{"id":73440,"date":"2021-05-19T16:34:00","date_gmt":"2021-05-19T14:34:00","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-degjon-konkluzionet-ne-ceshtjen-e-gjyqtarit-kastriot-selita\/2021\/05\/19\/"},"modified":"2023-04-06T21:37:51","modified_gmt":"2023-04-06T19:37:51","slug":"kolegji-degjon-konkluzionet-ne-ceshtjen-e-gjyqtarit-kastriot-selita","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-degjon-konkluzionet-ne-ceshtjen-e-gjyqtarit-kastriot-selita\/2021\/05\/19\/","title":{"rendered":"Kolegji d\u00ebgjon konkluzionet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e gjyqtarit Kastriot Selita"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, nd\u00ebrsa Selita tha se kishte provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e pasuris\u00eb dhe k\u00ebrkoi konfirmimin.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_77119\" aria-describedby=\"caption-attachment-77119\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/7F8A667E-5A05-4F7E-80EB-90C0EE1B9574.jpeg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-77119\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/7F8A667E-5A05-4F7E-80EB-90C0EE1B9574-533x400.jpeg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"77119\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-77119\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Kastriot Selita n\u00eb KPA. Foto: Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn t\u00eb administroj\u00eb si prova nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Apelimit Tatimor dhe q\u00ebndrimin e gjyqtarit Kastriot Selita p\u00ebr shpenzimet e jetes\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn 1997-1998, t\u00eb k\u00ebrkuara n\u00eb seanc\u00ebn parardh\u00ebse. Nd\u00ebrkoh\u00eb Selita u t\u00ebrhoq nga nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr marrjen e informacioneve nga banka \u201cIntesa Sanpaolo\u201d lidhur me transaksionet e fondacionit me t\u00eb cilin kishte bashk\u00ebpunuar bashk\u00ebshortja e tij n\u00eb vitin 2002. Ai theksoi se dy aktet e dor\u00ebzuara me par\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb transaksionet bankare nga ana e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij p\u00ebr llogari t\u00eb fondacionit.<\/p>\n<p>Pasi pal\u00ebt deklaruan se nuk kishin k\u00ebrkime shtes\u00eb, Kolegji vendosi t\u00eb mbyll\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor dhe u k\u00ebrkoi pal\u00ebve t\u00eb paraqesin konkluzionet p\u00ebrfundimtare. Kastriot Selita, i cili drejton Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit prej vitit 2013 u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga KPK n\u00eb qershor 2019 me votat e Brunilda Bekteshit dhe Lulzim Hamitajt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kryesuesi Olsi Komici votoi p\u00ebr shkarkimin. Vendimi u ankimua m\u00eb pas nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb paraqitjes s\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare, Ballhysa theksoi se n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtij procesi, u q\u00ebndronte t\u00eb gjith\u00eb shkaqeve t\u00eb ngritura n\u00eb ankim dhe n\u00eb parashtrime. Sipas tij, q\u00ebndronin t\u00eb nj\u00ebjtat rrethana t\u00eb faktit dhe t\u00eb intepretimit ligjor lidhur me banes\u00ebn 124.9 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, me burim t\u00eb pjessh\u00ebm t\u00eb ardhurat e krijuara nga shitja e nj\u00eb sht\u00ebpie banimi 2 kate + papafingo, me sip\u00ebrfaqe 268,2 m2 nga vjehrri i subjektit. Ballhysa k\u00ebrkoi n\u00eb ankim q\u00eb t\u00eb hetoheshin burimet e kirjimit t\u00eb apartamentit 124.9 m2 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ai konstatoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn se pagesat p\u00ebr banes\u00ebn me dy kate ishin kryer deri n\u00eb vitin 2004 dhe se kostoja e nd\u00ebrtimit ishte 7.2 milion\u00eb lek\u00eb, sipas vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Enti i Banesave dhe jo aq sa pretendonte subjekti.<\/p>\n<p>Selita e kund\u00ebrshtoi duke pretenduar se kishte provuar me dokumentacion ligjor se kostoja e nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebsaj sht\u00ebpie kishte qen\u00eb n\u00eb total 5 milion\u00eb lek\u00eb dhe se familja e bashk\u00ebshortes ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtij invetimi n\u00eb vitet 2003-2004. Sipas subjektit, nuk ka ekzistuar \u00e7mim blerjeje pasi sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dhe se Kadastra ka pasqyruar \u00e7mimin e shitjes q\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebr efekt t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>Komisioneri konstatoi se nuk ishte arritur t\u00eb provohej p\u00ebrfitimi i t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortes nga nj\u00eb fondacion p\u00ebr vitet 2002 \u2013 2003, si dhe ligjshm\u00ebria e tyre p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn tjet\u00ebr. Ai shtoi se nuk provohej pretendimi i Selit\u00ebs se nuk kishte pasur shpenzime p\u00ebr mobilimin e k\u00ebsaj sht\u00ebpie.<\/p>\n<p>Gjyqtari Selita k\u00ebmb\u00ebnguli gjat\u00eb konkluzioneve t\u00eb tij se familja e bashk\u00ebshortes kishte pasur burime t\u00eb mjaftueshme t\u00eb ligjshme p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e vler\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb t\u00eb cil\u00ebs ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blejen e apartamentit 124.9 m2.<\/p>\n<p>Ai theksoi se kishte arritur t\u00eb provonte t\u00eb ardhurat e siguruara prej bashk\u00ebshortes nga bashk\u00ebpunimi me nj\u00eb fondacion t\u00eb huaj. Gjithashtu, Selita deklaroi se ishte provuar se nuk kishte pasur shpenzime p\u00ebr mobilimin dhe qiran\u00eb dhe se trualli n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb automjet ishin bler\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 29.86 m2 dhe nj\u00eb garazhi 12.5 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, subjekti ka deklaruar s\u00ebrish t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes, t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti q\u00eb ishte bler\u00eb me t\u00eb ardhurat e shitjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Linz\u00eb. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit, jan\u00eb deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 23 mij\u00eb euro dhe 9 mij\u00eb euro kursime familjare.<\/p>\n<p>Ballhysa konkludon se rezulton q\u00eb kredia t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb huaje dhe i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb ta zgjidhi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje bazuar edhe n\u00eb jurispudenc\u00ebn e m\u00ebparshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioneri solli n\u00eb v\u00ebmendje se dhurimet q\u00eb bashk\u00ebshortja kishte p\u00ebrfituar nga familjar\u00ebt nga shitja e pasurive nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtoheshin nga detyrimi tatimor. Ai v\u00ebrejti se sipas jurisprudenc\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb KPA, p\u00ebrjashtimi i dhurimeve nga deytyrimet tatimore b\u00ebhej vet\u00ebm bazuar n\u00eb ligjin specifik.<\/p>\n<p>Selita i kund\u00ebrshtoi k\u00ebto konkluzione t\u00eb Komisionerit dhe tha se rezultonte e provuar se shuma 23 mij\u00eb euro p\u00ebrfaq\u00ebson kredin\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb. Sipas tij, evidentohet edhe q\u00ebllimi i bashk\u00ebshortes q\u00eb n\u00eb 2004-\u00ebn do t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb sht\u00ebpi. Ai tha se mbyllja e kredis\u00eb ishte kryer me q\u00ebllim marrjen e nj\u00eb kredie tjet\u00ebr dhe se t\u00eb gjitha provat q\u00eb kishte dor\u00ebzuar v\u00ebrtetonin logjik\u00ebn e veprimeve.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se provoheshin burimet e ligjshme n\u00eb vitet 2004-2006 p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 9 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ballhysa tha gjat\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare se gjat\u00eb hetimit n\u00eb Kolegj nuk ishin administruar prova q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetonin burimin e ligjsh\u00ebm p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti Duplex me sip\u00ebrfaqe totale 205.33 m2 dhe truall me sip\u00ebrfaqe 521, 8 m2 n\u00eb Lal\u00ebz t\u00eb Durr\u00ebsit. Si pjes\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Selita ka deklaruar t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes para martese.<\/p>\n<p>Selita tha se bashk\u00ebshortes nuk i jan\u00eb dhuruar shuma parash nga familjar\u00ebt por i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb pjesa e saj takuese pas shitjes s\u00eb pasurive, pasi ajo kishte kontribuar n\u00eb ekonomin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt familjare. Ai theksoi se ishin paguar detyrimet tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja dhe se nuk mund t\u00eb paguhej s\u00ebrish tatim p\u00ebr vler\u00ebn e marr\u00eb prej bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb konkluzioneve p\u00ebr pasurin\u00eb, subjekti tha se parashtrimi i Komisionerit \u00ebsht\u00eb pa shkak ligjor dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit se n\u00eb raste t\u00eb ngjashme ishte vendosur mosankimi. \u201cT\u00eb gjitha shkaqet e ngritura nga Komisioneri p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb jan\u00eb t\u00eb pabazuara,\u201d pohoi Selita.<\/p>\n<p>Komsioneri Publik tha se u q\u00ebndronte edhe shkaqeve t\u00eb ngritura p\u00ebr profesionalizmin. Ai konstatoi se subjekti ka gjykuar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr dy kompani me t\u00eb cilat ai dhe bashk\u00ebshortja kan\u00eb pasur marrdh\u00ebnie para dhe pas shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve. \u201cSubjekti n\u00eb disa raste nuk e ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen, nd\u00ebrsa disa her\u00eb e ka dh\u00ebn\u00eb me vones\u00eb,\u201d tha Ballhysa.<\/p>\n<p>Duke iu referuar denoncimeve, Ballhysa deklaroi se Selita ka shfaqur mang\u00ebsi ligjore, zvarritje t\u00eb proceseve dhe raste kur p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb, ka dh\u00ebn\u00eb zgjidhje t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioneri Ballhysa k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Kastriot Selita.<\/p>\n<p>Selita i kund\u00ebrshtoi edhe konkluzionet e Komisionerit p\u00ebr profesionalizmin. Ai theksoi se nuk kishte gjykuar asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit dhe se nuk kishte pasur aryse nj\u00ebanshm\u00ebrie. Subjekti i cil\u00ebsoi t\u00eb pav\u00ebrteta pretendimet e ngritura nga denoncuesit dhe theksoi se kishte gjykuar dhe vepruar n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb konkluzioneve, gjyqtari Selita k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK p\u00ebr pik\u00ebn e par\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb dhe ndryshimin e pik\u00ebs 2 p\u00ebr transferimin e nj\u00eb dosje p\u00ebr inspektim t\u00eb Inspektoriatin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>KPA njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 31 maj, ora 13:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, nd\u00ebrsa Selita tha se kishte provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e pasuris\u00eb dhe k\u00ebrkoi konfirmimin.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73441,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,114,2,362],"tags":[145,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/7F8A667E-5A05-4F7E-80EB-90C0EE1B9574.jpeg","fifu_image_alt":"Kryetari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Kastriot Selita n\u00eb KPA. Foto: Vladimir Karaj.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73440"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73440"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73440\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73442,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73440\/revisions\/73442"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73441"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73440"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73440"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73440"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}