{"id":73470,"date":"2021-05-17T14:28:04","date_gmt":"2021-05-17T12:28:04","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-prokurorja-rita-gjati-nuk-e-kundershtoi-dot-barren-e-proves-ne-te-tre-kriteret\/2021\/05\/17\/"},"modified":"2023-04-06T21:39:18","modified_gmt":"2023-04-06T19:39:18","slug":"kpk-prokurorja-rita-gjati-nuk-e-kundershtoi-dot-barren-e-proves-ne-te-tre-kriteret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-prokurorja-rita-gjati-nuk-e-kundershtoi-dot-barren-e-proves-ne-te-tre-kriteret\/2021\/05\/17\/","title":{"rendered":"KPK: Prokurorja Rita Gjati nuk e kund\u00ebrshtoi dot barr\u00ebn e prov\u00ebs n\u00eb t\u00eb tre kriteret"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i konsideron jo bind\u00ebse pretendimet e subjektit, p\u00ebr burimet e pasuris\u00eb, kontaktet e pap\u00ebrshtatshme me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar dhe problemet p\u00ebr profesionalizmin, pasi nuk p\u00ebrputhen me deklarimet e m\u00ebparshme t\u00eb saj dhe provat e siguruara gjat\u00eb hetimit administrativ.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_77315\" aria-describedby=\"caption-attachment-77315\" style=\"width: 470px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Rita-Gjati-ne-seance.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-77315\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Rita-Gjati-ne-seance-470x400.jpg\" alt=\"\" width=\"470\" height=\"400\" data-id=\"77315\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-77315\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja e Kuk\u00ebsit, Rita Gjati n\u00eb KPK. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurorja n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kuk\u00ebsit, Rita Gjati kishte arritur t\u00eb shmangte nj\u00eb dekret shkarkimi t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs t\u00eb vitit 2008 me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, por nuk arriti t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr problemet e shumta t\u00eb gjetura nga Komisioni i Pavarur i kualifikimit, KPK n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit q\u00eb soll\u00ebn largimin e saj nga detyra m\u00eb 19 mars 2021.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar Komisioni rendit nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb gjetjesh dhe evidenton se ajo nuk ka qen\u00eb plot\u00ebsisht bashk\u00ebpunuese. Trupi gjykues sjell n\u00eb v\u00ebmendje se Gjati, edhe pse u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb koh\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebve, nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime shteruese dhe se ka tentuar zvarritje t\u00eb procesit duke depozituar k\u00ebrkesa t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, t\u00eb cilat synonin pezullimin ose vones\u00ebn e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Rita Gjati e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2002 si prokurore n\u00eb Sarand\u00eb, por n\u00eb vitin 2008 ajo u shkarkua nga Prokurorja e P\u00ebrgjithshme e koh\u00ebs, Ina Rama pas nj\u00eb inspektimi t\u00eb kryer nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Gjati e kund\u00ebrshtoi shkarkimin si t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb gjykat\u00eb dhe e fitoi \u00e7\u00ebshtjen, s\u00eb bashku me disa prokuror\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Ajo u rikthye n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb vitin 2013 dhe n\u00eb vitin 2014 u em\u00ebrua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kuk\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni kontsaton se Gjati ka kryer fshehje t\u00eb pasuris\u00eb dhe se nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e tyre; si dhe ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb, t\u00eb pasakt\u00eb, t\u00eb paplot\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi p\u00ebr investimet e kryera n\u00eb nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 130 m2 n\u00eb Sarand\u00eb &#8211; pasuri e p\u00ebrfituar nga bashk\u00ebshorti me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Sarand\u00ebs n\u00eb vitin 1999, si nj\u00eb prej punonj\u00ebsve t\u00eb Nd\u00ebrmarrjes s\u00eb Ujrave.<\/p>\n<p>Komisioni nuk e ka konsideruar si burim t\u00eb ligjsh\u00ebm shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb nga shitja e truallit, pasi nuk \u00ebsht\u00eb provuar shlyerja e detyrimeve tatimore. Gjithashtu, jan\u00eb rr\u00ebzuar edhe pretendimet se p\u00ebr shpenzimet jetike deri n\u00eb vitin 2002 ka kontribuar edhe vjehrri, pasi kan\u00eb jetuar s\u00eb bashku dhe se bashk\u00ebshorti ka p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura duke qen\u00eb pjes\u00eb e minoritetit grek, pasi k\u00ebto burime nuk jan\u00eb provuar dhe nuk jan\u00eb deklaruar m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi \u00ebsht\u00eb evidentuar edhe pron\u00ebsia e nj\u00eb garazhi me sip\u00ebrfaqe 98 m2, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi, t\u00eb padeklaruar nga subjekti. Megjith\u00ebse prokurorja Gjati ka pretenduar se nuk ka pasur dijeni, Komisioni konstaton se bashk\u00ebshorti ka pasur dijeni t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr garazhin dhe pjes\u00ebn e tij takuese, pasi ka qen\u00eb e p\u00ebrcaktuar n\u00eb vendimin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Nj\u00eb marr\u00ebveshje paraprake e vitit 2015, p\u00ebr blerje apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb kundrejt vler\u00ebs 6 milion\u00eb lek\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit t\u00eb subjekti, Gj.M., ka sjell\u00eb penalizim p\u00ebr prokuroren Gjati jo vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, por edhe p\u00ebr at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. Kjo, pasi shit\u00ebsi i apartamentit ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb arrestuar si pjes\u00ebtar i nj\u00eb organizate nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb trafikimit t\u00eb narkotik\u00ebve.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e sistemit TIMS ka rezultuar se djali i Gjatit nuk ka qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dit\u00ebn e shlyerjes s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar se djali nuk ka qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri at\u00eb dit\u00eb dhe as nuk ka deklaruar nj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb. Ajo ka deklaruar se djali nuk ka n\u00ebnshkruar asnj\u00eb kontrat\u00eb, nuk ka negociuar dhe nuk ka takuar asnj\u00eb person nga shoq\u00ebria shit\u00ebse.<\/p>\n<p>Sipas saj, i biri lidhet me procesin e blerjes s\u00eb apartamentit, p\u00ebr shkak se filloi si negocim nga ana e tyre p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb shk\u00ebmbimi trualli n\u00eb Sarand\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit, me nj\u00eb apartament \u00a0n\u00eb zon\u00ebn e Freskut n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtohej nga shoq\u00ebria shit\u00ebse.<\/p>\n<p>Komisioni i vler\u00ebson jo bind\u00ebse shpjegimet e subjektit, pasi s\u00eb bashku me deklarat\u00ebn veting ajo ka depozituar deklarat\u00ebn noteriale si dokument provues p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar pages\u00ebn e shum\u00ebs 2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr apartamentin e porositur nga i biri.<\/p>\n<p>Trupi gjykues v\u00ebren se Gjati, edhe pse ka pasur dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb n\u00eb muajin mars t\u00eb vitit 2016 dhe p\u00ebr faktin se aty gjendeshin t\u00eb dh\u00ebna jo t\u00eb sakta, e ka depozituar s\u00eb bashku me deklarat\u00ebn veting. Sipas KPK, ky fakt dhe mosp\u00ebrputhja me t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga hetimi, e vendosin subjektin n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb, t\u00eb paplot\u00eb, t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar se subjekti dhe familjar\u00ebt e saj nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb 2015-\u00ebs. Burimet e deklaruara p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsaj shume \u00ebsht\u00eb konstatuar se jan\u00eb p\u00ebrfituar pas kryerjes s\u00eb pages\u00ebs dhe n\u00eb nj\u00eb rast vlera e nj\u00eb overdrafti nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur se djali i subjektit ka p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 2000 nga Bashkia Sarand\u00eb nj\u00eb truall p\u00ebr nd\u00ebrtim me sip\u00ebrfaqe 550 m2, pavar\u00ebsisht se ishte vet\u00ebm 5 vje\u00e7. Prokurorja Gjati nuk e ka deklaruar asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb deklaratat periodike, p\u00ebrfshir\u00eb edhe deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni \u00e7mon se subjekti dhe personi i lidhur ka kryer deklarim t\u00eb paplot\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr truallin dhe se e ka kryer fshehje pasurie.<\/p>\n<p><strong>Kontaktet me krimin e organizuar<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka dor\u00ebzuar dy raporte t\u00eb ndryshme n\u00eb KPK, ku n\u00eb t\u00eb parin nuk evidentonte probleme, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb dytin konstatonte pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e prokurores Gjati duke ngritur dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb veprimeve korruptive n\u00eb vitet 2005, 2014, 2016 dhe 2017.<\/p>\n<p>KPK shprehet se nj\u00eb pjes\u00eb e rezultateve t\u00eb raportit profesional p\u00ebrputhet dhe mb\u00ebshtetet me informacionin e ardhur nga organet ligjzbatuese.<\/p>\n<p>Komisioni e ka p\u00ebrq\u00ebndruar hetimin p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs n\u00eb marrdh\u00ebnien e subjektit dhe t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb saj me shit\u00ebsin e apartamentit Sh.K., i cili\u00a0 ka qen\u00eb i proceduar p\u00ebr veprat penale \u201cgrup i strukturuar kriminal\u201d dhe \u201ctrafik i narkotik\u00ebve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal\u201d. Ai \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2016 p\u00ebr trafikim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e KPK evidentohen raportimet e disa medieve lidhur me arrestimin e Sh.K. n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacionit t\u00eb koduar &#8220;Ballkan&#8221; t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb disa vende t\u00eb tjera si n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni, Serbi, Bullgari, Turqi dhe Itali, t\u00eb koordinuar nga DEA amerikane.<\/p>\n<p>Prej k\u00ebtyre raportimeve kuptohet se shit\u00ebsi i apartamentit \u00ebsht\u00eb Shyqyri Kotorri, investitor n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimeve. Ky shtetas \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar m\u00eb 31 tetor 2018 nga ish-Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201ctrafikim i narkotik\u00ebve, kryer n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal\u201d.<\/p>\n<p>Kur Gjati \u00ebsht\u00eb pyetur n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebnien q\u00eb i biri ka pasur me Kotorrin, ka sqaruar se djali nuk \u00ebsht\u00eb takuar dhe nuk ka komunikuar asnj\u00ebher\u00eb me k\u00ebt\u00eb shtetas, por se ka qen\u00eb ajo dhe bashk\u00ebshorti i saj q\u00eb kan\u00eb komunikuar me t\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. Ajo ka sqaruar se apartamenti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit, pasi si burim do t\u00eb sh\u00ebrbente trualli q\u00eb ai kishte p\u00ebrfituar nga Bashkia Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi dhe nga deklarimet e vet\u00eb subjektit, ka rezultuar se ajo dhe bashk\u00ebshorti jan\u00eb takuar disa her\u00eb me Sh.K. gjat\u00eb periudh\u00ebs 2013-2015.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, Gjati ka pretenduar se kontakti i saj dhe i familjes s\u00eb saj me shtetasin Sh. K. ka qen\u00eb rast\u00ebsor dhe vet\u00ebm p\u00ebr strehimin e familjes. Ajo ka k\u00ebmb\u00ebngulur se nga momenti q\u00eb ka m\u00ebsuar p\u00ebr arrestimin e tij, nuk kan\u00eb pasur m\u00eb asnj\u00eb kontakt me at\u00eb person.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se 2\/3 e vler\u00ebs s\u00eb apartamentit jan\u00eb shlyer disa vite pasi ata jetonin n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament dhe KPK v\u00ebren se Gjati duhej t\u00eb kishte deklaruar se djali i saj ose ajo kan\u00eb pasur kontakte me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi me gabime serioze <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur probleme t\u00eb shumta edhe p\u00ebr aspektin profesional duke konstatuar se prokurorja Gjati ka kryer n\u00eb vazhdim\u00ebsi hetime t\u00eb gabuara, q\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pune, q\u00eb nuk pajtohet me pozicionin e prokurorit.<\/p>\n<p>Mang\u00ebsi jan\u00eb gjetur edhe n\u00eb dokumentet ligjore t\u00eb dor\u00ebzuara nga vet\u00eb subjekti, ku n\u00eb dy k\u00ebrkesa p\u00ebr gjykim, nj\u00eb e vitit 2015 dhe tjetra e vitit 2016, n\u00eb ngarkim t\u00eb disa shtetasve t\u00eb proceduar p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre, ka rezultuar se Gjati ka reflektuar gjykim dhe aft\u00ebsi t\u00eb dob\u00ebta, pasi nuk \u00ebsht\u00eb thelluar n\u00eb arsyetim, duke mos analizuar dhe cituar veprimet ose mosveprimet e shtetasve t\u00eb verifikuar.<\/p>\n<p>Problemet profesionale kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb hershme p\u00ebr prokuroren Gjati. Nga t\u00eb dh\u00ebnat arkivore pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme \u00ebsht\u00eb konstatuar se ndaj saj ka pasur disa urdh\u00ebra t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr procedime disiplinore, pasi jan\u00eb gjetur veprime hetimore t\u00eb mang\u00ebta apo n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2008 Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i ka k\u00ebrkuar Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs shkarkimin e Gjatit, por dekreti i Presidentit \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Gjykata e Apelit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i ankesave n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme jan\u00eb evidentuar mang\u00ebsi t\u00eb subjektit n\u00eb hetimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve, si dhe c\u00ebnim t\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndaj prokurores Gjati jan\u00eb regjistruar tre procedime penale n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lezh\u00ebs, ku n\u00eb nj\u00eb rast ka rezultuar se ajo ka telefonuar djalin e nj\u00eb personi n\u00eb hetim, i cili m\u00eb pas e ka kall\u00ebzuar p\u00ebr &#8220;p\u00ebrdorim me keqdashje t\u00eb thirrjeve telefonike&#8221;.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga verifikimi i nj\u00eb prej denoncimeve publike n\u00eb median e shkruar, ka rezultuar se Gjati ka k\u00ebrkuar ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb nga &#8220;arrest n\u00eb burg&#8221; n\u00eb &#8220;arrest sht\u00ebpie&#8221; p\u00ebr nj\u00eb person t\u00eb d\u00ebnuar nga drejt\u00ebsia kroate p\u00ebr disa vepra penale, i cili pas lirimit \u00ebsht\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, nga dosjet e verifikuara ngrihen dyshime p\u00ebr favorizim t\u00eb personave n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se subjekti ka njohuri t\u00eb cek\u00ebta, gjykim t\u00eb dob\u00ebt, si dhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pune q\u00eb nuk pajtohet me pozicionin e saj n\u00eb lidhje me kryerjen e procedurave dhe veprimeve t\u00eb nevojshme hetimore. Sipas KPK, t\u00eb gjitha t\u00eb metat e konstatuara n\u00eb vler\u00ebsimin profesional t\u00eb subjektit vler\u00ebsohet se cenojn\u00eb besimin e publikut te nj\u00eb prokuror.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i konsideron jo bind\u00ebse pretendimet e subjektit, p\u00ebr burimet e pasuris\u00eb, kontaktet e pap\u00ebrshtatshme me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar dhe problemet p\u00ebr profesionalizmin, pasi nuk p\u00ebrputhen me deklarimet e m\u00ebparshme t\u00eb saj dhe provat e siguruara gjat\u00eb hetimit administrativ.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73471,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[118,149,397,590],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Rita-Gjati-ne-seance.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja e Kuk\u00ebsit, Rita Gjati n\u00eb KPK. Foto: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73470"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73470"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73470\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73472,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73470\/revisions\/73472"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73471"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73470"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73470"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73470"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}