{"id":73488,"date":"2021-05-10T19:13:29","date_gmt":"2021-05-10T17:13:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjyqtarja-klodiana-gjyzari-cenoi-besimin-te-drejtesia\/2021\/05\/10\/"},"modified":"2023-04-06T21:40:43","modified_gmt":"2023-04-06T19:40:43","slug":"kpk-gjyqtarja-klodiana-gjyzari-cenoi-besimin-te-drejtesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjyqtarja-klodiana-gjyzari-cenoi-besimin-te-drejtesia\/2021\/05\/10\/","title":{"rendered":"KPK: Gjyqtarja Klodiana Gjyzari c\u00ebnoi besimin te drejt\u00ebsia"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar p\u00ebr gjyqtaren e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Klodiana Gjyzari, KPK ekspozon probleme t\u00eb pasuris\u00eb dhe nj\u00eb rast t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, por edhe nj\u00eb seri vendimesh t\u00eb denoncuara p\u00ebr shkelje, mes t\u00eb cilave edhe gjykimin e nj\u00eb t\u00eb vdekuri.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_76308\" aria-describedby=\"caption-attachment-76308\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Klodiana-Gjyzari-pas-seances-se-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-76308\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Klodiana-Gjyzari-pas-seances-se-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"76308\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-76308\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Klodiana Gjyzari pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>M\u00eb 1 shkurt, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Klodiana Gjyzari, pas p\u00ebrfundimit se ajo nuk arriti nivelin e besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, p\u00ebr cenim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin konstatoi mungesa financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr krijimin e pasurive, kryerjen e investimeve gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit 2003-2016. Gjithashtu u konstatua konflikt interesi n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti tek nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese, q\u00eb kishte qen\u00eb pal\u00eb padit\u00ebse n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb shqyrtuar prej Gjyzarit, disa muaj para se ajo ta dispononte k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuar nj\u00eb raport t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK q\u00eb ngrinte dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh p\u00ebr pasurin\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti banimi me sip\u00ebrfaqe 102 m2 n\u00eb Vlor\u00eb me \u00e7mim 3 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2006, gjyqtarja Gjyzari ka deklaruar si burim parat\u00eb e ish-bashk\u00ebshortit n\u00eb shum\u00ebn 3.5 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb dh\u00ebna prej prind\u00ebrve t\u00eb tij pas shk\u00ebputjes nga ekonomia e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb vitin 2001.<\/p>\n<p>Gjyzari ka shpjeguar se kjo vler\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga shuma 1 650 000 lek\u00eb, q\u00eb rrjedh nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Berat n\u00eb prill t\u00eb vitit 2001 dhe diferenca nga t\u00eb ardhurat e nxjerra nga aktiviteti i p\u00ebrbashk\u00ebt tregtar.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se Gjyzari nuk ka provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, pasi prind\u00ebrit e ish-bashk\u00ebshortit nuk kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs s\u00eb pretenduar prej 3.5 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb pyetur nga Komisioni lidhur me faturat e energjis\u00eb eletrike dhe t\u00eb ujit, Gjyzari ka deklaruar se apartamenti u \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2004, pavar\u00ebsisht se kontrata e shit-blerjes \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb 2006-\u00ebn. Sipas trupit gjykues, Gjyzari e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb periudh\u00ebn 2004-2006 pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim dhe nuk e ka pasqyruar k\u00ebt\u00eb fakt n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb viteve 2004 dhe 2005.<\/p>\n<p>Komisioni ka evidentuar se subjekti ka shqyrtuar n\u00eb vitin 2003 nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb padit\u00ebse shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese, q\u00eb disa muaj m\u00eb von\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb disponim apartamentin me sip\u00ebrfaqe 102.22 m2. Nga verifikimi i \u00e7\u00ebshtjes gjyq\u00ebsore ka rezultuar se Gjyzari i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, q\u00eb padiste pronar\u00ebt e truallit ku do t\u00eb nd\u00ebrtohej nj\u00eb pallat.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, gjyqtarja Klodiana Gjyzari \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese gjat\u00eb transaksionit p\u00ebr blerjen e apartamentit, n\u00ebn \u00e7mimin e tregut dhe p\u00ebrdorimin e tij pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim p\u00ebr 2 vjet.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cVolks\u00ebagen Golf\u201d n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr \u00e7mimin 100 mij\u00eb lek\u00eb, ku si burim krijimi ka deklaruar kursimet. KPK v\u00ebren se subjekti nuk ka deklaruar pak\u00ebsimin e gjendjes cash dhe konkludon se Gjyzari ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Gjyzari nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme edhe p\u00ebr krijimin e dy depozitave, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 550 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2010 dhe 150 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar edhe pasurit\u00eb e ish-bashk\u00ebshortit. Trupi gjykues konkludon se Gjyzari nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb burimin e pasurive t\u00eb krijuara prej bashk\u00ebshortit, t\u00eb deklaruara n\u00eb vitin 2003, konkretisht t\u00eb dy automjeteve, nj\u00eb tip \u201cRenault\u201d n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb dhe nj\u00eb tip \u201cHonda\u201d n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb &#8211; si dhe gjendjes cash n\u00eb shum\u00ebn 3.5 milion\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti nuk ka paraqitur dokumentacion dhe nuk ka rezultuar q\u00eb ish-bashk\u00ebshorti t\u00eb ket\u00eb krijuar t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2003, kur jan\u00eb deklaruar k\u00ebto pasuri.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e KPK-s\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 2016, subjekti ka rezultuar me pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e pasurive, kryerjen e investimeve dhe t\u00eb shpenzimeve n\u00eb vler\u00ebn totale t\u00eb 9 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr dosjet e shortuara, Komisioni arrin n\u00eb konkluzionin se Gjyzari ka arritur nivel minimal kualifikues. Nd\u00ebrkoh\u00eb, trupi gjykues vler\u00ebson se subjekti nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime shteruese lidhur me disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuara nga publiku dhe t\u00eb trajtuara nga KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar pasqyrohen disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtuara prej gjyqtares Gjyzari, p\u00ebr t\u00eb cilat i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb ka rezultuar se me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb janarit 2018, Gjyzari n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e relatores s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes ka vendosur deklarimin e pafajsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb t\u00eb akuzuari p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cprodhim dhe shitje t\u00eb narkotik\u00ebve\u201d, duke mos marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb akt-ekspertimin daktiloskopik t\u00eb Institutit t\u00eb Policis\u00eb Shkencore, ku kan\u00eb rezultuar se gjurm\u00ebt e konstatuara i p\u00ebrkisnin t\u00eb pandehurit, si dhe as deklarimin pronarit t\u00eb mjetit t\u00eb vjedhur. Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, Gjyzari \u00ebsht\u00eb shprehur se nuk kishte shpjegime t\u00eb tjera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje civile ku pala padit\u00ebse, n\u00ebna e nj\u00eb f\u00ebmije t\u00eb mitur k\u00ebrkonte kujdestarin\u00eb, Gjyzari ka vendosur t\u2019i l\u00ebr\u00eb pal\u00ebs s\u00eb paditur f\u00ebmij\u00ebn p\u00ebr rritje, duke mos marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb se babai ishte pa arsim t\u00eb detyruesh\u00ebm dhe i d\u00ebnuar me disa vite burgim dhe se ndaj tij ishte k\u00ebrkuar urdh\u00ebr-mbrojtje p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb familje. Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe tejkalim i afateve p\u00ebr shqyrtimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje. Gjyzari \u00ebsht\u00eb shprehur se nuk kishte shpjegime t\u00eb tjera ve\u00e7 argumenteve q\u00eb kishte pasqyruar n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr denoncim ka zbuluar se Gjyzari n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e relatores s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes ka shqyrtuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb gjykuar, ku e drejta e padis\u00eb ka qen\u00eb e parashkruar.<\/p>\n<p>KPK ka verifikuar edhe nj\u00eb vendim t\u00eb marsit 2019, mbi nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb shqyrtuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs n\u00eb munges\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha pal\u00ebve. N\u00eb vendim thuhet se trupa nuk ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb mbylljen e menj\u00ebhershme t\u00eb hetimit nga prokurori; nuk ka marr\u00eb parasysh t\u00eb metat e m\u00ebdha t\u00eb akt-ekspertimit; nuk ka vler\u00ebsuar pamjet filmike t\u00eb vendit t\u00eb ngjarjes si dhe nuk vler\u00ebsuar pretendimet e pal\u00ebs ankimuese p\u00ebr moskryerjen e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh procedural.<\/p>\n<p>Sipas KPK, trupi gjykues i Apelit Vlor\u00eb ka dal\u00eb me vendim duke u mb\u00ebshtetur vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb vetme, q\u00eb bie n\u00eb kund\u00ebrshtim dhe me provat e tjera t\u00eb administruara n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Rezultoi nj\u00eb nonsens n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, pasi nga nj\u00ebra an\u00eb trupi gjykues \u00e7mon se del e nevojshme kryerja e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh t\u00eb tjera hetimore dhe nga ana tjet\u00ebr shpall vendimin p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes penale,\u201d citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb denoncim nga publiku ka zbuluar se gjyqtarja Klodiana Gjyzari ka gjykuar nj\u00eb person q\u00eb kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb. Komisioni konstaton se n\u00eb vendim nuk gjendet asnj\u00eb referenc\u00eb lidhur me gjendjen juridike apo gjendjen civile t\u00eb pal\u00ebs s\u00eb paditur dhe se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka administruar t\u00eb dh\u00ebnat lidhur me gjendjen civile.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb vendim i dhjetorit 2018 nuk \u00ebsht\u00eb zbardhur n\u00eb koh\u00eb dhe nuk i \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion pal\u00ebve brenda afatit ligjor t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Kodi i Procedur\u00ebs Civile.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime shteruese lidhur me \u00e7\u00ebshtjet e trajtuara dhe \u00e7mon se shmangia e p\u00ebrgjigjeve krijon bindjen se gjetjet q\u00ebndrojn\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb sakta.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar p\u00ebr gjyqtaren e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Klodiana Gjyzari, KPK ekspozon probleme t\u00eb pasuris\u00eb dhe nj\u00eb rast t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, por edhe nj\u00eb seri vendimesh t\u00eb denoncuara p\u00ebr shkelje, mes t\u00eb cilave edhe gjykimin e nj\u00eb t\u00eb vdekuri.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73489,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,362],"tags":[191,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Klodiana-Gjyzari-pas-seances-se-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Klodiana Gjyzari pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73488"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73488"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73488\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73490,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73488\/revisions\/73490"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73489"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73488"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73488"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73488"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}