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 114 mij\u00eb e 170 euro n\u00eb vitin 2014, pasi subjekti i dh\u00ebn\u00eb hua vjehrr\u00ebs shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sipas shumic\u00ebs, nuk ka rezultuar asnj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nga cilido burim p\u00ebr lidhje t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe bashk\u00ebshortes me k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Pine ngre probleme edhe p\u00ebr profesionalizmin. Ajo evidenton nj\u00eb s\u00ebr\u00eb konstatimesh, ku p\u00ebr nj\u00eb procedim penal subjekti nuk ka b\u00ebr\u00eb prezente rrethan\u00ebn r\u00ebnduese t\u00eb t\u00eb proceduarit q\u00eb kishte qen\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale dhe se n\u00eb tre \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera nuk kishte kryer hetime t\u00eb plota.<\/p>\n<p>Ndryshe nga shumica q\u00eb e vler\u00ebson t\u00eb aft\u00eb profesionalisht, Pine shprehet se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk mund t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb besimin e publikut p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb detyr\u00eb dhe se ndodhet n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr plot\u00ebsimin e mang\u00ebsive n\u00ebp\u00ebrmjet programit t\u00eb trajnimit, duke k\u00ebrkuar shkarkimin e prokurorit Arens \u00c7ela.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shumica e trupit gjykues t\u00eb KPK-s\u00eb u bind nga shpjegimet e prokurorit Arens \u00c7ela p\u00ebr pasurin\u00eb dhe dy kriteret e tjera t\u00eb rivler\u00ebsimit, nd\u00ebrsa komisionerja Xhensila Pine n\u00eb pakic\u00eb konstaton pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr nj\u00eb apartament dhe probleme me profesionalizmin.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73417,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,362],"tags":[118,119,175],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Arenc-\u00c7ela-n\u00eb-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Arenc \u00c7ela n\u00eb KPK | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73416"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73416"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73416\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73418,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73416\/revisions\/73418"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73417"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73416"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73416"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73416"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}