{"id":73449,"date":"2021-05-18T14:13:36","date_gmt":"2021-05-18T12:13:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-migena-laska-perballet-me-vetingun\/2021\/05\/18\/"},"modified":"2023-04-06T21:38:35","modified_gmt":"2023-04-06T19:38:35","slug":"gjyqtarja-migena-laska-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-migena-laska-perballet-me-vetingun\/2021\/05\/18\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Migena Laska p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Migena Laska e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs mori vler\u00ebsime pozitive p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin, nd\u00ebrsa u pyet nga Komisioni mbi disa transaksione t\u00eb kryera nga kriterin e pasuris\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_78810\" aria-describedby=\"caption-attachment-78810\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Laska-OK-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-78810 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Laska-OK--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"78810\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-78810\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Migena Laska pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja Migena Laska e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Trupi gjykues q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtaren Laska kryesohet nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtare Suela Zhegun. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Branko Hrvatin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Komisioni e vler\u00ebsoi pozitivisht gjyqtaren Migena Laska p\u00ebr kriterin e figur\u00ebs dhe profesionalizmit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo u pyet p\u00ebr shitjen e nj\u00eb apartamenti dhe kursimet cash p\u00ebr nj\u00eb vit t\u00eb deklarimit.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Brunilda Bekteshi tha n\u00eb seanc\u00eb se nuk jan\u00eb gjetur probleme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Volks\u00ebagen n\u00eb vitin 2016 kundrejt vler\u00ebs 10 mij\u00eb euro, me burim krijimi shitjen e dy apartamenteve t\u00eb tjera dhe kursimet. Bekteshi tha se pagesa e \u00e7mimit t\u00eb mjetit ishte kryer n\u00ebp\u00ebrmjet transfert\u00ebs bankare dhe se Laska kishte pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer p\u00ebr gjendjen cash nd\u00ebr vite, Komisioni ka konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn rreth 700 mij\u00eb lek\u00eb. Bekteshi tha se nuk p\u00ebrputhen gjendja cash e deklaruar nga subjekti me at\u00eb t\u00eb konstatuar nga analiza financiare e KPK. Sipas relatores, n\u00eb vitin 2012 ka rezultuar se subjekti ka investuar n\u00eb likujditete bankare 500 mij\u00eb lek\u00eb nga gjendja cash, por nuk e ka deklaruar pak\u00ebsimin e k\u00ebsaj vlere.<\/p>\n<p>E pyetur n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtarja Laska shpjegoi se sipas procedur\u00ebs, deklarimi p\u00ebr vitin 2012 ishte kryer n\u00eb mars t\u00eb vitit 2013 dhe se kryhej p\u00ebr gjith\u00eb vitin. Ajo vijoi se gjendja cash n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb e investuar prej saj n\u00eb bono thesari n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2012, ishte z\u00ebvend\u00ebsuar deri n\u00eb fund t\u00eb atij viti nga t\u00eb ardhurat prej pages, duke arritur ta kursente at\u00eb vler\u00eb dhe se nuk kishte pak\u00ebsim t\u00eb gjendjes cash n\u00eb fund t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2016, Laska ka deklaruar investim n\u00eb obligacione thesari n\u00eb shum\u00ebn 49 mij\u00eb euro, me burim kursimet dhe interesat e bonove t\u00eb thesarit prej 25 mij\u00eb e 533 euro si dhe shuma prej 24 mij\u00eb euro e dhuruar nga bashk\u00ebjetuesi Mustafa Nano.<\/p>\n<p>Bekteshi tha se shuma e dhuruar prej 24 mij\u00eb eurosh \u00ebsht\u00eb transferuar nga bashk\u00ebjetuesi n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Relatorja b\u00ebri me dije se Komisioni kishte hetuar lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e dhuruesit p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Kavaj\u00eb n\u00eb vitin 2011, pasi dy vite para k\u00ebtij transaksioni ai kishte investuar edhe n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se gjyqtarja Laska ka k\u00ebrkuar q\u00eb bashk\u00ebjetuesi t\u00eb mos konsiderohet si person i lidhur p\u00ebr periudh\u00ebn q\u00eb ai ka krijuar apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, pasi blerja ishte realizuar p\u00ebrpara bashk\u00ebjetes\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb nuk u evidentua ndonj\u00eb problem p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Kavaj\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar n\u00eb vitin 2016 edhe nj\u00eb investim tjet\u00ebr n\u00eb bono thesari n\u00eb shum\u00ebn 3.7 milion\u00eb lek\u00eb, me burim krijimi gjendjen e m\u00ebparshme t\u00eb bonove t\u00eb thesarit t\u00eb investuara nga viti 2006.<\/p>\n<p>Investimi i vitit 2006 \u00ebsht\u00eb kryer me burime t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb shum\u00ebn 6.5 milion\u00eb lek\u00eb. Bekteshi sqaroi se apartamenti ishte bler\u00eb p\u00ebrpara se Laska t\u00eb em\u00ebrohej gjyqtare. Bekteshi tha se subjekti ka shpjeguar se 5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit i ka investuar n\u00eb bono thesari, nd\u00ebrsa pjes\u00ebn tjet\u00ebr e ka disponuar si gjendje cash.<\/p>\n<p>Relatorja Bekteshi e pyeti subjektin n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs lidhur me procedur\u00ebn e shitjes s\u00eb apartamentit, pasi rezultonte se ajo kishte kryer vler\u00ebsimin pas shitjes dhe kishte paguar tatimin.<\/p>\n<p>Laska shpjegoi se n\u00eb vitin 2005 ishte hartuar kontrata e shit-blerjes me kushte kreditimi dhe se apartamenti ishte vendosur si kolateral p\u00ebr kredin\u00eb e marr\u00eb. \u201cKredia \u00ebsht\u00eb shlyer \u00e7do muaj e gjitha nga zonja e nderuar Laska,\u201d pohoi gjyqtarja, duke shpjeguar se n\u00ebna ia kishte kaluar gjith\u00eb vler\u00ebn 6.5 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb n\u00eb momentin e shitjes.<\/p>\n<p>Ajo vijoi se n\u00eb at\u00eb apartament jetonin v\u00ebllai me familjen e tij dhe se nuk mund t\u00eb kryheshin veprime n\u00eb momentin e shitjes, pasi pasuria ishte vendosur si kolateral. Sipas subjektit, n\u00eb vitin 2010, kur kishte p\u00ebrfunduar shlyerja e kredis\u00eb nga familjar\u00ebt e saj, at\u00ebher\u00eb ishte mund\u00ebsuar kalimi n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tyre. \u201cProcedura ka qen\u00eb ligjore dhe institucionale\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar edhe transaksionet e kryera p\u00ebr porositjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Gjirin e Lalzit n\u00eb vitin 2014 nga subjekti dhe bashk\u00ebjetuesi i saj p\u00ebr vler\u00ebn 40 mij\u00eb euro. N\u00eb seanc\u00eb u relatua se k\u00ebsti i par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 15 mij\u00eb euro ishte paguar nga bashk\u00ebjetuesi, nd\u00ebrsa k\u00ebsti i dyt\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro ishte shlyer nga Laska.<\/p>\n<p>Sipas Bekteshit, subjekti dhe bashk\u00ebjetuesi i saj kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebtyre k\u00ebsteve.<\/p>\n<p>KPK e ka shtrir\u00eb hetimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri deri n\u00eb vitin 2019, prej nga ka rezultuar se n\u00eb vitin 2017 jan\u00eb shpenzuar edhe 3.7 milion\u00eb lek\u00eb. Relatorja Bekteshi pohoi se subjekti \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga ky investim n\u00eb vitin 2019 dhe bashk\u00ebjetuesi i ka kthyer vler\u00ebn e investuar prej saj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, bashk\u00ebjetuesi e ka shk\u00ebmbyer k\u00ebt\u00eb pasuri me nj\u00eb apartament, dy vende parkimi dhe nj\u00eb depo n\u00eb Tiran\u00eb. E pyetur lidhur me diferenc\u00ebn e vler\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb me at\u00eb n\u00eb Gjirin e Lalzit, subjekti ka shpjeguar se n\u00eb apartamentin e porositur n\u00eb vitin 2014, ishin investuar edhe 3.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mobilim dhe se vlera ishte e nj\u00ebjt\u00eb me pasurin\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende duke u nd\u00ebrtuar. Ajo ka shtuar se shk\u00ebmbimi \u00ebsht\u00eb kryer nga bashk\u00ebjetuesi i saj.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme p\u00ebr shpenzimet e kryera n\u00eb vitin 2016 nga subjekti p\u00ebr shkollimin e djalit t\u00eb saj n\u00eb vler\u00ebn 130 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar edhe pasurit\u00eb e bashk\u00ebjetuesit t\u00eb gjyqtares, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk u evidentuan probleme.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme e kryer nga Komisioni ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn totale 327 mij\u00eb lek\u00eb. Bekteshi tha se balanca negative \u00ebsht\u00eb e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb tre vite dhe se \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga subjekti, e cila ka pretenduar se ka pasur m\u00eb pak shpenzime.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtarja Migena Laska fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr hetimin e kryer, relatimin dhe komunikimin gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje se kishte dor\u00ebzuar shpjegime t\u00eb holl\u00ebsishme dhe se ishte p\u00ebrpjekur t\u00eb paraqiste \u00e7do prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar dhe krijuar bindjen rreth v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb deklarimeve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cJu fal\u00ebnderoj p\u00ebr gjith\u00eb impenjimin. Do t\u00eb isha krenare dhe e lumtur q\u00eb ky Komision t\u00eb m\u00eb konfirmonte n\u00eb detyr\u00eb,\u201d p\u00ebrfundoi Laska.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 20 maj, ora 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Migena Laska e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs mori vler\u00ebsime pozitive p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin, nd\u00ebrsa u pyet nga Komisioni mbi disa transaksione t\u00eb kryera nga kriterin e pasuris\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73450,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Laska-OK-.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Migena Laska pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73449"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73449"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73449\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73451,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73449\/revisions\/73451"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73450"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73449"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73449"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73449"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}