{"id":73485,"date":"2021-05-11T19:14:18","date_gmt":"2021-05-11T17:14:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-kerkon-me-shume-te-dhena-per-denoncimet-ndaj-anton-martinit\/2021\/05\/11\/"},"modified":"2023-04-06T21:40:20","modified_gmt":"2023-04-06T19:40:20","slug":"kpa-kerkon-me-shume-te-dhena-per-denoncimet-ndaj-anton-martinit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-kerkon-me-shume-te-dhena-per-denoncimet-ndaj-anton-martinit\/2021\/05\/11\/","title":{"rendered":"KPA k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr denoncimet ndaj Anton Martinit"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna lidhur me transferimin e nj\u00eb dosje t\u00eb hetuar nga prokurori Martini, nga ish-Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb at\u00eb t\u00eb Fierit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_77662\" aria-describedby=\"caption-attachment-77662\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4909.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-77662\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4909-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"77662\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-77662\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Anton Martini dhe avokati Jualian M\u00ebrtiri pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto:Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e quajti jo shterues informacionin e mb\u00ebrritur n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA nga prokurorit\u00eb e Fierit dhe t\u00eb Shkodr\u00ebs lidhur me dy denoncime ndaj prokurorit Anton Martini. Ky i fundit dha shpjegime gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb t\u00eb mart\u00ebs m\u00eb 11 maj, duke i cil\u00ebsuar denoncimet trillime t\u00eb q\u00ebllimshme dhe tendencioze &#8211; si dhe dor\u00ebzoi si prov\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit, q\u00eb u pranua nga Kolegji.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e m\u00ebparshme m\u00eb 19 prill, Kolegji vendosi hapjen e hetimeve p\u00ebr dy prej denoncimeve, ku nj\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr rihetimin e procedur\u00ebs s\u00eb shortimit n\u00eb Prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs dhe tjetra me transferimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje nga ish-Krimet e R\u00ebnda n\u00eb Gjykat\u00ebn dhe Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier.<\/p>\n<p>Kandidati p\u00ebr SPAK, prokurori Anton Martini kaloi shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb janar 2020 me shumic\u00eb votash. Vendimi u ankimua n\u00eb qershor, disa jav\u00eb pas afatit, por Komisioneri Publik thot\u00eb se veprimtaria e tij ishte pezulluar p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb po shqyrton \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr Martinin \u00ebsht\u00eb i kryesuar nga Ardian Hajdari, me relatore Albana Shtyll\u00ebn dhe an\u00ebtar\u00eb Natasha Mulajn, Rezarta Schuetz e Sokol \u00c7omon.<\/p>\n<p>Komisioneri Florian Ballhysa tha n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb mart\u00ebs se nuk gjente p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve t\u00eb shtruara nga Kolegji n\u00eb dokumentacionin e d\u00ebrguar nga Prokuroria e Fierit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb ngarkim t\u00eb stetasit D.Z.. \u201cNuk di si mund t\u00eb jen\u00eb shteruese parashtrimet e mia\u201d, tha Ballhysa.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa prokurori Anton Martini tha se kishte q\u00ebndrime lidhur me dokumentet e mb\u00ebrritura dhe u ndal fillimisht n\u00eb denoncimin e kryer nga D.Z., ku nga sa u shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb, u kuptua se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr ish-oficerin e policis\u00eb, Dritan Zagani.<\/p>\n<p>Martini theksoi se Zagani n\u00eb daljet e tij publike kishte shpifur ndaj tij dhe prokuroris\u00eb, si dhe renditi faktet p\u00ebr t\u00eb cilat ishte hetuar. Ai shtoi se nuk ishte kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur publikisht p\u00ebr ta p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar pasi nuk kishte dashur ta d\u00ebmtonte n\u00eb situat\u00ebn q\u00eb ndodhej dhe se nuk donte t\u00eb ndikonte n\u00eb procesin tjet\u00ebr. Gjithashtu shpjegoi se hetimi kishte provuar se Zagani kishte vepruar duke shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa konstatoi se m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ishin t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr procedur\u00ebn e transferimit e \u00e7\u00ebshtjes nga Krimet e R\u00ebnda n\u00eb Gjykat\u00ebn dhe Prokurorin\u00eb e Fierit.<\/p>\n<p>Pasi trupa u t\u00ebrhoq, e pyeti fillimisht prokurorin Martini se p\u00ebrse aktet e dosjes p\u00ebr Zaganin ishin d\u00ebrguar tre muaj me vones\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit.<\/p>\n<p>Martini shpjegoi se kishte qen\u00eb kund\u00ebr ndarjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, pasi kjo gj\u00eb ishte vendosur nga gjykata para se t\u00eb merrej vendim lidhur me gjykimin e shkurtuar. \u201cGjykata vendosi gjykim t\u00eb shkurtuar p\u00ebr t\u00eb pandehurit e tjer\u00eb, nd\u00ebrsa D.Z. nuk pranoi\u201d, tha Martini.<\/p>\n<p>Ai theksoi se ndarja e \u00e7\u00ebshtjes ishte vendosur nga gjykata e cila kishte d\u00ebrguar n\u00eb Fier pjes\u00ebn e dosjes n\u00eb ngarkim t\u00eb Zaganit. \u201cKomunikova me prokurorin n\u00eb Fier dhe u thash\u00eb q\u00eb t\u2019i merrnin kopjet e dosjes n\u00eb gjykat\u00eb, pasi ishin t\u00eb nj\u00ebjtat me ato q\u00eb ne kishim. Mendova se u dakord\u00ebsuan. Nuk kishte asnj\u00eb rrethan\u00eb apo q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb at\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr at\u00eb shtetas\u201d, tha Martini.<\/p>\n<p>Ai vijoi se nuk i dinte marrdh\u00ebniet e prokuroris\u00eb me gjykat\u00ebn n\u00eb Fier, por pasi koleg\u00ebt ia kishin k\u00ebrkuar aktet, i kishte nisur.<\/p>\n<p>Lidhur me denoncimin tjet\u00ebr p\u00ebr ndarjen e \u00e7\u00ebshtjeve kur ishte drejtues n\u00eb Prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs, Martini k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte zbatuar vet\u00ebm ligjin n\u00eb kryerjen e procedur\u00ebs s\u00eb hedhjes s\u00eb shortit.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se shorti elektronik varej nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme dhe se n\u00eb \u00e7do rast q\u00eb nuk kishte funksionuar kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb rregullohej, fakt q\u00eb sipas tij v\u00ebrtetohej nga email-t e shk\u00ebmbyera.<\/p>\n<p>Sipas Martinit, ka pasur raste kur me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb prokuror\u00ebve q\u00eb kishin m\u00eb shum\u00eb ngarkes\u00eb, ishin p\u00ebrjashtuar p\u00ebr nj\u00eb ose dy jav\u00eb nga shorti, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb balancohej numri i dosjeve. \u201cP\u00ebr tre vjet nuk ka pasur asnj\u00eb ankes\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj natyre\u201d, tha Martini dhe i cil\u00ebsoi pretendimet e denoncuesit anonim si dashakeqe dhe p\u00ebr ta baltosur.<\/p>\n<p>Pasi trupi gjykues u njoh me shpjegimet e Martinit, vendosi t\u00eb marr\u00eb si prov\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit p\u00ebr Zaganin; t\u2019u k\u00ebrkoj\u00eb SPAK-ut dhe Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit aktet dhe kopje t\u00eb faqes s\u00eb regjistrit, n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb dokumentuar p\u00ebrcjellja e fashikullit hetimor p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e vitit 2013 n\u00eb ngarkim t\u00eb tij dhe nga Gjykata e Apelit Vlor\u00eb, kopje t\u00eb procesverbaleve t\u00eb seancave gjyq\u00ebsore t\u00eb zhvilluara n\u00eb periudh\u00ebn kohore 9 mars 2015 \u2013 16 qershor 2015, po p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>KPA njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb dat\u00eb 27 maj, ora 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna lidhur me transferimin e nj\u00eb dosje t\u00eb hetuar nga prokurori Martini, nga ish-Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb at\u00eb t\u00eb Fierit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73486,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,362],"tags":[522,112,149,410],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4909.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Anton Martini dhe avokati Jualian M\u00ebrtiri pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto:Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73485"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73485"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73485\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73487,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73485\/revisions\/73487"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73486"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73485"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73485"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73485"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}