{"id":73446,"date":"2021-05-18T19:24:02","date_gmt":"2021-05-18T17:24:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-i-elbasanit-alfred-shehu-perballet-me-vetingun\/2021\/05\/18\/"},"modified":"2023-04-06T21:38:21","modified_gmt":"2023-04-06T19:38:21","slug":"prokurori-i-elbasanit-alfred-shehu-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-i-elbasanit-alfred-shehu-perballet-me-vetingun\/2021\/05\/18\/","title":{"rendered":"Prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu pati nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. KPK i kaloi Shehut fillimisht barr\u00eb prove p\u00ebr nj\u00eb bilanc negativ prej 1.4 milion lek\u00ebsh p\u00ebr blerjen e nj\u00eb sht\u00ebpie, q\u00eb prokurori pretendoi se vinte nga keqllogaritja e Komisionit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_78818\" aria-describedby=\"caption-attachment-78818\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alfred-Shehu-pas-seances-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-78818\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alfred-Shehu-pas-seances-ne-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"78818\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-78818\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Alfred Shehu pas seanc\u00ebs me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu pati nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb mart\u00ebn.<\/p>\n<p>Trupa q\u00eb hetoi rastin e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Etleda \u00c7iftja dhe an\u00ebtar Roland Ilia vuri n\u00eb dukje se Shehut i ishte kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr nj\u00eb bilanc negativ prej 129 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb transaksion mes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes dhe nj\u00eb tjet\u00ebr prej 1.4 milion lek\u00ebsh lidhur me blerjen e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Gjithashtu, KPK tha se kishte kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr nj\u00eb rast t\u00eb shkeljes s\u00eb afatit p\u00ebr njoftimin e nj\u00eb vendimi mosfillimi hetimesh. Komisioni tha se kishte rr\u00ebzuar nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb raport negativ t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar mbi figur\u00ebn e Shehut, pasi t\u00eb dh\u00ebnat e referuara prej k\u00ebtij institucioni \u201cnuk p\u00ebrputheshin\u201d me ato q\u00eb KPK kishte gjetur n\u00eb dosjen penale.<\/p>\n<p>Shehu foli gjithashtu shkurt n\u00eb seanc\u00eb. Ai tha se bilanci negativ vinte nga mosllogaritja prej KPK-s\u00eb e 700 mij\u00eb lek\u00ebve q\u00eb ishin deklaruar si kursime n\u00eb fund t\u00eb vitit 2012 dhe nga t\u00eb ardhurat e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb cilat ai tha se ajo i kishte mbajtur ve\u00e7mas. Shehu kund\u00ebrshtoi edhe barr\u00ebn p\u00ebr shkelje t\u00eb procedur\u00ebs, nd\u00ebrsa shpjegoi se \u00e7\u00ebshtja nuk ishte regjistruar dit\u00ebn e kall\u00ebzimit, por disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Alfred Shehu e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1999 dhe ka punuar fillimisht si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Gramshit. Prej vitit 2007, Shehu e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Elbasanit. Shehu po heton aktualisht nj\u00eb nga konfliktet m\u00eb t\u00eb diskutueshme t\u00eb situat\u00ebs parazgjedhore n\u00eb Elbasan, ku mbeti i vrar\u00eb Pjerin Xhuvani.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Etleda \u00c7iftja ve\u00e7oi n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb tre veprime t\u00eb Shehut n\u00eb t\u00eb cilat Komisioni kishte gjetur probleme. Veprimi i par\u00eb ishte nj\u00eb munges\u00eb burimesh prej 129 mij\u00eb lek\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb pjes\u00ebn takuese t\u00eb motrave n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve l\u00ebn\u00eb trash\u00ebgim nga babai.<\/p>\n<p>Shehu tha n\u00eb Komision se n\u00eb k\u00ebt\u00eb transaksion ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00ebna e tij dhe se kjo e fundit kishte vendosur po ashtu kursime t\u00eb vetat me t\u00eb cilat ishin paguar motrat. Shehu tha se pas formalizimit t\u00eb kontrat\u00ebs, motrat ia kishin kthyer pas parat\u00eb dhe se k\u00ebto po ashtu ishin menaxhuar nga e \u00ebma.<\/p>\n<p>Relatorja vuri n\u00eb dukje se shitja e k\u00ebsaj sht\u00ebpie dhe nj\u00eb shum\u00eb prej 2 milion\u00eb lek\u00ebsh me burim kursimet ishin deklaruar si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Elbasan. \u00c7iftja vuri n\u00eb dukje se nga hetimi i KPK-s\u00eb kishte rezultuar se Shehut i kishte munguar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nj\u00eb shum\u00eb prej 1.4 milion lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebsaj barre prove, Shehu tha se Komisioni nuk kishte marr\u00eb parasysh nj\u00eb shum\u00eb prej 700 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb deklaruar si kursim n\u00eb vitin 2012. Po ashtu ai ritheksoi se n\u00ebna e cila jetonte me t\u00eb dhe kishte kursimet e saj kishte financuar pjes\u00ebn tjet\u00ebr, q\u00eb KPK e cil\u00ebsonte munges\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00eb KPK nuk qe e qart\u00eb n\u00eb relatimin e problemeve t\u00eb pasuris\u00eb. N\u00eb kontradikt\u00eb nga sa ishte th\u00ebn\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb relatimit mbi munges\u00ebn e burimeve, \u00c7iftja tha n\u00eb fund se nga analiza financiare p\u00ebr vitet 2000 deri n\u00eb 2016 nuk ishin gjetur probleme.<\/p>\n<p>\u201cRezultoi se ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>\u00c7iftja k\u00ebrkoi gjithashtu detaje mbi nj\u00eb makin\u00eb \u201cAlfa Romeo\u201d dhe e pyeti Shehun n\u00eb seanc\u00eb mbi marr\u00ebdh\u00ebnien e tij me makin\u00ebn q\u00eb ai e kishte pasur n\u00eb p\u00ebrdorim. Shehu tha se ai i jepte rrall\u00eb makin\u00ebs dhe vet\u00ebm n\u00eb raste emergjence, nd\u00ebrsa tha se makina ishte e kunatit. Ai tha se polica e sigurimit p\u00ebr t\u00eb ishte prer\u00eb p\u00ebr ato raste t\u00eb rralla kur i nevojitet.<\/p>\n<p>Shehu nuk u gjet me probleme n\u00eb kriterin e figur\u00ebs edhe pse ndaj tij pati nj\u00eb raport negativ nga DSIK. \u00c7iftja tha se Komisioni hetoi p\u00ebr dosjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn pretendohej se Shehu kishte kryer shp\u00ebrdorim detyre dhe i rezultoi q\u00eb informacioni i p\u00ebrcjell\u00eb nga DSIK nuk ishte i sakt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni gjeti se t\u00eb dh\u00ebnat nga organet ligjzbatues nuk p\u00ebrputhen me ato n\u00eb dosjen penale,\u201d tha \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb dy kall\u00ebzime penale ndaj Shehut u p\u00ebrmend\u00ebn n\u00eb seanc\u00eb s\u00eb bashku me vendimin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vendosur mosfillimin e tyre. Disa denoncime kryesisht p\u00ebr mos fillim apo pushim hetimesh ndaj Shehut dhe nj\u00eb grupi prokuror\u00ebsh u gjet\u00ebn nga KPK pa indicie p\u00ebr t\u00eb hetuar m\u00eb tej dhe pa shkelje t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, Shehu k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb. Seanca u caktua me 20 maj, n\u00eb or\u00ebn 9.45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu pati nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. KPK i kaloi Shehut fillimisht barr\u00eb prove p\u00ebr nj\u00eb bilanc negativ prej 1.4 milion lek\u00ebsh p\u00ebr blerjen e nj\u00eb sht\u00ebpie, q\u00eb prokurori pretendoi se vinte nga keqllogaritja e Komisionit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":73447,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,131],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alfred-Shehu-pas-seances-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Alfred Shehu pas seanc\u00ebs me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73446"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73446"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73446\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73448,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73446\/revisions\/73448"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73447"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73446"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73446"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73446"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}