{"id":73422,"date":"2021-05-20T17:06:58","date_gmt":"2021-05-20T15:06:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-i-tiranes-erjon-bani-drejt-konfirmimit-ne-detyre\/2021\/05\/20\/"},"modified":"2023-04-06T21:37:14","modified_gmt":"2023-04-06T19:37:14","slug":"gjyqtari-i-tiranes-erjon-bani-drejt-konfirmimit-ne-detyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-i-tiranes-erjon-bani-drejt-konfirmimit-ne-detyre\/2021\/05\/20\/","title":{"rendered":"Gjyqtari i Tiran\u00ebs, Erjon Bani drejt konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk evidentoi probleme p\u00ebr gjyqtarin Erjon Bani n\u00eb asnj\u00eb pej kritereve t\u00eb rivler\u00ebsimit. Ai u pyet gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore lidhur me nj\u00eb llogari dyem\u00ebrore t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe p\u00ebr nj\u00eb denoncim nga publiku.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_78864\" aria-describedby=\"caption-attachment-78864\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Erjon-Bani-pas-KPK-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-78864\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Erjon-Bani-pas-KPK--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"78864\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-78864\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Erjon Bani pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Erjon Bani u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 20 maj me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u njoh me gjetjet e hetimit administrativ n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit. Trupa gjykuese kryesohet nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftjan. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Branko Hrvatin.<\/p>\n<p>Erjon Bani p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2013 dhe pas nj\u00eb periudhe stazhi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, u em\u00ebrua gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkodr\u00ebs. Aktualisht, ai e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs dhe ka kandiduar n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar pran\u00eb Gjykat\u00ebs Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar.<\/p>\n<p>Bani \u00ebsht\u00eb gjithashtu kryetar i Shoqat\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore nuk u evidentuan probleme n\u00eb asnj\u00eb prej kritereve t\u00eb rivler\u00ebsimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjyqtari Bani u pyet lidhur me nj\u00eb llogari dyem\u00ebrore ku figuronte si titullare edhe bashk\u00ebshortja e tij, si dhe p\u00ebr nj\u00eb denoncim q\u00eb ishte paraqitur n\u00eb Komision t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn.<\/p>\n<p>Relatori Ilia renditi pasurit\u00eb e disponuara dhe n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb gjyqtarit Bani; mes t\u00eb cilave edhe nj\u00eb aparament n\u00eb p\u00ebrdorim me sip\u00ebrfaqe 113 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e t\u00eb atit, e p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 2015 p\u00ebrmes shk\u00ebmbimit.<\/p>\n<p>Subjekti ka sqaruar se nuk ka asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb reale mbi k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj prone, nga ka rezultuar se babai i subjektit ka bler\u00eb nj\u00eb truall n\u00eb vitin 1996 n\u00eb Sarand\u00eb. N\u00eb vitin 2009 ai ka lidhur kontrat\u00eb me nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb 26% t\u00eb objektit t\u00eb nd\u00ebrtimit, duke p\u00ebrfituar apartamente, nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi dhe garazh.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej apartamenteve t\u00eb p\u00ebrfiturara n\u00eb Sarand\u00eb, babai i gjyqtarit Bani e ka shk\u00ebmbyer me nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb, i cili p\u00ebrdoret nga i biri.<\/p>\n<p>Relatori Ilia tha se nuk jan\u00eb gjetur probleme n\u00eb burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive dhe n\u00eb shk\u00ebmbimin e tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb ai shtoi se e vetmja parregullsi ka qen\u00eb se babai i ka kryer shk\u00ebmbimet pa qen\u00eb t\u00eb regjistruara k\u00ebto pasuri. \u201cPor jan\u00eb kryer nga i ati dhe nuk mund t\u00eb r\u00ebndojn\u00eb pozit\u00ebn e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit,\u201d pohoi Ilia.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se gjyqtari Bani ka pasur burime t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr blerjen e dy makinave, nj\u00eb tip Fiat Punto n\u00eb vitin 2014 kundrejt shum\u00ebs 70 mij\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb automjeti tip Toyota n\u00eb 2016-\u00ebn p\u00ebr \u00e7mimin 4500 euro.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se gjyqtari Bani ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shume 110 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb rrjedh\u00ebse. Gjithashtu, edhe bashk\u00ebshortja ka pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite bankare n\u00eb janar 2016 n\u00eb vler\u00ebn 100 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Ilias, \u00ebsht\u00eb konstatuar se bashk\u00ebshort\u00ebt Bani kan\u00eb pasur mund\u00ebsi edhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shumn 100 mij\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ka rezultuar se jan\u00eb deklaruar rregullisht ndryshimet nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Nga hetimi \u00ebsht\u00eb evidentuar se n\u00eb vitin 2014 ishte \u00e7elur nj\u00eb depozit\u00eb dyem\u00ebrore n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit dhe daj\u00ebs s\u00eb saj, nd\u00ebrsa Ilia tha se bashk\u00ebshortja e Banit nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn e \u00e7eljes s\u00eb depozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, jan\u00eb evidentuar llogari dyem\u00ebrore n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe daj\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb hapura n\u00eb vitet 2005 dhe 2007.<\/p>\n<p>Gjyqtari Bani foli shkurtimisht gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Ai sqaroi se kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb detajuara me shkrim dhe u ndal fillimisht n\u00eb depozit\u00ebn dyem\u00ebrore q\u00eb figuronte edhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Ai e cil\u00ebsoi t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebrgjigjen e d\u00ebrguar nga banka se depozita dyem\u00ebrore e vitit 2014 figuronte dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij. \u201c\u00cbsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb konstatimi se bashk\u00ebshortja nuk ka n\u00ebnshkruar. Kjo depozit\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur nga daja i saj. Ai ka hapur tri depozita t\u00eb ndryshme q\u00eb, pasi jan\u00eb maturuar, i ka mbyllur po daja i bashk\u00ebshortes\u201d, theksoi Bani.<\/p>\n<p>Subjekti vijoi se bashk\u00ebshortja nuk kishte asnj\u00eb lloj lidhje me depozit\u00ebn e viit 2014 dhe se nuk kishte kryer asnj\u00eb veprim.<\/p>\n<p>Gjyqtari Bani sqaroi se llogaria e hapur n\u00eb vitin 2005 ishte dyem\u00ebrore dhe figuronte edhe bashk\u00ebshortja e tij, pasi ishte autorizuar nga daja q\u00eb jetonte n\u00eb Itali, pasi ajo ishte e vetmja q\u00eb mund t\u00eb kryente veprime n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur ishte studente. Sipas tij, n\u00eb k\u00ebt\u00eb llogari jan\u00eb kryer veprime deri n\u00eb 2011-\u00ebn. \u201cNe kemi lidhur martes\u00eb n\u00eb vitin 2012. Nuk mund ta deklaroja,\u201d pohoi gjyqtari Bani.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam deklaruar edhe qindarkat dhe nuk do t\u00eb lija pa deklaruar nj\u00eb depozit\u00eb, n\u00ebse do e dija\u201d, deklaroi gjyqtari Bani dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se p\u00ebrgjigja e bank\u00ebs lidhur me depozit\u00ebn e vitit 2014 ishte e pav\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme ka rezultuar se gjyqtari Bani dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr shpenzimet dhe investimet e kryera. \u00a0Ai u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe nuk u evidentuan probleme p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Nga 23 denoncimet nga publiku ka rezultuar se nj\u00eb pjes\u00eb e tyre kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe se jan\u00eb kryer nga 13 denoncues. Relatori Ilia tha se subjekti kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr secilin prej tyre.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb denoncim t\u00eb mb\u00ebrritur t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, gjyqtari Bani shpjegoi se denoncuesi ka qen\u00eb i akuzuar p\u00ebr mashtrim dhe se prokuroria kishte regjistruar dhe vijuar dy procedime penale p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin fakt dhe p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Ai sqaroi se nj\u00eb prej procedimeve ishte regjistruar n\u00eb vitin 2016, nd\u00ebrsa tjetri ishte regjistruar p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin fakt n\u00eb 2017-\u00ebn, pasi i d\u00ebmtuari kishte kryer nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e vitit 2016, i proceduari ishte shpallur i pafajsh\u00ebm. \u201cN\u00eb vitin 2017 vjen nj\u00eb tjet\u00ebr prokuror p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn akuz\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat fakte\u201d, pohoi Bani.<\/p>\n<p>Ai sqaroi se gjyqtari paraprak e kishte p\u00ebrcjell\u00eb dosjen p\u00ebr gjykim. Subjekti tha se, pasi ishte njohur me k\u00ebrkes\u00ebn e t\u00eb proceduarit p\u00ebr pushim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes se ishte gjykuar nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt dhe se ishte shpallur i pafajsh\u00ebm, kishte kryer verifikimet e nevojshme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb, gjykata mund ta pushoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00ebse vendimi ka marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb. I k\u00ebrkova informacion Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, e cila informoi se \u00e7\u00ebshtja ishte shortuar dhe pritej t\u00eb shqytohej,\u201d tha gjyqtari Bani.<\/p>\n<p>Duke iu referuar Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, Bani deklaroi se kishte qen\u00eb n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb pushuar \u00e7\u00ebshtjen. Ai shtoi se nga gjykimi, i proceduari kishte rezultuar fajtor dhe ishte d\u00ebnuar. Sipas subjektit, fuqi merr vendimi me d\u00ebnimin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Kryesuesja Pamela Qirko e pyeti subjektin n\u00ebse mund t\u00eb anashkalohej shqyrtimi i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr arsye t\u00eb ekonomis\u00eb gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ai tha se kishte konsultuar gjith\u00eb jurispudenc\u00ebn dhe se ishte e pamundur, pasi nuk kishte vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. Bani shtoi se varet se \u00e7far\u00eb do t\u00eb vendos\u00eb Gjykata e Apelit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse Apeli do t\u00eb ishte shprehur p\u00ebr pafaj\u00ebsi, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ishte pushuar,\u201d deklaroi Bani duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se, prokuroria, n\u00ebse do t\u00eb kishte qen\u00eb e koordinuar, mund ta kishte rregulluar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb pa mb\u00ebritur \u00e7\u00ebshtja n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs ai fal\u00ebnderoi trupin gjykues p\u00ebr objektivitetin e hetimit admninistrativ dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 24 maj, ora 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk evidentoi probleme p\u00ebr gjyqtarin Erjon Bani n\u00eb asnj\u00eb pej kritereve t\u00eb rivler\u00ebsimit. Ai u pyet gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore lidhur me nj\u00eb llogari dyem\u00ebrore t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe p\u00ebr nj\u00eb denoncim nga publiku.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73423,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Erjon-Bani-pas-KPK-.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Erjon Bani pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73422"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73422"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73422\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73424,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73422\/revisions\/73424"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73423"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73422"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73422"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73422"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}